veshka Archives - Albeu.com

Si të përshpejtoni nxjerrjen e gurëve të veshkave nga trupi! Këshillat që ju nevojiten, ja kur duhet t’i drejtoheni mjekut
Veshkat janë përgjegjëse për eliminimin e mineraleve të ndryshme nga gjaku, nëpërmjet urinës.

Në shumë raste, sasi të larta mineralesh akumulohen në veshka duke formuar gurë.

Kur gurët janë të vegjël ato dalin nga trupi me më shumë lehtësi.

Kur gurët janë të mëdhenj ato ngecin në kanalin që lidh veshkën me fshikzën e urines dhe shkaktojnë dhimbje.

Një gjë e tillë shkakton edhe infeksion apo dëmtim të veshkave.

Sa kohë u nevojitet gurëve në veshka të dalin nga trupi

Faktorët që përcaktojnë kohën që u nevojitet gurëve në veshka të dalin nga trupi janë: përmasat dhe vendndodhja.

80% e gurëve në veshka që janë më të vegjël se 4 milimetra dalin vetë nga trupi për 31 ditë.

60% e gurëve në veshka që janë rreth 4 deri në 6 milimetra dalin vetë nga trupi për 45 ditë

20 përqind e gurëve në veshka më të mëdhenj se 6 milimetra dalin vetë nga trupi në 12 muaj.

Eliminimi i gurëve më të mëdhenj kërkon ndërhyrje kirurgjikale.

Gurët mund të formohen në fillim të kanalit të sipërpërmendur ose në pjesën fundore të tij që është pranë fshikëzës.

Sipas studimeve, 48% e gurëve që formohen në fillim të kanalit dhe 79% e atyre që formohen në fund të kanalit  nuk kanë nevojë për ndërhyrje.

Si të përshpejtoni procesin e nxjerrjes së gurëve jashtë trupit

Mënyra më e mirë për të përshpejtuar procesin e nxjerrjes së gurëve nga trupi është që të pini sa më shumë ujë.

Uji nxit urinimin dhe ndihmon në daljen sa më shpejtë të gurëve.

Këshilla të tjera për këtë problem janë:

Kufizoni sasinë e proteinave,

Kufizoni sasinë e kalçiumit,

Konsumoni më pak kripë,

Hani më shumë agrume.

Agrumet përmbajnë disa substanca të cilat pengojnë formimin e gurëve në veshka.

Kur duhet të shkoni tek mjeku?

Ekspertët thonë se njerëzit që kanë simptomat e mëposhtme duhet të vizitohen sa më parë tek mjeku.

Dhimbje të forta në pjesën anësore ose në shpinë.

Djegie gjatë urinimit,

Ethe dhe temperaturë,

Të vjella,

Gjak në urinë.

Në rastet e një ndërhyrje kirurgjikale, njeriu mund të rifillojë aktivitetin normal të paktën 2 ditë pas operacionit.

The post Si të përshpejtoni nxjerrjen e gurëve të veshkave nga trupi! Këshillat që ju nevojiten, ja kur duhet t’i drejtoheni mjekut appeared first on Albeu.com.

Ndërron jetë 32-vjeçarja nga Tetova pas operacionit për heqjen e gurëve në veshka
Para dy javësh, më 19 qershor, pacientja e re nga Tetova hyri në sallën e operacionit të Klinikës për Urologji në Qendrën Klinike në Shkup për një operacion elektiv për heqjen e gurit në veshka, ndërsa të nesërmen ajo vdiq në Klinikën për Mjekim Intensiv dhe Reanimacion, tregojnë dokumentet për historinë e saj mjekësore.

Bashkëshorti i saj tha për “Sloboden Pecat” se është në kërkim të së vërtetës dhe do të nisë procedurat gjyqësore me ekspertë të huaj.

“Fillimisht na thanë që ta nxirrnim gurin nga veshka e saj, që veshka e saj të funksiononte. Pas operacionit, ata thanë se i hoqën veshkën për t’i shpëtuar jetën. Gruaja ime ka vdekur më 19 qershor dhe ka bërë tre operacione, tre herë është kthyer në sallë. Po kërkoj të vërtetën, djali im pesëvjeçar më pyet çdo ditë se kur do të vijë nëna e tij nga spitali”, tha bashkëshorti i së pacientes së ndjerë.

