Vetting Archives - Albeu.com

Ndryshime në ligjin për Ambasadat, “vetting” për trupën diplomatike shqiptare në botë
Qeveria parashikon të ndryshojë ligjin përmes të cilit organizohet Shërbimi i Jashtëm i Shqipërisë. Në dokument ndër të tjerat duket se parashikohet edhe një formë vetingu për diplomatët.

Me urdhër të ministrit do të krijohet në çdo Janar Komisioni i Karrierës, i cili propozon gradat por edhe masat disiplonore në rast të shkeljeve.

Më tej në nenin 43 saktësohet verfikimi i sigurisë dhe pastërtisë së figurës

“Personeli diplomatik, teknik dhe administrativ në Shërbimin e Jashtëm i nënshtrohet verifikimit të sigurisë dhe pastërtisë së figurës, sipas parashikimeve të legjislacionit në fuqi dhe këtij ligji.

Procedura e verifikimit të pastërtisë së figurës përcaktohet në Rregulloren e Shërbimit të Jashtëm”, thuhet në dokumentin që do të kalojë fillimisht për votim në qeveri dhe më tej edhe në parlament.

Nga ana tjetër saktësohet se Konsujt e Shqipërisë do të emërohen nga kryeministri i vendit por me propozim të Ministrit të Jashtëm.

Sa i përket unifikimit të qëndrimeve, edhe kryetarët e bashkive do të duhet që për deklaratat në takimet me përfaqësuesit e huaj të konsultohen me Ministrin e Jashtëm.

“Drejtuesit e organeve të qeverisjes vendore ndërmarrin veprime, presin vizita në nivel ndërkombëtar, mbajnë qëndrime dhe bëjnë deklarata, që kanë të bëjnë me marrëdhëniet me jashtë, pasi të jenë konsultuar më parë me Ministrinë dhe të kenë marrë udhëzimet e saj”, thuhet në dokument. Drafti i ri përbëhet nga 62 nene, ndërsa do të shfuqizojë ligjin aktual.

The post Ndryshime në ligjin për Ambasadat, “vetting” për trupën diplomatike shqiptare në botë appeared first on Albeu.com.

Kaloi vettingu-n, konfirmohet në detyrë Rebani Jaupi
Vettingu ka konfirmuar në detyrë edhe Rebani Jaupin, Drejtor i Departamentit për Sigurinë Publike në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë. Më herët Jaupi ka qenë dhe drejtor i policisë së Tiranës.

Me një karrierë mbi 20-vjeçare në Policinë e Shtetit, Rebani Jaupi ka mbajtur edhe funksione të tjerë në drejtoritë e qarqeve në Durrës, Elbasan dhe në Tiranë.

Në detyrë u konfirmua më herët edhe Ermal Muça, drejtori i Policisë së Vlorës.

Muça u cilësua i pastër në tre shtylla: për pasurinë, kontrollin e figurës dhe mjaftueshmërinë në aftësitë e tij profesionale.

The post Kaloi vettingu-n, konfirmohet në detyrë Rebani Jaupi appeared first on Albeu.com.

Vetting në polici, AMP nis seancat e hapura për publikun gjatë këtij muaji
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore pritet të nisë seancat e hapura për publikun për vettingut në polici.

Pas hedhjes së dy shorteve të para mbi ndarjen e trupave vlerësuese, caktimin e anëtarit zëvendësues dhe anëtarit relator, si edhe shortimin për subjektet e vlerësimit, Trupat e Vlerësimit në Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore janë drejt përfundimit të dosjeve përkatëse në të treja shtyllat e vlerësimit për 9 subjekte.

NJOFTIMI I AMP

Agjencia e Mbikëqyrjes Policorevijon me përparësi punën për zhvillimin e procesit të vlerësimit kalimtar të subjekteve të përcaktuar nga ligji nr. 12/2018, “Për vlerësimin kalimtar dhe periodik të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme”, të ndryshuar.

