Vendimi për Veliajn Archives - Albeu.com

Vendimi për Veliajn, Kushtetuesja shpjegon pse e riktheu çështjen në Gjykatën e Lartë: Nuk u arsyetua proporcionaliteti i “arrestit me burg”
Gjykata Kushtetuese ka bërë publik vendimin e marrë për kryebashkiakun e arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj, duke vendosur rikthimin e çështjes për rigjykim në Gjykatën e Lartë.

Mësohet se në vendimin e marrë me 5 vota pro dhe 3 kundër në favor të Veliajt, Kushtetuesja shprehet se Gjykata e Lartë duhet të arsyetojë nëse masa “arrest me burg” është proporcionale në raport me pozicionin që Veliaj mban si kryebashkiak.

Po ashtu, në vendim thuhet se, në aspektin substancial, Gjykata shqyrtoi pretendimet për cenimin e lirisë personale në drejtim të proporcionalitetit të masës, të lidhur me të drejtën për t’u zgjedhur, të cilin GJK e gjeti të bazuar vetëm për faktin se Gjykata e Lartë nuk i ka dhënë përgjigje të arsyetuar këtij pretendimi të ngritur në rekurs nga kërkuesi.

Gjithashtu në vendim theksohet se Kushtetuesja e gjen të parasyetuar nga Gjykata e Lartë, edhe vendimin për rrëzimin e kërkesës së Veliajt për të qëndruar jashtë kafazit të xhamtë gjatë seanca gjyqësore, për cështjen ku ai është i pandehur në Gjykatën e Posaçme.

“Proporcionaliteti i masës, i lidhur me të drejtën për t’u zgjedhur, u gjet i bazuar vetëm në drejtim të faktit që Gjykata e Lartë nuk i ka dhënë përgjigje të arsyetuar këtij pretendimi të ngritur në rekurs nga kërkuesi”, theksohet në vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Njoftimi i Gjykatës Kushtetuese:

Në datën 25.05.2026, Gjykata Kushtetuese (Gjykata) mori në shqyrtim çështjen me kërkues Erion Veliaj, me objekt shfuqizimin e vendimeve nr. 7, datë 09.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, vleftësuar me vendimin nr. 14, datë 12.02.2025 të po asaj gjykate, nr. 13, datë 13.03.2025 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe nr. 00-2025-1153 (176), datë 08.07.2025 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, si të papajtueshme me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

Gjykata, bazuar në natyrën dhe thelbin e pretendimeve të parashtruara në ankimin kushtetues individual, e shqyrtoi çështjen në themel vetëm në drejtim të pretendimeve për aspektin procedural dhe atë substancial të caktimit të masës së sigurimit “Arresti në burg” ndaj kërkuesit.

Ne aspektin procedural, Gjykata shqyrtoi pretendimet për cenimin e:

i) Se drejtës së mbrojtjes për shkak të kohës së pamjaftueshme në dispozicion për njohjen me aktet e dosjes dhe të qëndrimit të kërkuesit në kafaz/kabinën e xhamit gjatë procesit gjyqësor në gjykatat e faktit. Në lidhje me këtë pretendim Gjykata, me shumicë votash, vendosi rrëzimin e tij si të pabazuar.

ii) Parimit reformatio in peius (mosrëndimit të pozitës) të lidhur me marrjen e provave të reja në Gjykatën e Posaçme të Apelit, të paraqitura nga Prokuroria e Posaçme. Në lidhje me këtë pretendim Gjykata nuk arriti numin prej pesë votash për vendimmarrje, për rrjedhojë, në kuptim të nenit 73, pika 4, të Ligjit Organik të Gjykatës ai konsiderohet i rrëzuar.

Në aspektin substancial, Gjykata shqyrtoi pretendimet për cenimin e:

i) Dinjitetit dhe prezumimit të pafajësisë të lidhur me qëndrimin e kërkuesit në kafaz/kabinën e xhamit gjatë procesit gjyqësor në gjykatat e faktit. Në lidhje me këtë pretendim Gjykata, me shumicë votash, vendosi pranimin e tij, në drejtim të mungesës së arsyetimit nga Gjykata e Lartë të këtij pretendimi të parashtruar në rekurs nga kërkuesi.

ii) Lirisë personle në drejtim të:

2.1. Dyshimit të arsyeshëm të bazuar në prova për caktimin e masës së sigurimit personal ndaj kërkuesit të lidhur edhe me parimin e prezumimit të pafajësisë për shkak të gjuhës së përdorur në arsyetimin e vendimeve të gjykatave. Në lidhje me këtë pretendim Gjykata, me shumicë votash, vendosi rrëzimin e tij si të pabazuar.

2.2. Proporcionalitetit të masës të lidhur me të drejtën për t’u zgjedhur të cilin Gjykata, me shumicë votash, e gjeti të bazuar vetëm në drejtim të faktit që Gjykata e Lartë nuk i ka dhënë përgjigje të arsyetua këtij pretendimi të ngritur në rekurs nga kërkuesi.

Në përfundim Gjykata, me shumicë votash, vendosi:

Pranimin e pjesshëm të kërkesës.

Shfuqizimin e vendimit nr. 00-2025-1153 (176), datë 08.07.2025 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Dërgimin e çështjes për shqyrtim në Gjykatën e Lartë.

Vendimi përfundimtar do të shpallet i arsyetuar brenda afateve ligjore të parashikuara nga Ligji Organik i Gjykatës dhe nga Rregullorja për Procedurat Gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese.

The post Vendimi për Veliajn, Kushtetuesja shpjegon pse e riktheu çështjen në Gjykatën e Lartë: Nuk u arsyetua proporcionaliteti i “arrestit me burg” appeared first on Albeu.com.