Veseli Archives - Albeu.com

Gjykata Speciale e Hagës zgjat paraburgimin për Thaçin, Kilajn, Fazliun dhe Smakan
Gjykata Speciale e Hagës ka vendosur që ish presidenti Hashim Thaçi, Isni Kilaj, Fadil Fazliu dhe Bashkim Smakaj, të vazhdojnë të qëndrojnë në paraburgim lidhur me aktakuzën për pengim të administrimit të drejtësisë.

Kështu u bë e ditur nga zëdhënësja e Dhomave të Specializuara në Hagë, Angela Griep, në konferencën javore të enjten. Griep, në një konferencë për media pohoi se arsye për vazhdimin e masës së paraburgimit është mundësia e arratisjes.

“Më 7 dhe 8 prill 2025, Gjykatësja e Procedurës Paraprake urdhëroi vazhdimin e paraburgimit të Hashim Thaçit, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Bashkim Smakajt, me konstatimin se për katër të akuzuarit ekzistojnë arsye të artikulueshme për të besuar se mund të arratisen, të pengojnë ecurinë e procesit ose të kryejnë vepra penale të tjera. Gjykatësja e Procedurës Paraprake konstatoi më tej se këto rreziqe mund të zvogëlohen vetëm duke vazhduar paraburgimin e tyre”, tha Griep.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Kransiqi po mbahen në paraburgim nga nëntori i vitit 2020. Aktakuza ndaj tyre lidhur me pretendimin për krime lufte, është konfirmuar më 26 tetor 2020 ndërsa në paraqitjet e tyre të para në Dhomat e Specializuara në Hagë ata janë deklaruar të pafajshëm.

The post Gjykata Speciale e Hagës zgjat paraburgimin për Thaçin, Kilajn, Fazliun dhe Smakan appeared first on Albeu.com.

“Bosi është Demaçi”, zbardhen përgjimet e Prokurorisë Speciale! Çfarë kanë folur Thaçi, Veseli dhe Selimi me vizitorët
Bazuar në transkriptet nga përgjimet, të tre të akuzuarit kanë keqpërdorur vizitat që u janë lejuar në Qendrën e Paraburgimit në Hagë për të çuar mesazhe te dëshmitarët dhe familjarët e tyre, mes të cilave edhe për ta prezantuar Adem Demaçin si njeriun kryesor të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Gjykatës Speciale i është kërkuar që t’ua ndalojë tre të akuzuarve edhe vizitat e edhe komunikimet me jashtë.

Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) në Hagë ka publikuar të enjten kërkesën adresuar Gjykatës Speciale për t’ua kufizuar ish-presidentit Hashim Thaçi, ish-kryekuvendarit Kadri Veseli dhe ish-deputetit Rexhep Selimi vizitat në Qendrën e Paraburgimit, si dhe komunikimet me jashtë, por edhe me njëri-tjetrin.

Sipas organit të akuzës, ata kanë shkelur urdhrat e trupit gjykues, duke zbuluar identitetin e dëshmitarëve të mbrojtur apo duke e shpërndarë përmbajtjen e dëshmisë konfidenciale për personat që i vizitojnë. Nga ZPS-ja është pretenduar se ata deri më tash i kanë shfrytëzuar vizitat për të çuar mesazhe te dëshmitarët dhe familjarët e tyre.

“Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi kanë shkelur urdhrat e Trupit Gjykues, duke zbuluar identitetet e dëshmitarëve të mbrojtur dhe kanë shpërndarë përmbajtjen e dëshmive konfidenciale te personat që i vizitojnë ata në Qendrën e Paraburgimit. Hetimet e Prokurorisë së Specializuar kanë zbuluar gjithashtu përpjekje të mëtejshme për të penguar procesin, duke përfshirë dhënien e udhëzimeve se si dëshmitarët duhet të dëshmojnë dhe planifikimi i qasjeve ndaj dëshmitarëve”, thuhet në kërkesë.

Bashkë me kërkesën për pezullimin e vizitave për ta, Prokuroria ka publikuar edhe transkripte që, sipas saj, janë nga bisedat me të tjerët që kanë realizuar Thaçi, Veseli e Selimi.

“Në bazë të autorizimit gjyqësor nga gjyqtari i vetëm, PSP-ja ka regjistruar në mënyrë të fshehtë vizitat e tre të akuzuarve në Qendrën e Paraburgimit”, thuhet në dosjen e Prokurorisë.

