vetevrasje indi Archives - Albeu.com

Pse një grua indiane vret veten çdo 25 minuta?
Pse mijëra amvisa indiane vrasin veten çdo vit?

Sipas të dhënave të publikuara së fundmi nga Byroja Kombëtare e Regjistrimeve të Krimit (NCRB), 22,372 gra amvise vranë veten vitin e kaluar, që përkthehet në  61 vetëvrasje çdo ditë ose një në çdo 25 minuta.

Amvisat përbënin 14.6% të gjithsej 153,052 vetëvrasjeve të regjistruara në Indi në vitin 2020 dhe më shumë se 50% të numrit total të grave që vranë veten.

As viti i kaluar nuk ishte përjashtim, shkruan BBC.

Që nga viti 1997, kur NCRB filloi të përpilonte të dhëna për vetëvrasjet bazuar në profesionin, më shumë se 20,000 amvisa kanë vrarë veten çdo vit. Në vitin 2009, numri i tyre u rrit në 25,092.

Sipas raporteve shkak janë “problemet familjare” ose “çështje të lidhura me martesën”. Por çfarë i shtyn në të vërtetë mijëra gra në vetëvrasje?

Ekspertët e shëndetit mendor thonë se  arsyeja kryesore është dhuna e shfrenuar në familje, 30% e të gjitha grave, sipas një sondazhi të fundit të qeverisë, thanë se ishin përballur me dhunën e burrave.

“Gratë janë vërtet elastike, por ka një kufi për tolerancën,” thotë Dr Usha Verma Srivastava, një psikologe klinike në qytetin verior të Varanasit.

“Shumica e vajzave martohen sapo mbushin 18 vjeç, mosha ligjore për martesë. Ato bëhen gra dhe nuse dhe e kalojnë gjithë ditën në shtëpi, duke gatuar, pastruar dhe duke bërë punët e shtëpisë. Të gjitha llojet e kufizimeve janë vendosur mbi to, ato kanë pak liri personale dhe rrallë kanë akses në para.

Edukimi dhe ëndrrat e tyre nuk kanë më rëndësi dhe ambiciet e tyre nisin të shuhet ngadalë, në këtë mënyra ekzistenca për to bëhet makth”, tha Dr.Vrema.

Tek gratë e moshuara, sipas Dr. Verma Srivastava, arsyet e vetëvrasjes janë të ndryshme.

“Shumë përballen me sindromën e mos të folurit (nuk kanë me kë të komunikojnë), pasi fëmijët janë rritur dhe janë larguar nga shtëpia dhe shumë vuajnë nga simptoma peri-menopauzë të cilat mund të shkaktojnë depresion dhe të qara.”

Sipas hulumtimeve të pavarur, një e treta e grave indiane që vrasin veten kanë një histori së dhunës në familje./oranews

The post Pse një grua indiane vret veten çdo 25 minuta? appeared first on Albeu.com.