veto Archives - Albeu.com

Greqia heq veton ndaj Shqipërisë, Athina zyrtare jep “OK” për nënshkrimin e Marrëveshjes së Mbrojtjes e Sigurisë mes BE-së dhe Tiranës
Greqia zbutet ndaj Tiranës zyrtare.

Media e Athinës “Antinews” njoftoi ditën e sotme se qeveria greke ra dakord të nisë procesin për nënshkrimin e Marrëveshjes së Mbrojtjes dhe Sigurisë ndërmjet BE-së dhe Tiranës bazuar në projekt-marrëveshjet specifike me Shqipërinë dhe vendet e tjera kandidate të Ballkanit Perëndimor.

Qeveria greke, pavarësisht deklaratave publike të një qëndrimi të palëkundur ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mes thashethemeve për përfshirjen e kryetarit të burgosur të Bashkisë së Himarës Fredi Belerit, në listën për kandidatët e Demokracisë së Re për PE, ra dakord të nisë procesin për nënshkrimin e një Marrëveshja e Mbrojtjes dhe Sigurisë ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Shqipërisë.

Diskutimet e brendshme të ndërlidhura, mes organeve bashkëkompetente të BE-së, kishin nisur që në janar të këtij viti, por pak ditë më parë u propozuan draftet specifike të një marrëveshjeje me Shqipërinë dhe vendet e tjera kandidate të Ballkanit Perëndimor.

Burime të besueshme theksojnë se draftet fillestare përfshijnë veçanërisht Shqipërinë në objektivat më të gjera të “Busullës Strategjike” të BE-së me miratimin e pjesëmarrjes së ardhshme të Tiranës edhe në Misionet Politike dhe Operacionet Ushtarake të Politikës së Përbashkët të Sigurisë dhe Mbrojtjes.

“Veçanërisht i rëndësishëm është edhe suksesi i Shqipërisë në nisjen e bashkëpunimit në çështjet e mbrojtjes kibernetike dhe përballjes së kërcënimeve hibride, pasi këto janë fusha me një marrëdhënie të privilegjuar të Tiranës, deri tani, vetëm me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Me fjalë të tjera, vërehet fenomeni që Uashingtoni e trajton me dyshim “Busullën Strategjike” dhe në përgjithësi autonominë strategjike të BE-së, por zoti Rama arrin të diskutojë të njëjtat çështje dhe të pranohet nga të dyja anët e Atlantikut -shkruan artikulli.

Kur në fazën fillestare të krizës së Belerit qeveria greke kërkoi një ndërhyrje amerikane, u konstatua se kryeministri shqiptar kishte forcuar pozicionin e tij në Shtëpinë e Bardhë dhe Departamentin e Shtetit. Sepse, në një kohë të shkrutër, zoti Rama kishte projektuar me sukses imazhin e të qenit mburoja e ndikimit rus në Ballkanin Perëndimor dhe viktimë e sulmeve hibride nga organizatat terroriste iraniane dhe të tjera.

Në të njëjtën kohë, në muajt e fundit, kryeministri shqiptar ka forcuar edhe terrenin e tij në Bruksel, ose Athina beson – gabimisht dhe me frikë – se kjo ka ndodhur në një masë të madhe- vazhdon artikulli. Sepse nuk mund të shpjegohet ndryshe se, si në planin politik, ashtu edhe në atë diplomatik, pala greke herë nuk e ngre fare çështjen e Belerit dhe herë mjaftohet me një informim lakonik, pa kërkuar ndihmë të drejtpërdrejtë.

Imazhi, i cili tashmë po konsolidohet tek zyrtarët e BE-së dhe përfaqësuesve të 26 vendeve anëtare të mbetura, është se çështja Beleri është ngritur thjesht për t’u regjistruar në procesverbal. Ndër të tjera, është hequr dorë nga paralajmërimi grek i përsëritur muaj më parë- se “kjo është një çështje serioze që mund të ndikojë në marrëdhëniet dypalëshe dhe në kursin europian të Tiranës”. Tani vetëm thuhet se Shqipëria duhet të respektojë parimet e shtetit ligjor gjatë gjykimit të z. Beleris në shkallë të dytë.

Në të njëjtën kohë, element i ri në zhvillimet ballkanike është propozimi i ish-ministres së Jashtme Doras Bakojanis për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Edhe pse tradicionalisht dëgjohen shumë ekzagjerime për miqësinë greko-serbe, sot është e justifikuar të habitemi për motivet dhe qëllimet e goditjes së fortë që Athina i dha Beogradit.

