VESHTIRESITE Archives - Albeu.com

Nga Thumanë-Kashar te Tuneli i Llogarasë, kostot e larta dhe vështirësitë në qarkullim
Investimet e dekadave të fundit në transportin rrugor, shmangën prioritetet që ishin vendosur në strategjitë e zhvillimit.

Përdorimi për politikë i fondit të investimeve la qendrën e vendit në Rajonin Fushë-Krujë-Tiranë-Durrës-Rinas me mungesa të thella infrastrukturore, teksa investimet vijojnë të përqendrohen në skaje si në Rrugën e Arbrit, Tunelin e Llogorasë, Qukës, Qafë-Thanë, Korçë -Ersekë etj.

Shmangia për dy dekada e projekteve në Korridorin 8 dhe në Korridorin 10 dhe lënia pa zgjidhje e infrastrukturës në zonën e qendrës ka zbehur përfitimet e vendit, ka vështirësuar lëvizjen dhe ka rritur kostot për popullsinë e qendrës dhe të Veriut

Në vitin 2004, kompania austriake Strabag AG, nga më të mëdhatë në Europë, i propozoi qeverisë shqiptare ndërtimin me koncesion të Autostradës Thumanë-Rrogozhinë, kundrejt pagesës, për të cilën kishte gati edhe një studim fizibiliteti.

Katër vite më vonë, e njëjta kompani i propozoi qeverisë shqiptare ndërtimin e Autostradës Durrës-Tiranë-Elbasan, rreth 80 kilometër, me kosto 468 milionë euro.

Kompania mori përsipër ndërtimin e akseve për një periudhe dyvjeçare nga data e fillimit. Pasi kishte studiuar nevojat e Shqipërisë për transportin rrugor, kompania austriake vlerësoi se Shqipëria duhet të investonte në infrastrukturën e autostradave të kategorisë A fillimisht në qendrën e vendit, përkatësisht nga Thumana në Rrogozhinë dhe nga Durrësi në Elbasan, duke vlerësuar projeksionet për rritje të madhe të popullsisë dhe aktiviteteve ekonomike në qendrën e vendit.

Kompania austriake Strabag AG, pas studimeve, vlerësoi këto dy segmente me fizibilitet të lartë për t’u ndërtuar, kundrejt pagesës (maksimumi 0.06 cent për kilometër) për shkak të fluksit të lartë të lëvizjes.

Këto akse duhet të ndërtoheshin të parat, sipas propozimeve të ekspertizave vendase dhe të huaja, sugjeron inxhinieri i njohur i infrastrukturës rrugore, Faruk Kaba.

Më tej, projektet e rrugëve duhet të zhvilloheshin në drejtim të periferive me përparësi lidhjen me infrastrukturën rajonale dhe atë europiane nëpërmjet Korridorit 8 dhe atij Adriatiko-Jonian.

Mirëpo, ajo që qeveritë shqiptare kanë bërë pas studimeve dhe propozimeve të ekspertëve ka qenë krejt e kundërta.

Qeveria Berisha shpalli përparësi investimet në Rrugën e Kombit, duke përqendruar burimet financiare të buxhetit në këtë projekt gjatë një dekade.

Qeveritë e drejtuara nga Rama, pas vitit 2014, i kanë përqendruar investimet në Jug, në akse që u shërbejnë zhvillimeve të turizmit, teksa qendra e vendit ka mbetur me deficite të mëdha në infrastrukturë, kurse Tirana përballet me mbingarkesë për shkak të zgjidhjeve të munguara në portat dalëse, sidomos drejt Veriut.

Eksperti Kaba thotë se tani, 34 vite pas fillimit të tranzicionit, Shqipëria duhet të kishte përfunduar infrastrukturën rrugore dhe duhet të zhvillonte linjat e shpejta të transportit hekurudhor.

Investimet në skaje, qendra pa infrastrukturë

Ministria e Financave ka publikuar një listë me rreth 10,800 projekte shumëvjeçare investimesh, me kosto totale 834 miliardë lekë, ose mbi 8 miliardë euro.