Ai sot ka marrë dy fletë-lëshime nga Klinika e Urologjisë dhe të dytën nga Klinika për Mjekim Intensiv dhe Reanimacion (KMIR).

Dokumentet “tregojnë” se diçka nuk shkoi pas operacionit të gurëve në veshka të 19 qershorit. Në fletëlëshim thuhet se gjendja e pacientes gjatë qëndrimit në sallën e rikuperimit, menjëherë pas përfundimit të trajtimit operativ në Urologji dhe zgjimit nga anestezia është përkeqësuar në mënyrë progresive.

Përkeqësimi pas operacionit të gurëve në veshka në Urologji, ka qenë me rënie të presionit, me prodhim dreni – gjak i freskët deri në 1300 mililitra, lëkurë e zbehtë e me djersë të ftohtë, gjatë së cilës i janë dhënë 3 njësi eritrocite, 2 plazma të freskëta të ngrira, bikarbonate, stimulimi i noradrenalinës, ndërsa një urolog u thirr urgjentisht për vlerësimin e gjendjes.

Ndërkohë, gjendja e pacientes u përkeqësua më tej, ajo merrte frymë me vështirësi, bebëzat e saj ishin zmadhuar mesatarisht dhe u transferua sërish në sallën e operacionit në repartin e Urologjisë.

Paqëndrueshmëria vazhdoi, ajo ishte e varur nga mbështetja e adrenalinës dhe asaj iu dhanë produkte gjaku dhe plazma.

Më pas, sipas dokumenteve, është bërë heqja e plotë e veshkës dhe gruaja është transferuar në Klinikën për Mjekim Intensiv dhe Reanimacion (KMIR).

Atje ajo ishte e intubuar, kishte lëkurë të zbehtë, presion të gjakut 90 me 60, me bebëza mesatarisht të zgjeruara që nuk reagonin ndaj dritës, kështu që iu dha adrenalinë.

Në venën jugulare i është vendos kateter venoz dhe filloi ringjallja intensive me solucione kristaloidale dhe koloidale. Ndërkohë, kërkoheshin produkte shtesë gjaku. Gjatë qëndrimit në KMIR, pacientja ka marrë sërish produkte gjaku, ndaj është thirrur urologu dhe gastroenterohepatologu për eko abdominale për shkak të fryrjes së stomakut.

Ajo u dërgua sërish në sallën e operacionit, ku iu dhanë produkte gjaku dhe u thirr kirurg abdominal dhe vaskular.

Por frymëmarrja e pacientes u bë shumë e ngadaltë dhe pas reanimimit të pasuksesshëm ajo vdiq.

Familja ende nuk i ka marrë rezultatet e autopsisë pato-anatomike.

Edhe pse nga Klinika e Urologjisë kemi kërkuar përgjigje, ende nuk ka asnjë reagim nga ata.

The post Ndërron jetë 32-vjeçarja nga Tetova pas operacionit për heqjen e gurëve në veshka appeared first on Albeu.com.

Shkaqet e formimit të gurëve në veshka dhe ushqimet që duhet të shmangni
Gurët në veshka përbëhen ose nga kripëra minerale ose nga kripëra të tjera acidike.

Gurët formohen për shkaqe të ndryshme, ku përfshihen: ushqyerja e keqe, suplementët sintetikë të kalciumit, dehidratimi, alergjitë, mbipesha dhe mungesa e aktivitetit fizik.

Në këtë artikull,  do të zbuloni kurat më të mira natyrale kundër gurëve në veshka.

Ushqimet më të mira kundër gurëve në veshka

Uji

Dehidratimi është një nga shkaktarët më të mëdhenj të gurëve në veshka.

Përpiquni të pini nga 250 deri në 500 ml, pra një ose dy gota ujë çdo orë.

Barishtet

Njerëzit që kanë një regjim ushqimor me bazë bimore kanë më pak gurë në veshka dhe probleme me to.

Lëngu i limonit

Nëse e përzieni lëngun e limonit me ujë të ngrohtë, do të vëreni një reduktim të gurëve.