Disa diplomatë të huaj vlerësojnë se “ish-ministrja nuk mund të bënte një propozim kaq të rëndësishëm pa dijeninë e kryeministrit”. Gjithashtu, ata vënë në pikëpyetje nëse qëndrimi i zonjës Bakojanis është, së pari, pjesë e një hapjeje diplomatike ndaj faktorit shqiptar (pavarësisht mosmarrëveshjeve të shumta mes zotit Rama dhe homologut të tij kosovar Albin Kurti) dhe së dyti, një pararendës i një ndryshimi në politikën greke në favor të njohjes së plotë dhe zyrtare të Kosovës.

Për momentin, qëndrimi grek nuk ka ndryshuar dhe jepen garanci se “marrëdhëniet shumëvjeçare bashkëpunuese” të njohura publikisht, me Prishtinën në çështjet ekonomike dhe tregtare vazhdojnë. Sigurisht, dikush do të thoshte se tani Kosova është ndoshta më pak e interesuar për njohjen formale nga Greqia dhe më shumë për iniciativa të ngjashme me znj. Bakojanis, pasi ato i sjellin një përfitim më të gjerë.

Alexandros Tarka

Autori është redaktor i revistës “Defense & Diplomacy” dhe konsulent i kompanive të huaja për studimin e riskut të biznesit për Evropën Juglindore

The post Greqia heq veton ndaj Shqipërisë, Athina zyrtare jep “OK” për nënshkrimin e Marrëveshjes së Mbrojtjes e Sigurisë mes BE-së dhe Tiranës appeared first on Albeu.com.

Parlamenti Evropian miraton rezolutën: Të hiqet vetoja në procesin e zgjerimit në BE
Parlamenti Evropian ka miratuar të enjten një rezolutë për procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian (BE), përmes së cilës kërkoi që ky proces të bëhet më efikas, përfshirë duke e hequr përdorimin e vetos për vendet anëtare.

Rezoluta kërkon gjithashtu që BE-ja ta ketë një buxhet më efikas, në mënyrë që të jetë në gjendje ta përballojë zgjerimin me vende të reja anëtare.

Rezoluta u mbështet nga 305 deputetë, ndërsa 157 deputetë votuan kundër dhe 71 abstenuan.

Bashkimi Evropian, aktualisht, për secilin vendim në fushën e politikës së jashtme dhe sigurisë, ku hyn edhe procesi i zgjerimit, duhet të gjejë konsensus. Kjo ka bërë që shpesh vendimet të bllokohen nga ndonjë shtet anëtar përmes vetos, edhe kur të gjitha tjerat ishin në favor.

Kjo është rezoluta e fundit për procesin e zgjerimit që miraton Parlamenti Evropian në këtë përbërje, pasi zgjedhjet e reja në bllok do të mbahen në qershor.

Ky institucion i BE-së e ka mbështetur fuqishëm procesin e zgjerimit, ndërkaq me këtë rezolutë kërkon që BE-ja të reformohet para se të zgjerohet.

Parlamenti Evropian mbështet edhe integrimin gradual të vendeve kandidate në tregun unik të BE-së përgjatë procesit të zgjerimit, edhe para se ato të bëhen anëtare formale të bllokut.

“BE-ja ka nevojë për një vizion afatgjatë politik dhe për reforma institucionale dhe financiare për të siguruar kapacitete për absorbimin e anëtarëve të ri”, thuhet në tekstin e rezolutës të cilën e kanë miratuar deputetët e Parlamentit Evropian të enjten.

Eurodeputetët kërkojnë që përgatitjet për zgjerim të zhvillohen paralelisht edhe në Bashkimin Evropian edhe në vendet kandidate. Ata kërkojnë po ashtu edhe mbrojtje më të fuqishme të vlerave demokratike të Bashkimit Evropian dhe sundimit të ligjit.

Sa i përket reformave institucionale të Bashkimit Evropian, rezoluta kërkon që ato reforma ta lehtësojnë procesin e miratimit të vendimeve, të hiqet miratimi i vendimeve me konsensus dhe të ketë mekanizma më fleksibil. Ajo propozon që të përdoret votimi me shumicë të kualifikuar për të përmirësuar baraspeshën mes vendeve më të mëdha anëtare dhe atyre më të vogla.