Disa prej projekteve kanë përfunduar dhe të tjera janë në vazhdim. Të përzgjedhura sipas vlerës, në krye të projekteve më të shtrenjta qëndron Rruga e Arbrit, me financim buxhetor total 33,8 miliardë lekë, nga të cilat janë disbursuar deri në fund të marsit të këtij viti 15,2 miliardë lekë.

Në vend të dytë për nga shuma e financimit buxhetor është rindërtimi i banesave individuale, me një vlerë prej 27 miliardë lekësh dhe më pas në renditje vijnë segmentet e Rrugës së Kombit nga Rrëshen-Kalimash me 21 miliardë lekë, Tuneli i Llogorasë me 20 miliardë lekë.

Projektet me financimet më të mëdha të viteve të fundit janë kontrata e koncesionit të Rrugës së Kombit, investimet në Unazën e Madhe të Tiranës, investimet në Qukës-Qafë-Plloçë, Kardhiq-Delvinë dhe Korçë-Ersekë, në infrastrukturën e Jugut dhe sidomos në Qarkun e Vlorës.

Inxhinieri Faruk Kaba, thotë se këto projekte investimesh duhej të ishin zhvilluar pasi të kishte përfunduar infrastruktura e qendrës nga Thumana në Rrogozhinë dhe nga Durrësi në Tiranë dhe Elbasan me bypass.

Për më tepër, ekspertët pohojnë se moskontraktimi i njëhershëm i këtyre akseve vetëm sa e rëndon situatën, në vend që japë zgjidhje.

Hapja së fundmi e autostradës Thumanë-Kashar, që u ndërtua me koncesion, në vend që të lehtësojë lëvizjen, e vështirësoi më shumë. I gjithë trafiku i Veriut shkarkohet në Autostradën Tiranë-Durrës, duke vështirësuar lëvizjen në këtë aks, duke rritur kostot dhe duke mos kursyer kohë.

Nisja mbrapsht e investimeve në rrugë për të ardhur nga periferia drejt qendrës e ka ndërlikuar qarkullimin, ka rritur kostot për qytetarët dhe i ka bërë më të vështira zgjidhjet.

Në një kohë që Shqipëria po shndërrohet në një destinacion të preferuar turistik në Mesdhe, mungesa e rrugëve dhe transportit publik të denjë po ndikon për keq edhe në turizëm.

Pasojat

Nisja mbrapsht e investimeve në rrugë për të ardhur nga periferia drejt qendrës e ka ndërlikuar qarkullimin, ka rritur kostot për qytetarët dhe i ka bërë më të vështira zgjidhjet.

Në një kohë që Shqipëria po shndërrohet në një destinacion të preferuar turistik në Mesdhe, mungesa e rrugëve dhe transportit publik të denjë po ndikon për keq edhe në turizëm.

Projektet në zhvillim, gabimet që po bëhen

Një nga ekspertët e njohur të rrugëve, që kërkoi të ruajë anonimatin, lëshoi kritika të rënda mbi gabimet teknike me kosto të larta në projektet e mëdha të infrastrukturës.

Inxhinieri tha se Tuneli i Llogorasë, mund të kishte përgjysmuar kostot e larta nëse do të ndërtohej mbi Dukat. Gjatësia e tunelit ulej nga 6 km në 3.7 kilometra, duke dhënë të njëjtin rezultat në lëvizje me gjysmën e kohës aktuale.

Ai renditi si një zhvillim të gabuar këputjen në mes të Bulevardit të Ri të Tiranës. Ky aks u nis si një projekt që do të zgjatej më tej përmes Paskuqanit, për t’u lidhur me akset kombëtare të Veriut.

Vazhdimi i bulevardit është zgjidhja e vetme për të liruar trafikun në kryeqytet, tha eksperti. Herët a vonë, ky aks do të vijojë më tej edhe pse kostot e shpronësimit do të jenë më të larta, pasi Tirana nuk ka asnjë zgjidhje tjetër për të shmangur trafikun në pjesën veriore të saj.

