vendimi i gjykates Archives - Albeu.com

Bashkia e Tiranës nuk i shkon as Ogertës dhe as Florit/ Gjykata Kushtetuese jep vendimin për Erion Veliajn
Gjykata Kushtetuese i ka vënë vulën! Bashkia e Tiranës nuk i përket as Ogerta Manastirliut dhe as Florjan Binajt, dy kandidatët të cilët u bënë gati paraprakisht për të garuar në zgjedhje për të marrë drejtimin e kryeqytetit pas shkarkimit të Erion Veliajt.

Sipas raportimeve nga Top Channel, vendimmarrja në trupën e gjyqtarëve të “Kushtetueses” ka qenë 5 me 3 në favor Erion Veliajt, duke rrëzuar kështu vendimin e qeverisë që shkarkonte kryebashkiakun e Tiranës, pas propozimit që i kishte bërë Këshilli Bashkiak i Tiranës.

Në këtë mënyrë, Gjykata Kushtetuese i ka treguar Edi Ramës dhe publikut se kush do të jetë “zot” i kryeqytetit. Kujtojmë se Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e Asamblesë së Partisë Socialiste, i kërkoi Këshillit Bashkiak të Tiranës procedurat e shkarkimit të Erion Veliajt, ndërsa shpalli si kandidate të PS, Ogerta Manastirliun.

Kujtojmë se Erion Veliaj më datë 31 Tetor mori pjesë në seancën gjyqësore në “Kushtetuese”, një seancë maratonë që zgjati rreth 7 orë. Veliaj kërkoi shfuqizimin e vendimit të Këshillit të Ministrave për shkarkimin e tij si të papjtueshëm me Kushtetutën, si edhe shfuqizimin e dekretit të Presidentit Begaj për shpalljen e zgjedhjeve në Tiranë.

Pas parashtrimit edhe njëherë të kërkesave të tij dhe argumenteve nga mbrojtësit ligjorë, Gjykata Kushtetuese u tërhoq për të marrë vendim, ndërsa Erion Veliaj iu drejtua sërish qelisë së paraburgimit në Durrës.

The post Bashkia e Tiranës nuk i shkon as Ogertës dhe as Florit/ Gjykata Kushtetuese jep vendimin për Erion Veliajn appeared first on Albeu.com.

U vetëdorëzua në polici pas disa muajsh në arrati/ Prokurori merr vendimin për Stresin
Reperi i njohur shqiptar, Arkimed Lushaj, është ndaluar për 48 orë me vendim të prokurorit.

Arkimed Lushaj i njohur me emrin e artit, Stresi, u vetëdorëzua sot në policinë e Pejës pas disa muajsh në arrati.

Stresi akuzohet nga personazhi i TikTok, Medi Iseni se e nxori në pritë tek Noizy dhe grupi i tij.

Lajmi u konfirmua nga blutë e Kosovës që informuan se Stresi u vetëdorëzua ditën e sotme (1 Nëntor) në Stacionin e Policisë në Pejë rreth orës 09:00.

Reperi u paraqit sot  në stacionin e policisë bashkë me avokatin e tij.

“Rreth orës 9:00, personi i kërkuar Arkimed Lushaj është vetëdorëzuar në polici së bashku me avokatin e tij. I njëjti ishte shpallur në kërkim nga policia para disa javësh”, u shpreh zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, për Klankosova.

Personazhi i TikTok, Medi Iseni akuzoi reperin Noizy se e dhunoi me doreza hekuri së bashku me 7 shokë të tij në një klub nate në Pejë në orët e para të mëngjesit të 2 Gushtit.

Medi Iseni u dhunua së bashku me një shok të tij dhe përfundoi në spital. Pas bërjes publik të lajmit, personazhi i TikTok reagoi në një postim në InstaStory ku hodhi akuza ndaj reperit Stresi, duke pretenduar se ky i fundit e ka prerë në besë.

Lajmi u konfirmua nga blutë e Kosovës që informuan se Stresi u vetëdorëzua ditën e sotme (1 Nëntor) në Stacionin e Policisë në Pejë rreth orës 09:00.