Parlamenti Evropian po ashtu kërkon që institucionet e BE-së të fillojnë ta adresojnë ndikimin që pranimi i vendeve të reja anëtare do të ketë në përbërjen e Komisionit Evropian dhe të Parlamentit Evropian.

Ndonëse kërkojnë që BE-ja të vendosë qëllime konkrete për reformat e vendeve kandidate, ata janë kundër vendosjes së afateve kohore për anëtarësim të ndonjë vendi në BE./rel

The post Parlamenti Evropian miraton rezolutën: Të hiqet vetoja në procesin e zgjerimit në BE appeared first on Albeu.com.

Hungaria kërcënon Bullgarinë se mund t’i vendosë veto për hyrje në Schengen
Hungaria do të përdorë veton kur të propozohet hyrja e Bullgarisë në zonën për lëvizje të lirë Schengen, nëse nuk i jep fund taksës së transitit për gazin rus, ka thënë Ministria e Jashtme e Hungarisë, të shtunën.

Paralajmërimi për veto vjen pas marrëveshjes së arritur të enjten në mes të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, përveç Hungarisë, që të nisen bisedimet për anëtarësim të Ukrainës në bllkun evropian.

Atë ditë, kryeministri hungarez, Viktor Orban, e ka lëshuar sallën, duke e lënë të lirë mundësinë për miratim të vendimit.

Rezistenca e Orbanit në Bruksel është shpërblyer me pikë në Moskë, me të cilën Orban ruan kontakte të rregullta, pavarësisht nisjes së luftës në Ukrainë.

Moska vazhdon të furnizojë Hungarinë me gaz.

Duke cituar ministrin e Jashtëm hungarez, Peter Szijjarto, Ministria e ka bërë të qartë për Bullgarinë që do të përdoret vetoja, nëse vazhdon zbatimi i taksës për gazin e importuar.

“Ne e kemi bërë të qartë për bullgarët, që nëse e vazhdojnë këtë masë, nëse e dëmtojnë sigurinë e zinxhirit tonë furnizues, atëherë ne do ta përdorim veton për Schengen”, ka thënë Szijjarto.

Ai ka thënë se hungarezët do ta shfuqizojnë veton sapo të hiqet taksa e transitit.

Ndonëse shtetet e Evropës Perëndimore bëjnë përpjekje të mëdha për ta shmangur gazin rus, Hungaria ka pranuar 4.5 miliardë metra kubë të gazit në vit, sipas një marrëveshjeje të nënshkruar me Rusinë më 2021.

The post Hungaria kërcënon Bullgarinë se mund t’i vendosë veto për hyrje në Schengen appeared first on Albeu.com.

SHBA-ja vë veto ndaj rezolutës së OKB-së për Izraelin dhe Gazën
Shtetet e Bashkuara përdorën veto të mërkurën ndaj një rezolute të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, e cila do t’i kishte dënuar sulmet e Hamasit kundër Izraelit dhe të gjithë dhunën kundër civilëve.

Rezoluta, e thirrur nga Brazili, do të bënte thirrje për ndihma urgjente humanitare për palestinezët në Rripin e Gazës, po ashtu.

Rezoluta i mori 12 vota në favor në Këshillin e Sigurimit 15-anëtarësh, dy abstenime dhe kundërshtimin e SHBA-së.

Ambasadorja amerikane në OKB, Linda Thomas-Greenfield, tha pasi e përdori veton se presidenti amerikan Joe Biden e vizitoi rajonin të mërkurën për t’u angazhuar në diplomaci dhe “ne kemi nevojë që diplomacia të zhvillohet këtu”.

Ajo, po ashtu, e kritikoi rezolutën se nuk e përmendi të drejtën e Izraelit për t’u vetëmbrojtur.

Rezoluta u mbështet nga Rusia dhe Kina, të cilat e kritikuan SHBA-në për kundërshtimin e saj.

Gjatë një vizite në Tel Aviv të mërkurën, presidenti amerikan Joe Biden tha se Izraeli është pajtuar t’i lejojë ndihmat humanitare në Rripin e rrethuar të Gazës.

Zyra e kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu, tha të mërkurën nuk do ta pengojë futjen e ndihmave humanitare në Gazë përmes pikëkalimit kufitar me Egjiptin, Rafah.