Eksperti tha se qeveria është duke zhvilluar bypass-in e Elbasanit me tunel, kur ndërtimi i tij është tërësisht i shmangshëm dhe mund të zhvillohet me kosto shumë më të ulëta.

Sipas tij, shmangia e Korridorit 8 nga Ura e Bushtricës për të kaluar në Maqedoninë e Veriut, në një pikë të panjohur me tunel, është një projekt krejt i gabuar dhe me kosto.

Shqiptarët që duan të vijnë në Pogradec, duhet të kalojnë një herë në Maqedoninë e Veriut e pastaj të kthehen në Shqipëri, nëpërmjet një rruge shumë më të gjatë se ekzistuesja Elbasan-Qafë-Thanë.

Eksperti vlerësoi pa fizibilitet dhe me kosto të lartë, akset rrugore Qukës-Qafë-Thanë dhe Korçë-Ersekë, ku zgjidhjet inxhinierike do të shtrijnë efektet negative në dekada.

Kostot e shumëfishta të rrugëve

Në datën 8 të këtij muaji, Shqipëria u rendit e 15-ta nga 163 vende të botës për çmimin e lartë të naftës në vlerë sipas të dhënave nga portali Global Petrol Price.

Më datën 8 korrik, çmimi i naftës u llogarit afërisht 1.81 euro. Shqipëria lë pas për çmimin e lartë të naftës vendet super të pasura të botë, të tilla si Hong-Kong, Monako, Holandë, Izrael, Singapor, Zvicër, Finlandë, Itali, teksa edhe Greqia renditet me çmim më të lartë.

E llogaritur me fuqinë blerëse, Shqipëria pa dyshim renditet e para për çmimin e lartë të naftës, pasi të ardhurat për frymë në vitin 2023 nuk ishin më shumë se 34% e mesatares së BE-së me të dhënat e Eurostat.

Vitin e kaluar, buxheti i shtetit ka arkëtuar nga taksa e qarkullimit që vilet te shitja e naftës rreth 19,5 miliardë lekë, ose 190 milionë euro, me rritje vjetore 7%.

Taksa e qarkullimit mbi benzinën dhe naftën është 27 lekë për litër. Së paku deri vitin e kaluar, fondet e gjeneruara nga taksa e qarkullimit kanë qenë shumë më të larta se fondet e brendshme që akordon buxheti për rrugët.

Në vitin 2023, të ardhurat nga taksa e qarkullimit ishin 19,5 miliardë lekë, ndërsa financimi i brendshëm nga buxheti për programin e transportit rrugor ishte 15,2 miliardë lekë, sipas të dhënave nga buxheti 2023.

Taksa e qarkullimit ka për qëllim të grumbullojë të ardhura nga përdoruesit e transportit dhe taksa vilet gjatë blerjes së karburantit, për çdo litër të konsumuar dhe zakonisht ndihmon buxhetin të gjenerojë fonde, që më pas mund të rialokohen për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve.

Konsulentët e jashtëm kanë vënë në dukje se, Shqipëria mbledh një shumë të konsiderueshme taksash nga përdoruesit e rrugës, por nuk i kthen të gjitha tek rrugët.

Komisioni Europian, nëpërmjet programit IPA ka dhënë konsulencë teknike për planin e mirëmbajtjes së rrugëve që po zbaton qeveria, konstaton se shpenzimet buxhetore për mirëmbajtjen e rrjetit rrugor kombëtar janë më të ulëta se pagesat e përdoruesve të mbledhura (taksat e akcizës së karburantit, taksat e karburantit të qarkullimit).

Por kostove të shtrenjta të naftës po u shtohen edhe tarifat e larta të pagesës në autostradat që po ofrohen me pagesë, të cilat janë gjithashtu në nivelet më të larta europiane.

Autostrada Thumanë – Kashar, e cila u hap për trafikun së fundmi, do të jetë një nga katër autostradat më të shtrenjta në Europë sa i përket tarifës, ndërsa e krahasuar me fuqinë blerëse, ajo është më e shtrenjta në Europë.

