Vendim Archives - Albeu.com

Qeveria ndan 203 milionë lekë nga buxheti i vitit 2026 për të mbështetur financiarisht komunitetet fetare! Ja sa ka përfituar secili
Këshilli i Ministrave ka miratuar në mbledhjen e sotme vendimin për përcaktimin e masës së financimit nga buxheti i vitit 2026 për bashkësitë fetare që kanë nënshkruar marrëveshje me qeverinë.

Sipas vendimit, fondi i përgjithshëm arrin në 203 milionë lekë dhe do të përdoret për mbështetjen financiare të katër bashkësive kryesore fetare në vend.

Konkretisht, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë përfiton 57.3 milionë lekë, të ndara për financimin e punonjësve të administratës dhe të institucioneve arsimore.

Ndërkohë, Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë përfiton 48.6 milionë lekë, të shpërndara po ashtu për administratën dhe sistemin arsimor.

E njëjta shumë, 48.6 milionë lekë, i është akorduar edhe Kishës Katolike në Shqipëri, me fokus mbështetjen e stafit administrativ dhe atij në arsim.

Ndërsa Kryegjyshata Botërore Bektashiane përfiton 48.5 milionë lekë, të cilat përfshijnë financim për administratën, kontribut për ndërtimin e Teqesë së Shtufit në Gjirokastër, si dhe mbështetje për veprimtarinë e saj ndërkombëtare.

Vendimi parashikon që fondi të disbursohet brenda muajit prill 2026, ndërsa për zbatimin janë ngarkuar Ministria e Financave dhe Komiteti Shtetëror për Kultet.

Njoftimi:

V E N D I M PËR PËRCAKTIMIN E MASËS SË FINANCIMIT NË BUXHETIN E VITIT 2026 PËR BASHKËSITË FETARE, QË KANË NËNSHKRUAR MARRËVESHJE ME KËSHILLIN E MINISTRAVE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 2, pika 2, 3, 4, pika 2, 5, pika 1, e 6, të ligjit nr.10140, datë 15.5.2009, “Për financimin, nga buxheti i shtetit, të bashkësive fetare, që kanë nënshkruar marrëveshje me Këshillin e Ministrave”, dhe të ligjit nr.87/2025, “Për buxhetin e vitit 2026”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Masa e financimit, prej 203 000 000 (dyqind e tre milionë) lekësh, nga buxheti i vitit 2026, e miratuar për të mbështetur financiarisht bashkësitë fetare, përdoret, si më poshtë vijon:

a) Komuniteti Mysliman i Shqipërisë përfiton shumën 57 300 000 (pesëdhjetë e shtatë milionë e treqind mijë) lekë, të ndarë në:

i. 28 200 000 (njëzet e tetë milionë e dyqind mijë) lekë, për financimin me gjysmën e pagës minimale buxhetore për 94 (nëntëdhjetë e katër) punonjës të administratës;

ii. 29 100 000 (njëzet e nëntë milionë e njëqind mijë) lekë, për financimin me gjysmën e pagës minimale buxhetore për 97 (nëntëdhjetë e shtatë) punonjës të institucioneve të arsimit parashkollor, parauniversitar dhe universitar.

b) Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë përfiton shumën 48 600 000 (dyzet e tetë milionë e gjashtëqind mijë) lekë, të ndarë në:

i. 24 600 000 (njëzet e katër milionë e gjashtëqind mijë) lekë, për financimin me gjysmën e pagës minimale buxhetore për 82 (tetëdhjetë e dy) punonjës të administratës;

ii. 24 000 000 (njëzet e katër milionë ) lekë, për financimin me gjysmën e pagës minimale buxhetore për 80 (tetëdhjetë) punonjës të institucioneve të arsimit parashkollor, parauniversitar dhe universitar.

c) Kisha Katolike në Shqipëri përfiton shumën 48 600 000 (dyzet e tetë milionë e gjashtëqind mijë) lekë, të ndarë në:

i. 15 000 000 (pesëmbëdhjetë milionë) lekë, për financimin me gjysmën e pagës minimale buxhetore, për 50 (pesëdhjetë) punonjës të administratës;

ii. 33 600 000 (tridhjetë e tre milionë e gjashtëqind mijë) lekë, për financimin me gjysmën e pagës minimale buxhetore për 112 (njëqind e dymbëdhjetë) punonjës të institucioneve të arsimit parashkollor, parauniversitar dhe universitar.

