verifikimi biometrik Archives - Albeu.com

1 miliardë lekë për verifikimin biometrik automatik të udhëtarëve, teknologjia do të zbatohet edhe në Portet e Durrësit dhe Sarandës pas Rinasit
Procedura për instalimin e sistemeve të automatizuara të kontrollit kufitar në dy prej porteve kryesore të vendit ka përfunduar, me shpalljen e fituesit nga Operatori i Blerjeve të Përqendruara.

Kontrata është fituar nga bashkimi i kompanive “Albascan” Sh.p.k dhe “Image & Communications Development” Sh.p.k, me një ofertë prej rreth 100 milionë lekësh, ose pak më shumë se 1 milion euro(pa TVSH), kundrejt një fondi limit prej rreth 1.4 milionë euro.

Projekti synon të shtrijë teknologjinë e verifikimit biometrik, e aplikuar në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, edhe në Portin e Durrësit dhe atë të Sarandës, duke automatizuar procesin e kontrollit kufitar për udhëtarët në hyrje dhe dalje.

Sistemi i ri, i njohur si “Border Controller”, do të mundësojë kalimin përmes e-Gate-ve automatike, duke reduktuar kohën e pritjes dhe ndërhyrjen manuale. Teknologjia bazohet në leximin e pasaportës elektronike dhe krahasimin në kohë reale të të dhënave biometrike, për të konfirmuar identitetin e udhëtarit.

Sistemi është projektuar të funksionojë në mënyrë lokale (on-premise), pa lidhje interneti dhe pa ruajtje të të dhënave pas përfundimit të verifikimit, duke synuar mbrojtjen e privatësisë dhe sigurinë e informacionit.

Sipas dokumenteve të tenderit, qëllimet e kontratës përfshijnë ndërtimin e sistemit “Border Controller” për automatizimin e verifikimit në dy portet, si dhe furnizimin dhe instalimin e pajisjeve përkatëse.

Projekti parashikon zhvillimin e një aplikacioni të sigurt për verifikim biometrik që funksionon lokalisht, si dhe integrimin e pajisjeve hardware  lexues dokumentesh, kamera, sensorë dhe mekanizma hyrje-dalje me një sistem qendror menaxhimi, raporton Monitor.al.

Një komponent i projektit është integrimi me sistemet qendrore të Policisë së Shtetit dhe platformat mbështetëse, përfshirë TIMS, e-Visa, FER dhe Interpol.

Kontrata përfshin gjithashtu trajnimin e përdoruesve dhe administratorëve, si dhe ofrimin e shërbimeve të mirëmbajtjes preventive dhe korrigjuese. Për udhëtarët, sistemi pritet të përkthehet në procedura më të shpejta dhe më pak radhë, veçanërisht gjatë periudhave me fluks të lartë në portet detare.

Procedura e prokurimit u shpall më 19 shkurt dhe u mbyll më 7 prill, ndërsa projekti parashikon mundësi zgjerimi në të ardhmen edhe në pika të tjera kufitare detare apo tokësore.

The post 1 miliardë lekë për verifikimin biometrik automatik të udhëtarëve, teknologjia do të zbatohet edhe në Portet e Durrësit dhe Sarandës pas Rinasit appeared first on Albeu.com.