The post SHBA-ja vë veto ndaj rezolutës së OKB-së për Izraelin dhe Gazën appeared first on Albeu.com.

Kryeministri bullgar: Maqedonia të përmbushë kushtet, ndryshe nuk e heqim veton për në BE
Bullgaria mbetet në pozicionin e njëjtë sa i përket Maqedonisë së Veriut, se duhet të përmbushë detyrimet e saj ndaj Bashkimit Evropian lidhur me domosdoshmërinë për ndryshimet kushtetuese, ka deklaruar kryeministri bullgar, Nikolai Denkov, në një intervistë për gazetën e Sofjes “24 orë”.

Ndryshimet kushtetuese, që janë në procedurë parlamentare në Maqedoninë e Veriut, parashikojnë përfshirjen në preambulën e Kushtetutës të pakicës bullgare, si popull shtetformues.

Ky është kushti kryesor të cilin duhet të përmbushë Shkupi, në të kundërtën Sofja mban të drejtën e vetos të cilën e kishte përdorur në nëntor të vitit 2020 duke bllokuar bisedimet mes Maqedonisë së Veriut dhe BE-së.

Kryeministri bullgar, Nikolai Denkov, tha se pas miratimit të “propozimit francez” për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes dy vendeve, bisedimet duhet të vazhdojnë mes Maqedonisë së Veriut dhe BE-së.

“Nuk ka asnjë arsye për të ndryshuar qëndrimin tonë. Me zbatimin e të ashtuquajturit ‘propozim francez’, si rezultat i të cilit u hoq vetoja, bisedimet në fakt tani nuk janë mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, por mes Maqedonisë së Veriut dhe BE-së. Ajo që pritet është që ata të përmbushin detyrimet e tyre ndaj BE-së. Nuk ka arsye për të ndryshuar qëndrimin tonë”, theksoi Denkov.

Kryetari i Këshillit Evropian, Charles Michel, pas takimit që zhvilloi më 27 gusht me kryeministrin maqedonas, Dimitar Kovaçevski, takim që u mbajt para fillimit të Forumit Strategjik në Bled të Sllovenisë, tha se është i bindur se e ardhmja e Maqedonisë së Veriut është në BE.

Pas takimit me Kovaçevskin, Michel në rrjetin social X, i dha mbështetje të plotë iniciativës për miratimin e amendamenteve kushtetuese, “pavarësisht sfidave të shumta politike”.

Për rëndësinë e ndryshimeve kushtetuese dhe vazhdimin e procesit integrues u fol edhe në takimet e të dërguarit të posaçëm të Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, gjatë vizitës së tij në Shkup më 24 dhe 25 gusht.

Ndryshimet kushtetuese kundërshtohen nga opozita maqedonase e cila pretendon se “përfshirja e pakicës bullgare në Kushtetutë nuk nënkupton fundin e kërkesave e diktatit bullgar”.

Kryetari i VMRO-DPMNE-së opozitare, Hristijan Mickoski, në një intervistë për gazetën e Beogradit “Politika”, ka akuzuar diplomacinë maqedonase se “nuk lufton për pozita më të mira dhe garanci se nuk do të ketë pengesa të reja për rrugën e integrimit evropian.

“Cila është garancia se ky ndryshim i Kushtetutës, i cili tani po i kërkohet Maqedonisë [së Veriut], do të jetë i fundit? Cila është garancia se nesër nuk do të ketë kërkesë për ndryshim të Kushtetutës në të cilën do të ripërcaktohen çështjet identitare ose nuk do të ketë minimizim dhe fshirje të re të historisë maqedonase”, deklaroi Mickoski.

Ndërkohë, ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, ka thënë për agjencinë maqedonase të lajmeve, MIA se është i bindur se procesi për ndryshimet kushtetuese në vend do të përfundojë me sukses në javët apo muajt e ardhshëm.

“Procesi ka filluar, siç e shihni, e gjithë bota, si SHBA-ja ashtu edhe BE-ja, e mirëpritën vendimin për fillimin e procesit. Jam bindur se ky proces do të përfundojë me sukses në javët dhe muajt e ardhshëm”, tha ai. /REL

The post Kryeministri bullgar: Maqedonia të përmbushë kushtet, ndryshe nuk e heqim veton për në BE appeared first on Albeu.com.

Stoltenberg pas vetos së Ankarasë për Suedinë: Përfundimi i procesit të anëtarësimit është i rëndësishëm
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg kontaktoi kryeministrin e Suedisë, Ulf Kristerson, për të forcuar më tej mbështetjen për Ukrainën.

