vendimin Archives - Albeu.com

SPAK kërkon arrestimin e saj, Gjykata Kushtetuese shtyn sërish vendimin për pezullimin e Belinda Ballukut
Ditën e sotme, Gjykata Kushtetuese, e cila u mblodh në lidhje me ankimimin e qeverisë ndaj vendimit të Gjykatës së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, e cila pezulloi Belinda Ballukun nga detyra e zëvendës kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, e pandehur për shkelje të barazisë në tenderin e tunelit të Llogarasë, si edhe nën hetim për një sërë procedurash të tjera tenderuese, nuk mori as sot (3 janar) një vendim mbi rastin.

Sipas raportimeve nga gazetarja Klodiana Lala, mbledhja e Kushtetueses është shtyrë për një afat të pacaktuar.

Kryeministri Edi Rama, ankimoi vendimin e GJKKO për shfuqizimin e masë së pezullimit nga detyra e zv.kryeministres dhe e ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku, ndërkohë Gjykata Kushtetuese rikthehu në detyrë numrin dy të qeverisë.

Gjykata e Posaçme, vendosi që ta pezullonte Ballukun nga detyra dhe të ndalonte udhëtimin jashtë vendit, duke i bllokuar pasaportën, pasi ajo u mor e pandehur për akuzën e shkeljes së barazisë në tendera.

Nga ana tjetër, SPAK i është drejtuar edhe me një kërkesë Kuvendit, ku kërkon heqjen e imunitetit të Ballukut si deputete, dhënien e autorizimit dhe hapjen e rrugës për të dhënë një masë më të ashpër sigurie si ajo e arrestit në shtëpi apo në burg.

Socialistët kanë shtyrë mbledhjen e Këshillit të Mandateve dhe Imunitetit, duke pretenduar se duhet pritur së pari vendimi i Kushtetueses.

Por, opozita argumenton se kërkesa për arrestim nuk ka të bëjë me pezullimin dhe për rrjedhojë pretendimi që përdor maxhoranca nuk qëndron.

Balluku akuzohet se ka manipuluar dy tendera me vlerë 210 milionë euro, së bashku me vartësit e saj më të ngushtë, Evis Berberi, Gentian Gjyli dhe Erald Elezi, duke favorizuar kompanitë fituese, ndërsa akuzave u është shtuar edhe shkelje e barazisë me tendera në Unazën e Madhe.

Belinda Balluku iu bashkua kabinetit të Edi Ramës në vitin 2019 si ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe prej më shumë se pesë vitesh drejton portofolin më të madh qeveritar.

Akuzat me të cilat përballet Balluku:

Ndryshe nga më parë, kur numri dy i qeverisë ishte e pandehur për veprën penale “shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim, në lidhje tenderin për ndërtimin e tunelit të Llogarasë dhe nën hetim për tenderin loti 4 Unaza e Madhe, SPAK njoftoi se po e heton Belinda Ballukun edhe për disa procedura të tjera, çka e rëndon ndjeshëm pozitën e saj përballë drejtësisë. E se i duhet leje për ta arrestuar.

“Shtetasja Belinda Balluku ka marrë cilësinë e personit nën hetim për dyshimin e kryerjes së të njëjtës vepër penale për shtatë procedura të tjera prokurimi me objekt:

“Plotësimi, rakordimi dhe vazhdimi i punimeve Sheshi Shqiponja-Lumi i Tiranës, Loti 1 dhe QMT”;

“Ndërtimi i segmentit rrugor Sheshi Shqiponja-Bulevardi i Ri, Loti 2”;

“Ndërtim i segmentit rrugor Sheshi Shqiponja-Bulevardi i Ri- Shkozë, Urat mbi lumin Tirana”;

“Ndërtimi i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 4”;

“Ndërtim i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 5”;

“Ndërtim i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 6”;

“Ndërtim i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 7”, thuhet në kërkesën e SPAK.

The post SPAK kërkon arrestimin e saj, Gjykata Kushtetuese shtyn sërish vendimin për pezullimin e Belinda Ballukut appeared first on Albeu.com.

Belinda Balluku ankimon në Apel vendimin e Gjykatës së Posaçme, kërkon shfuqizimin e masave të GJKKO
Ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, ka ankimuar në Apelin e Posaçëm vendimin e GJKKO, duke kërkuar shfuqizimin e masave të gjykatës.

Me vendim të GJKKO, Belinda Balluku, është pezulluar nga ushtrimi i detyrës si zv/kryeministre dhe ministre për Infrastrukturën dhe Energjinë.

Ajo akuzohet për aferën 210 mln euro të tenderit të tunelit të Llogarasë dhe atij të Unazës së Madhe të Tiranës.