ç) Kryegjyshata Botërore Bektashiane përfiton shumën 48 500 000 (dyzet e tetë milionë e pesëqind mijë) lekë, të ndarë në:

i. 9 000 000 (nëntë milionë) lekë, për financimin deri në gjysmën e pagës minimale buxhetore për 30 (tridhjetë) punonjës të administratës;

ii. 28 000 000 (njëzet e tetë milionë) lekë, si kontribut në ndërtimin e Teqesë së Shtufit, Gjirokastër;

iii. 11 500 000 (njëmbëdhjetë milionë e pesëqind mijë) lekë, për shkak të pozitës së veçantë, si Kryegjyshatë Botërore, me qendër në Tiranë, dhe të shtrirjes së veprimtarisë së saj jashtë vendit, që do të përdoret për të mbuluar plotësisht ose pjesërisht kërkesëpreventivat e paraqitura prej saj në kërkesën për vitin 2026, sipas dokumentacionit financiar të paraqitur.

2. Kalimi i fondit, i përcaktuar në pikën 1, të këtij vendimi, bëhet njëherësh, brenda muajit prill të vitit 2026.

3. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Komiteti Shtetëror për Kultet për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

The post Qeveria ndan 203 milionë lekë nga buxheti i vitit 2026 për të mbështetur financiarisht komunitetet fetare! Ja sa ka përfituar secili appeared first on Albeu.com.

Lirohet nga detyra zëvendësministri i Mbrojtjes, ja nga kush zëvendësohet
Zëvendësministri i Mbrojtjes, Andrea Shllaku është liruar ditën e sotme nga detyra. Në këtë detyrë është emëruar Pranvera Skana.

Ky vendimi është marrë nga Këshilli i Ministrave. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

V E N D I M PËR LIRIM NGA DETYRA

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Z. Andrea Shllaku, zëvendësministër i Mbrojtjes, lirohet nga kjo detyrë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

V E N D I M PËR EMËRIM NË DETYRË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Znj. Pranvera Skana emërohet zëvendësministër i Mbrojtjes.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA.

The post Lirohet nga detyra zëvendësministri i Mbrojtjes, ja nga kush zëvendësohet appeared first on Albeu.com.

Merret vendimi/ Qeveria shpall fshatin Lin pasuri kulturore të paluajtshme
Këshilli i Ministrave, ka shpallur gjatë mbledhjes së zhvilluar ditës së sotme, shpalljen e fshatit Lin të Pogradecit, pasuri kulturore të paluajtshme “Ansambël arkitektonik urban”. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren zyrtare.

Në vendimin e marrë nga qeveri thuhet se ngarkohet Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor për publikimin e hartave të “Ansamblit Arkitektonik Urban” të fshatit Lin dhe zonës mbrojtëse në Gjeoportalin Kombëtar.

Gjithashtu ngarkohen edhe  Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Mjedisit dhe Bashkia Pogradec për zbatimin e këtij vendimi.

V E N D O S I:

1. Deklarimin pasuri kulturore e paluajtshme “Ansambël arkitektonik urban” të një zone në fshatin Lin, sipas hartës dhe koordinatave në Kornizën Referuese Gjeodezike Shqiptare (KRGJSH), që i bashkëlidhen këtij vendimi.

2. Përcaktimin e zonës mbrojtëse të “Ansamblit arkitektonik urban” të një zone në fshatin Lin, sipas hartës dhe koordinatave në Kornizën Referuese Gjeodezike Shqiptare (KRGJSH), që i bashkëlidhen këtij vendimi.

3. Miratimin e planit për ruajtjen, mbrojtjen dhe administrimin e këtyre zonave, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.

4. Ngarkohet Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor për publikimin e hartave të “Ansamblit Arkitektonik Urban” të fshatit Lin dhe zonës mbrojtëse në Gjeoportalin Kombëtar.

5. Ngarkohet Agjencia Shtetërore e Kadastrës për regjistrimin e këtij vendimi, në përputhje me ligjin nr.111/2018, “Për kadastrën”, dhe me aktet nënligjore në fuqi.

6. Ngarkohen Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Mjedisit dhe Bashkia Pogradec për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA.

The post Merret vendimi/ Qeveria shpall fshatin Lin pasuri kulturore të paluajtshme appeared first on Albeu.com.