Ushqimet me magnez

Ushqimet e pasura me magnez siç janë avokado dhe banania, pakësojnë rrezikun e formimit të gurëve.

Ushqimet që shkaktojnë gurë në veshka

Ushqimet e pasura me acid oksalik

Në këtë listë përfshihen: spinaqi, domatet, patëllxhani, panxhari, selinoja, patatja e ëmbël, kikirikët, bajamet, boronicat, manaferrat, luleshtrydhet, majdanozi dhe kakaoja.

Lëngu i qitros

Lëngu i qitros duhet shmangur sepse rrit rrezikun e formimit të gurëve të veshkave.

Mishrat e përpunuar

Këto produkte shkaktojnë akumulim të kalçiumit në veshka, që nxit formimin e gurëve.

Ushqimet e pasura me kalcium

Shmangni produktet e bulmetit si qumështi apo djathërat e përpunuar që shkaktojnë një akumulim të tepërt të kalciumit në organizëm.

Kafeina

Kafeina e dehidraton organizmin dhe përkeqëson situatën me gurët në veshka.

5 trajtimet më të mira natyrale kundër gurëve në veshka

Magnezi

Magnezi është një mineral që pengon formimin e gurëve në veshka.

Konsumoni 250 mg magnez dy herë në ditë.

Vitamina B6

Vitamina B6 ul nivelet e kalciumit në organizëm dhe duhet marrë një sasi prej 50 mg e saj çdo ditë.

Atë e gjeni te arrorët si bajamet, arrat e tj.

Vitamina E

Sipas të dhënave, kjo vitaminë ul nivelet e acideve dhe kalciumit në organizëm.

Ushqimet ku gjendet Vitamina E.

Ekstrakti i boronicës së kuqe

Ky ekstrakt që tretet në ujë ul nivelet e kalciumit në urinë.

Ekspertët rekomandojnë konsumin e 400 mg dy herë në ditë.

Aloe Vera

Lëngu i aloe verës pakëson sasinë e kristaleve në veshka.

The post Shkaqet e formimit të gurëve në veshka dhe ushqimet që duhet të shmangni appeared first on Albeu.com.

Pesë këshilla për të mbrojtur veshkat, shenjat që tregojnë se keni probleme
Pesë rregullat për shëndetin e mirë të veshkave janë botuar në një artikull nga profesori i shëndetit të veshkave, Nikola Thomas (Universiteti i Londrës South Bank).

1.Kujdesi për hidratim adekuat

Sigurohuni që të pini lëngje të mjaftueshme çdo ditë. Uji është mënyra më e mirë për të mbajtur veshkat të hidratuara, megjithatë pijet e tjera si çaji apo lëngjet mbulojnë gjithashtu nevojat për lëngje. Thomas sugjeron të konsumoni tetë gota çdo ditë.

2.Kujdes nga kripa

Kripa e tepërt rrit presionin e gjakut. Rritja e vazhdueshme e presionit të gjakut nga ana tjetër mund të çojë në probleme me veshkat.

Përpiquni të konsumoni më pak se një lugë çaji kripë çdo ditë, rekomandon ai, dhe tërheq vëmendjen për kripën që nuk e kalon kontrollin tonë, por shpesh “fshihet” në ushqime të tilla si “burgera, salsiçe, proshutë, djathë, peshk i tymosur dhe patate të skuqura, ushqime të gatshme dhe salca të paketuara paraprakisht.”

3.Nuk pihet duhan

Thomas paralajmëron se ” duhani dëmton duke ngushtuar enët e gjakut që furnizojnë veshkat dhe duke rritur presionin e gjakut .”

4.Ushtrime

Nuk kërkon anëtarësim në palestër ose pajisje të rënda.

“Bëni zemrën tuaj të pompojë çdo ditë duke ecur me shpejtësi ose duke ngjitur shkallët ,” rekomandon ai.