Në një postim tjetër shtoi: “Bravo të qoftë ty Arkimed, ky ishte plani këtij prej fillimi deri në fund. Kjo video dhe bisesa është mbasi e mbylli koncertin duke më thirrur me stil në backstage dhe aty ishin të gjithë të përgatitur.”

Noizy dhe Medi Iseni janë përfshirë në konflikt edhe rreth dy vite më parë. Ngjarja ndodhi gjatë një koncerit të reperit,ku fansat e tij dhunuan duke qëlluar me grushte Medi Isenin.

“Më rrahën dhe më nxorën nga klubi, çfarë të bëj tani”, tha ai, ndërsa pamjet e momentit u bënë virale.

Medi Iseni është shoku i Kozakut dhe ka pasur përplasje e ofendime me reperin Noizy.

Kujtojmë se Noizy u lirua nga qelia me vendim të Gjykatës së Durrësit, ndërsa Kosova e ka shpallur në kërkim, pasi e akuzon se bashkë me grupin e tij ka dhunuar personazhin e “TikTok”, Medi Iseni.

Seanca gjyqësore për Rigels Rajkun u zhvillua më 16 gusht, ndërsa për t’u liruar reperi ofron garanci pasurore 50 mln lekë të vjetra.

“Shtetasi Rigels Rajku do të qëndrojë me masë sigurimi “arrest në burg”, deri në depozitimin e garancisë pasurore. Pas depozitimit të shumës përkatëse, duhet të njoftohet menjëherë prokurori, i cili në çdo rast jo më vonë se 24 orë nga njoftimi për depozitimin e shumës së garancisë pasurore, duhet të verifikojë dokumentacionin përkatës dhe të urdhërojë, sipas rastit, lirimin e menjëhershëm të personit nën hetim ose konfirmimin e masës së sigurimit “arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale.”

Pas pothuaj 10 ditësh në paraburgim, Noizy la qelinë pas vendosjes së garancisë pasurore.

Kujtojmë që pas arrestimit të tij në Lezhë, gjykata e la në burg artistin e njohur.Por pas gati 10 ditësh, çështja ka kaluar në Gjykatën e Durrësit, ku edhe Noizy ia ka dalë që të fitojë lirinë.

Vetë Stresi dhe Noizy kanë deklaruar se nuk kanë lidhje me sherrin dhe nuk kanë ndërhyrë për të rrahur Medin Isenin, me të cilin kishin zënka në rrjetet sociale. Medi Iseni nga ana tjetër akuzon se “u pre në besë” nga Stresi, i cili dyshohet se e kishte ftuar për ta takuar, por ndërkohë ishte një “kurth”, për ta vendosur në të njëjtin ambient me Noizyn dhe grupin e tij.

Në një intervistë, Stresi është shprehur se konflikti mes trye ka nisur menjëherë pas performancës së Noizy-t në klubin në fjalë, dhe situata ka dalë jashtë kontrollit, dhe sipas tij, kanë filluar që të përleshen me njëri-tjetrin dhe nuk kanë pasur mundësi që të komunikojnë.

Stresi ka thënë se bashkë me Noizy-n nuk e kanë prekur asnjërin prej tyre, e as personin e keqtrajtuar, Medi Isenin.

“Personi në fjalë, që është keqtrajtuar ka kontaktuar babanë tim në Zvicër me gjithë të atin e tij sepse këta shajnë gjithë dimrit dhe duan të vijnë verës të pajtohen.

Kjo është e vërteta. Unë kam qenë në Sarandë kur më ka thirrur babai im më ka thënë që do me të takuar ky djali. I kam thënë unë nuk dua të takohem me të njeri, nuk dua ta shoh me sy. Edhe nëse do ta kisha prerë në besë, e kisha prerë në besë qysh në Tiranë. Ky është realiteti. Ka ardhur këtu, babai i Medit e ka thirrur familjen time. Babai im i ka thënë në Shqipëri nuk të prek askush, vazhdo.

