Vetoja e Turqise Archives - Albeu.com

Kushtet e Turqisë për veton e anëtarësimit në NATO, Suedia nis plotësimin e kërkesave për ekstradim
Qeveria suedeze vendosi të ekstradojë për në Turqi një person të dënuar aty për mashtrime bankare.

Ky është rasti i parë pas kërkesës së Ankarasë për ekstradimin e një numri personash në këmbim të heqjes dorë nga vetoja kundër anëtarësimit të Suedisë në NATO.

Si pjesë e marrëveshjes për anëtarësimin e Suedisë në NATO Turqia paraqiti një listë personash me kërkesën që Stokholmi t’i ekstradojë ata për në Turqi.

Ky gjest i Stokholmit në drejtim të Turqisë synon me sa duket të zbusë rezervat e Ankarasë për anëtarësimin e Suedisë në NATO. Megjithatë ka dyshime, nëse ai është i mjaftueshëm, sepse Ankaraja është ankuar se Suedia nuk po ndërmerr hapa të mjaftueshme për ekstradimet.

Veprim rutinë

“Kjo është një çështje normale, një veprim rutinë. Bëhet fjalë për një shtetas turk i cili është dënuar në Turqi në 2013 dhe 2016 për mashtrim” tha ministri suedez i Drejtësisë Morgan Johansson. “Gjykata e Lartë e ka shqyrtuar si zakonisht çështjen dhe ka konstatuar se nuk ka pengesa për ekstradimin e tij.”

Sipas njoftimeve të radio-televizionit suedez SVT personi në fjalë ishte dënuar nga një gjykatë turke me 14 vjet heqje lirire për abuzime bankare dhe mashtrime me karta krediti. Personi në fjalë e mohon krimin dhe thotë se është dënuar për shkak se është konvertuar nga feja e tij në fenë e krishterë dhe se ka refuzuar shërbimin ushtarak.

Anëtarja e NATO-s, Turqia hoqi dorë nga vetoja e saj ndaj kërkesës së Finlandës dhe të Suedisë për t’u bashkuar me aleancën ushtarake perëndimore vetëm në qershor pas disa javësh negociatash të tensionuara. Kreu i shtetit Rexhep Tajip Erdogan i akuzonte dy vendet nordike se strehojnë luftëtarë të Partisë së ndaluar të Punëtorëve të Kurdistanit (PKK)./DW

The post Kushtet e Turqisë për veton e anëtarësimit në NATO, Suedia nis plotësimin e kërkesave për ekstradim appeared first on Albeu.com.

Aplikimi i Finlandës dhe Suedisë, shefi i NATO-s flet me Erdogan
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg është takuar me kryeministrin e Finlandës dhe ka folur me presidentin e Turqisë, derisa po kërkon të kapërcejë rezistencën turke ndaj bashkimit të Finlandës dhe Suedisë me aleancën.

Stoltenberg, i cili vizitoi Uashingtonin këtë javë, postoi në Tëitter të premten vonë se ai u takua me kryeministren finlandeze Sanna Marin dhe diskutoi “nevojën për të adresuar shqetësimet e Turqisë dhe për të ecur përpara” me aplikimet për anëtarësim finlandez dhe suedez.

Lufta e Rusisë në Ukrainë i shtyu vendet nordike të aplikonin për t’u anëtarësuar në NATO, por presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan akuzon Suedinë dhe Finlandën se mbështesin militantët kurdë të konsideruar nga Turqia si terroristë.

Stoltenberg tha se kishte një “telefonatë konstruktive” me Erdoganin, duke e quajtur Turqinë një “aleat të vlefshëm” dhe duke vlerësuar përpjekjet turke për të ndërmjetësuar një marrëveshje për të siguruar transportin e sigurt të furnizimeve me drithëra nga Ukraina në mes të mungesës globale të ushqimit të shkaktuar nga lufta.

Stoltenberg shkroi në Tëitter se ai dhe Erdogan do të vazhdojnë dialogun e tyre, pa dhënë detaje.

Përpjekjet diplomatike të shefit të NATO-s erdhën përpara një mbledhjeje të zyrtarëve të lartë nga Suedia, Finlanda dhe Turqia javën e ardhshme në Bruksel, ku ndodhet NATO, për të diskutuar kundërshtimin e Turqisë ndaj aplikimeve. /REL

The post Aplikimi i Finlandës dhe Suedisë, shefi i NATO-s flet me Erdogan appeared first on Albeu.com.