5.Ruajtja e një peshe normale

Perimetri i belit duhet të jetë më pak se gjysma e gjatësisë suaj. Kjo do t’ju tregojë se sa yndyrë keni grumbulluar rreth belit tuaj në krahasim me pjesët e tjera të trupit. Thjesht përdorni një copë spango. Matni lartësinë tuaj me fije, më pas priteni në gjysmë. Nëse nuk mjafton ta sillni rreth belit, atëherë keni yndyrë të shtuar.

Shenjat e problemeve të veshkave

Çrregullimet në shëndetin e veshkave nuk vihen re menjëherë dhe simptomat zakonisht shfaqen kur dëmtimi ka përparuar.

Dëmtimi i veshkave kalon në pesë faza, ku faza 5 është më e keqja. Vetëm në fazën 4 njerëzit mund të vërejnë se ndjejnë lodhje më intensive se zakonisht, shpjegon profesori.

Simptomat e mundshme janë dhimbja e kokës dhe shikimi i paqartë, por mund të jenë për shkak të hipertensionit. Në fazat e mëvonshme të dëmtimit të veshkave, të përzierat ose humbja e oreksit janë të zakonshme.

Pikërisht për shkak se nuk është e lehtë të identifikosh rrezikun, ai rekomandon që personat me diabet, hipertension, probleme me zemrën apo me histori familjare të bëjnë një analizë gjaku dhe urologjike që do të tregojë nëse ka nevojë për një kontroll të rregullt apo fillimin e mjekimit.

The post Pesë këshilla për të mbrojtur veshkat, shenjat që tregojnë se keni probleme appeared first on Albeu.com.

SHBA/ Për herë të parë, transplantohet veshka e derrit të modifikuar gjenetikisht te pacienti
Mjekët në Spitalin e Përgjithshëm të Massachusetts në Boston kryen për herë të parë transplantin e veshkës së një derri të modifikuar gjenetikisht te një pacient.

Nëse rezultatet janë të suksesshme, atëherë pritet të japë shpresë për shumë njerëz, pasi operacioni do të jetë një tjetër hap drejt zgjidhjes së mundshme të mungesës kronike të organeve.

Sipas deklaratës, pacientja 62-vjeçare po shërohet nga operacioni katërorësh, i cili u zhvillua më 16 mars 2024.

Deri më tani, shenjat janë premtuese. Veshka e re filloi të prodhojë urinë menjëherë pas operacionit fundjavën e kaluar. Pacienti ka një gjendje të përmirësuar, tashmë po ecën nëpër korridoret e spitalit dhe së shpejti mund të dalë nga spitali.

Operacioni, sipas spitalit, shënon “një moment historik të rëndësishëm në kërkimin e organeve të disponueshme për pacientët”.

Transplantet e tjera të veshkave nga derrat e modifikuar gjenetikisht janë bërë në të kaluarën dhe organet funksionuan, por pacientët që i morën pësuan vdekje të trurit.

Veshka e derrit erdhi nga laboratori eGenesis në Kembrixh, Mass, i cili thotë se synon t’i japë fund mungesës së organeve për transplantim dhe të revolucionarizojë trajtimet e dështimit të organeve.

Pse pacienti zgjodhi këtë lloj transplanti

Pacienti që mori transplantin, Richard Schleiman, vuante nga diabeti dhe hipertensioni dhe kishte trajtime në Mass General për më shumë se një dekadë. Ai ishte në dializë për shtatë vjet dhe në vitin 2018 iu transplantua një veshkë njeriu për pesë vjet por trupi e refuzoi atë dhe zhvilloi komplikime të tjera.

Në vitin 2023, pacienti rifilloi hemodializën, por pati komplikime të rënda vaskulare dhe kërkoi shtrimin në spital.

Schleiman vazhdoi të punonte pavarësisht problemeve shëndetësore. Tani pritja për një tjetër veshkë njerëzore ishte e gjatë dhe ai kishte filluar të dëshpërohej. Mjeku i tij filloi të mendonte se çfarë alternativa kishin.

“Ai do të duhet të presë 5-6 vjet për një veshkë njeriu. Ai nuk do të ishte në gjendje të mbijetonte, tha Dr. Ëilliams, i cili e pyeti pacientin e tij se si do ta shihte marrjen e një veshke derri.

Pacienti kishte shumë pyetje. Ai vendosi të vazhdojë.