Kur kam shkuar në Pejë me performu me Noizy-n, ku ka dalë live dhe ka thënë “do shkon nesër do bëj stila”, një natë më parë kemi dalë edhe bashkë live, në vend që të shuajë muhabetin edhe me Noizyn që ia ka sharë familjen. Të nesërmen kur ka ardhur i kemi thënë hajde se mundemi të flasim. Kur ka ardhur, ka ardhur vetë i treti. Kur Noizy ka përfunduar, aty kemi qenë 30 veta. Një ka dalë ka thënë, a mua ma ke sharë gruan, aty ka nisur e gjithë situata, kanë qenë 30 veta. Dhe ka eskaluar situata krejt. Ka nisur diçka që nuk kemi mundur as të reagojmë. Unë nuk jam as servil i Noizyt, as servil i kërkujt. Akuzat që janë bërë ndaj Noizyt që e ka prek, as nuk ka pasur mundësi as me prek.

I kam duart e prera, shenja akoma që kam hyrë me i nda. Kam ngrën gota e prerje në gisht. Unë jam ai që kam thënë  mos, mos. Ata njerëzit që ishin me Medin, edhe ata e kanë mbrojtur atë. Ne më pas kemi ikur drejt Prishtinës. Me ka marr policia të nesërmen në telefon, a po vjen të na japësh në deklaratë për ngjarjen, pro në nuk u hamë këto fore. Ndaj kam menduar se kam urdhër arrest. Kërkuan deklaratë si dëshmitar dhe unë se kam besuar. Deklaratën nuk e kam dhënë, do e jap avokati. Nuk e ka prek askush prej nesh.

Prej disa ditësh jam bërë pjesë e titujve mediatik si pasojë e një denoncimi të padrejtë kundrejt meje, për një ngjarje të ndodhur në Pejë, ku unë nuk kam gisht fare, zero!

Dua ta nis këtë reagim me një ndjesë të thellë ndaj atyre që janë shqetësuar nga reagimi im. Kjo ka ardhur si pasojë e indinjatës për një kallëzim të rremë e të padrejtë ndaj meje, pasi kurrë nuk jam pëballur me situata të tilla e për pasojë fatkeqësisht nuk kam reaguar në nivelin që do të doja. Edhe njëherë, ndjese.

Mirëkuptoj edhe median që bën punën e saj dhe i kërkoj ndjesë nësë janë keqkuptuar nga reagimi im i nxituar.

Sa më lart dua të bëj me dije dhe garantoj këdo dhe çdo institucion se kurrësesi nuk jam në arrati apo sfidim ndaj drejtësisë, por po ndjek rrugën ligjore me profesionistë të fushës për të shmangur kurthin e padrejtësisë ndaj meje dhe dhënë zgjidhje çështjes në bashkëpunim me organet e drejtësisë në Kosovë.

Bashkë më studion e avokatisë të kontraktuar nga unë, do kontribuojmë maksimalisht për të shuar çdo dyshim që rëndon ndaj meje dhe sqaruar këtë ngjarje ku unë jam viktimë e kallëzimit të rremë dhe nuk kam asnjë lidhje.

Duke ju falenderuar për mirëkuptimin e përkrahjen dhe kërkuar ndjesë për këtë situatë të shëmtuar ku më kanë përfshirë.

Ndaj Noizy-t është lëshuar fletëarresti nga autoritetet kosovare, të cilat po bëjnë kërkime për vendosjen e tij në pranga.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personave të dyshuar në fotot e bashkangjitura, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhen në njoftim.

Çfarë deklaroi më parë Noizy?

Pasi ngjarja bëri bujë, Noizy reagoi lidhur me akuzat ndaj tij ku deklaroi se “nuk preka asnjë person atë natë në Pejë”, duke shtuar se Medi Iseni është dhunuar nga djem që, sipas Noizy-t “shumicën nuk i njoh dhe s’ja kam idenë se kush janë”.

“Jam shtang nga kjo gjë sepse ndodhi aq shpejt dhe pa pritur, nuk pata shansin të them as një gjysëm fjale. Sapo nisi perleshja, sigurimi me shpejtësi më ka shoqëruar jashtë discos në makinë dhe kemi ikur, bashkë me 2 shoket e mi qe kisha me vete. Prandaj dhe në video nuk dukem unë, sepse nuk kam qenë aty në atë moment”, shkroi reperi.