Këshilli i Ministrave propozon dy kandidaturat për vakancat në BSH dhe AKEP
Këshilli i Ministrave i propozoi Kuvendit kandidaturën e Olta Rushajt si anëtare e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë.

Në muajin shkurt Parlamenti votoi katër anëtarë të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë.

Anëtarët e votuar ishin Selami Xhepa dhe Holta Zaçaj të propozuar nga vetë Kuvendi dhe Ervin Mete e Jonida Prifti, të propozuar nga Këshilli i Ministrave.

Në mbledhjen e sotme Këshilli i Ministrave i propozoi Kuvendit edhe kandidaturën e Diana Dervishit si anëtare e Këshillit Drejtues të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare.

The post Këshilli i Ministrave propozon dy kandidaturat për vakancat në BSH dhe AKEP appeared first on Albeu.com.

Rikthimi i basteve, qeveria miraton rregullat e reja/ Vendimi, standardet teknike dhe monitorimi në kohë reale
Qeveria ka miratuar një vendim të ri që vendos standarde teknike dhe rregulla minimale për rikthimin funksionimin e platformave të basteve sportive online në Shqipëri.

Vendimi u miratua në mbledhjen e Këshillit të Ministrave të zhvilluar më 11 mars 2026 dhe synon të rrisë nivelin e kontrollit dhe transparencës në aktivitetin e basteve sportive online që ofrohen nga subjektet e licencuara.

Vendimi përcakton kriteret teknike dhe kërkesat bazë që duhet të plotësojnë sistemet, faqet e internetit dhe aplikacionet për bastet sportive online.

Ndër të tjera, ai parashikon standardet minimale që duhet të përmbushin sistemet përmes të cilave administrohen, menaxhohen dhe zhvillohen bastet sportive online, duke përfshirë si komponentët hardware ashtu edhe ata software.

Po ashtu, janë vendosur rregulla të qarta për procesin e identifikimit dhe regjistrimit të lojtarëve, me qëllim garantimin e aksesit të ligjshëm në këto platforma, mbrojtjen e të dhënave personale dhe parandalimin e aktiviteteve të paligjshme në këtë fushë.

Vendimi trajton edhe mënyrën e kryerjes së pagesave dhe të faturimit. Sipas rregullave të reja, çdo pagesë apo transaksion financiar që lidhet me bastet sportive online duhet të regjistrohet dhe të monitorohet në kohë reale nga institucionet shtetërore përgjegjëse.

Qeveria njoftoi zyrtarisht:

•Përcaktimin e standardeve,që kanë të bëjnë me kushtet teknike dhe standardet minimale, që duhet të plotësojnë sistemet/website-t/aplikacionet e basteve sportive on-line të subjekteve të licencuara, të cilat konsistojnë në:

a) kërkesat teknike minimale, që duhet të plotësojnë sistemet, ku administrohen, menaxhohen dhe luhen bastet sportive on-line, duke përfshirë komponentët hardware dhe software;

b) kërkesat për identifikimin e regjistrimin e lojtarëve, me qëllim sigurimin e aksesit të ligjshëm, mbrojtjen e të dhënave dhe parandalimin e lojës së paligjshme;

c) procedurat në lidhje me faturat dhe transaksionet e pagesave, duke siguruar që çdo transaksion të regjistrohet e të monitorohet në kohë reale nga organet përkatëse;

The post Rikthimi i basteve, qeveria miraton rregullat e reja/ Vendimi, standardet teknike dhe monitorimi në kohë reale appeared first on Albeu.com.

377 milionë lekë shtesë për pronarët/ Qeveria rrit fondin e shpronësimeve për projektin hekurudhor Durrës–Tiranë–Rinas
Këshilli i Ministrave ka miratuar ndryshime dhe shtesa në vendimin “Për shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga realizimi i projektit “Rehabilitimi i linjës hekurudhore Durrës – terminali i transportit publik Tiranë (PPT) dhe lidhja me Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës

Sipas vendimit të ri, fondi total i shpronësimeve rritet në 377.3 milionë lekë, nga rreth 280.4 milionë lekë që ishte parashikuar më parë. Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që shpronësohen, kompensohen në vlerë të plotë.