“Unë e pashë këtë jo vetëm si një mënyrë për të ndihmuar veten, por edhe si një mënyrë për t’u dhënë shpresë mijëra njerëzve që kanë nevojë për një transplant për të mbijetuar,” tha ai në një deklaratë të siguruar nga Mass General.

Deri më tani, veshka e re duket funksionale dhe ka mundur të ndalojë dializën. Gjithashtu prodhon urinë dhe kreatininë. Treguesit e tjerë tregojnë përmirësim. Mjekët do të vazhdojnë ta monitorojnë për shenja të refuzimit të organeve.

Shpresat se hemodializa do të marrë fund

Operacioni ka krijuar shumë shpresa. Drejtori mjekësor për transplantin e veshkave në Mass General i tha New York Times se nëse veshkat nga kafshët e modifikuara gjenetikisht mund të transplantohen në një shkallë të gjerë, hemodializa do të marrë fund. Programi i transplantit u zhvillua nga organizata mëmë e Mass General Brigham Hospital.

Vetëm në SHBA mbi 800,000 amerikanë kanë dështim të veshkave dhe kanë nevojë për dializë. Më shumë se 100,000 janë në listën e pritjes për të marrë transplantin e veshkës nga një donator i gjallë ose i vdekur.

Përveç kësaj, dhjetëra miliona amerikanë vuajnë nga sëmundje kronike të veshkave, të cilat mund të çojnë në dështim të organeve.

Mijëra pacientë vdesin çdo vit duke pritur për një veshkë, pasi mungesa e organeve është akute. Vetëm 25,000 transplante veshkash kryhen çdo vit.

The post SHBA/ Për herë të parë, transplantohet veshka e derrit të modifikuar gjenetikisht te pacienti appeared first on Albeu.com.

E tmerrshme/ Modeli që kishte jetuar gjithë jetën me një veshkë, vdes papritur para transplantit (FOTOT)
Një model ‘bodybuilder’ që kishte lindur me një veshkë ka vdekur në moshën 34 vjeçare teksa priste një organ të përshtatshëm për transplant.

Cristhian Annes kishte jetuar pa probleme deri një vit më parë, kur papritur analizat e gjakut i treguan se shëndeti po i përkeqësohej.

Prandaj modeli brazilian u vendos në listën e pritjes për transplant disa muaj më parë, teksa raportohej se ishte i 68-ti në radhë.

Më 20 janar ai u dërgua me urgjencë në spital teksa gjendja u përkeqësua, ndërsa tragjikisht ai ndërroi jetë të hënën teksa priste organin e ri.

Arsyet e përkeqësimit të papritur të shëndetit të tij një vit më parë mbeten mister.

Cristhian, i cili punonte si stërvitës personal, ishte me një veshkë që prej lindjes, por nuk kishte pasur asnjë herë probleme shëndetësore, thotë e dashura e tij e vjetër Wanna Teixeira.

Kjo deri në vitin 2022, kur instruktori i bodybuilding, emri i vërtetë i të cilit ishte Hans Christian Dyck Annes, mori lajmin se veshka e tij nuk po funksiononte më siç duhej.

E dashura e tij Wanna thotë se ai kishte fobi nga mjekët por më në fund vendosi të merrte kurat. Annes kishte 42,300 ndjekës në rrjetet sociale të cilët i zbaviste me foto të fizikut të tij të stërvitur si dhe të stileve të stërvitjes me klientët e tij.

Zyrtarët në Paraná, Brazil, ku jetonte Annes thonë se kishte rreth 2000 njerëz në listën e pritjes për një transplant veshke në dhjetor.

Por në janar prej dhjes së përkeqësuar i ndjeri ishte ngritur në radhën e pritjes teksa priste të merrte organin brenda disa javëve, shkruan rrjeti Metro.co.uk

Annes punonte në palestrat e Ponta Grossa dhe ishte diplomuar në stërvitje ‘bodybuilding’ dhe dieta sportive nutricionizmi.

Ai kishte marrë pjesë në kampionate dhe punonte si model. Wanna thotë se ai adhuronte sportet dhe ishte gjithnjë në aktivitet.