Ai shtoi se Medi Iseni e kishte sharë, duke shtuar se “këto janë pasojat kur goja s’të ndalet për audiencë në TikTok.

“Mirepo, nese do mu jepte mundesia me kthy prap ate moment sdo e lejoja asnje me e prek por do ti thoja turp te vije se je 40 vjec bab me fmi. Por mesova me mbrapa, se aty ne ate dhome kishte shar shume njerz tjer dhe jo vec mua, kto jane pasojat kur goja ste ndalet per audience ne tiktok”, shkroi reperi.

Une nuk preka asnje person ate nate ne Peje. Në momentin kur ika nga skena dhe sapo kam hyre ne dhomen e ndrrimit dmth (Backstage) (aty ku ishte personi ne fjale bashke me 3 shoket e tij) është sulmuar nga plot djem qe shumicen nuk i njoh dhe sja kam idene se kush jane.

Jam shtang nga kjo gje se ndodhi aq shpejt dhe pa pritur dhe nuk pata shancin te them as nje gjysem fjale. Sapo nisi perleshja, sigurimi me shpejtesi me ka shoqeruar jashte discos ne makin dhe kemi ikur, bashk me 2 shoket e mi qe kisha me vete. Prandaj dhe ne video nuk dukem une, sepse une nuk kam qen aty ne ate moment.

Vetem di te them se une isha ne pune kur ai vendosi me ardh mem ra ne qaf sepse i kishte premtuar dikujt nje nate me para ne TikTok ku thot “do iki ne backstage te Noizy dhe do bej pompa”. Dhe, pse ka pas aq shume njerz ne backstage kur ti vendose te hyje aty se di, por di te them se keshtu ndodh ne cdo koncert, hyjn e dalin plot njerz Fansat/Kamarjer/Sigurima/Miq/Koleg etj.

Mirepo, nese do mu jepte mundesia me kthy prap ate moment sdo e lejoja asnje me e prek por do ti thoja turp te vije se je 40 vjec bab me fmi. Por mesova me mbrapa, se aty ne ate dhome kishte shar shume njerz tjer dhe jo vec mua, kto jane pasojat kur goja ste ndalet per audience ne tiktok.

The post U vetëdorëzua në polici pas disa muajsh në arrati/ Prokurori merr vendimin për Stresin appeared first on Albeu.com.

Sekuestrimi i 23 pasurive të biznesmenit Anton Gjikaj, zbardhet vendimi i SPAK: Janë objekt i ligjit antimafia
Është zbardhur vendimi i SPAK për sekuestrimin e pasurive të biznesmenit Anton Gjinaj.

Sipas gjykatës, pasusitë e sekuestruara janë objekt i ligjit antimafia, sipas saj për 23 pasuritë është dalë në përfundimin se ekzistojnë prova se janë përfituar në mënyrë të kundraligshme.

Vendimi:

“Personat që i posedojnë këto prona, të ardhuart e përfituara në mënyrë të ligjshme I kanë më të vogla nga vlera e pronave që disponojnë. Gjithashtu në vendimin e gjykatës thuhet se ka arsye të bazaars për të besuar këto prona mund te tjetërsohen tek persona të tjerë me qëllim që ato mos te konfesokohen. 23 pasuritë e sekuestruara I kalojnë agjensisë së administrrimit të aseteve të sekuestruara. Në vendimin prej 14 faqesh gjithashtu thuhet se trafikimi i drogës në vitin 2006, ku ka qenë I përfshirë Pashuk Gjinaj, me vlerë rreth 2 milion eurosh”, thuhet në deklaratën e Gjykatës./albeu.com

The post Sekuestrimi i 23 pasurive të biznesmenit Anton Gjikaj, zbardhet vendimi i SPAK: Janë objekt i ligjit antimafia appeared first on Albeu.com.

Vendimi i Gjykatës, Bardhi: Berisha t’i japë fund hipokrizisë dhe përçarjes së demokratëve
Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar pas deklaratave të ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili më herët akuzoi Gjykatën e Apelit si të kapur nga Edi Rama, pas vendimit të sotëm të caktimit të gjyqtarëve për shqyrtimin e ankimimit të Enkelejd Alibeajt.