Kompensimi do të bëhet në vlerë të plotë për pasuritë e llojit arë, truall dhe vreshtë, sipas tabelës shoqëruese të vendimit. Edhe lista e pronarëve përfitues zgjerohet me pasuri shtesë të identifikuara gjatë zbatimit të projektit

Vendimi i plotë:

V E N D I M PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË VENDIMIN NR.19, DATË 17.1.2024, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA REALIZIMI I PROJEKTIT “REHABILITIMI I LINJËS HEKURUDHORE DURRËS – TERMINALI I TRANSPORTIT PUBLIK TIRANË (PPT) DHE LIDHJA ME AEROPORTIN NDËRKOMBËTAR TË TIRANËS (TIA)”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

I. Në vendimin nr.19, datë 17.1.2024, të Këshillit të Ministrave, “Për shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga realizimi i projektit “Rehabilitimi i linjës hekurudhore Durrës – terminali i transportit publik Tiranë (PPT) dhe lidhja me Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës (TIA)”, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:

1. Pika 3 ndryshohet, si më poshtë vijon:

“3. Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që shpronësohen, kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse, që paraqitet në tabelën që i bashkëlidhet këtij vendimi, për pasuritë e llojit “arë”, “truall” dhe “vreshtë”, me vlerë të përgjithshme shpronësimi prej 377 326 511.55 (treqind e shtatëdhjetë e shtatë milionë e treqind e njëzet e gjashtë mijë e pesëqind e njëmbëdhjetë pikë pesëdhjetë e pesë) lekësh.”.

2. Në pikën 4, togfjalëshi “… prej 280 445 392.25 (dyqind e tetëdhjetë milionë e katërqind e dyzet e pesë mijë e treqind e nëntëdhjetë e dy pikë njëzet e pesë) lekësh …” zëvendësohet me “… prej 377 326 511.55 (treqind e shtatëdhjetë e shtatë milionë e treqind e njëzet e gjashtë mijë e pesëqind e njëmbëdhjetë pikë pesëdhjetë e pesë) lekësh …”.

3. Në tabelën bashkëlidhur vendimit bëhen këto ndryshime dhe shtesa:

a) Vlerat e shpronësimit të pasurive të paraqitura në nënndarjet me numrat rendorë 9, 11, 12, 15, 17, 18, 40, 41, 42, 43, 55, 57, 65, 73 dhe 74 zëvendësohen me vlerat e shpronësimit në nënndarjet përkatëse, sipas tabelës që i bashkëlidhet këtij vendimi;

b) Pas nënndarjes me numër rendor 84 shtohen pasuritë që shpronësohen, të paraqitura në nënndarjet me numra rendorë nga 85 në 115, sipas tabelës që i bashkëlidhet këtij vendimi.

II. Shpenzimet procedurale shtesë, në vlerën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë, përballohen nga shoqëria “Hekurudha Shqiptare”, sh.a.

III. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, shoqëria “Hekurudha Shqiptare”, sh.a., drejtoritë vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Kamzë Vorë, Tiranë Rurale 2 dhe Krujë, Agjencia Shtetërore për Shpronësimin, Drejtoria e Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës pranë Këshillit të Qarkut Tiranë dhe Drejtoria e Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës pranë Këshillit të Qarkut Durrës për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

The post 377 milionë lekë shtesë për pronarët/ Qeveria rrit fondin e shpronësimeve për projektin hekurudhor Durrës–Tiranë–Rinas appeared first on Albeu.com.

Qeveria miraton ndërtimin e një centrali fotovoltaik në Synej të Kavajës/ Pritet të vihet në funksion brenda 36 muajsh me kapacitet 95 MW
Këshilli i Ministrave ka miratuar ndërtimin e një centrali gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike në fshatin Rrakull, njësia administrative Synej, Bashkia Kavajë. Projekti do të realizohet nga shoqëria “Select Energy” sh.p.k. dhe nuk është objekt koncesioni apo përfitues i masave mbështetëse nga shteti.

Centrali do të ketë një kapacitet të instaluar prej 95 MW dhe pritet të ndërtohet dhe të vihet në funksion brenda 36 muajve nga hyrja në fuqi e vendimit të qeverisë. Afati i operimit të tij do të jetë 49 vjet.

Sipas vendimit, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, së bashku me Agjencinë Kombëtare të Burimeve Natyrore, do të mbikëqyrin zbatimin e projektit çdo tre muaj, për të garantuar që punimet dhe operimi të jenë në përputhje me dokumentacionin teknik dhe ligjor.