“Monitor” ka përpunuar tarifat për kilometër të rreth 59 akseve me pagesë në të gjithë Europën, me të dhëna të marra nga portali i tarifave të pagesave sipas shteteve https://www.tolls.eu/european-countries.

Këto të dhëna u verifikuan me tarifat zyrtare të secilit nga shtetet.

Në krahasim janë përfshirë vetëm autostradat me pagesë, një pjesë e të cilave kanë edhe tunele (duke përjashtuar tarifat për veprat e rralla inxhinierike të tilla si Kanali i La Manshit, tunelet dhe urat në Belgjikë dhe Holandë etj., pasi nuk janë të krahasueshme me rrugën Thumanë-Kashar).

Autostrada Thumanë – Kashar në Shqipëri është e gjatë 21 kilometra, me tarifë 2.1 euro pa TVSH ose 2.53 euro me TVSH, ose 0.12 euro për kilometër.

Me këtë çmim për kilometër, Thumanë – Kashar është e katërta më e shtrenjta në mesin e 59 autostradave me pagesë në Europë.

Autostrada “Cannock – Kingsbury” në Britaninë e Madhe, renditet e para me 0.2 euro për kilometër. Aksi është 35 kilometër i gjatë dhe kushton 8.2 euro (7 paund).

Autostrada e dytë më e shtrenjtë në Europë është “Navan North – Kells” në Irlandë me 0.136 euro për kilometër. Aksi është 11 kilometër dhe kushton 1,5 euro.

Aksi i tretë më i shtrenjtë është gjithashtu në Irlandë “Springhill – Slieverue” me 0,125 euro për kilometër. Kjo autostradë është 16 kilometra dhe kushton 2 euro.

Të dhënat nga tarifat në autostradat me pagesë janë më të lartat në Britani, Francë dhe Itali, ndërsa më të lirat janë në Turqi, në Europën Lindore përgjithësisht në Rajonin e Ballkanit.

Për më tepër, vendet e Europës që kanë çmime të larta të rrugëve me pagesë kanë më shumë se një alternativë të lirë për lëvizjen e njerëzve.

The post Nga Thumanë-Kashar te Tuneli i Llogarasë, kostot e larta dhe vështirësitë në qarkullim appeared first on Albeu.com.

Zëri i Amerikës: Fermerët shqiptarë hasin probleme me shitjen e grurit, shkak kostot e larta
Në Shqipëri mjaft fermerë po hasin vështirësi në shitjen e grurit të sivjetshëm për shkak se çmimi i tregut është thuajse i njëjtë me kostot e prodhimit. Autoritetet u bënë thirrje atyre një vit më parë, pas agresionit rus në Ukrainë që të kultivojnë grurë me qëllim për të zbutur pasojat e krizës së furnizimeve që shkaktoi lufta.

Por megjithë shtimin e subvencioneve sipërfaqet e mbjella nuk u zgjeruan ndjeshëm. Autoritetet thonë se ndihma financiare kishte synim ta ruante këtë sipërfaqe dhe të konsolidonte prodhimin. Ndërkaq situatën e kanë bërë më të vështirë edhe problemet e mbartura në bujqësi që lidhen më së shumti me informalitetin dhe copëzimin e tokës.

Në Shqipëri ditët e fundit fermerë të kultivimit të grurit dhe ekspertë të fushës së bujqësisë po shprehin shqetësim në rritje, pasi çmimi i shitjes së grurit në treg është i njëjtë, ose në disa raste dhe nën koston e prodhimit, dhe varion nga 26-27 lekë të reja për kg, ose 27 mijë lekë për ton. Çmimi u dyfishua pas agresionit rus në Ukrainë në vitin 2022, dhe mbërriti mbi 500 dollarë për ton, por tregjet u stabilizuan sërish pas arritjes së marrëveshjes mes Rusisë dhe Ukrainës për transportin e drithërave të Ukrainës në Detin e Zi, në korrik të po këtij viti.