Në reagimin e tij në rrjetet sociale Bardhi thekson se Sali Berisha duhet t’i japë fund hipokrizisë me demokratët dhe përçarjes së tyre.

Sipas tij standardi i dyfishtë me gjykatat dëmton besimin e demokratëve në ringritjen e PD.

Reagimi i Bardhit:

Sali Berisha duhet t’i japë fund hipokrizisë me demokratët dhe përçarjes së tyre. Standardi i dyfishtë me gjykatat dëmton besimin e demokratëve në ringritjen e PD.

Gjykata nuk mund të jetë e pavarur, kur Zhukri i Berishës vendos pro tij dhe është politike, kur gjykata nuk i nënshtrohet akuzave të tij. Vendimi i gjykatës për çështjen e PD, cilido qoftë ai, duhet t’i hapë rrugën bashkimit të vërtetë të demokratëve./albeu.com

The post Vendimi i Gjykatës, Bardhi: Berisha t’i japë fund hipokrizisë dhe përçarjes së demokratëve appeared first on Albeu.com.

A ka të drejtë Alibeaj të apelojë vendimin e gjykatës? Flet avokati dhe sqaron ngërçin juridik në PD
Avokati Dorian Matlija, ka folur rreth ngërçit juridik të krijuar në Partinë Demokratike pas vendimit të Gjykatës, e cila njohu Kuvendin e 11 dhjetorit.

Komentet Matlija i ka bërë në ëmisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku ishte i ftuar.

Matlija tha se vendimi i gjykatësit Zhukri, që regjistroi statutin e Kuvendit të Sali Berishës, është i apelueshëm, pra grupi i Alibeajt, mund ta apelojnë atë.

Avokati tha se procesi do të jetë i komplikuar pasi janë tre Kuvende dhe një referendum në mes.

“Parimisht vendimi i Gjykatës së Shkallës së parë është i ankimueshëm në Gjykatën e Apelit. Për çdo rast, si të jenë organizata të shoqërisë civile apo parti, janë organet brenda tyre që vendosin për këto. Gjykata bën vetëm çertifikimin. Ky është nëj gjyq pa palë. Nëse një palë është e interesuar, ka gjithmonë të drejtë të ankohet në apel.

Se sa e vlefshme është kjo ankesë dhe se çfarë rezultati do të ketë, varet nga shumë faktorë.

Vendimi nuk zyrtarizon partinë e re. Vendimi thjesht detyron regjistrin e partive të regjistrojë. Vetëm kur të jetë regjistruar në regjistër, mund të themi se kush e ka në dorë partinë.

Partia që është e vjetra, kur cënohet nga një vendim, jo vetëm mund të shkojnë në apel por të hapin edhe proces të ri.

Rasti është i komplikuar. Është vendimi për korrikun, pastaj 11 dhjetori dhe 18 dhjetori. Pastaj është edhe referendum i 18 dhjetorit. Në këtë rast varen gjyqet nga njëra tjetra.  Jemi shumë larg sqarimit të çështjes nga ana juridike”, tha Matlija.

The post A ka të drejtë Alibeaj të apelojë vendimin e gjykatës? Flet avokati dhe sqaron ngërçin juridik në PD appeared first on Albeu.com.

Vrasja e të riut që punonte si teknik kondicionerësh, Apeli vendos për 7 të pandehurit (FOTO LAJM)
Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë, në lidhje me ngjarjen e rëndë që ka të bëjë me vrasjen e të riut që punonte si teknik kondicionerësh.

Vendimi është dhënë ditën e djeshme, ndërkohë që nuk është ndryshuar asgjë nga ai vendim i një viti më parë, ku për ekzekutimin e Indrit Çelës, Gjykata dha përfundimisht dënimin me 23.4 muaj burg.

Vetëm njëri nga të zotët e vilës në të cilën punonte djali u shpall fajtor për vrasjen, duke e dënuar me 18 vite burg, por që duke aplikuar gjykimin e shkurtuar, ai do të vuajë dënimin vetëm me 12 vjet.