The post E tmerrshme/ Modeli që kishte jetuar gjithë jetën me një veshkë, vdes papritur para transplantit (FOTOT) appeared first on Albeu.com.

Jo vetëm veshkat! Çfarë dëmton tjetër në trupin tonë kripa e tepërt
Kripa nuk është e shëndetshme në momentin kur konsumohet më tepër se ç’duhet. Nuk bëhet fjalë që ky ushqim të eliminohet plotësisht, por thjesht të mos kalohet masa në përdorimin e tij, pasi kripa ndikon negativisht në shumë sëmundje dhe jo vetëm të sistemit kardiovaskular.

Konsumimi i tepërt i kripës shkakton mbajtjen e ujit dhe fryrje në disa njerëz. Efektet mund të jenë jetëshkurtër nëse ulni qëllimisht marrjen e natriumit, por ato mund të ndikojnë seriozisht në veshkat në planin afatgjatë.

Ndikon në rritjen e tensionit

Njëri nga efektet kryesore të kripës është rritja e tensionit arterial. Kjo ndodh pasi kripa ndikon në mbajtjen e lëngjeve nga organizmi, gjë që shkakton presion në arterie dhe ndihmon në shfaqjen e hipertensionit, gjë që nuk duhet parë si një problem i parëndësishëm, pasi hipertensioni shkakton 62 % të problemeve kardiovaskulare dhe 42 % të sëmundjeve të zemrës.

Ndikon në veshka

Nëse konsumoni shumë kripë, nivelet e rritura të natriumit pengojnë funksionimin e qetë të veshkave të cilat nuk janë në gjendje të filtrojnë gjakun në mënyrën e duhur.

Mund të shkaktojë osteoporozë

Kripa e tepërt në ushqim për një periudhë të gjatë mund të çojë në grumbullimin e lëngjeve në indet dhe qelizat e trupit. Kjo e detyron trupin të nxjerrë kalcium, duke çuar në degjenerimin e kockave dhe osteoporozën.

Shkakton goditje në tru

Kur veshkat fillojnë të keq-funksionojnë për shkak se nuk janë në gjendje të largojnë kripën e tepërt, rezultati është presioni i lartë i gjakut i cili më pas mund të çojë në goditje në tru.

Shkakton migrenën

Konsumimi i tepërt i kripës gjithashtu shkakton dhimbje koke që mund të shndërrohen në migrenë. Këto dhimbje koke janë të shkaktuara nga dehidratimi. Ju duhet të mbani veten të hidratuar dhe të pini shumë ujë për të mposhtur efektet anësore të kripës.

The post Jo vetëm veshkat! Çfarë dëmton tjetër në trupin tonë kripa e tepërt appeared first on Albeu.com.

10 simptoma të hershme që tregojnë se vuani nga veshkat
Veshkat janë organe që ndihmojnë trupin tonë të heq ujërat dhe mbeturinat e tepërta. Ata normalisht filtrojnë gjakun dhe krijojnë urinë. Përveç kësaj, veshkat ruajnë balancën e mineraleve në trup, prodhojnë hormone dhe luajnë rol të rëndësishëm në rregullimin e presionit të gjakut.

Nëse këto dy organe dëmtohen, trupi humbet aftësinë për të hequr agjentët e dëmshëm dhe lëngjet shtesë. Në shumicën e rasteve veshkat humbasin funksionin e tyre gradualisht.

Kjo quhet sëmundje kronike e veshkave. Sot, do ju tregojmë disa simptoma pothuajse të padukshme që sinjalizojnë sëmundjen e veshkave.

1. Lodhja

Lodhja e vazhdueshme pa shkak dhe vështirësitë e përqendrimit mund të jenë rezultat i akumulimit të toksinave. Përveç kësaj, mosfunksionimi i veshkave shpesh çon shpesh në anemi.

2. Urinim i shpeshtë

Nevoja e shpeshtë për të urinuar mund të tregojë se keni probleme me funksionimin e veshkave.

3. Vështirësi në fjetje

Nëse trupi juaj nuk pastrohet nga toksina që ka në gjak, mund të keni vështirësi të flini gjumë.