Franc Kaloshi një fermer në zonën e Lushnjës i cili kultivon grurë që prej 22 vitesh tha për Zërin e Amerikës, se ky është viti i tij më i vështirë. Kostot e prodhimit janë rritur thotë ai dhe çmimi i tregut është nën këto kosto.

“Prodhimi është në tokë, kjo s’ka ndodhur prej 22 vitesh. Nuk mund ta shes me këtë çmim që është në treg. E kam lënë këtu në magazinë. Nëse del një çmim tjetër më i lartë, do ta shes. Nëse nuk e shes grurin, vitin tjetër unë nuk mbjell asnjë hektarë me grurë, sepse nuk mundem. Shteti më subvencionon mua naftë për 10 ha, që do të thotë 910 litra naftë. Me kaq naftë, traktorët e mi punuan 48 orë. Megjithatë e falenderoj shtetin dhe për kaq sa më dha”-u shpreh për Zërin e Amerikës Franc Kaloshi, fermer në zonën e Lushnjës.

Situata e viteve të fundit në bujqësi ka qenë e vështirë si pasojë e krizave që shkaktoi pandemia e Koronavirusit, dhe kryesisht agresioni rus në Ukraninë që solli një rritje të ndjeshme të çmimeve në gjithë zinxhirin e furnizimeve në tregjet globale. Para fillimit të krizës çmimi i grurit në bursë ishte pak a shumë i njëjtë me atë që tregtohet sot, por fermerët thonë se kostot e prodhimit janë rritur me 25-30% për shkak të rritjes së çmimit të imputeve bujqësore, naftës apo fuqisë punëtore, duke mbërritur në kufijtë e çmimit të shitjes. Një prej grumbulluesve të grurit në vend, i lidh me disa faktorë këto kosto të larta.

“Ka shumë probleme fermeri te ne, që nga copëzimi i tokës në ngastra, cilësia e pesticideve apo e farërave. Por gruri në gjithë botën subvencionohet që nga Kanadaja, Amerika, Greqia, Austria, Serbia apo Maqedonia. Nuk ka shtet që nuk e subvencionon grurin, madje subvencionohet fuqishëm. Përndryshe gruri nuk arrin të prodhohet dhe të dalë në treg me sukses. Tek ne është bërë një subvencionim për 4 mijë fermerë, por pjesa që nuk ka marrë është e pambrojtur, megjithëse dhe ata që kanë marrë ankohen.”- u shpreh për Zërin e Amerikës, Adi Haxhiymeri Kryetar i Unionit të Prodhuesve të miellit.

Një vit më parë qeveria shqiptare për herë të parë, njoftoi subvencionimin me 30 mijë lekë të reja për ha për kultivimin e grurit që iu shtuan disa skemave të mbështetjes së fermerëve me naftë. Por kjo nuk ndikoi në një rritje të ndjeshme të sipërfaqes së grurit në vend. Autoritetet thanë për Zërin e Amerikës se çmimi është produkt i kërkesës dhe ofertës në tregjet ndërkombëtare dhe se ndërhyrjet financiare dhanë efeket në konsolidimin e sipërfaqes së kultivimit të grurit.

“Mbjelljet që e pasuan e konfirmuan këtë gjë. Sipërfaqja jo vetëm që nuk u ul por u shtua me rreth 3 mijë ha. Ishte një ndihmë jo e vogël për fermerët që e përfituan sepse ulën kostot e prodhimit. 30 mijë lekë për ha, është një ulje e ndjeshme në kushtet kur çmimi i naftës dhe ato të imputeve u rritën ndjeshëm. Kemi diçka më shumë se 3 mijë ha më shumë në kushte ekstreme. Fermerët pas subvencionimit u përballën me kosto më të ulëta. Kemi bërë maksimumin brenda kufijve të buxhetit. Kemi ndërhyrë për të ulur kostot”- u shpreh për Zërin e Amerikës, Irfan Tarelli, Drejtor i Politikave Zhvillimore në Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Ditët e fundit në bursë ka një trend rritës të çmimit të grurit, nga 250 në 300 dollarë për ton, si pasojë e tërheqjes së Rusisë nga marrëveshja që i lejonte Ukrainës eksportin e drithërave në Detin e Zi. Kjo mund të sjellë një situatë të favorshme për fermerët shqiptarë pasi mund ta shesin grurin me një çmim më të lartë.