Bazuar në të, bashkëbiseduesve u janë dhënë instruksione se çfarë duhet të thonë dëshmitarët para gjykatës, mes të cilave edhe të tilla për ta paraqitur Adem Demaçin si njeriun kryesor në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

“Ai duhet të përgjigjet shkurt… ‘Bosi ka qenë Demaçi’, këtë duhet ta thotë qartë. Thuaji: ‘Po vjen këtu, dil nga ky vend hero. Mos dil i turpëruar’”, thuhet në transkriptin e publikuar nga biseda e ish-presidentit Thaçi.

Gjatë seancave të kaluara, të paktën dy dëshmitarë kanë thënë që ata kanë pasur respekt të veçantë për Demaçin dhe se ai ka qenë një person me autoritet dhe të cilit i kanë besuar.

Prokuroria ka kërkuar që Thaçi, Veseli e Selimi të mund të komunikojnë vetëm me anëtarë të ngushtë të familjeve të tyre dhe të gjitha këto komunikime të monitorohen nga dikush që e flet gjuhën shqipe dhe që të mos kenë vizitorë të përbashkët.

“Masat e kërkuara janë të nevojshme për të adresuar rrezikun konkret për: (a) përpjekje të paligjshme për të ndërhyrë te dëshmitarët dhe për të penguar dëshminë e tyre; (b) shpërndarjen nga Qendra e Paraburgimit të informacionit të dëshmitarëve të mbrojtur, duke përfshirë dëshmitë konfidenciale të dhëna për këtë rast; dhe (c) kërcënime të mëtejshme ndaj integritetit të procedurës”, është thënë në kërkesën e Prokurorisë Speciale.

Prokuroria ka pretenduar se Thaçi dhe Veseli në mënyrë të drejtpërdrejtë kanë udhëzuar një person që i pati vizituar ata në Hagë që ta caktojë dikë për t’ia përcjellë një mesazh familjes së një personi, emri i të cilit nuk është bërë publik.

“Njëri nga dëshmitarët në këtë çështje, identiteti i të cili i ishte zbuluar të akuzuarit më 30 janar 2023, raportoi se në mars 2023, kishte qenë i kontaktuar nga dikush, vetëm disa javë para se ai të nisë dëshminë. Kur ishte kontaktuar nga Individi 1, një personit (i redaktuar) i është thënë që Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli i kanë dhënë udhëzim të drejtpërdrejtë një personi, i cili i ka vizituar ata në Hagë, që të caktojë një person që të çojë një mesazh te familja e një personi (i redaktuar)”, thuhet në njërën nga pikat e kërkesës.

Sipas Prokurorisë, tre të akuzuarit, nëpërmjet vizitorëve kanë kërkuar që të mos dëshmohet ose të zbuten faktet ndaj tyre, nën justifikimin se kjo është “për të mirën e vendit”. Në kërkesë është theksuar po ashtu se një dëshmitari tjetër i është kërkuar që t’i tërheqë deklaratat e dhëna.

Në këtë dosje është theksuar se, gjatë vizitave, të arrestuarit veçse dyshonin që mund të ishin duke u përgjuar dhe shpesh kanë pëshpëritur, kanë lëshuar muzikë gjersa flisnin me vizitorët dhe janë përfshirë në biseda shumë palë njëkohësisht.

“Ishte praktikë që të ndaluarit, e paplanifikuar, të jenë prezent në vizita për të cilat nuk ishin të autorizuar. Veseli ka qenë prezent në disa vizita që u janë bërë Thaçit dhe Selimit gjatë korrikut dhe gushtit 2023”, thuhet tutje në dosje.

Në transkripet e publikuara është paraqitur një pjesë e bisedës së pretenduar të Selimit me një vizitor, gjatë së cilës tregohet se nga cili vend është një nga dëshmitarët.

Një komunikim që i përshkruhet Thaçit përmban instruksione se si të përgjigjet një dëshmitar në pyetje. Ai udhëzohet që t’i përdorë fjalët: “Nuk e di; nuk më kujtohet” ose “Çfarë shërbimi inteligjent mor burrë!”. Prokuroria ka pretenduar se Thaçi ka komunikuar edhe me një person, i cili i ka thënë se është takuar me së paku dy dëshmitarë para se ata të dalin para gjykatës.

