vendimi i keshillit te ministrave Archives - Albeu.com

Berisha: Gjykata Supreme janë Rama e Don Agaçio
Ish-kryeministri Sali Berisha në konferencën për mediat nga selia blu ka  akuzuar Ramën për vendimin e tij të fundit në Këshillin e Ministrave për të tërhequr  ankimimet në Gjykatën e Lartë.

Sipas Berishës, Rama me këtë veprim e ka shpallur veten “gjykatës suprem”.

“Gjykata e Lartë lihet me 14 gjykatës, përzgjidhen me falsifikime, do u njohim në takime të tjera që zgjidhen individë nga Rama e Agaçi për t’u vendosur në gjykatë. Zgjidhja është gjetur o burra të hapim tenderin e fundit të turpshëm që të vjedhim miliona euro në çështje civile duke u faturuar tërësisht këtë në kurriz qytetarëve shqiptarë.

Shqipëria pushon së funksionuari si një shtet me drejtësi në tre shkallët, përkundrazi shkalla supreme tani e tutje është Edi Rama dhe Don Agaçio, ata janë bërë tani gjykatësit suprem me këtë vendim turpi e antikushtetues”, tha Berisha në konferencën me gazetarët.

Ndërkohë Berisha ka treguar se si do funksionojë tashmë gjykimi në Gjykatën e Lartë për dosjet e ankimuara.

“Ju duhet ta dini se gjykata në kundërshtim me kushtetutën ka hapur praktikën e revokimit të vendimeve të Gjykatës së Lartë për kalim në seancë gjyqësore, tani i kalon për gjykim në dhomë këshillimi, pa njoftuar palët.

Kjo do të thotë që një ditë prej ditësh ti e gjen veten pa shtëpi, pa pronë, pa ortakëri në biznes, sepse nuk ftohesh më në gjyq.

As në kohërat më të errëta të diktaturës nuk ka ekzistuar kjo formë kaq absurde e perverse, antiligjore”, tha Berisha.

The post Berisha: Gjykata Supreme janë Rama e Don Agaçio appeared first on Albeu.com.

Jo vetëm Rama e Meta, edhe Basha e Veliaj do të mbrohen nga Garda e Republikës
Këshilli i Ministrave, ka vendosur në mbledhjen e fundit të zgjerojë listën e personave që do u sigurohet mbrojtje nga Garda e Republikës.

Sipas këtij vendimi, që mban firmën e zv.kryeministrit Arben Ahmetaj, nga Garda nuk do të ruhen vetëm kryeministri dhe presidenti, por edhe kryetari i partisë më madhe opozitare në vend, që aktualisht është Lulzim Basha, si dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, që është Erion Veliaj.

V E N D I M

PËR PËRCAKTIMIN E PERSONALITETEVE DHE OBJEKTEVE TË TJERA, QË RUHEN DHE MBROHEN NGA GARDA E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 12, pikat 1, shkronjat “a” e “d”, dhe 2, shkronja “d”, të ligjit nr.33/2021, “Për Gardën e Republikës së Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Garda e Republikës së Shqipërisë ruan e mbron edhe këto personalitete:

a) Prokurorin e Përgjithshëm;

b) Kryetarin e Kontrollit të Lartë të Shtetit;

c) Drejtorin e Shërbimit Informativ të Shtetit;

ç) Kryetarin e partisë më të madhe të mazhorancës parlamentare;

d) Kryetarin e partisë më të madhe të opozitës parlamentare;

dh) Anëtarët e Këshillit të Ministrave;

e) Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë;

ë) Kryetarin e Bashkisë së Tiranës;

f) Inspektorin e Lartë të Drejtësisë;

g) Kryetarët e Gjykatave kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme dhe drejtorin e Byrosë Kombëtare të Hetimit;

gj) Inspektorin e Përgjithshëm të Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave;

h) Kryenegociatorin për zhvillimin e negociatave të anëtarësimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Evropian;

i) Komisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve;

j) Kryetarin e komisionerët e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, kryetarin dhe gjyqtarët e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Komisionerët Publikë, vëzhguesit ndërkombëtarë, të emëruar nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit;

k) Ambasadorin e Bashkimit Evropian në Shqipëri;

l) Pjesëtarët e familjeve, si: bashkëshorti, bashkëshortja dhe fëmijët deri në moshën 18 vjeç të Presidentit, të kryetarit të Kuvendit e të Kryeministrit, kur ka informacione nga strukturat ligjzbatuese se kërcënohet jeta e tyre.