4. Fryrje e syve

Kur ju keni të dëmtuar veshkat fillon nxjerrja e një sasie jonormale të proteinave, duke shkaktuar mbajtjen e lëngjeve dhe sytë e fryra.

5. Lëkurë e thatë

Mosbalancimi i mineraleve dhe i lëngjeve, mund ta bëjë lëkurën e thatë dhe të kruar.

6. Urinë me gjak

Nëse filtri natyror i veshkave nuk funksionon si duhet, qelizat e gjakut tentojnë të rrjedhin në urinë. Jini të vetëdijshëm se aditivët e përgjakshëm janë shenjë e gurëve në veshkave.

7. Këmbë të fryra

Humbja e funksionimit të veshkave çon në mbajtjen e natriumit dhe lëngjeve, duke bërë që këmbët tuaja të fryhen, sidomos në mëngjes.

8. Dhimbje muskujsh

Mosbalancimi i kalciumit dhe fosforit shpesh çon në dhimbje të muskujve

9. Ulje oreksi

Sëmundja kronike e veshkave çon në humbje të oreksit.

10. Urina e shkumëzuar

Largimi i tepërt i proteinave zakonisht bën që urina juaj të jetë e shkumëzuar.

The post 10 simptoma të hershme që tregojnë se vuani nga veshkat appeared first on Albeu.com.

Këto sëmundje përkeqësohen nga temperaturat e larta
Nëse vuani nga këto sëmundje, vapa është veçanërisht e rrezikshme për ju. Personat që vuajnë nga sëmundjet e zemrës dhe veshkave janë veçanërisht të rrezikuar.

Kur dielli është i fortë, trupi përshtatet me ndryshimet. Zemra duhet të punojë më shumë, të pompojë gjak më shpejt për të mbajtur temperaturën optimale të trupit.

Megjithatë, nëse trupi nuk ftohet siç duhet, ekziston rreziku i goditjes nga nxehtësia. Personat që vuajnë nga sëmundjet e zemrës dhe veshkave janë veçanërisht të rrezikuar.

Prandaj këta pacientë duhet të jenë veçanërisht të kujdesshëm gjatë verës. Kur temperatura e trupit është e ngjashme me atë të jashtme, trupi ftohet duke djersitur, por kjo mund të ndikojë në rrahjet e zemrës, të shkaktojë dehidrim dhe ngërçe. Ndryshime ndodhin edhe në koagulimin e gjakut dhe dehidratimi i shpeshtë mund të çojë në trombozë lokale, ënjtje të këmbëve dhe mbajtje të lëngjeve në pjesën e poshtme të trupit.

Ndryshimet e papritura të temperaturës mund të çojnë në një atak në zemër, sepse enët e gjakut zgjerohen nga nxehtësia, gjë që ul presionin e gjakut dhe përshpejton zemrën. Ndryshimet në presion dhe pulsim mund të shkaktojnë dobësi dhe humbje të vetëdijes. Prandaj, për ata me sëmundje të zemrës rekomandohet që të dalin jashtë vetëm në mëngjes dhe në mbrëmje, ndërsa gjatë ditës duhet të qëndrojnë në dhoma me kondicioner në temperatura ndërmjet 23 dhe 26 gradë Celsius. Diferenca e temperaturës midis brenda dhe jashtë nuk duhet të jetë më shumë se shtatë gradë.

Është gjithashtu e rëndësishme të pini mjaft lëngje, të hani me moderim dhe të rrisni marrjen e frutave dhe perimeve të stinës. Terapia duhet të merret rregullisht dhe për një rregullim të mundshëm të terapisë rekomandohet vizita te kardiologu gjatë verës. Njerëzit me presion të ulët të gjakut dhe hipertension duhet të matin më shpesh presionin e gjakut gjatë vapës. Nëse vlerat janë ulur (nën 100/60 mmHg), duhet të konsultoheni me një mjek. Është e rëndësishme të merren parasysh vlerat e presionit.

Personat me probleme me veshkat duhet të shmangin nxehtësinë sepse temperatura e lartë i ngarkon shumë veshkat.