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka pretenduar që këto shqetësime janë të bazuara mirë, që tre të akuzuarit janë duke u përfshirë aktivisht në sjellje të jashtëligjshme dhe që, sipas saj, është përcaktuese për sigurinë dhe mirëqenien e dëshmitarëve.

ZPS-ja më 30 shtator të 2022-tës e ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar ndaj Thaçit, Veselit, Selimit dhe Jakup Krasniqit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, të cilat i ngarkojnë ata për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Më 29 prill 2022, Prokuroria pati dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së, në të cilën pretendohet se katër të akuzuarit kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë e Semetisht.

Më 9 nëntor të 2020-s, në paraqitjet e tyre të para para Dhomave të Specializuara, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë. Njëjtë është deklaruar edhe Veseli në paraqitjen e tij më 10 nëntor, sikurse edhe Selimi më 11 nëntor.

Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor të vitit 2020./KOHA

The post “Bosi është Demaçi”, zbardhen përgjimet e Prokurorisë Speciale! Çfarë kanë folur Thaçi, Veseli dhe Selimi me vizitorët appeared first on Albeu.com.

Veseli largohet nga Benevento, ky është klubi i ri
Frederik Veseli i ka dhënë fund aventurës së tij me skuadrën e Beneventos, duke vazhduar një aventurë të re jashtë Italisë, në Turqi.

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare ka firmosur një kontratë 2-vjeçare me klubin e Fatih Karagymryk, i cili do të jetë pjesë të paktën deri në vitin 2025.

30-vjeçari kështu i ka dhënë fund aventurës në Itali, ku ka luajtur për Empolin, Salernitanën dhe Beneventon.

The post Veseli largohet nga Benevento, ky është klubi i ri appeared first on Albeu.com.

Ndeshjet e nëntorit, Veseli: Besoj te mrekullitë, japim gjithçka ndaj Anglisë
Frederik Veseli ishte një nga dy lojtarët e kombëtares shqiptare që doli në konferencë për shtyp këtë të martë, për të folur për dy sfidat e radhës të kuqezinjëve ndaj Anglisë dhe Andorras. Mbrojtësi i Salernitanës beson ende se kuqezinjtë mund të realizojnë një mrekulli në këto eliminatore.

“Atmosfera është e mirë deri tani. Te mrekullitë besoj gjithmonë, më shumë sesa një mrekulli është një ëndërr për ne të shkojmë në play-off, ne do të japim maksimumin. Më vjen keq për humbjen ndaj Polonisë pasi u paraqitëm mirë, shpresoj që ndaj Anglisë të bëjmë më mirë se ndaj polakëve”.

Të luash ndaj një sulmuesi si Harry Kane, apo edhe lojtarëve si Sterling e Grealish është gjithmonë e vështirë për një mbrojtës dhe këtë e ka mëse të qartë Veseli.

“Edhe në ndeshjen e parë ndaj Anglisë kemi bërë një paraqitje të mirë. Premier League është një kampionat shumë i fortë dhe përballë sulmuesish të kalibrit si të Harry Kane misioni vështirësohet gjithmonë, por ne duam të japim maksimumin për të treguar veten, pasi të luash ndaj sulmuesve si Harry Kane është diçka e madhe për një mbrojtës”.

Veseli komentoi edhe situatën e tij te klubi i Salernitanës ku është aktivizuar shumë pak në këtë sezon.

“ Kam qenë me Covid, për 2 javë kam qëndruar i izoluar në shtëpi dhe kjo është një nga arsyet që kam luajtur pak gjatë kësaj periudhe me klubin tim Salernitana, gjithsesi unë jam gati, ndihem në formë dhe do të jap maksimumin tim me kombëtaren ashtu siç kam bërë gjithmonë edhe në këto dy ndeshje, nëse trajneri më hedh në fushë”.

Në lidhje me mungesën e Gjimshitit, Veseli theksoi se do të ketë ndikimin e vetë.

“E vuajmë mungesën e Gjimshitit ashtu siç vuajmë edhe mungesat e tjera në këtë moment. Berati është një lojtar me shumë cilësi ashtu siç ka treguar te Atalanta në vitet e fundit. Mungesa e tij do të ndihet, por ne që do luajmë do përpiqemi ta zëvendësojmë në mënyrën më të mirë, ashtu siç bëra unë në grumbullimin e kaluar. Kemi dhe mungesa të tjera dhe ky fakt na penalizon, por ne e bazojmë forcën tonë te grupi”.