Pjesa tjetër e të pandehurve, përfshirë të atin e tij, vëllanë dhe katër persona të tjerë u dënuan nga një deri në 3 vite burg, pasi në të gjitha rastet u aplikua gjykimi i shkurtuar.

Të pandehurit e dënuar me vendimin e 22 prillit të vitit 2021 i çuan në Apel dënimet e tyre me qëllimin që kjo shkallë gjykimi të ndërhynte për të prishur vendimin e shkallës së parë, por Gjykata nuk e ka ndryshuar fare vendimin.

Përfundimisht është lënë e njëjta masë, për të gjithë vetëm 23.4 vite burg!

GJYKATA

Me datë 22.08.2019, në sallën operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë është njoftuar se në Rrugën “Muhamet Gjollesha”, është qëlluar në kokë me armë zjarri shtetasi Indrit Çela, i cili ishte duke punuar për montimin e kondicionerëve, në banesën në pronësi të shtetasit Bujar Kusi.

Shtetasi Indrit Çela është dërguar në Spitalin Ushtarak Tiranë në gjendje të rëndë shëndetësore dhe si pasojë ka gjetur vdekjen. Referuar interesimit të medias për këtë rast njoftojmë se:

Në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, u zhvillua gjykimi lidhur me çështjen penale që i përket të pandehurve Griseldo Kusi, Albano Kusi, Bujar Kusi, Ferdinand Bakalli, Luan Çaka, A.I dhe A.H të akuzuar për kryerjen e veprave penale të “Vrasja me dashje”, “Mbajtja pa leje të armëve luftarake”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” “Moskallëzim i krimit” dhe “Përkrahja e autorit të krimit” të parashikuara nga nenet 76 ,278/1 , 300, 301 e 25, 302/1 dhe 305/b të Kodit Penal.

The post Vrasja e të riut që punonte si teknik kondicionerësh, Apeli vendos për 7 të pandehurit (FOTO LAJM) appeared first on Albeu.com.

SHORTI: Berisha çoi ndryshimet në Gjykatë, kush gjyqtar do vendosë për “fatin” e PD
Gjyqtari Agron Zhukri është caktuar për të shqyrtuar kërkesën e Komisionit të Rithemelimit të PD-së, për regjistrimin e ndryshimeve statutore.

Komisioni i Rithemelimit u ngrit nga Kuvendi i thirrur nga Sali Berisha më 11 dhjetor.

Tashmë çështja është regjistruar në Gjykatën e Tiranës dhe në ditët në vijim do të shqyrtohet.

Kujtojmë se më 11 dhjetor Kuvendi i Berishës votoi ndryshime rrënjësore në statut, duke nisur që nga ndryshimi i vulës e logos së partisë deri te shkarkimi i nënkryetarëve e sekretarit të përgjithshëm.

Brenda 48 orësh në Gjykatën e Tiranës u depozituan dy kërkesa të veçanta për ndryshime të statutit të Partisë Demokratike.

Në kërkesën e depozituar të martën, Partia Demokratike kërkoi pasqyrimin e ndryshimeve të statutit të partisë dhe organeve të zgjedhura në Kuvendin Kombëtar të 17 korrikut 2021.

Ndërsa të mërkurën Komisioni i Rithemelimit i kërkoi gjykatës të pasqyrojë ndryshimet statutore të bëra në Kuvendin 11 dhjetorit të mbajtur në stadiumin “Air Albania”. Kërkesa e dorëzuar nga PD do të shqyrtohet nga gjyqtarja Blerina Muça. PD tashmë është me dy statute në Gjykatën e Tiranës, deri në momentin që kjo e fundit do të vendosë./albeu.com/

The post SHORTI: Berisha çoi ndryshimet në Gjykatë, kush gjyqtar do vendosë për “fatin” e PD appeared first on Albeu.com.

6 mln euro mashtrim me TVSH-në, gjykata “vulos fatin” e pronarëve dhe punonjësve të arrestuar
Gjykata e Durrësit ka marrë vendime në lidhje me të arrestuarit për mashtrim me skemën e TVSH-së, gjë që I shkaktoi shtetit një dëm prej rreth 6 milion euro.