Gjithashtu, personat që kanë infeksione akute ose kanë kapërcyer së fundmi një sëmundje apo operacion duhet të shmangin ekspozimin ndaj temperaturave të larta. Kujdes i veçantë kërkohet kur merrni diuretikë.

Këto barna, në kundërshtim me mendimin popullor, jo vetëm që nxjerrin ujin nga trupi, por edhe kripën (NaCl). Meqenëse nevoja për diuretikë zakonisht zvogëlohet në verë, rritja e nevojës për ta mund të tregojë përkeqësim të sëmundjes. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme të pini mjaft lëngje dhe të plotësoni elektrolitet, veçanërisht nëse djersitni shumë.

The post Këto sëmundje përkeqësohen nga temperaturat e larta appeared first on Albeu.com.

Pesë ushqime që janë shumë të dëmshme për veshkat
Ajo që hani mund të luajë një rol të madh në shëndetin e veshkave tuaja. Mishi i kuq, spinaqi, patatet, ushqimi i kripur dhe pijet e gazuara duhet të shmangen nëse keni probleme me veshkat.

Rreziku i zhvillimit të problemeve shëndetësore të veshkave ndikohet nga disa faktorë, një prej të cilëve është gjenetika. Por janë disa ushqime që dëmtojnë shëndetin e veshkave.

Mish i kuq

Sipas mjekëve nuk dihet të hani më shumë se tre porcionet të rekomanduara të mishit të kuq në javë. Sipas një studimi të vitit 2017 të botuar në Journal of the American Society of Nefrology, konsumi i lartë i mishit të kuq ishte i lidhur ndjeshëm me problemet e veshkave, por zëvendësimi i një porcioni mishi të kuq me një burim tjetër proteinash mund të zvogëlojë rrezikun deri në 62.4 për qind.

Spinaqi

Nëse nuk keni probleme me shëndetin e veshkave, nuk keni shumë arsye të shqetësoheni për konsumimin e spinaqit. Spinaqi është një shtesë në sallatat ose smoothiet tuaja të preferuara, është i pasur me lëndë ushqyese dhe luan një rol të rëndësishëm në shumicën e dietave. Megjithatë, spinaqi mund të jetë problem për ata që kanë probleme me veshkat.

Spinaqi mund të përmbajë deri në 1260 miligramë oksalate për porcion, gjë që mund të përbëjë probleme për ata që tashmë kanë probleme me shëndetin e veshkave. Në fakt, një studim i botuar në “Journal of the American Society of Nefrology” zbuloi se konsumi i konsiderueshëm i oksalatit në dietë lidhej me një rrezik më shumë se 20 për qind të rritjes së gurëve në veshka tek burrat dhe gratë e moshuara dhe se spinaqi ishte zakonisht burimi kryesor i oksalatit.

Patate

Patatet janë një burim i pasur kaliumi, që përmbajnë deri në 1640 miligramë lëndë ushqyese, ose gati gjysmën e AZHR-së për një mashkull të rritur. Fatkeqësisht, nëse keni probleme me veshkat, patatet mund të shkaktojnë probleme.

Ushqim i kripur

Ushqimet e kripura si patatinat nuk janë të dëmshme vetëm për barkun, por mund të dëmtojnë edhe veshkat tuaja. Një artikull i vitit 2018 i botuar në revistën “Kërkimi i veshkave dhe presionit të gjakut” zbuloi se, në mesin e një grupi prej 12,126 njerëzish me konsumin më të lartë të kripës, 29 përqind kishin më shumë gjasa të kishin dëmtim të veshkave sesa ata me një konsum më të moderuar të kripës.

Pijet e gazuara

Nëse pini rregullisht pije të gazuara me sheqer, mund të keni probleme me shëndetin e veshkave para se ta kuptoni. Një studim i vitit 2016 i botuar në revistën Nefrologji zbuloi se midis 2,382 pacientëve të rritur të vëzhguar si pjesë e Studimit të Lipideve dhe Glukozës, ata që konsumonin më shumë se katër pije të gazuara me sheqer çdo javë kishin dukshëm më shumë gjasa të zhvillonin sëmundjen kronike të veshkave.

The post Pesë ushqime që janë shumë të dëmshme për veshkat appeared first on Albeu.com.