vendin Archives - Albeu.com

Emigrimi po boshatis vendin! OKB ngre alarmin: Shqipëria mes vendeve me rënien më të madhe të rinisë në botë
Shqipëria ka hyrë në një periudhë të ashpër të zhvillimeve demografike, duke u renditur në katër vendet e para në botë sa i takon tkurrjes së numrit të të rinjve, së paku deri në vitin 2050.

Situata alarmante u pasqyra në një dokument të fundit për të rinjtë nga Divizioni i Popullsisë në Kombet e Bashkuara, në të cilin thuhet se Shqipëria pritet të humbasë pothuajse 43% të grupmoshës 15-24 vjeç nga 2025-2050.

Në vitin 2000, Shqipëria numëronte mbi gjysmë milion të rinj (544 mijë), ndërsa pas dy dekadash e gjysmë, kjo shifër do të arrijë në vetëm 195 mijë, duke vënë në dilemë ekzistencën ekonomike dhe shoqërore të vendit.

Kombet e Bashkuara vërejnë se në 225 vende të botës, Shqipëria klasifikohet e treta pas Kinës dhe Ukrainës për tkurrjen e numrit të të rinjve në tri dekadat në vijim.

Krahasimi global e nxjerr Shqipërinë në një pozitë më të rëndë se edhe Japonia apo Italia, simbolet botërore të plakjes. Ndërsa Japonia po humbet vetëm 28% të rinisë së saj, Shqipëria po e bën këtë me një ritëm pothuajse dy herë më të shpejtë, duke djegur etapa demografike që kombeve të tjera u kanë marrë shekuj, sipas të dhënave OKB-së.

Përkeqësimi bëhet edhe më agresiv për shkak se të rinjtë do të bëhen një grup shumë i vogël në raport me popullsinë totale. Në vitin 2000, Shqipëria kryesonte Europën për popullsinë e re në moshë, ku 15-24-vjeçarët zinin 17.2% të popullsisë totale.

Në vitin 2025, ata zunë vetëm 13,6%, ndërsa në vitin 2050 pritet të jenë vetëm 11.3%, sipas projeksioneve të OKB-së. Kjo rënie e vendos Shqipërinë në zonën e kuqe të vendeve që po konsumojnë të ardhmen përpara se ajo të mbërrijë.

Studimet kombëtare kanë verifikuar se tkurrja e numrit të të rinjve ka emigrimin si faktor themelor, që më pas ngushton bazën e lindjeve për dekadat në vijim.

Profesor Ilir Gëdeshi, i cili prej vitesh studion fenomenet demografike dhe emigrimin në vendin tonë, këto ditë publikoi një kërkim rreth prirjeve aktuale të emigrimit.

Z. Gëdeshi thotë se tendencat e reja tregojnë se, Shqipëria ka kaluar, nga një emigrim masiv i motivuar nga mbijetesa drejt një emigrimi gjithnjë e më selektiv dhe strukturor, i cili po prek në mënyrë disproporcionale të rinjtë dhe shtresat më të arsimuara të popullsisë.

Pasojat e këtij modeli të ri emigrimi, tha ai, po reflektohen në tkurrjen dhe plakjen e popullsisë, në mungesat në rritje të fuqisë punëtore, veçanërisht asaj të kualifikuar, në frenimin e konsumit dhe në thellimin e një sërë problemesh sociale.

“Emigrojnë kryesisht të rinjtë. Janë dy grupe. Janë një pjesë që sapo përfundojnë shkollën e mesme, shkojnë për studime. Ata shkojnë në Gjermani dhe Itali.

Ndërsa ata që mbarojnë universitetin shkojnë në Gjermani. Këta që janë 18 vjeç e sipër shkojnë për studime universitare dhe për të mos u kthyer, ndërsa këta që përfundojnë universitetin këtu marrin diplomat dhe ikin. Ky është një fenomen”, – është shprehur te “Studimi i prirjeve aktuale të migrimit në Shqipëri” të zotit Gëdeshi, Mirela, pedagoge në Vlorë.