Bëhet fjalë për shtetasit Enis Xhaferin 37 vjec nga Vlora, Regan Merdanin 30 vjeç banues në Tiranë, Roland Avdon 39 vjeç nga Tirana, Ali Agollin 45 vjeç banues në Tiranë dhe Ben Cakën 48 vjeç banues në Tiranë dhe dy persona të tjerë që kanë shpallur në kërkim.

VENDIMI I PLOTE I GJYKATES:

Verifikimin dhe konstatimin e respektimit të kushteve dhe kritereve për zbatimin e masës shtrënguese “Arrest në burg” dhënë me vendimin penal të datës 07.11.2021 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, ndaj personit nën hetim R.M. i i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 144/a dhe 25 të Kodit Penal. Personi nën hetim R. M mbetet me masë shtrënguese “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.

Verifikimin dhe konstatimin e respektimit të kushteve dhe kritereve për zbatimin e masës shtrënguese “Arrest në burg” dhënë me vendimin penal të datës 07.11.2021 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, ndaj personit nën hetim A.A, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 144/a dhe 25 të Kodit Penal. Personi nën hetim A.A mbetet me masë shtrënguese “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.

Verifikimin dhe konstatimin e respektimit të kushteve dhe kritereve për zbatimin e masës shtrënguese “Arrest në burg” dhënë me vendimin penal të datës 07.11.2021 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, ndaj personit nën hetim R.A, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 144/a dhe 25 të Kodit Penal.

Zëvendësimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg” caktuar ndaj shtetasit R.A me vendimin e datës 07.11.2021 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, me masën e sigurimit “Arrest në shtëpi” parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, masë e cila do të ekzekutohet në banesën e tij në Tiranë, Njësia Administrative Nr. 7, Rr. “B.I”, ndërtesa Nr. X, hyrja X, Ap. X. Urdhërohet personi nën hetim të mos largohet nga banesa dhe për raste të veçanta të njoftojë organin procedues.

Verifikimin dhe konstatimin e respektimit të kushteve dhe kritereve për zbatimin e masës shtrënguese “Arrest në burg” dhënë me vendimin penal të datës 07.11.2021 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, ndaj personit nën hetim B.C, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 144/a dhe 25 të Kodit Penal.

Zëvendësimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg” caktuar ndaj shtetasit B.C me vendimin e datës 07.11.2021 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, me masën e sigurimit “Arrest në shtëpi” parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, masë e cila do të ekzekutohet në banesën e tij në Tiranë, Njësia Administrative Nr. 5, Rr. “O.M”, Ndërtesa X, Hyrja X. Urdhërohet personi nën hetim të mos largohet nga banesa dhe për raste të veçanta të njoftojë organin procedues.

Verifikimin dhe konstatimin e respektimit të kushteve dhe kritereve për zbatimin e masës shtrënguese “Arrest në burg” dhënë me vendimin penal të datës 07.11.2021 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, ndaj personit nën hetim E.Xh, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 144/a dhe 25 të Kodit Penal.

Zëvendësimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg” caktuar ndaj shtetasit E.Xh me vendimin të datës 07.11.2021 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, me masën e sigurimit “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale.

Urdhërohet personi nën hetim E.Xh të paraqitet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, të Hënën e parë dhe të fundit të çdo muaji, ora 12:00.

Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i personit nën hetim E.Xh nga salla e gjykimit, nëse nuk mbahet për ndonjë shkak tjetër ligjor.

Urdhërohet Prokuroria dhe Policia Gjyqësore për zbatimin e këtij vendimi.

Kundër vendimit lejohet ankim brenda 5 (pesë) ditëve në Gjykatën e Apelit Durrës, duke filluar ky afat nga e nesërmja e komunikimit të vendimit të arsyetuar.

U shpall sot, në Durrës, më datë 12 Nëntor 2021./albeu.com/

The post 6 mln euro mashtrim me TVSH-në, gjykata “vulos fatin” e pronarëve dhe punonjësve të arrestuar appeared first on Albeu.com.