Pas hedhjes së dy shorteve të para mbi ndarjen e trupave vlerësuese, caktimin e anëtarit zëvendësues dhe anëtarit relator, si edhe shortimin për subjektet e vlerësimit, Trupat e Vlerësimit në Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore janë drejt përfundimit të dosjeve përkatëse në të treja shtyllat e vlerësimit për 9 subjekte.

Përgjatë muajit nëntor 2023, do të mbahen seancat e hapura në prani të medias dhe publikut. MB dhe AMP siguron median dhe publikun se procesi i Vetingut vijon në mënyrë të pandërprerë, në zbatim të plotë të afateve të përcaktuara në ligj dhe në përmbushje të pritshmërive të publikut për institucione me integritet të lartë në shërbim të qytetarëve.

The post Vetting në polici, AMP nis seancat e hapura për publikun gjatë këtij muaji appeared first on Albeu.com.

“Jemi konsultuar me qytetarët”, Basha: Të pastrojmë politikën me vetting
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është ndalur te vetting në politike dhe ka thënë se diçka e tillë është nismë e konsultuar me qytetarët.

Në një reagim në rrjetet sociale Basha tha se kjo bëhet për t’i dhënë fuqi të zgjedhin deputetin dhe qeverinë që duan.

REAGIMI I BASHES

Gjatë kësaj jave Partia Demokratike e Shqipërisë ka depozituar disa nisma shumë të rëndësishme për të sotmen dhe të ardhmen e vendit tonë.

Shqipëria renditet mes vendeve më te korruptuara, çka ka ndikuar në zhvillimin ekonomik dhe emigrimin masiv të shqiptarëve.

Një vend nuk mund të ketë një korrupsion kaq të përhapur, pa politikanë të korruptuar. Shqipëria prej kohësh po vuan dhe nga një plagë tjetër, që është lidhja e politikës me krimin, inkriminimi i pushtetit, kontrolli i vendimarrjes nga krimi. Prandaj është koha që, ashtu siç bëmë me dekriminalizimin, të hedhim një hap tjetër shumë të rëndësishëm për pastrimin e politikës, me vetting-un politik. Përtej sulmeve të përditshme, llumit të pakufi që hidhet në arenën e debatit politik dhe mediatik, shqiptarët kanë të drejtë të dinë kush është i korruptuar e kush jo, kush është i lidhur me krimin e kush jo.

Është koha të tregojmë vullnet dhe përgjegjshmëri para shqiptarëve.

Përveç kësaj, Partia Demokratike depozitoi në Komisionin për Reformen Zgjedhore propozimet për:

Listat e hapura;

Shqipëria 1 zonë zgjedhore;

Votën e diasporës.

Me këto propozime, listat e kandidatëve për deputetë çlirohen nga kontrolli i kryetarëve të partive, duke i dhënë mundësinë qytetarëve të zgjedhin drejtpërdrejtë deputetin që duan dhe duke rikrijuar lidhjen ndërmjet votuesit dhe deputetit, të cilat u shkëputën nga ndryshimet kushtetuese të vitit 2008.

Përmes propozimit Shqipëria 1 zonë zgjedhore krijohet barazia e votës së qytetarëve duke eliminuar difererencat ndërmjet qyteteve të ndryshme. Kështu vota do të ketë të njëjtën vlerë, si për qytetarin e Kukësit dhe të Fierit, të Tiranës dhe të Vlorës. Me propozimin për votën e diasporës, u kthejmë, pa asnjë kufizim, shtetasve shqiptarë me qëndrim të përhershëm, apo të përkohshëm jashtë Shqipërisë, të drejtën e tyre kushtetuese të zgjedhjes së përfaqësuesve në Kuvend. Në përputhje edhe me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, shqiptarët jashtë Shqipërisë do të mund të ushtrojnë të drejtën e votës në vendin ku ata jetojnë.

Këto nisma, të cilat ne i kemi konsultuar paraprakisht me qytetarët, kanë një mbështetje maksimale, prandaj tani është momenti që dëshirën dhe vullnetin e shqiptarëve ta shndërrojmë në ligj për t’u dhënë atyre fuqinë e vërtetë në përcaktimin e deputetëve dhe qeverisë së ardhshme.