Shoqëria “Select Energy” ka detyrimin të raportojë periodikisht për ecurinë e ndërtimit, të respektojë kushtet mjedisore dhe të depozitojë një garanci financiare prej të paktën 5% të vlerës së investimit. Gjithashtu, kompania do t’i japë shtetit 2% të prodhimit vjetor të energjisë elektrike, ose vlerën monetare përkatëse, e cila do të derdhet në buxhetin e shtetit.

VENDIM

PËR

MIRATIMIN E NDËRTIMIT TË CENTRALIT GJENERUES TË ENERGJISË ELEKTRIKE FOTOVOLTAIKE DHE VEPRAVE NDIHMËSE, I CILI NUK ËSHTË OBJEKT KONCESIONI, NË ZONËN KADASTRALE 3204, FSHATI RRAKULL, NJËSIA ADMINISTRATIVE SYNEJ, BASHKIA KAVAJË, QARKU TIRANË, NGA SHOQËRIA “SELECT ENERGY”, SH.P.K.

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 49, të  ligjit nr.43/2015, “Për sektorin e energjisë elektrike”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Miratimin e ndërtimit të centralit gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike dhe veprave ndihmëse, i cili nuk është objekt koncesioni dhe nuk përfiton nga masat mbështetëse, me vendndodhje në zonën kadastrale 3204, fshati Rrakull, njësia administrative Synej, Bashkia Kavajë, Qarku Tiranë, nga shoqëria “SELECT ENERGY”, sh.p.k., me elementet, si më poshtë vijon:

a) Emri i aplikuesit: Shoqëria “SELECT ENERGY”, sh.p.k.;

b) NIPT/NUIS: M22415014G;

c) Tipi i centralit: Fotovoltaik;

ç)  Kapaciteti i instaluar: 95 MW;

d) Afati i pritshëm i vënies në punë dhe pajisja me leje ndërtimi: Koha për ndërtimin, pajisjen me lejen e ndërtimit dhe vënien në operim të impiantit fotovoltaik do të jetë brenda 36 (tridhjetë e gjashtë) muajve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi;

dh) Vendndodhja e burimit gjenerues të energjisë: në zonën kadastrale 3204, fshati Rrakull, njësia administrative Synej, Bashkia Kavajë, Qarku Tiranë;

e) Afati i operimit: 49 (dyzet e nëntë) vjet nga hyrja në fuqi e këtij vendimi;

ë) Koordinatat e tokës dhe planvendosja, sipas aneksit 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi;

f) Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore kanë të drejtë të ushtrojnë mbikëqyrje të përgjithshme me afate 3-mujore gjatë realizimit, vënies në punë dhe operimit, me synim që të verifikojnë se ecuria e punimeve, cilësia, konformiteti dhe operimi janë në përputhje me programin e përgjithshëm të realizimit dhe të dokumentacionit të projektit;

g) Shoqëria “SELECT ENERGY”, sh.p.k., ka detyrimin që:

i. të paraqesë periodikisht (çdo tre muaj), pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, informacion mbi ecurinë e ndërtimit të centralit fotovoltaik;

ii. të respektojë kushtet e cituara në lejet, licencat dhe autorizimet paraprake mjedisore, lëshuar nga institucionet përgjegjëse kombëtare;

iii. të dorëzojë sigurimin e kontratës, në masën jo më pak se 5% të vlerës së investimit, përpara nënshkrimit të kontratës ndërmjet shoqërisë “SELECT ENERGY”, sh.p.k., dhe ministrisë. Në këtë kontratë përcaktohen të drejtat dhe detyrimet e palëve për realizimin e këtij projekti, penalitetet, në rast mosrealizimi, si dhe çështje të tjera që lidhen me zbatimin e saj;

iv. t’i japë falas, në formë royalty, ministrisë përgjegjëse për energjinë sasinë e energjisë elektrike, në masën 2% të sasisë vjetore të prodhimit të energjisë elektrike ose konvertimin e saj në vlerë monetare. Në rast konvertimi në vlerë monetare, shuma duhet të derdhet tërësisht në buxhetin e shtetit;

v. të përmbushë kërkesën, sipas rastit, që një pjesë e prodhimit të burimit gjenerues të energjisë t’i shitet furnizuesit publik, sipas legjislacionit në fuqi.

2. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe shoqëria “SELECT ENERGY”, sh.p.k., për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

The post Qeveria miraton ndërtimin e një centrali fotovoltaik në Synej të Kavajës/ Pritet të vihet në funksion brenda 36 muajsh me kapacitet 95 MW appeared first on Albeu.com.