Në bisedat telefonike me vartësin e saj Evis Berberi, ish-zv/kryeministrja dilte zbuluar teksa ndiqte procedurat e tenderave dhe paracaktonte fituesit.

The post Belinda Balluku ankimon në Apel vendimin e Gjykatës së Posaçme, kërkon shfuqizimin e masave të GJKKO appeared first on Albeu.com.

U hoq nga detyra, Veliaj kundërshton vendimin në Gjykatën Kushtetuese: Shkarkimi pa shkelje të rëndë dhe i paligjshëm…
Ish-kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka kundërshtuar në Gjykatën Kushtetuese shkarkimin e tij nga detyra.

Në ankimin e tij theksohet se Neni 62 i ligjit për qeverisjen vendore, nuk mund të zëvendësojë Nenin 115 të Kushtetutës, por duhet interpretuar gjithmonë në përputhje me të.

Sipas kërkesës së Veliajt, çdo shkarkim pa një shkelje të rëndë të provuar, është i paligjshëm dhe bie ndesh me parimet kushtetuese.

Në këtë rast, çështja kryesore që Gjykata duhet të vlerësojë është nëse procesi i shkarkimit ka respektuar kompetencat dhe garancitë që Kushtetuta imponon në nenin 115, apo nëse është bërë një interpretim i gabuar i nenit 62 për të tejkaluar ato garanci.

The post U hoq nga detyra, Veliaj kundërshton vendimin në Gjykatën Kushtetuese: Shkarkimi pa shkelje të rëndë dhe i paligjshëm… appeared first on Albeu.com.

Olta Xhaçka dhe bashkëshorti i saj nuk do të hetohen, Apeli i Posaçëm shfuqizon vendimin e Shkallës së Parë
Gjykata e Posaçme e Apelit, ka shfuqizuar vendimin e Shkallës së Parë, që detyronte SPAK të hetonte Olta Xhaçkën dhe bashkëshortin e saj, Artan Gaçi.

“Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtarja Iliriana Olldashi, sot më 14.05.2025, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 90 akti, datë 08.04.2025 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, kundër vendimit nr. 58, datë 28.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar që ka vendosur:

“1. Pranimin e ankimit të bërë nga ankuesi Dh.A.B.

2. Detyrimin e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për regjistrimin e procedimit penal dhe për vazhdimin e hetimeve për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248 186 287 të Kodit Penal, mbi parashtrimin e kallëzimit penal nr. 181, datë 04.09.2023, sipas pikës 42 të këtij vendimi.

3. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 10 (dhjetë) ditëve duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi.”

Në përfundim, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi:

Shfuqizimin e vendimit nr. 58, datë 28.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Rrëzimin e ankimit të ankuesit Dh.A.B., me objekt “Shfuqizimin e vendimit/shkresës nr. 22920/1 Prot., datë 27.12.2024 të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Urdhërimin e regjistrimit të procedimit penal për veprën penale të kallëzuar dhe kryerjen e veprimeve hetimore përkatëse”, thuhet në vendimin e Apelit.

The post Olta Xhaçka dhe bashkëshorti i saj nuk do të hetohen, Apeli i Posaçëm shfuqizon vendimin e Shkallës së Parë appeared first on Albeu.com.

I dënuar me 1 vit burg për falsifikim dokumentesh, Luiz Ejlli ankimon vendimin e Gjykatës së Fierit
Këngëtari Luiz Ejlli, ka ankimuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë në Fier për të cilën e ka dënuar me 1 vit burg, për vepren panele të Falsifikimit të dokumenteve.

Dosja në ngarkim të tij, tashmë është regjistruar në Gjykatën e Apelit me juridiksion të përgjithshëm, e ndërsa shqyrtimi i saj është caktuar data 29 prill.

Në të rezulton i përfshirë dhe shtetasi Fatmir Avdurramani, për të cilën togat e zeza e kanë dënuar me 18 muaj burg.

Sipas prokurorisë Luiz Ejlli në cilësinë e noterit, ka falsifikuar deklaratën noteriale për të cilën i pandehuri Fatmir Avdurramani e ka përdorur në Prokurori, për të justifikuar burimin e krijimit të pasurive të tij, të sekuestruara në kuadër të hetimeve të procedimin pasuror nr. 3 të vitit 2021, të ish-Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Lushnje.

Deklarata noteriale e hartuar nga i pandehuri Luiz Ejlli, ishte falsifikuar në përmbajtjen e saj, por mbante nënshkrimin e këtij të fundit.