The post “Jemi konsultuar me qytetarët”, Basha: Të pastrojmë politikën me vetting appeared first on Albeu.com.

Basha: Të pastrojmë politikën nga ata që kanë abuzuar me besimin e qytetarëve
Kandidati për kreun e PD, Lulzim Basha, ka zhvilluar një takim ditën e sotme me qytetarëte Gjirokatrës.

gjatë takimit me ta, Basha ka ritheksuar sërish se pushteti duhet tu kthehet qytetarëve.

Sipas tij nuk ka rrugë tjetër për Shqipërinë përveç pastrimit të politikës nga ata që kanë shpërdoruar besimin e qytetarëve.

Postimi i Bashës:

Ne duhet të bëjmë gjithçka që t’u japim forcë dhe pushtet qytetarëve që ata të vendosin për të ardhmen e tyre, duke u kthyer atyre besimin te vota dhe politika!

Për kthimin e besimit tek politika është e rëndësishme ndarja e politikanëve të korruptuar dhe inkriminuar nga politikanët e pastër dhe kjo mundësohet përmes vetting-ut.

Nuk ka rrugë tjetër për Shqipërinë dhe shqiptarët përveç asaj që dikton pastrimi i politikës nga të gjithë ata që kanë shpërdoruar besimin e qytetarëve, duke i shërbyer interesave korruptive dhe klienteliste.

Mjafton dosja e Inceneratorëve për të kuptuar se si kjo qeveri vepron si një organizatë e strukturuar kriminale. Në kulmi e emigrimit qeveria shqetësohet për t’u shërbyer bandave kriminale duke legalizuar kanabisin, apo duke u vrarë shpresat studentëve me ligje anti-kushtetuese.

Prandaj bëhet gjithnjë e më e domosdoshme rritja e mekanizmave të kontrollit dhe llogaridhënies së qeverisë, pavarësisht kush e drejton atë.

Për këtë arsye:

Duhet të ndryshojmë formulimin e Mocionit të besimit dhe atë të mosbesimit;

Numri i ministrive dhe rritja e Borxhit Publik të bëhen me ligj nga Parlamenti;

Heqjen e kontrollit politik ndaj punonjësve të administratës, duke u dhënë atyre siguri në punë;

Zgjedhjen e drejpërdrejt të Presidentit nga populli, si mbartës dhe balancues i pushteve.

Aleanca Qytetare për Demokracinë do të jetë koalicioni ynë për të çliruar ekonominë dhe për të çuar përpara ndryshimet kushtetuese që do të zhbëjnë ato të 2008-ës, duke mundësuar:

Listat e hapura;

Vetting-un e politikanëve;

Votën e diasporës;

Kufizimin e mandateteve.

Partia Demokratike do modernizohet, do ripërtërijë rradhët e saj e do hapet ndaj të gjithë atyre që kanë të njëjtat vlera me ne, për të ndërtuar së bashku alternativën që duan dhe presin shqiptarët.

The post Basha: Të pastrojmë politikën nga ata që kanë abuzuar me besimin e qytetarëve appeared first on Albeu.com.

Basha nga Saranda: Të tregojmë me fakte kush është i korruptuar
Kandidati për kreun e PD, Lulzim Basha, gjatë një takimi me qytetarët e Sarandës ka ritheksuar se e vetmja mënyrë për të ndarë politikën nga krimi dhe korrupsioni është Vettigu në politikë.

Ai tha gjithashtu se Partia Demokratike do t’i prijë një aleance gjithëpërfshirëse me të gjithë faktorët shoqërorë.

Reagimi i plotë:

Sot Shqipëria e ka nevojë jetike pastrimin e politikës, ndarjen e saj me krimin dhe largimin nga sistemi i politikanëve të korruptuar. Vetting-u i politikanëve është edhe mënyra për të çrrënjosur modelin e baltosjes, duke treguar me fakte se kush është i korruptuar e kush jo, kush është peng e kush jo, kush është i lidhur me krimin e kush jo, kush mbron interesat e oligarkëve e kush jo. Nuk është e lehtë, por është dëshmia e parë e cila ndan ata që kanë frikë nga vetting-u, me ata që s’kanë asgjë për të fshehur.