The post Ndeshjet e nëntorit, Veseli: Besoj te mrekullitë, japim gjithçka ndaj Anglisë appeared first on Albeu.com.

Paneli i Gjykatës së Apelit miratoi pjesërisht apelet e Veselit, Selimit dhe Krasniqit
Paneli i Gjykatës së Apelit ka vendosur lidhur me apelet e mbrojtjes së Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqi kundër vendimeve të gjykatësit të procedurës paraprake për rishikimin e mbajtjes së tyre në paraburgim.

Ky apel ka miratuar një arsye apelimi për secilin të akuzuar dhe ia ktheu çështjen prapa gjykatësit të procedurës paraprake për vlerësim të

“Paneli i Gjykatës së Apelit vendosi lidhur me apelet e Veselit, Selimit dhe Krasniqit kundër vendimeve të gjykatësit të procedurës paraprake për rishikimin e mbajtjes së tyre në paraburgim. Paneli miratoi një arsye apelimi për secilin të akuzuar dhe ia ktheu çështjen prapa gjykatësit të procedurës paraprake për vlerësim të mëtejshëm, nëse masat e propozuara nga të paraburgosurit ose çdo kusht tjetër që gjykatësi i procedurës paraprake e identifikon si të domosdoshëm, mund të zvogëlojnë rreziqet e identifikuara dhe të zbatohen në mënyrë efektive nga policia e Kosovës. Arsyet e tjera të apelit u hodhën poshtë”, thuhet në njoftimin e Dhomave të Specializuara.

https://repository.scp-ks.org/?

The post Paneli i Gjykatës së Apelit miratoi pjesërisht apelet e Veselit, Selimit dhe Krasniqit appeared first on Albeu.com.

Veseli: Uellsi ekip i fortë, kam dhe 2 vite kontratë me Salernitanën
Një ide më të qartë për Uellsin, kundërshtarin e radhës së Shqipërisë në miqësoren e 5 qershorit, pasi i kanë parë në aksion Gareth Bale me shokë në  testin e së mërkurës me Francën. Përtej humbjes 3-0 të Uellsit, Frederic Veseli e vlerëson si një ekip të fortë që në barazim numerik u shfaq i barabartë me kampionët e Botës.

“E kemi pare ndeshjen e Uellsit me Francën dhe derisa morën kartonin e kuq u dukën të barabartë me ta. Janë shumë ekip i fortë, janë kualifikuar në Kampionatin Europian, nuk mund t’ia gjykojmë lojën sepse ishin me një lojtar më pak. E mbaj mend dhe ndeshjen që kemi fituar me Uellsin para dy vitesh, por nuk duhet ti nënvlerësojmë janë ekip shumë i fortë”.

Si Uellsi ashtu dhe Republika Çeke shquhen për forcën fizike, por ky është një aspekt ku gjithsesi mbrojtësi beson se kuqezinjtë i kanë armët për t’ju kundërvënë.

“Dhe ne kemi disa lojtarë fizik, është detyra jonë të t’i bllokojmë dhe të mos ti lejmë të bëjnë lojën e tyre fizike, tua mbyllim hapësirat. Sigurisht do të bëhemi gati me stafin të na tregojnë si kundërshtohet kjo mënyre loje”.

Edhe pse të dy testet e radhës janë në kuadër të përgatitjeve për të qenë gati për ndeshjen zyrtare të shtatorit, për Veselin edhe rezultati është i rëndësishëm.

“Normal që rezultati është gjithmonë i rëndësishëm dhe ne jemi në një faze përgatitore prag shtatorit, për ne nuk ka kurrë miqësore, japim 100% në çdo ndeshje, për ne është një mundësi të testojmë veten te jemi 150% kundër Polonisë dhe Hungarisë”.

Veseli është ngjitur me Salernitanën në Serinë A, aty ku luajnë dhe Hysaj, Ismajli e Gjimshiti, padyshim një faktor pozitiv për mbrojtjen kuqezi.

“Varet se futbolli Shqiptar është i vlerësuar dhe jashtë, në Serinë A futbolli defensiv është më i miri në botë, e njohim njëri tjetrin dhe përmes kampionatit europian por qellimi është të jemi i gjithë ekipi në harmoni, të ndjekim drejtimin e trajnerit”.

E fundit për sa i përket merkatos, Veseli është i gatshëm të respektojë marrëveshjen me Salernitanën në Serinë A, edhe pse ofertat siç e pranon nuk i mungojnë.