Emigrimi i të rinjve

“Emigrojnë kryesisht të rinjtë. Janë dy grupe. Janë një pjesë që sapo përfundojnë shkollën e mesme, shkojnë për studime. Ata shkojnë në Gjermani dhe Itali. Ndërsa ata që mbarojnë universitetin shkojnë në Gjermani. Këta që janë 18 vjeç e sipër shkojnë për studime universitare dhe për të mos u kthyer, ndërsa këta që përfundojnë universitetin këtu marrin diplomat dhe ikin. Ky është një fenomen”.

Ndërsa shumë vende në Europë po mbajnë balancën përmes politikave të tërheqjes së emigrantëve, Shqipëria po luan ende rolin e donatorit të burimeve njerëzore.

Shqetësimi që shtrohet nuk është më se si do të rritet ekonomia, por si do të mbijetojë vendi ynë, i cili deri në vitin 2050 do të ketë humbur gjysmën e të rinjve të sotëm, duke bërë që Shqipëria të përballet me provën më të vështirë të historisë së saj moderne.

Nëse trendi nuk përmbyset me masa urgjente, viti 2050 do ta gjejë Shqipërinë me shkolla të zbrazura, biznese pa punëtorë dhe një shoqëri që numëron ditët e fundit të vitalitetit të saj.

Më keq se rajoni dhe Europa

Shqipëria kryeson listën globale për rënien e numrit të të rinjve, por edhe vendet e Ballkanit Perëndimor si Bosnja, Kosova dhe Maqedonia e Veriut po tkurren me shpejtësi, ndonëse më pak se Shqipëria.

Sipas të dhënave të OKB-së, Kosova do të ketë tkurrjen më të fortë të të rinjve në rajon pas Shqipërisë, me rreth 40% ndërmjet 2025 dhe 2050, Bosnja me 35%, Maqedonia e Veriut me 34% dhe Serbia, me një ritëm më të ulët 23%.

Shqipëria po pëson një lloj shkretimi të moshës së re që nuk gjen paralele në rajon. Ndërsa vende si Serbia apo Bosnja kanë nisur të plaken dekada më parë, ritmi me të cilin rinia shqiptare po tkurret është unik. Ne po humbasim avantazhin tonë konkurrues më të madh, duke u shndërruar në një vend që po zbrazet më shpejt se Maqedonia e Veriut apo Mali i Zi.

Në raport me Europën, kontrasti bëhet edhe më i dhimbshëm, pasi Shqipëria po plaket me shpejtësinë e vendeve më të pasura të kontinentit, por pa pasur bazën e tyre ekonomike apo sistemet e tyre të mbrojtjes sociale.

Ndërsa vendet europiane po arrijnë të ruajnë qëndrueshmërinë demografike falë politikave të mirëfillta sociale dhe tërheqjes së emigrantëve, Shqipëria ka hyrë në dekadën e katërt që po shërben si furnizuesi kryesor i këtyre vendeve me emigrantë të rinj.

Krahasimi tregon se ne jemi në një rrugëtim të kundërt me pjesën tjetër të botës së zhvilluar; ndërsa ata po menaxhojnë tranzicionin, Shqipëria po përballet me një kolaps të mirëfilltë të moshës 15-24 vjeç.

Nëse e shohim këtë ecuri në hartën e Europës Lindore, Shqipëria po ndjek skenarin më dramatik, pasi ndryshe nga vende të tilla si Polonia, ne nuk po arrijmë të krijojmë kushtet që ky brez të qëndrojë apo të kthehet.

Të rinj ka, por zgjedhin të emigrojnë

Z. Gëdeshi tha se hulumtimi i fundit ka treguar se, gjatë dekadës së tretë dhe të katërt të tranzicionit, krahas faktorëve ekonomikë, të cilët janë më të zbutur, janë shfaqur edhe dy grupe të reja motivesh, faktorët arsimorë, të lidhur si me arsimimin e fëmijëve ashtu edhe me vetëzhvillimin e të rriturve, dhe perceptimi i përhapur i “mungesës së perspektivës në Shqipëri”.