Bashkë me hapjen e listave, ku deputetët i zgjedhin qytetarët dhe jo kryetari, kjo është garancia për krijimin e një qeverie dhe Parlamenti që do të jetë në shërbim të qytetarëve.

Dhe për të ndalur njëherë e mirë kapjen e shtetit, që siç po ndodh sot, pas legalizimit të vjedhjes përmes Inceneratorëve, check-up, tenderave dhe koncesioneve korruptive po i hap rrugë legjitimimit të kanabisit për llogari të grupeve kriminale, apo “burgosjes” për studentët e mjekësisë me ligje anti-kushtetuese.

Partia Demokratike do t’i prijë një aleance gjithëpërfshirëse me të gjithë faktorët shoqërorë, për një projekt ndryshimi që nis me adresimin e çështjeve që mbajnë të bllokuar sistemin politik dhe atë ekonomik:

– Listat e hapura;

-Vetting-un në politikë;

-Kufizimin e mandateve;

-Votën e diasporës;

– Zgjedhjen e Presidentit nga populli.

The post Basha nga Saranda: Të tregojmë me fakte kush është i korruptuar appeared first on Albeu.com.

Vetting në Policinë e Shtetit, kush janë 36 drejtuesit e parë që do i nënshtrohen vlerësimit
Vetting në Policinë e Shtetit do të fillojë së shpejti, teksa Agjencia e Mbikëqyrjes Policore zhvilloi procedurën e hedhjes së shortit të parë për vlerësimin kalimtar dhe periodik të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe AMP-së.

I pranishëm edhe ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, kreu i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, kreu i AMP-së, Ardi Veliu, përfaqësues të ICITAP, si edhe trupat vlerësuese.

Ministri Çuçi kërkoi ndër të tjera që vlerësimi të kryhet në mënyrë të pandërprerë dhe transparente për t’u vetuar të gjithë subjektet që përcakton ligji.

Në përfundim u shortuan 36 subjektet e vlerësimit që do i nënshtrohen vettingut në të tria shtyllat e vlerësimit; pastërtia e figurës, pasuria dhe aftësitë profesionale. Lista emërore si më poshtë bashkë me funksionin që ushtrojnë:

Drejtues i Lartë Neritan Nallbati, Drejtor i Departamentit të Policisë Kriminale pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit

Drejtues i Lartë Rebani Jaupi, Drejtor i Departamentit për Sigurinë Publike, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit

Drejtues i Lartë Saimir Boshnjaku, Drejtori i Departamentit për Kufirin dhe Migracionit, në Drejtorinë e Përgjithshme

Drejtues i Lartë Zenel Hyka, Drejtor i Departamentit për Shërbimet Mbështetëse, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit

Drejtues i Parë Altin Qato, Drejtor, në Drejtorinë e Policisë Rrugore, në Departamentin e Sigurisë Publike, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit

Drejtues i Parë Arjan Muça, Drejtor i Drejtorisë Kundër Narkotikëve dhe Trafiqeve, në Departamentin e Policisë Kriminale, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit

Drejtues i Parë Edmond Rizaj, Drejtor i Drejtorisë së Hetimit, në Departamentin e Policisë Kriminale, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit

Drejtues i Parë Edmond Sulaj, Drejtor në Drejtorisë kundër Krimit ndaj Personit dhe Pasurisë, në Departamentin e Policisë Kriminale, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit

Drejtues i Parë Fatmir Lleshaj, Drejtor i Drejtorisë së Menaxhimit dhe Drejtimit, në Departamentin për Sigurinë Publike, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit

Drejtues i Parë Genc Merepeza, Drejtor Kabineti, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit

Drejtues i Parë Hamdi Fjora, Drejtor i Drejtorisë së Forcave lëvizëse Operacionale, në Departamentin për Sigurinë Publike, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit

Drejtues i Parë Nevila Xoxa (Resulaj), Drejtor në Drejtorinë e Teknologjisë së informacionit, në Departamentin për Shërbimet Mbështetëse, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit

Drejtues i Parë Theodhori Gravani, Drejtor në Drejtorinë e Protokollit në Departamentin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit

Drejtues Shpresa Latifi, Drejtor i Drejtorisë së Financës në Departamentin për Shërbimet Mbështetëse, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit

Drejtues Gentian Ndoi, Drejtor i Drejtorisë për Krimin Ekonomik dhe Financiar, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit

Drejtues Vilma Ibrahimi, Drejtor në Drejtorinë e Analizës dhe informacionit Kriminal, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit

Drejtues i Parë Ervin Hodaj, Drejtor në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër

Kryekomisar Ilir Proda, Drejtor në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan

Drejtues i Parë Kastriot Skënderi, Drejtor në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat

Drejtues i Parë Lorenc Panganika, Drejtor në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier

Drejtues Dhimitraq Ziu, Drejtor në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër

Drejtues Ermal Muçaj, Drejtor në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë

Drejtues i Parë Vehbi Bushati, Drejtor në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë

Drejtues Altin Merizaj, Drejtor në Drejtorinë Vendore për Kufirin e Migracionin Shkodër

Drejtues Arben Joco, Drejtor në Drejtorinë Vendore për Kufirin e Migracionin Tiranë

Drejtues Fatmir Hoxha, Drejtor në Drejtorinë Vendore për Kufirin e Migracionin Korçë

Drejtues Luan Arifaj, Drejtor në Drejtorinë Vendore për Kufirin e Migracionin Durrës

Drejtues Ndue Doçi, Drejtor në Drejtorinë Vendore për Kufirin e Migracionin Gjirokastër

Kryekomisar Eduard Sulejmani, Drejtor në Drejtorinë Vendore për Kufirin e Migracionin Vlorë

Kryekomisar Alban Dautaj, Drejtori i Drejtorisë së Antiterrorit pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit

Altin Curri, Drejtor i Drejtorisë së Hetimit pranë Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore

Elidon Çela, Drejtor i Drejtorisë Rajonale Tiranë pranë Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore

Eljona Preçi, Drejtor i Drejtorisë së Inspektimit dhe Ankesave pranë Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore

Shkëlqim Zuriqi, Drejtor i Drejtorisë së Analizës dhe Sigurisë së Personelit pranë Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore

Drejtues i Parë Vasil Dode, Drejtor i Drejtorisë së Planifikimit dhe Kontrollit pranë Gardës së Republikës

Drejtues Liman Hoxha, Drejtor i Drejtorisë për Sigurinë e PLSH pranë Gardës së Republikës

The post Vetting në Policinë e Shtetit, kush janë 36 drejtuesit e parë që do i nënshtrohen vlerësimit appeared first on Albeu.com.

Berisha hedh akuza të forta: McGonigal ka ndikuar te Vettingu, kërkoi nga SPAK të më arrestonin
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka thënë se ish-zyrtari i FBI,Charles McGonigal ka takuar disa zyrtarë të SPAK dhe madje u ka kërkuar atyre që ta arrestojnë.

Sipas kreut të PD, McGonigal ka ndikuar edhe në procesin e vetingut, duke ndikuar se kush kalon apo jo.

Berisha shtoi gjithashtu se ish-Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit,Ardi Veliaj, e ka pasur ish-zyrtarin e FBI si truprojë.

“Kush ta hetojë more? Kush? Ai që drekonte me anëtarët e SKAP-it dhe u thoshte ‘arrestoni Berishën, ju tregon unë si ta arrestoni Berishën’. Ka takuar jo një, por disa kryesorë prej tyre. Sali Berisha e ka thënë 100 herë që është i hapur për hetim. Çfarë mund të hetojnë ata? Ata janë repart partie, jo një takime dhe jo një person, por disa prej tyre. Di që është marrë dhe me vetorë, di që ka kërkuar kush të kalojë e kush të mos kalojë. Ai ka bërë me pagesa, a i ka bërë me urdhër të Ramës, këtë nuk e di. Ky është një skandal më vete. Këto gjëra kanë ndodhur. McGonigal ka qenë njësh me Ardi Veliun. Veliu e kishte si bodyguard”, në “Çim Peka Live”.