Qeveria miraton aderimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes, zbardhet marrëveshja që pritet të votohet nesër në Kuvend
Qeveria ka miratuar sot marrëveshjen për aderimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes për Gazën, ndërsa Kuvendi pritet ta ratifikojë nesër.

Sipas dokumentit zyrtar, marrëveshja është miratuar në parim nga Këshilli i Ministrave me vendimin nr.45, datë 21 janar 2026, dhe parashikon që Shqipëria, e përfaqësuar nga Kryeministri Edi Rama, të bëhet pjesë e Kartës themeluese të Bordit të Paqes.

Çfarë është Bordi i Paqes

Bordi i Paqes do të krijohet si një organizatë ndërkombëtare me personalitet juridik ndërkombëtar, me mision promovimin e stabilitetit, rivendosjen e qeverisjes së ligjshme dhe sigurimin e paqes së qëndrueshme në territore të prekura ose të kërcënuara nga konflikti. Aktiviteti i tij do të zhvillohet në përputhje me të drejtën ndërkombëtare.

Roli i Shqipërisë dhe statusi i anëtarit themelues

Relacioni thekson se pjesëmarrja e Shqipërisë në Bord përbën një zhvillim me rëndësi të veçantë për politikën e jashtme dhe diplomacinë e vendit. Shqipëria parashikohet të ketë statusin e anëtarit themelues, çka i jep një rol aktiv dhe të barabartë në formësimin e vizionit, parimeve dhe arkitekturës vendimmarrëse të Bordit.

Qeveria argumenton se ky status rrit ndjeshëm profilin ndërkombëtar të Shqipërisë dhe e pozicionon vendin si faktor stabiliteti dhe aktor paqeje, veçanërisht në proceset që synojnë zgjidhjen e konflikteve shumëvjeçare, përfshirë Lindjen e Mesme. Dokumenti e cilëson gjithashtu këtë zhvillim si konfirmim të partneritetit strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Si funksionon Bordi i Paqes

Sipas Kartës, Bordi do të drejtohet nga një Kryetar dhe do të ketë dy struktura kryesore vendimmarrëse: Bordin e Shteteve Anëtare dhe Bordin Ekzekutiv. Vendimet do të merren me shumicë votash, por do të kërkojnë konfirmimin e Kryetarit, i cili gëzon edhe të drejtën e vetos dhe autoritetin përfundimtar interpretues.

Anëtarësimi i shteteve do të bëhet me ftesë dhe mandat trevjeçar, me mundësi rinovimi. Përjashtim bëjnë shtetet që kontribuojnë mbi 1 miliard dollarë brenda vitit të parë, për të cilat nuk zbatohet kufiri trevjeçar i mandatit.

Karta garanton ruajtjen e sovranitetit të shteteve anëtare, duke përcaktuar se Bordi nuk ka juridiksion brenda territorit të tyre dhe nuk mund t’i detyrojë të marrin pjesë në misione pa pëlqimin e shprehur.

Financimi dhe imunitetet

Bordi i Paqes do të financohet përmes kontributeve vullnetare vjetore të shteteve anëtare. Ndërkohë, organizata dhe personeli i saj do të gëzojnë personalitet juridik ndërkombëtar, si dhe privilegje e imunitete të nevojshme për ushtrimin e funksioneve, të rregulluara përmes marrëveshjeve me shtetet pritëse.

Efektet financiare për Shqipërinë

Relacioni sqaron se në këtë fazë, miratimi i projektligjit nuk sjell kosto shtesë për buxhetin e shtetit. Megjithatë, anëtarësimi në Bord do të shoqërohet në të ardhmen me kontribute financiare vullnetare, të cilat do të përfshihen në buxhetin e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, si dhe në planifikimet afatmesme buxhetore 2027–2029.

Kush e zbaton marrëveshjen

Për zbatimin e projektligjit ngarkohet Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, ndërsa për zbatimin e marrëveshjes do të përfshihen edhe Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Ministria e Punëve të Brendshme.

Marrëveshja për themelimin e Bordit të Paqes është iniciativë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe mbështetet nga rezoluta nr. 2803 (2025) e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

The post Qeveria miraton aderimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes, zbardhet marrëveshja që pritet të votohet nesër në Kuvend appeared first on Albeu.com.