Eksperti vërejti se është rritur pakënaqësia ndaj korrupsionit, zhgënjimi nga mungesa e meritokracisë dhe transparencës, besimi tek institucionet është në nivele të ulëta, cilësia e shërbimeve dhe infrastrukturës është e dobët, si dhe faktorë të tjerë të ngjashëm.

Të dhënat e fundit zyrtare tregojnë se 49.7% e shtetasve shqiptarë në gjendjen civile jetonin jashtë vendit duke u dominuar nga moshat e reja. Të dhënat zyrtare referojnë se grupmosha 0-14 vjeç është rreth 18% e diasporës, të rinjtë ose grupmosha 15-29 vjeç përfaqësojnë rreth 24%, grupmosha aktive (15-64 vjeç) përfaqëson rreth 77% dhe grupmosha mbi 65 vjeç është rreth 5%.

Ndërsa popullsia vendase paraqet zhvillime krejt të kundërta, ku dominon mosha mbi 55 vjeç.

Z. Gëdeshi tha se studimet tregojnë për emigrim të vazhdueshëm edhe në vijim, pasi prirjet janë të larta. Ai tha se emigrimi, kryesisht i të rinjve të arsimuar dhe të kualifikuar drejt vendeve të zhvilluara të Bashkimit Europian pritet të vijojë.

Sipas tij kombinimi i intensitetit të lartë të emigrimit gjatë 35 vjetëve, kthimi i pakët i emigrantëve dhe norma aktuale e ulët e fertilitetit kanë çuar në një zvogëlim absolut të popullsisë shqiptare dhe sidomos të grupmoshave të reja.

Në Censin e 2011, grupmosha 15 deri në 29 vjeç përfaqësonte 25.2% të popullsisë, ndërsa në Censin e 2023 arriti në 17.9% ose 7.3 pikë përqindje më pak.

Rrjedhimisht, edhe në kushtet e një emigrimi potencial të lartë (d.m.th. një pjesë e madhe e shqiptarëve që deklarojnë synimin për të emigruar), kapaciteti demografik i Shqipërisë për të prodhuar emigrantë do të zvogëlohet në perspektivë nga reduktimi i popullsisë.

Gëzimi, pedagog në Universitetin e Elbasanit, thotë për studimin e zotit Gëdeshi se “kur largohet një pjesë e madhe e popullsisë, pjesa që mbetet është ajo që ose nuk ka mundësi ose nuk do të emigrojë.

Rrjedhimisht emigrimi fillon të pakësohet, por jo të shmanget. Për shembull, kur i pyet studentët në auditor ose nxënësit e shkollave të mesme, nëse duan të emigrojnë, ata e shprehin këtë dëshirë…”.

Arsyet e largimit pas rënies së komunizmit

Ndryshe nga e kaluara, kur emigrimi nxitej kryesisht nga varfëria dhe përpjekja për mbijetesë, sot emigrimi është rezultat i ndërveprimit të shumë faktorëve, thotë z. Gëdeshi.

Faktori arsimor lidhet me studentët që kërkojnë arsim universitar më cilësor jashtë vendit, profesionistët, si mjekët e rinj, që shkojnë jashtë për specializim, si dhe prindërit e shqetësuar për arsimimin e fëmijëve të tyre.

“Veçanërisht domethënëse në intervista ishin rrëfimet që zgjeronin kategorinë ‘të tjera’, pakënaqësia ndaj korrupsionit, mungesa e meritokracisë dhe transparencës, niveli i ulët i besimit te qeveria dhe institucionet, cilësia e dobët e shërbimeve dhe infrastrukturës, si dhe faktorë të ngjashëm” që po largojnë të rinjtë nga vendi.

Besmiri, një i ri 26-vjeçar me arsim të mesëm nga Tropoja, vendosi të largohej vitin e kaluar drejt Gjermanisë. Me arsim të mesëm dhe me kualifikime në agjencitë shtetërore profesionale, ai nuk mund të sistemohej në Tiranë.