U provua se, me të njëjtën datë, numër repertori e koleksioni që mbante kjo deklaratë noteriale, në regjistrin e ish-noterit Luiz Ejlli dhe në arkivën e akteve noteriale të hartuara prej tij, në vitin 2015, ekziston një deklaratë noteriale me palë të ndryshme./ Ora News

The post I dënuar me 1 vit burg për falsifikim dokumentesh, Luiz Ejlli ankimon vendimin e Gjykatës së Fierit appeared first on Albeu.com.

U mbyt dhe u hodh në rezervuar/ Gjykata merr vendimin për vrasjen e Martin Çeços, ja me sa vite burg u dënuan personat e përfshirë
Vrasja e Martin Çeços, është trajtuar dje nga Gjykata e Korçës, ku katër persona janë shpallur fajtorë për këtë vrasje të ndodhur në fshatin Kolanec të Maliqit, më 12 qershor 2022.

Prokuroria ka bazuar kërkesën për burg në dëshmitë e dhëna nga të akuzuarit, duke kërkuar dënimin e tyre për veprën penale “Vrasje me paramendim”.

Gjykata ka dhënë këto dënime:

Valter Mollaj: 25 vjet burg

Edlir Mollaj: 23 vjet burg

Martina Pajollari: 20 vjet burg

Blendi Angjo: 15 vjet burg

Pavarësisht këtij vendimi, mbrojtja ka paralajmëruar apelim.

Çeço u gjet i mbytur dhe i hedhur në një rezervuar dy ditë pasi kishte humbur kontaktet me familjen. Policia dhe prokuroria arrestuan disa persona si të dyshuar, përfshirë kushërinjtë Valter dhe Edlir Mollaj, si dhe bariun e tyre Bledi Angjo. Sipas hetimeve, shkaku i krimit ka qenë një lidhje e viktimës me Martina Pajollarin, e cila dyshohet se kishte nxjerrë në pritë Martin Çeçon.

Pavarësisht akuzave, mbrojtja e të akuzuarve argumentoi se nuk ka prova të mjaftueshme që të lidhin ata me ngjarjen dhe paralajmëroi apelimin e vendimit. Sipas mbrojtësve, asnjë provë konkrete nuk është paraqitur për të treguar se Valter dhe Edlir Mollaj kanë kryer vrasjen, dhe nuk janë siguruar materialet nga kompania “Meta”, ku dyshohej se viktima dhe autorët e dyshuar mund të kishin pasur kontakte.

The post U mbyt dhe u hodh në rezervuar/ Gjykata merr vendimin për vrasjen e Martin Çeços, ja me sa vite burg u dënuan personat e përfshirë appeared first on Albeu.com.

I përfundon mandati në mars 2025, Gjykata Kushtetuese shtyn vendimin për Holta Zaçajn
Shtyhet për të dytën herë mbledhja e Gjykatës Kushtetuese, për deklarimin e mbarimit të mandatit të gjyqtares Holta Zaçaj.

Gjatë mbledhjes, u administrua praktika e Gjykatës së Lartë, kur Zaçaj ka aplikuar për vendin vakant dhe më pas është zgjedhur si gjyqtare Kushtetuese.

Po ashtu, është administruar edhe vendimi i kryetarit të Gjykatës së Lartë për shpalljen e vakancës, për zgjedhjen e anëtarit të ri të Gjykatës Kushtetuese.

“Gjykata vlerësoi që aktet në fjalë t’i komunikohen gjyqtares Holta Zaçaj, njëherazi edhe Kryetarja e Gjykatës, e cila ka vënë në lëvizje këtë proces, me qëllimin për t’u njohur dhe për të vlerësuar paraqitjen e një opinioni me shkrim në lidhje me to”, njoftoi Gjykata Kushtetuese.

Mes këtij institucioni dhe gjykatës së lartë, është shkaktuar një konflikt për faktin se Holta Zaçaj, pretendon se mandati i saj mbaron në fund të vitit 2025 dhe për këtë ka kërkuar edhe mendim nga Komisioni i Venecias.

Ndërsa Gjykata e Lartë ,thekson se mandati i Zaçajt përfundon në mars të 2025 dhe për këtë arsye 3 muaj përpara vendosi të shpallë vakancën.

Njoftimi:

Gjykata Kushtetuese u mblodh sot, më datë 16.12.2024, ora 11:00, për shqyrtimin e kërkesës së Kryetares së Gjykatës Kushtetuese për deklarimin e mbarimit të mandatit të gjyqtares Holta Zaçaj.