“Ne iu referuam gjithashtu rëndësisë së përfundimit të procesit të pranimit të Suedisë në NATO ”, theksoi Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës në postimin e tij në Twitter.

Përgjigja e Stokholmit pas kërkesës së Ankarasë për të ngrirë bisedimet për anëtarësimin në NATO ishte e menjëhershme.

Në veçanti, kryeministri suedez, Ulf Kristerson, kërkoi vazhdimin e bisedimeve.

Kujtohet se nga RIA Novosti është raportuar se negociatat mes Turqisë, Suedisë dhe Finlandës për anëtarësimin në NATO janë shtyrë për një kohë të pacaktuar me kërkesë të Ankarasë.

“Me kërkesën tonë, mekanizmi trepalësh midis Turqisë, Suedisë dhe Finlandës është anuluar për një kohë të pacaktuar “, tha burimi turk për agjencinë ruse. Sipas të njëjtit burim, takimi i radhës sipas mekanizmit do të mbahej në Bruksel në shkurt.

Të shtunën pasdite, si pjesë e protestave jashtë ambasadës turke në Stokholm, Rasmus Paludan nga partia e ekstremit të djathtë Stram Kurs dogji një kopje të Kuranit.

Ky veprim ka zemëruar qeverinë turke, ku Ministria e Jashtme turke e cilëson atë si shkelje të qartë të detyrimeve të memorandumit trepalësh të nënshkruar nga Suedia për të parandaluar propagandën e organizatave terroriste.

Disa orë më vonë, Erdogan e bëri të qartë se Suedia ” nuk duhet të presë mbështetje nga Turqia ” për anëtarësimin në NATO, duke shprehur zemërimin e tij ndaj demonstratës.

Kujtohet se Finlanda dhe Suedia vendosën të anëtarësohen në NATO më 18 maj mes ngjarjeve në Ukrainë.

Aplikimet e tyre tashmë janë miratuar nga 28 vende të aleancës, por Hungaria dhe Turqia nuk i kanë ratifikuar ato.

Ankaraja po kërkon që Stokholmi dhe Helsinki të ndalojnë mbështetjen e PKK-së dhe të ekstradojnë aktivistët që konsiderohen në Turqi si të përfshirë në terrorizëm.

Autoritetet turke kanë deklaruar vazhdimisht se pa përmbushjen e këtyre premtimeve nuk do të ketë përparim në pranimin e vendeve veriore në NATO.

Në Helsinki ka filluar të shqyrtohet anëtarësimi i mundshëm në NATO pa Suedinë.

Ndërkohë, ministri i Jashtëm finlandez, në deklaratat e bëra në televizionin publik të vendit të tij, tha për herë të parë se Finlandës mund t’i duhet të shqyrtojë opsionin e anëtarësimit në NATO pa Suedinë.

Megjithatë, në një intervistë tjetër telefonike me Reuters, ai tha se Finlanda dhe Suedia kanë thënë vazhdimisht se planifikojnë të anëtarësohen në NATO në të njëjtën kohë dhe kjo nuk ka ndryshuar, duke nënvizuar avantazhet e anëtarësimit të përbashkët me vendin fqinj.

“Nuk shoh arsye për ta diskutuar”, u përgjigj ai në mënyrë karakteristike kur u pyet nëse Finlanda mund të vazhdojë me anëtarësimin pa Suedinë./Albeu.com/

The post Stoltenberg pas vetos së Ankarasë për Suedinë: Përfundimi i procesit të anëtarësimit është i rëndësishëm appeared first on Albeu.com.

Sofja po shikon kthimin e vetos në BE, Radev: Histeri antibullgare në Maqedoni
Presidenti bullgar Rumen Radev kërcënon me bllokadë të re për integrimin e Maqedonisë së Veriut në BE.

Pasi disa struktura politike në Bullgari kërkuan sërish veto për Maqedoninë, Sofja zyrtare del me të njëjtin qëndrim se duhet të aktivizohen mekanizmat evropianë për t’i dhënë fund urrejtjes antibullgare.