Me pagë jo më shumë 50 mijë lekë në muaj, ai nuk mundi të përballojë qiranë e lartë dhe kostot e jetesës në kryeqytet. Tani ka siguruar një kontratë pune dhe po mendon të tërheqë drejt Gjermanisë edhe dy bashkëmoshatarë që ende jetojnë në Tropojë.

“Shkaku kryesor i emigrimit është mungesa e perspektivës. Është një çështje ekonomike dhe sociale; të rinjtë nuk ndihen mirë sepse sistemi nuk funksionon si duhet. Mungesa e perspektivës është faktor vendimtar.

Këtu mungesa e meritokracisë ka rol të rëndësishëm. Për mendimin tim, aspekti ekonomik lidhet ngushtë me mungesën e meritokracisë dhe me korrupsionin. Këto janë të ndërthurura: është e vështirë të fillosh diçka nëse nuk ke lidhje partiake. Është pothuajse e pamundur”, shprehet për studimin e zotit Gëdeshi, Altini, student në Vlorë.

“Nëse më parë faktorët shtytës të emigrimit kanë qenë kryesisht ekonomikë, sot e shoh mentalitetin si arsye kryesore. Po rritemi me idenë se ‘këtu nuk bëhet’ dhe se duhet të largohemi jashtë, sepse atje i kemi gjërat më të lehta”, shprehet Flora, studente në Shkodër.

Të rinjtë që kanë nivel të lartë arsimor dhe duan të integrohen në tregun e punës nuk munden sepse nuk kanë profesionet e lidhura me pretendimet e tyre ose me shkollën që kanë bërë. Punët janë shofer, kamerier, pastrues, shofer për të shpërndarë ushqimet, kuzhinier, etj., u shpreh, Majlinda, eksperte ekonomie në Tiranë.

“Struktura e ekonomisë ka rëndësi. Ku do të punojnë inxhinierët. Nuk ka një raport midis zhvillimit të tyre dhe pritshmërive. Është një raport i zhdrejtë. Dhe kjo bën që të rinjtë të ikin”, tha Teuta, pedagoge në Vlorë.

“Në Gjirokastër ka shumë vende pune, por kryesisht në shërbime. Në shërbime, vendet e punës janë për recepsionist, kamerier, banakier, etj. Por të rinjtë duan punë sipas profesionit”, tha për studimin e zotit Gëdeshi, Fredi, biznesmen në Gjirokastër.

Anketa të realizuara nga Regional Cooperation Council (RCC) për periudhën 2021-2023 tregojnë se emigrimi potencial në Shqipëri luhatet ndërmjet 42 dhe 49%, duke e renditur vendin të dytin në Ballkanin Perëndimor.

Ndërsa një anketë e realizuar nga Fondacioni Friedrich-Ebert në vitin 2024 tregon se 35.5% e të rinjve shqiptarë shprehin një dëshirë “të fortë” ose “shumë të fortë” për të emigruar.

Genti, një student nga Elbasani, shprehet se, “Tetë në dhjetë nga shokët e mi mendojnë si unë, domethënë të emigrojnë. Disa mendojnë të vazhdojnë shkollimin jashtë, si unë që dua të shkoj për studime masteri, dhe pastaj të qëndrojnë. Të tjerë kanë profesione, si infermierë dhe mund të fillojnë menjëherë punën jashtë”.

Ndryshimi i profilit të emigrantëve, drejt të rinjve dhe individëve me nivel më të lartë arsimimi, mbështetet nga një numër i konsiderueshëm anketimesh dhe studimesh të realizuara gjatë viteve të fundit.

Pasojat

Pasoja më e menjëhershme dhe më dërrmuese është thyerja e skemës së pensioneve, ku pakësimi i të rinjve nga 544 mijë në vetëm 195 mijë në 2050 do të thotë se barra për të mbajtur të moshuarit do të bjerë mbi supet e një numri gjithnjë e më të vogël punëtorësh.