The post Berisha hedh akuza të forta: McGonigal ka ndikuar te Vettingu, kërkoi nga SPAK të më arrestonin appeared first on Albeu.com.

Trondit Artan Hoxha: Të rinjtë shqiptarë janë lënda e parë e grupeve kriminale
Gazetari i ABC, Artan Hoxha i futuar në Vetting ka bërë një thirrje për një ndërhyrje urgjente, pasi sipas tij nuk mjaftojnë vetëm orët sensibilizuese nëpër shkolla, por janë shembujt e rrjeteve sociale ato që ndikojnë negativisht tek të rinjtë.

“Më është dashur që ta shoh me sytë e mi anë e kënd globit shqiptarë dhe për të kuptuar që ne nuk mund të përballemi me policë që mund të paguajmë 500 dollarë në muaj me trafikantë të këtij niveli që bëjnë karshillik qyteteve tona, resorteve tona që kanë makina më të bukura, që kanë lokale me të bukura luksoze që kanë vilat më të bukura. Padiskutim ekspozimi i jetës së tyre është marketing më i mirë për botën e krimit, pra në një situatë të tillë ne duhet që në mënyrë emergjente në mënyrë urgjente të ndryshojmë qasjen ndaj kësaj situate. Duhet sa nuk është vonë një minutë e më orare të marrim frenat e situatës dhe minimalisht të fillojmë të kurojmë një sëmundje e cila po merr përmasat e tumorit që të mos përfundoj në një tumor sëmundje e pashërueshme ne do të reagojmë ende sa kemi kohë dhe duhet bërë sa më parë. Nuk bëhet me propagandë nuk bëhet me ato reagimet shabllone nëpër shkolla që persona nga jeta publike shkojnë e ju flasin atyre dhe sapo të dalin nga dera e shkollës fëmijët hyjnë të gjithë nëpër rrjetet sociale e shikojnë videot, klipet e njerëzve që vijnë nga bota e krimit apo që financojnë nga bota e krimit. Nuk mund të bëjmë një orë leksion të kujtdo personazhi publik në një ambient shkolle të zëvendësojë 23 orët e tjera të cilat ata kanë marrë informacion në mënyrë të vazhdueshme, të padiskutueshme dhe këtë herë janë bombarduar nga marketing që lëshon bota e krimit”.

Sipas gazetarit Hoxha rinia shqiptare sot ndodhet e paorientuar dhe në mes të 4 rrugëve: “Më vjen keq duhet ta bëj këtë prognoz që më teper është disfatiste por realiteti është për fat të keq me këtë ngjyrë por është drejt ngjyrës ster të zezë. Nuk e di sa shanse kemi aktualisht por nëse do të vazhdojmë në këtë formë do ti minimzojmë edhe ato pak shanse që kemi për ta shpëtuar të ardhmen e vendit tonë pra duke shpëtuar vendin sot ne do të shpëtojmë të ardhmen e vendit tonë. Duke e lënë rinin sot në dëshpërim pa zgjidhje me ëndrra të parealizuara dhe në mes të 4 rrugëve dhe dashur pa dashur e kemi dhënë lëndën e parë krimit të organizuar”.

The post Trondit Artan Hoxha: Të rinjtë shqiptarë janë lënda e parë e grupeve kriminale appeared first on Albeu.com.

Sa kushton ndërtimi i një inceneratori në vendet e BE dhe SHBA, krahasimi me Shqipërinë
Nga emisioni VETTING:

Cili është raporti kosto-përfitim bazuar në këtë zgjedhje të qeverisë për trajtimin e mbetjeve me impiante të djegies?

Një ndër problematikat kryesore të kësaj mënyrë të menaxhimit të mbetjeve lidhet me kostot në mjedis, në rastet kur teknologjia nuk është sipas standardeve.