“E la në mes të rrugës!” Nuk zbatoi vendimin e Gjykatës për të shoqëruar deri në banesë gruan e dhunuar, e pëson polici në Berat
Një polic në Berat është shkarkuar nga detyra ditën e sotme, pasi nuk shoqëroi për në banesë gruan e dhunuar nga ish-bashkëshorti.

Rasti i Policit u denoncua dje në një emision investigativ dhe ditën e sotme ka ardhur menjëherë reagimi i drejtorit të përgjithshëm të Policisë.

Njoftimi i Policisë:

Në lidhje me rastin e transmetuar mbrëmjen e djeshme në emisionin Fiks Fare, që bënte fjalë për një shtetase të dhunuar nga ish-bashkëshorti, e cila akuzon inspektorin e Policisë së zonës, për neglizhencë dhe moszbatimit të vendim të Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, ju bëjmë me dije se:

Menjëherë pas transmetimit të këtij rasti, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka urdhëruar Drejtorinë e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, për të dërguar një grup pune në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat, me qëllim verifikimin e këtij rasti.

Punonjësi i Policisë, inspektor B. A. është pezulluar nga detyra dhe ndaj tij ka filluar hetimi disiplinor, pasi nuk ka zbatuar vendimin e Gjykatës, që parashikonte se punonjësi i Policisë duhet ta shoqëronte shtetasen Z. L. deri në banesë dhe ta mbikëqyrte atë deri në largimin pas marrjes së fëmijëve dhe sendeve personale nga banesa.

Policia e Shtetit falënderon qytetarët dhe i fton ata që të denoncojnë çdo rast të abuzimit të punonjësve të Policisë me detyrën dhe çdo paligjshmëri, në numrin pa pagesë 112, në Komisariatin Dixhital dhe në adresat e tjera zyrtare të Policisë së Shtetit, duke garantuar reagim të shpejtë e të paanshëm./albeu.com/

The post “E la në mes të rrugës!” Nuk zbatoi vendimin e Gjykatës për të shoqëruar deri në banesë gruan e dhunuar, e pëson polici në Berat appeared first on Albeu.com.

Gjykata merr vendimin! Caktohet masa e sigurisë për menaxherin e Taynës
Rinor Hykollit, i njohur në publik si menaxheri i Taynës i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

Ky vendim është marrë nga Gjykata Themelore e Gjilanit, e cila ka aprovuar këtë kërkesë adresuar nga Prokuroria Themelore në Gjilan.

Sipas prokurorisë, Hykolli dyshohet se në bashkëkryerje me të pandehurin Sh.Xh., pas një mosmarrëveshje i kanë shkaktuar lëndime trupore të dëmtuarit L.B., në pjesë të ndryshme të trupit.

Ky është njoftimi i plotë nga Gjykata Themelore e Gjilanit:

“Caktohet masa e sigurisë ndaj të pandehurit R. H. Gjilan, 05.10.2021 – Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 (tridhjetë) ditë të pandehurit R.H.

Ekziston dyshimi se me datë 22 korrik në bashkëkryerje me të pandehurin Sh.Xh, në diskotekën ‘’Stop’’ në Gjilan, për shkak të një mosmarrëveshje i kanë shkaktuar lëndime trupore të dëmtuarit L. B, në pjesë të ndryshme të trupit, duke ia thyer hundën, ku për shkak të lëndimeve i njëjti është detyruar të kërkonte tretman mjekësor.

Me këto veprime, i pandehuri R.H dyshohet të ketë kryer veprën penale ‘lëndim i rëndë trupor’’, vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). I pandehuri nga data 24.07.2021 deri më datë 04.10.2021 ka qenë në arrati, duke i’u shmangur organeve të drejtësisë, në atë mënyrë që ishte fshehur edhe përkundër faktit se kishte qenë në njohuri se ishte në kërkim nga zyrtarët policorë.

Gjyqtari i procedurës paraprake ka konsideruar se qëndrojnë arsyet ligjore për caktimin e paraburgimit ndaj të pandehurit të lartcekur, masat tjera alternative do të ishin të pamjaftueshme për zhvillimin me sukses të procedurës penale”.

The post Gjykata merr vendimin! Caktohet masa e sigurisë për menaxherin e Taynës appeared first on Albeu.com.