Sipërfaqja e grurit sipas të dhënave të INSTAT, është zvogëluar ndjeshëm prej viteve 2000, me 62%, dhe me 21% vetëm në 5 vitet e fundit dhe prodhimi vendas plotëson gjysmën e nevojave. Shkalla e subvencioneve në bujqësi edhe pse ka njohur rritje këto vite, sërish është e pamjaftueshme sipas ekspertëve, për të ndikuar në rritjen e sipërfaqeve të mbjella me grurë. Përvec kësaj mjaft fermerë penalizohen nga mungesa e dokumentacionit të pronësisë mbi tokën. Franc Kaloshi dhe familja e tij, kultivojnë prodhime të ndryshme bujqësore në një sipërfaqe prej 220 ha tokë në zonën e Lushnjës, por nuk zotërojnë dokumenta të rregullta pronësie për gjithë sipërfaqen. Kjo e dëmtoi atë në rastin e subvencionimit të grurit me 30 mijë lekë për ha.

“Unë aplikova për 68 ha, dhe përfitova subvencionim vetëm për 16 ha. Kjo ndodhi se unë vetëm për kaq hektarë kisha dokumenta të rregullta pronësie, sipas ligjit. Deri tani ne nuk na është kërkuar kontratë qeraje për tokën në administrim, dhe nuk i kemi dhënë shumë rëndësi. Nga ky moment që po kërkohet ne po lidhim kontrata qeraje të rregullta, pasi na ndihmon për të përvetësuar subvencionimet nga shteti, që edhe pse mund të jenë të ulëta, sërish na vijnë në ndihmë”- vijoi Franc Kaloshi, fermer në zonën e Lushnjës.

Edhe grumbullesit e grurit e shohin si një problem serioz informalitetin në bujqësi, që sipas tyre e dëmton shumë fermerin dhe prodhimin bujqësor në tërësi.

“Fakti që ne në vitin 2023 nuk kemi ende çertifikata pronësie për çdo njeri që ka një tokë është absurde. Rrjedhimisht duke mos patur dokumenta, je jashtë loje, je i patrajtuar me mbështetje financiare. Kjo nuk diskutohet”- pohoi Adi Haxhiymeri Kryetar i Unionit të Prodhuesve të miellit.

Zyrtarë të Ministrisë së Bujqësisë i thanë Zërit të Amerikës se janë rritur përpjekjet për formalizimin e fermerëve dhe se dhënia e subvencioneve është gjithashtu një masë nxitëse.

E megjithatë ekspertë të fushës së bujqësisë mendojnë se krahas skemave financiare në ndihmë të fermerëve, autoritetet duhet të hartojnë politika më të qarta bujqësore me qëllim orientimin e fermerëve.

“Kur të ndërtohen politikat bujqësore të merren parasysh që të ketë një orientim sa më të drejtë të fermerëve. Të mos diskutohet vetëm sipërfaqja për të rritur prodhimin. Të bëhet studim i tregut. Cili është ai kultivar gruri që kërkohet nga industria përpunuese, të gjithë zinxhirët duhet të jenë në sinkron me njëri- tjetrin”- u shpreh për Zërin e Amerikës, Ilir Pilku ekspert i bujqësisë.

Por përveç problemit të çmimit të shitjes së grurit, pak a shumë të njëjtë me kostot e prodhimit, fermerët u përballën këtë vit edhe me kushte të rënduara klimatike të shoqëruara me reshje të shumta në prag të korrjeve që sipas ekpsertëve dëmtuan cilësinë. Disa grumbullues thanë se cilësia është bërë pengesë për blerjen e grurit në tregun vendas, por autoritetet argumentojnë se ky konstatim nuk mund të përgjithësohet, dhe se për ta mbetet problem çmimi i pafavorshëm në bursë dhe jo cilësia.