Gjykata administroi praktikën dokumentare të Gjykatës së Lartë, që ka shoqëruar procedurën për plotësimin e vendit vakant dhe zgjedhjen e zonjës Holta Zaçaj si anëtare e Gjykatës Kushtetuese, si dhe njoftimin e Kryetarit të asaj gjykate për hapjen e procedurës për zgjedhjen e anëtarit të ri të Gjykatës Kushtetuese, të cilat, mbi bazën e kërkesës së Gjykatës, janë dërguar zyrtarisht nga Gjykata e Lartë ditën e premte, datë 13.12.2024, ora 16:30.

Gjykata vlerësoi që aktet në fjalë t`i komunikohen gjyqtares Holta Zaçaj, njëherazi edhe Kryetarja e Gjykatës, e cila ka vënë në lëvizje këtë proces, me qëllimin për t`u njohur dhe për të vlerësuar paraqitjen e një opinioni me shkrim në lidhje me to.

Për këto arsye, Gjykata vendosi të shtyjë seancën për ditën e nesërme, datë 17.12.2024, ora 13:00.

The post I përfundon mandati në mars 2025, Gjykata Kushtetuese shtyn vendimin për Holta Zaçajn appeared first on Albeu.com.

Pirro Vengu njofton vendimin: Miratohet paketa financiare për sigurimin e jetës së ushtarakëve në misionet jashtë vendit
Këtë të mërkurë, Këshilli i Ministrave miratoi një vendim të rëndësishëm që prek Forcat e Armatosura dhe Ministrinë e Mbrojtjes, që ka të bëjë me ofrimin e të gjithë paketës financiare dhe ligjore që ofron dhe mbulon sigurimin e jetës të Forcave tona të Armatosura në misionet jashtë vendit.

Lajmi u bë i ditur nga ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu në një deklaratë për mediet pas mbledhjes së qeverisë.

“Kemi një diversifikim të misioneve jashtë vendit, kemi një shtesë të angazhimit të Shqipërisë në misione që lidhen jo vetëm me NATO-n, por edhe me Bashkimin Europian në të gjithë spektrin e misioneve qoftë në kontributet tokësore por edhe në ato detare”, u shpreh ai.

“Me këtë paketë angazhohemi që të gjitha forcat tona të angazhuara jashtë kanë mbulimin e nevojshëm për çdo lloj vështirësie që mund të hasin në misione që mund të zgjasin mbi disa muaj”, tha Vengu.

The post Pirro Vengu njofton vendimin: Miratohet paketa financiare për sigurimin e jetës së ushtarakëve në misionet jashtë vendit appeared first on Albeu.com.

Avokatja kërkoi praninë e Belerit në seancë, KQZ shtyn vendimin për mandatin
Ditën e sotme, KQZ mbajti seancën në lidhje me vlefshmërinë për mandatin e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri.

Dhënia e vendimit u shty dhe do të merret të premten në orën 10:30.

“Në lidhje me kohën, nuk besoj se kemi mundësi ta realizojmë sot. Mund ta organizojmë ndoshta, mos duhet të vijë nga vendi i vuajtes së dënimit, të paraqitet fizikisht, ose mund ta organizojmë edhe nëpërmjet një plafrome komunikimi elektronike”, theksoi kryetari i KQZ, Ilirjan Celibashi.

The post Avokatja kërkoi praninë e Belerit në seancë, KQZ shtyn vendimin për mandatin appeared first on Albeu.com.

Kërkoi lirimin nga qelia, Apeli i GJKKO-së shtyn vendimin për Fredi Belerin
Ditën e sotme, Apeli i GJKKO-së ka shtyrë seancën për Fredi Belerin, i dënuar me 2 vite burg për blerje votash, i cili kërkoi lirimin nga qelia. Seanca gjyqësore për dhënien e vendimit, do të mbahet më 25 Qershor në orën 13:00.

Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, i cili ndodhet në qeli prej 12 Majt 2023, ka deklaruar para togave të zeza se është arrestuar në emër të kryeministrit Edi Rama dhe se provat janë manipuluar.

“Në emër të kryeministrit jam arrestuar dhe provat janë manipuluar. Unë ndërgjegjen e kam të qetë dhe ju kur të shpallni vendimin ta keni të qetë ndërgjegjen tuaj”, tha Fredi Beleri.

Ai është dënuar nga Gjykata e Posaçme me dy vite burg, por Fredi Beleri, ka ankimuar vendimin në Apelin e GJKKO-së dhe ka pretenduar pafajësi.

Kujtojmë që Fredi Beleri, është zgjedhur eurodeputet pas zgjedhjeve për Parlamentin Europian, pasi u fut në listën e kandidatëve nga partia Demokracia e Re e kryeministrit grek Mitsotakis.

The post Kërkoi lirimin nga qelia, Apeli i GJKKO-së shtyn vendimin për Fredi Belerin appeared first on Albeu.com.