“Kam akoma dhe dy vite kontratë me Salernitanën, janë shfaqur disa interesime nga jashtë dhe nga Italia, por do të përqëndrohem dhe një here me Kombëtaren dhe jam i kënaqur me arritjen sepse kam merituar në këto dy vite të vështira që kam kaluar, por me punën time e treguam dhe jemi kthyer me në Serinë A. Ëshët një event i veçantë për ne dhe tifozët, por dhe për mua pasi luaj sezonin e tretë në Serinë A”.

The post Veseli: Uellsi ekip i fortë, kam dhe 2 vite kontratë me Salernitanën appeared first on Albeu.com.

Garancitë për mbrojtjen në liri të Thaçit, Veselit, Selimit e Krasniqit, një avokat kosovar thotë se nuk parashihen me ligj
Dhoma e Apelit e Dhomave të Specializuar javën që shkoi vendosi për refuzimin e kërkesës së Hashim Thaçit dhe të tjerëve për lirim të përkohshëm. Megjithatë, në vendimin e saj, Gjykata Speciale e la të hapur mundësinë e mbrojtjes në liri në vende të treta të Thaçit dhe të tjerëve.

Hashim Thaçit, Rexhep Selimit, Kadri Veselit e Jakup Krasniqit u është refuzuar kërkesa për lirim të përkohëshëm nga Dhoma e Apelit të Specialës, shkruan Gazeta Online “Reporteri.net”.

Një vendim i njëjtë u nxor edhe ndaj ish-eprorit të UÇK-së, Salih Mustafa e ish-krerëve të OVL të UÇK-së, Hysni Gucati e Nasim Haradinaj.

Në vendim refuzues, të akuzuarve Specialja u la një hapësirë për t’u mbrojtur në liri.

Sipas gjyqtarit, Kai Ambos, të akuzuarit mund të lirohen përkohësisht nëse këta të fundit marrin pëlqimin e një shtetit të tretë.

Avokati Artan Çerkini tha për Reporteri.net se mbrojtja në liri e Thaçit dhe të tjerëve në shtetet e treta ka lidhje me neutralitetin e tyre karshi epilogut të procesit gjyqësor.

“Sipas pjesës arsyetuese të Vendimit, lirimi do të varet nga lloji dhe format e garancive që shtetet e treta do të japin për lirimin e z. Thaqi dhe të tjerëve. Mendoj, opcioni i lirimit me kusht në shtete të tretë është dhënë për faktin se shtetet e treta nuk kanë kurrfarë interesi në lidhje me epilogun e procesit dhe si të tilla konsiderohen më neutrale në raport me Republikën e Kosovës. Kjo mund të jetë arsyja se pse Gjykata Speciale me shumë preferon lirimin në ndonjë shtet të tretë”, tha Çerkini për Reporteri.net.

Por, kritikë ndaj kësaj qasje të Specialës është avokati Armend Shkoza, i cili thotë se nga një këndvështrim juridik kërkesa për garancione nga vende të treta është absurde.

“Një standard i tillë nuk është i paraparë me Ligjin në fuqi, deri sa qartazi me dispozitat e Nenit 41 janë përcaktuar standardet për caktimin e paraburgimit dhe lirimin e të pandehurve deri në nxjerrjen e aktgjykimit të formës së prerë. I vetmi ndalim shprehimor që ceket me rastin e lirimit të pandehurëve deri në nxjerrjen e aktgjykimit të formës së prerë është se ata nuk duhet të lirohen në shtetin pranues, pra shtetin në të cilin është duke e vuajtur paraburgimin. Dhënia e garancave nuk rezulton kategori ligjore dhe procedurale dhe shiquar nga këndi i ftohët juridik, një kërkesë e tillë duket absurde. Kjo për faktin se ndonëse e drejta ndërkombëtare implikohet në këto çështje, mirëpo nuk do të duhej që kjo të përfshi implikime politike dhe të diplomacies”, tha Shkoza për Reporteri.net.

Neni 41 i Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, i cituar nga avokati Shkoza, flet për paraburgimin e të dyshuarve.