Ky raport i përmbysur do të detyrojë shtetin, ose të rrisë në mënyrë drastike taksat mbi punën, duke dekurajuar edhe më tej ata pak të rinj që mbeten, ose të shkurtojë përfitimet për të moshuarit, duke rritur varfërinë në këtë moshë.

Në një treg pune që po tkurret me shpejtësi, sektorët strategjikë si turizmi, bujqësia dhe teknologjia do të përballen me një krizë akute për krah pune dhe inovacion, pasi energjia dhe idetë e reja që sjell grupmosha 15-24 vjeç do të jenë në deficit kritik.

Ekspertët e ekonomisë lajmërojnë se bizneset shqiptare do të gjenden përballë një zgjedhjeje të vështirë. Të rrisin pagat në nivele të papërballueshme për të mbajtur punonjësit, ose të mbyllin aktivitetet për mungesë stafi, gjë që do të çonte në stanjacion ekonomik afatgjatë.

Vakumi do të detyrojë Shqipërinë të ndryshojë politikat e saj të migracionit, duke u kthyer nga një vend që eksporton njerëz në një vend që duhet të importojë punëtorë nga kultura të largëta për të mbajtur gjallë shërbimet bazë, fenomen që tashmë ka nisur.

Ky ndryshim do të sjellë sfida të mëdha të integrimit social dhe do të tjetërsojë strukturën tradicionale të shoqërisë sonë. Mungesa e të rinjve do të sjellë më pak konsum, më pak investime në arsim, duke e kthyer Shqipërinë në një ekonomi statike që nuk ka forcën e brendshme për t’u rritur apo për t’u përshtatur me zhvillimet globale.

Për më tepër, pasoja sociale e këtij procesi është zbrazja e zonave rurale dhe periferike, ku shkollat do të mbyllen dhe qytetet e vogla po kthehen në bujtina ku jetojnë vetëm të moshuarit.

Ky çekuilibër do të rrisë presionin mbi kryeqytetin, por edhe Tirana do ta ndiejë peshën e një popullsie që plaket, ku kostot e sistemit shëndetësor do të trefishohen për shkak të sëmundjeve kronike që shoqërojnë moshën e thyer.

Investimet e Huaja Direkte do të shmangen, pasi asnjë korporatë e madhe nuk investon në një vend ku nuk ka një bazë të rinjsh të trajnuar dhe ku tregu i brendshëm po zvogëlohet çdo ditë.

Në planin politik, pesha e votuesve të moshuar do të diktojë agjendat kombëtare, duke u fokusuar më shumë te mbrojtja sociale sesa te zhvillimi dhe e ardhmja, gjë që do ta mbajë Shqipërinë në një rreth vicioz të mungesës së progresit.

Pa një brez të ri që trashëgon kulturën, traditat dhe gjuhën, ekzistenca jonë si komb do të vihet në pikëpyetje, jo nga faktorë të jashtëm, por nga një vetëvrasje e ngadaltë demografike./MONITOR

The post Emigrimi po boshatis vendin! OKB ngre alarmin: Shqipëria mes vendeve me rënien më të madhe të rinisë në botë appeared first on Albeu.com.

Parashikimi i motit 1 Janar 2026/ I ftohti dhe acari mbërthejnë vendin, temperaturat zbresin deri në -8°C
Dita e parë e Vitit të Ri 2026, ka nisur me temperatura  të ulëta. I ftohti dhe acari i dimrit mbizotëron në çdo cep të Shqipërisë.

Temperaturat në vend kanë arritur minimalisht -8 gradë Celsius, ndërsa gjatë ditës nuk do t’i kalojë vlerat 6 gradë.

Pavarësisht motit të kthjellët me Diell, temperaturat do të vijojnë të ftohta.

The post Parashikimi i motit 1 Janar 2026/ I ftohti dhe acari mbërthejnë vendin, temperaturat zbresin deri në -8°C appeared first on Albeu.com.

Temperaturat e larta mbërthejnë vendin/ Meteorologu Hakil Osmani zbulon surprizat e motit gjatë javës
Ditën e sotme, meteorologu Hakil Osmani, teksa ishte i ftuar në studion e lajmeve “Ora News”, nga “Metooalb”, ku ka bërë parashikimin e motit në ditët në vijim.