Qysh në nisje të procedurave për koncesionin e inceneratorëve, ekspertët e mjedisit kanë kërkuar shpjegime lidhur me nivelin e teknologjisë. Emisioni Vetting ka kërkuar administratorëve të inceratorëve informacione të detajuara që lidhen me teknologjinë e përdorur për ndërtimin e impianteve të djegies. Deri në momentin që po transmetohet ky emission, nuk ka mbërritur një përgjigje. Drejtuesit e kompanive koncesionare janë nën hetim dhe janë shpallur në kërkim ndërkombëtarë. Gazetarët e Vetting kanë kontaktuar disa herë drejtuesit e kompanisë që ka marrë në administrim inceneratorët pas sekuestrimit nga SPAK, këta të fundit, thonë përmes telefonit se i gjithë dokumentacioni është tashmë i sekuestruar dhe nuk kanë mundësi të sqarojnë rreth detajeve teknike.

Ka dyshime të rëndësishme që lidhen me cilësinë edhe për shkak të nivelit të investimeve që janë kryer për ndërtimin e inceneratorëve. Për ndërtimin e inceneratorit të Elbasanit, shteti shqiptar ka investuar 22 milion euro ndërsa për Fierin buxheti i shtetit ka investuar 28 mln euro. Kapaciteti i Elbasanit ishte përcaktuar 120-140 ton mbetje në ditë. Kontrata me çelësa në dorë e kompanisë koncesionare Albtek energji me Energy Recuperator ka vlerën 15 mln euro për impiantin e incenerimit. Zhdoganimet shkojnë në shifrën 6 mln deri në 7 mln euro. Kjo do të thotë se për impiantin e inceneratorit të Elbasanit është shpenzuar vetëm kjo shumë, pra 7 milion euro. E njëjta procedurë është përdorur edhe për inceneratorin e Fierit, ku kompania koncesionare që kishte firmosur me shtetin shqiptar për 28 milion euro firmosi me energy recuperator kontratë me çelësa në dorë për 15 mln. Për zhdoganimin e materialeve për impiantin e Fierit shkojnë në 4 mln euro. Të paktën këto janë shifrat e publikuara në librat e shitje-blerjeve të kompanisë.

Në raportin e bankës Botërore, evidentohet gjithashtu se investimet kapitale dhe shpenzimet operative janë ndër më të lartat për kalimin e mbeturinave në energji në krahasim me menaxhimin e mbeturinave të formave të tjera të tilla si kompostimi, tretja anaerobe dhe vendgrumbullimet.

Sipas raportit në vendet e Bashkimit Evropian djegia e 1 ton mbetje kushton 134 usd. Ndërsa në Shqipëri, djegia e 1 ton mbetje e kushton 54€, ku vetëm 29 euro paguhen nga buxheti pra rreth 2 herë më lirë. Kjo diferencë lë vend për dyshime që lidhen me teknologjinë që është përdorur për ndërtimin e Elbasanit apo edhe të Fierit por edhe për mënyrën se si përpunohen mbetjet brenda inceneratorit.

Lidhur me këto dyshime, drejtuesit teknik të kompanisë që po administron inceneratorët, nuk kanë dhënë asnjë shpjegim. Farudin Arapi është njëri prej drejtuesve të kompanisë që ka marrë në administrim kompanitë e sekuestruara nga SPAK. Në përgjigje të kërkesës së Vetting për informacione, ai shpjegon përmes një telefonate se i gjithë dokumentacioni është sekuestruar.

Raporti i bankës botërore sqaron se për të menaxhuar 1 mijë ton mbetje nevojiten 56,000 USD. Kjo shumë kërkohet për një proces të menaxhimit të mbeturinave të ngurta komunale përmes ndarjes në origjinë, riciklimit, kompostimit dhe përdorimit minimal të landfilleve. Është një proces që ndodh para djegies.

Në Shqipëri këto kosto përfshihen tek shifra 54 euro për ton nga të cilat 29 euro janë investim i qeverisë . Eksperti i mjedisit flet për kosto të reja për menaxhimin e mbetjeve përmes djegies të cilat pritet të jenë shumë të larta pasi bashkitë të marrin në administrim inceneratorët./abcnews.al/

The post Sa kushton ndërtimi i një inceneratori në vendet e BE dhe SHBA, krahasimi me Shqipërinë appeared first on Albeu.com.