Por situata në vazhdim duket se do të varet nga tregjet globale, të cilat janë në pritje të zhvillimeve të reja pasi Rusia pezulloi pjesëmarrjen në marrëveshjen që i krijonte mundësi Ukrainës të eksportonte grurë përmes Detit të Zi. Kjo marrëveshje u ndërmjetësua nga Kombet e Bashkuara dhe Turqia me qëllim për të lehtësuar krizën globale ushqimore. Ukraina është prodhues i madh i drithërave dhe ndërprerja e eksporteve prej saj mund të risjellë një tronditje të tregjeve dhe ndoshta një çmim të ri më lartë të grurit në bursë./VOA

The post Zëri i Amerikës: Fermerët shqiptarë hasin probleme me shitjen e grurit, shkak kostot e larta appeared first on Albeu.com.

Ju kujtohet “Marigoja”? Rrëfehet aktorja: Dy momentet më të dhimbshme të jetës (FOTO LAJM)
Me suksese të panumërta dhe një karrierë të gjatë e plot role që kanë shenjuar kujtesën e të gjithë shqiptarëve, Elvira Diamanti është tërhequr nga skena. Aktorja e famshme do të mbahet mend sidomos për interpretimin e magjishëm të “Marigosë” përkrah Robert Ndrenikës dhe Hajrie Rondos në filmin “Përallë nga e kaluara”.

Ndoshta duket parë profesionalizmin e saj, nuk do ta besoni se ajo është gjendur në botën e aktrimit krej rastësisht.

“Nuk kisha dëshirë të isha në xhirime, por që mund të lija shkollën. Xhirimet ishin një arsye për të mos shkuar në shkollë dhe ishte shumë bukur”, tregon aktorja.

Elvira gjithashtu nuk ka kursyer për publikun as momentet më të vështira që ka kaluar në jetë edhe pse nuk i përkasin profesionit.

Ajo ka treguar se momenti më i vështirë në jetë ka qenë kur është përballur me sëmundjen e të motrës.

“Gjëja që më ka prekur më shumë është kur një doktoreshë më tha për motrën time që ka kancer dhe është i pashërueshëm. Mbase ma tha pak ashpër dhe prerë. Ky është një moment aq i dhimbshëm dhe i fuqishëm, saqë unë ende sot kur shikoj në ëndërr motrën time Diana them: Sa mirë është, sa e lumtur është, por nuk e di që është e sëmurë. Ky ka qenë momenti më i vështirë në jetë”, shprehet Elvira.

Elvira Diamanti

“Marigoja” është nënë e një vajze, Edra. Nëna e Edrës ka treguar gjithashtu vështirësitë që ka hasur kur ka sjellë në jetë të bijën.

“Kur i kam dhënë për herë të parë vajzës sime gji. Vajza lindi nën peshë dhe në atë kohë rregullat ishin të rrepta, nuk mund ta ushqeje. Ta merrnin fëmijën e vendosnin në inkubator, që të rritej në kushtet speciale. Unë qaja vazhdimisht sepse vajzat ishin binjake dhe nuk arritën dot që të jetonin të dyja. Mbeti vetëm Edra, vajza që kam sot. Drini duke parë që unë isha vazhdimisht e shqetësuar, qaja dhe dihet që shqetësimi ta heq qumështin, më çoi në maternitet dhe fshehurazi, duke thyer të gjitha rregullat, e mori Edrën nga inkubatori dhe unë i dhashë gji. Ai ka qenë një moment i magjishëm për mua dhe thashë se nuk mund të ketë gjë më të bukur se kaq. Lumturia ishte shumë e plotë”, rrëfehet aktorja.

The post Ju kujtohet “Marigoja”? Rrëfehet aktorja: Dy momentet më të dhimbshme të jetës (FOTO LAJM) appeared first on Albeu.com.