“Në rast të lirimit, personat që mbahen në ambientet e paraburgimit të Dhomave të Specializuara në shtetin pranues nuk lirohen në shtetin pranues. Këta persona transportohen dhe lirohen në shtetin ku janë paraburgosur fillimisht në emër të Dhomave të Specializuara apo në Kosovë, apo nëse ata nuk kanë të drejtë për të qëndruar në asnjë prej atyre vendeve, në ndonjë shtet ku ata janë banorë të zakonshëm dhe/apo të ligjshëm, apo në ndonjë Shtet që pajtohet t’i pranojë ata”, thuhet në pikën 11 të nenit 41 të këtij ligji.

Tutje Shkoza thotë se një mënyrë e tillë e të argumentuarit nga Gjykata Speciale është duke e degraduar integritetin institucional të Kosovës.

“Në kuptim të domethënies së dhënies së garancave dhe lirimit në shtetin e tretë, kjo është duke e degraduar integritetin institucional të Kosovës. DHSK-ja mund të vlerësojë se në bazë të kritereve dhe kushteve që i ka përcaktuar korniza juridiko-procedurale, se lirimi me kusht a e cënon apo jo procedurën penale e cila është duke u zhvilluar. Pra vetë DHSK-ja, e cila formalisht është pjesë e sistemit kushtetues të Republikës së Kosovës, do të duhej të merret me anën e integritetit të procedurës, por jo edhe vlerësimet që dalin jashtë domenit të rregullimit juridik”, tha Shkoza për Reporteri.net.

Në vikend u raportua se Kroacia, Sllovenia e Austria kanë shprehur interesim për ofrimin e garancioneve për mbrojtje në liri të ish-udhëheqësve të UÇK-së.

Një gjë të tillë e tha, Hysni Berisha, ish-komandant i UÇK-së e anëtar i Partisë Demokratike të Kosovës.

“Pas Kroacisë tani edhe Austria dhe Sllovenia ofrohen garant të lirimit me kusht të të arrestuarve në Hagë. Radha është te Presidentja, Kryeministri apo Kryeparlamentari që të veprojnë institucionalisht.Për të ofruar garancë, së pari duhet treguar kredibilitet institucional dhe integritet personal”, shkroi Berisha në Facebook, përcjellë Reporteri.net.

Që nga nëntori i vitit të kaluar Thaçi, Veseli, Selimi e Krasniqi janë të paraburgosur në Hagë nën akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Ndryshe, Kadri Veseli, ish-kryetar i Kuvendit, po qëndron në Kosovë me leje të Specialës pasiqë prindit të tij i është keqësuar gjendja shëndetësore nga sulmi që pësoi në tru.

The post Garancitë për mbrojtjen në liri të Thaçit, Veselit, Selimit e Krasniqit, një avokat kosovar thotë se nuk parashihen me ligj appeared first on Albeu.com.

Veseli shënon një super gol, rikthen ekipin e tij në garë për Serie A (VIDEO)
Frederik Veseli është bërë protagonist në ndeshjet e sotme të Serisë B të jo vetëm me një lojë të mirë mbrojtëse, por edhe me një supergol që ka shënuar në ndeshjen ndaj Virtus Entelës. Salernitana ka fituar me shifrat 3-0 dhe tashmë i është afruar përsëri vendit të dytë që të çon direkt në Serinë A.

Ishte pikërisht futbollisti shqiptar ai që hapi serinë e golave në minutën e 15 të sfidës kur pas një aksioni në krahun e majtë të mbrojtjes, lëshoi një gjuajtje të pakapshme për portierin kundërshtar, duke kaluar para skuadrën e tij. Ky ishte një gol i shkëlqyer që ka bërë jehonë edhe në rrjetet sociale duke i sjellë vlerësime Veselit, i cili në ndeshjet e fundit me skuadrën e tij ka spikatur pozitivisht duke u kthyer në një titullar të padiskutueshëm.

Goli i mbrojtësit shqiptar i hapi rrugë suksesit të Salernitanës, e cila është tashmë e treta në renditje, vetëm 1 pikë pas Leçes të vendit të dytë. Kjo e fundit u mund sot në shtëpi me shifrat 2-1 nga SPAL i Etrit Berishës, duke pasur në stol Kastriot Dermakun i cili nuk ka rifituar ende vendin mes titullarëve edhe pse ka lënë pas dëmtimin që e shoqëronte në muajt e kaluar.

The post Veseli shënon një super gol, rikthen ekipin e tij në garë për Serie A (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Afati për dorëzimin e dosjes paraprake, Veseli dhe Prokuroria nuk bien dakord
Më 18 nëntor ishte mbajtur konferenca e parë mbi ecurinë e çështjes.