Osmani ka theksuar në ditët në vazhdim, do të kemi temperature të larta që do të arrijnë deri në 40 gradë celsius në qarqet e Elbasanit dhe Beratit.

“Dita e sotme do të ketë temperatura të larta, kemi maksimume të cilat presin të shkojnë shumë pranë vlerave 40 gradë celsius në qarqet e Elbasanit dhe Beratit. Edhe kryeqyteti do të jetë në vlerën 39 grad celsius. Po ashtu Gjirokastra dhe Shkodra do të kenë temperatura të larta. Vija bregdetare do t’i ketë temperaturat e ajrit nga 36-38 grad celsius. Ndërsa zonat me temperaturat më të freskëta do të jetë juglindja që do të shkojë jo më shumë se 35 grad celsius.

Duke filluar nga e mërkura dhe në vijim, kemi rënie graduale të temperaturave të ajrit. Nga e mërkura deri në fundjavë në orët e mesditës temperaturat do të luhaten në vlerën 37-38 grad celsius në qytetet e zonës së ulët, ndërsa gjatë vijës bregdetare do t’i kemi temperaturat 33-35 grad celsius”, tha Osmani.

The post Temperaturat e larta mbërthejnë vendin/ Meteorologu Hakil Osmani zbulon surprizat e motit gjatë javës appeared first on Albeu.com.

I nxehti përvëlues mbërthen vendin, autoritetet paralajmërojnë qytetarët: Javën e ardhshme priten temperatura ekstreme
I nxehti ekstrem do të na shoqërojë edhe këtë javë, ku sipas shërbimit Meteorologjik Ushtarak, ditët në vijim do të karakterizohen nga temperatura tepër të larta si në vlerat maksimale, ashtu dhe ato minimale.

Vala e të nxehtit pritet të zgjasë deri në fund të javës dhe temperaturat maksimale pritet të mbërrijnë në 43 gradë Celsius.

Sipas ekspertëve temperaturat, mund të ndihen edhe më të larta për shkak se depërtimi masave të nxehta mbi detin Mesdhe, bën që ato të mbartin me vete një sasi të lartë lagështire.

Edhe vlerat minimale nuk do të zbresin më poshtë se 26-27 gradë në zonat urbane, duke bërë që për ditët në vijim vendi të përjetojë fenomenin e netëve tropikale.

Vendi ynë prej javësh tashmë po përjeton temperatura të larta dhe mjekët kanë bërë thirrje që qytetarët, veçanërisht ata me sëmundje kronike të bëjnë kujdes dhe të shmangin daljet përgjatë orëve të pikut.

Temperaturat e larta kanë rritur rrezikun edhe për zjarre. Sipas tabelës së Institutit të Gjeoshkencave, niveli më i lartë i rrezikut për zjarr është në të gjithë qarkun e Fierit, ndërsa i lartë rreziku mbetet edhe nё zona tё lokalizuara të Korçës, Vlorës e Gjirokastrës.

The post I nxehti përvëlues mbërthen vendin, autoritetet paralajmërojnë qytetarët: Javën e ardhshme priten temperatura ekstreme appeared first on Albeu.com.

Ina Zhupa: Pseudopatriotizmi është streha e fundit e hajdutëve që vjedhin vendin e tyre, si Edi Rama
Deputetja Ina Zhupa, në fjalën e saj në Kuvend, nuk kurseu ironitë në lidhje me show-n në stadiumin grek të kryeministrit Edi Rama.

Gjatë fjalës së saj, deputetja e Partisë Demokratike, iu drejtua se e vetmja gjë e mirë e takimit ishte që patronazhistët provuan sufllaqen origjinale greke.

“Nacionalizmi streha e fundit e maskarenjve, ndërsa pseudopatriotizmi është streha e fundit e hajdutëve. Nje show i bërë në mes të Greqisë nga Edi Rama, mund ta kishit bërë shumë mirë ne stadiumin Air Albania sepse njerezit do ishin te njëjtët, thjesht do kishit një kosto më të ulët për autobusat e bashkive socialiste deri në Athinë.