“Jam i sigurt se shoqëria bullgare dhe partnerët tanë në BE e kuptojnë pse kam luftuar kaq shumë që të drejtat e bullgarëve të Maqedonisë të mbrohen në kushtetutën e RMV-së dhe që kjo të jetë kusht i detyrueshëm për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE. RMV ende nuk e ka hapur derën e sallës ku zhvillohen këto negociata dhe pres që institucionet e fqinjit tonë të dëshmojnë jo vetëm që nuk janë pjesë e fushatës antibullgare, por kjo nuk mjafton më, është koha që ata dëshmojnë se po luftojnë në mënyrë aktive kundër saj. Të gjithë mekanizmat evropianë do të aktivizohen për t’i dhënë fund kësaj urrejtjeje dhe histerie antibullgare”, theksoi presidenti Radev.

Më herët edhe ministri i jashtëm, Milkov bëri thirrje për kthimin e vetos për Maqedoninë. Shefi i diplomacisë bullgare nuk është paraqitur në seancën e Kuvendit ku është dashur të sqarojë detajet e incidentit me sekretarin e klubit në Ohër. Por për incidentin, por edhe për presionin e pretenduar ndaj komunitetit bullgar në Maqedoni, ai foli në këshillin ministror në Bruksel.

The post Sofja po shikon kthimin e vetos në BE, Radev: Histeri antibullgare në Maqedoni appeared first on Albeu.com.

Trifonov: Do t’i heqim veton Shkupit nëse SHBA-ja i heq vizat
Një nga liderët e koalicionit qeveritar në Bullgari, Slavi Trifunov, i partisë “Ka një popull të tillë” ka thënë se Sofja mund të heqë veton ndaj Maqedonisë së Veriut, nëse Shtetet e Bashkuara heqin vizat për shtetasit bullgarë.

“Nëse amerikanët duan aq shumë që Maqedonia e Veriut të jetë në Bashkimin Evropian, qytetarët e Bullgarisë, si dhe qytetarët e shumicës së vendeve të Bashkimit Evropian, nuk duhet të kenë nevojë për viza për të shkuar në Amerikë”, tha Trifonov, prezantues i njohur televiziv.

Ai heqjen e vetos e ka kushtëzuar edhe me kërkesën që Bullgaria të bëhet menjëherë anëtare e zonës Shengen.

“Edhe ne duhet të jemi evropianë. Tani jemi më pak evropianë se evropianët e vërtetë. Kështu që, unë kërkoj që menjëherë të jemi pjesë e zonës Shengen dhe të mos ketë viza për Amerikë”, ka shkruar Trifonov në rrjetet sociale.

Përmbushja e këtyre dy kushteve nga SHBA-ja dhe BE-ja, si dhe përmbushja e Marrëveshjes për fqinjësi të mirë nga Maqedonia, sipas Trifonovit, do të mjaftojnë që Bullgaria të lejojë Maqedoninë e Veriut të fillojë negociatat për anëtarësim në BE.

Ai bëri të ditur se më 10 janar do të mbahet takim këshillues për Maqedoninë e Veriut me presidentin bullgar, Rumen Radev.

Ai nuk tha drejtpërdrejt nëse partia e tij do ta dorëzojë zyrtarisht propozimin, por tha se “të gjithë po u bëjnë presion që të dorëzohen” lidhur me kontestin me Maqedoninë e Veriut.

Trifonov ka shprehur habinë se si është e mundur që “qindra mijëra maqedonas kanë pasaporta bullgare” dhe në të njëjtën kohë të ketë “urrejtje ndaj bullgarëve në Maqedoninë e Veriut”.

“Librat tuaj të historisë thonë se bullgarët janë fashistë. Pra, ju vetë jeni fashistë”, ka thënë mes tjerash Trifonov.

Bullgaria, si shtet anëtar i BE-së, në nëntor të vitit 2019 ka vendosur veton për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit evropian të Maqedonisë së Veriut, duke kërkuar fillimisht arritjen e një marrëveshjeje për gjuhën e identitetin maqedonas, që sipas Sofjes kanë “rrënjë bullgare”.

Maqedonia e Veriut shpreson se në gjashtë muajt e parë të vitit 2022 mund të arrihet zgjidhje, bazuar në një plan të kryeministrit të ri bullgar, Kiril Petkov që dy vendet të formojnë grupe punuese për të biseduar edhe për çështjet si: ekonomia, infrastruktura, shëndetësia e çështje tjera./REL

The post Trifonov: Do t’i heqim veton Shkupit nëse SHBA-ja i heq vizat appeared first on Albeu.com.