Ndryshe, më 9 nëntor, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë.

Njëjtë është deklaruar edhe Veseli në paraqitjen e tij me 10 nëntor, sikurse edhe Selimi me 11 nëntor.

Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020.

Sipas akuzës së ngritur, së paku midis marsit 1998 deri në shtator 1999, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi dhe anëtarë të tjerë të ndërmarrjes kriminale të përbashkët kishin qëllimin e përbashkët për të siguruar dhe ushtruar kontroll mbi të gjithë Kosovën përmes metodave që përfshinin frikësimin, keqtrajtimin, ushtrimin e dhunës dhe eliminimin e paligjshëm të atyre që konsideroheshin si kundërshtarë.

“Ndër këta kundërshtarë përfshiheshin persona që ishin, ose që konsideroheshin se kishin qenë: (a) bashkëpunëtorë ose të lidhur me forca, zyrtarë ose institucione shtetërore të RFJ-së, ose që (b) ndryshe nuk mbështetnin qëllimet ose metodat e UÇK-së dhe më vonë të QPK-së, ndër të cilët persona të lidhur me LDK-në dhe serbë, romë dhe persona të kombësive të tjera (bashkërisht, ‘kundërshtarët’). Ky qëllim i përbashkët përfshinte krimet e përndjekjes, burgosjes, arrestimit dhe ndalimit arbitrar ose të paligjshëm, akte të tjera çnjerëzore, trajtimin mizor, torturën, vrasjen dhe zhdukjen me forcë të personave”, thuhet në aktakuzë.

Tutje, në aktakuzë përmenden edhe Azem Syla, Lahi Brahimaj, Fatmir Limaj, Sylejman Selimi, Rrustem Mustafa, Shukri Buja, Latif Gashi dhe Sabit Geci.

“Ndër anëtarët e tjerë të ndërmarrjes kriminale të përbashkët ishin Azem SYLA, Lahi BRAHIMAJ, Fatmir LIMAJ, Sylejman SELIMI, Rrustem MUSTAFA, Shukri BUJA, Latif GASHI dhe Sabit GECI, si dhe disa udhëheqës të tjerë politikë dhe ushtarakë të UÇK-së dhe QPK-së, ndër të cilët edhe anëtarë të tjerë të Shtabit të Përgjithshëm; ministra dhe zëvendësministra të QPK-së; komandantë të zonave të UÇK-së, zëvendëskomandantë të zonave dhe anëtarë të tjerë të shtabeve të komandave të zonave; komandantë të brigadave dhe njësiteve; komandantë dhe anëtarë të shërbimeve policore dhe të zbulimit të UÇK-së dhe QPK-së; ushtarë të tjerë të UÇK-së dhe zyrtarë të tjerë të QPK-së; si dhe të tjerë që vepronin në emër të UÇK-së dhe QPK-së (së bashku me Hashim THAÇIN, Kadri VESELIN, Rexhep SELIMIN dhe Jakup KRASNIQIN, bashkërisht, ‘anëtarët e NKP-së’). Të gjithë këta individë, me veprimet dhe mosveprimet e tyre, kontribuan në arritjen e qëllimit të përbashkët. Si alternativë, disa ose të gjithë këta individë nuk ishin anëtarë të ndërmarrjes kriminale të përbashkët, por u përdorën nga anëtarë të ndërmarrjes kriminale të përbashkët për të kryer krime për realizimin e qëllimit të përbashkët (së bashku me anëtarët e NKP-së, bashkërisht ‘anëtarët dhe instrumentet e NKP-së’)”, thotë akti akuzues./express

The post Afati për dorëzimin e dosjes paraprake, Veseli dhe Prokuroria nuk bien dakord appeared first on Albeu.com.

Shqipëria vuan përballë San Marinos por del me 3 pikë (VIDEO)
Shqipëria ka fituar me shumë vështirësi ndaj San Marinos.

Kuqezinjtë përballë një Kombëtare amatore, fituan 0-2.

Duhet të vinte minuta e 63′ që Rey Manaj të zhbllokonte shifrat.

4 minuta nga fundit ishte Veseli ai qe dyfishoi shifrat.

Ndërkohë, Shqipëria mban vendin  e 3 në grupin I me 6 pikë. /albeu.com/

The post Shqipëria vuan përballë San Marinos por del me 3 pikë (VIDEO) appeared first on Albeu.com.