Më erdhi shumë keq personalisht që detyruat drejtorin e teatrit Bylis të jepte dorëheqjen, sepse ai ishte i vetmi në vendin e duhur, në një teatër ku spektatorët ishin me detyrim dhe aktori kryesor ishte një hajdut që vjedh vendin e tij dhe bën propagandë jashtë vendit të tij medemek e do shumë vendin e tij. Nëse do e kishte dashur vendin e tij Rama nuk do i vidhte qytetarët, nuk do i denigronte, do i trajtonte me dinjitet pensionistët, të rinjtë, gratë dhe burrat e këtij vendi.

Aq shumë ishte show bajat sa nuk gjetët dot një personalitet, apo përfaqësues të diasporës në Greqi që t’i thoshte

“Kalos irdhes” “Mireseerdhe” dhe morët dhe folën prap Elisa, Blendi, ambasadorja. Për respekt të tyre mund ta kishit gjetur ndonjë. Por nuk pranonte askush nga emigrantët e ndershëm në Greqi, që të bëhet pjesë e një fasada të pisët të një njeriu që shkatërron jetët e familjeve që kanë lënë këtu që pësojnë nga keqqeverisja apo që mund të jenë larguar vet në këto 12 vite. Ky është realiteti që e fsheh dot as me muzikën e noizit, as me muzikën e parave të spektatorëve me detyrim.

E vetmja gjë e mirë që ndodhi nga ai takim ishte se patronazhistët më në fund provuan sufllaqen origjinale greke. Se i keni mësuar me sufllaqe në bodrumet mavi të propagandës ku komentojnë dhe lavdërojnë kryeministrin dhe shajnë opozitën. A thua se njerëzit se jetojnë realitetin dhe presin ta lexojnë nga komentet në facebook?!

Nëse doni të tregoni se do bëni dicka për diasporën, atëherë zbatoni vendimin e Gjykatës Kushtetuese për të garantuar votën e diasporës.

Njerëzit po paguajnë me paratë e tyre, të buxhetit të shtetit, një propagandë që i hedh hi syve atyre. Kurioze jam si shkoi Rama në Athinë si kryeministri i Shqipërisë apo si kryetari i PS? Buxheti i shtetit i paguan këto shoë? Nga dalin paratë? Shoë rradhës është Milano ku kostot do jenë më larta, që do paguhen nga qytetarë të varfër që ju ti tregoni sa e mirë është Shqipëria atyre që kanë ikur nga ky vend se nuk jetonin dot më këtu”.

The post Ina Zhupa: Pseudopatriotizmi është streha e fundit e hajdutëve që vjedhin vendin e tyre, si Edi Rama appeared first on Albeu.com.

Mjegulla pushton vendin, akset ku drejtuesit e mjeteve apelohen për kujdes
Që prej orëve të para të mëngjesit, në aksin Ura e Çerenecit-Maqellarë, pjesë e rrugës së Arbrit, raportohet se segmenti i rrugës së Arbrit nga Ura e Çerenecit në Maqellarë, është përfshirë nga një mjegull e dendur, duke krijuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve.

Qarkullimi në këtë segment rrugor,  ka qenë i vështirë pasi drejtuesit e mjeteve janë përballur me fushëpamje të kufizuar.

Drejtuesit e mjeteve janë këshilluar nga policia Rrugore të qarkullojnë me kujdes, pasi mund të bëhen burim aksidentesh.

Ndërkohë, po ashtu edhe mjegulla e dendur ka përfshirë edhe në aksin Tepelenë –Gjirokastër-Kakavijë.

Për shkak të mjegullës, ka vështirësi qarkullimi.

Mjegulla ka rënë prej mbrëmjes së djeshme duke pushtuar edhe të gjithë qytetin.

The post Mjegulla pushton vendin, akset ku drejtuesit e mjeteve apelohen për kujdes appeared first on Albeu.com.