2. Garda e Republikës së Shqipërisë ruan e mbron banesat ku jetojnë apo akomodohen dhe objektet ku ushtrojnë veprimtarinë edhe këto personalitete:

a) Banesat e:

i. Zëvendëskryeministrit;

ii. ministrit përgjegjës për çështjet e rendit dhe të sigurisë;

iii. drejtorit të Shërbimit Informativ të Shtetit;

iv. prokurorit të Përgjithshëm;

v. ambasadorit të Bashkimit Evropian në Shqipëri.

b) Objektet ku ushtrojnë veprimtarinë:

i. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, Kolegji i Posaçëm i Apelimit, Komisionerët Publikë dhe vëzhguesit ndërkombëtarë, të emëruar nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit;

ii. Prokuroria e Përgjithshme.

c) Objektet ku zhvillojnë veprimtarinë dhe akomodohen personalitetet shtetërore, konkretisht:

i. Në Tiranë: vila nr.4, vila nr.30, vila nr.31, Pallati i Brigadave;

ii. Në Dajt: vila nr.1, vila nr.2;

iii. Në Durrës: vila nr.6, vila nr.13, vila nr.20, vila nr.23,vila nr.29;

iv. Në Vlorë: vila nr.1,vila nr.2, vila nr.6, vila nr.9; vila Dhërmi;

v. Në Pogradec: vila nr.2, vila nr.3, vila nr.4, vila nr.5;

vi. Në Shkodër: vila Velipojë.

ç) Objekte të tjera:

i. Në Tiranë: Parku i Delegacioneve, Parku i Kryesisë së Kuvendit; Klinika qeveritare;

ii. Në Kërrabë: vendkomanda e përgjithshme, për kohë të veçantë;

iii. Në Linzë: objektet, ku ruhen e mbrohen rezervat, për kohë të veçantë;

iv. Në Dajt: vendkomanda e përgjithshme, për kohë të veçantë.

3. Automjetet, që përdoren për ruajtjen e shoqërimin e personaliteteve të përcaktuara në pikën 1, të këtij vendimi, vihen në dispozicion nga institucionet përkatëse që ata drejtojnë, me përjashtim të personaliteteve të përcaktuara në shkronjën “j”.

4. Me hyrjen në fuqi të këtij vendimi, shfuqizohen aktet e mëposhtme:

a) Vendimi nr.590, datë 5.9.2007, i Këshillit të Ministrave, “Për caktimin e banesave të personaliteteve të larta shtetërore të vendit, të selive, rezidencave dhe objekteve të tjera të larta shtetërore, që do të ruhen dhe mbrohen nga Garda e Republikës së Shqipërisë” , i ndryshuar;

b) Vendimi nr.591, datë 5.9.2007, i Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e personaliteteve të tjera të larta shtetërore të vendit, që do të ruhen dhe mbrohen nga Garda e Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar;

c) Vendimi nr.641, datë 6.11.2017, i Këshillit të Ministrave, “Për ruajtjen dhe mbrojtjen e anëtarëve të institucioneve të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve, të personelit vendas dhe ndërkombëtar, të objekteve ku ushtrojnë veprimtarinë, si dhe Inspektorit të Lartë të Drejtësisë dhe Inspektorit të Përgjithshëm të Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, nga Garda e Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar;

ç) Vendimi nr.375, datë 23.6.2021, i Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e personaliteteve dhe objekteve të tjera që ruhen e mbrohen nga Garda e Republikës”.

5. Ngarkohen Ministria e Brendshme dhe Garda e Republikës së Shqipërisë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi

ZËVENDËSKRYEMINISTRI

ARBEN AHMETAJ/albeu.com

The post Jo vetëm Rama e Meta, edhe Basha e Veliaj do të mbrohen nga Garda e Republikës appeared first on Albeu.com.