Vendimi i qeverisë, kompensime mujore për pensionistët sipas niveleve, deri në 1,800 lekë shtesë në muaj
Këshilli i Ministrave ka vendosur kompensimin e të ardhurave mujore për pensionistët, sipas niveleve të tyre të pensionit dhe kategorive të ndryshme.

Masa do të hyjë në fuqi nga 1 janari 2026 dhe do të përballohet nga buxheti i shtetit.

Sipas vendimit:

Pensionistët me të ardhura deri në 40,000 lekë në muaj do të marrin deri në 1,800 lekë shtesë.

Pensionistët me të ardhura deri në 22,000 lekë në muaj do të marrin deri në 800 lekë shtesë.

Pensionistët me të ardhura deri në 18,000 lekë në muaj do të marrin deri në 1,000 lekë shtesë.

Pensionistët me pension invaliditeti do të marrin deri në 600 lekë.

Pensionistët me pension familjar do të marrin deri në 700 lekë.

Kompensimi llogaritet në mënyrë që shuma totale e pensionit dhe shtesave të mos kalojë vlerat e parashikuara për secilën kategori. Shuma totale për këtë masë arrin rreth 9.8 miliardë lekë, përfshirë edhe shpenzimet administrative.

V E N D I M

PËR

KOMPENSIMIN E TË ARDHURAVE MUJORE TË PENSIONISTËVE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 5, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, të ligjit nr.115/2024, “Për buxhetin e vitit 2025”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr.87/2025, “Për buxhetin e vitit 2026”, me propozimin e ministrit të Ekonomisë dhe Inovacionit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Përfitojnë kompensim të të ardhurave mujore deri në 1 800 (një mijë e tetëqind) lekë në muaj personat me të ardhura deri në 40 000 (dyzet                   mijë) lekë në muaj në datën 31.12.2025, sipas kategorive të mëposhtme:

a) Personat që përfitojnë pension pleqërie të plotë të caktuar sipas                           ligjit nr.4171, datë 13.9.1966, “Për sigurimet shoqërore në Republikën Popullore të Shqipërisë”, të ndryshuar;

b) Personat që përfitojnë pension pleqërie të plotë urban, pension pleqërie si nënë me shumë fëmijë urban dhe pension të reduktuar të pleqërisë, me datë lindjeje të së drejtës deri në datën 31.12.2014, të caktuara në bazë të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar;

c) Personat që përfitojnë pension pleqërie me datë lindjeje të së drejtës nga data 1.1.2015 e në vijim, të caktuar në bazë të ligjit nr.7703,                        datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, që plotësojnë periudhën e domosdoshme të sigurimit të parashikuar në nenin 92, pension pleqërie si nënë me shumë fëmijë, të caktuar në bazë të pikës 2, të nenit 31, dhe pension pleqërie të reduktuar, të caktuar në bazë nenit 31/1, të këtij ligji.

ç) Personat që përfitojnë pension pleqërie të caktuar në bazë të                        ligjit nr.150/2014, “Për pensionet e punonjësve që kanë punuar në miniera, në nëntokë”;

d) Personat që përfitojnë pension për shkak të profesionit, të caktuar në bazë të ligjit nr.29/2019, “Për trajtimin financiar suplementar të punonjësve që kanë punuar në miniera në nëntokë, të punonjësve të industrisë së naftës dhe të gazit dhe të punonjësve që kanë punuar në metalurgji”.

2. Përfitojnë kompensim të të ardhurave mujore deri në 800 (tetëqind) lekë në muaj personat me të ardhura deri në 22 000 (njëzet e dy mijë) lekë në muaj në datën 31.12.2025, sipas kategorive të mëposhtme:

a) Personat që përfitojnë pension pleqërie të pjesshëm, të caktuar sipas             ligjit nr.4171, datë 13.9.1966, “Për sigurimet shoqërore në Republikën Popullore të Shqipërisë”, të ndryshuar;

b) Personat që përfitojnë pension pleqërie të pjesshëm urban, me datë lindjeje të së drejtës deri në datën 31.12.2014, të caktuar në bazë të neneve 34 e 95, të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar;

c) Personat që përfitojnë pension pleqërie, me datë lindjeje të së drejtës nga data 1.1.2015 e në vijim, të caktuara në bazë të ligjit nr.7703,                         datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, që nuk plotësojnë periudhën e domosdoshme të sigurimit të parashikuar në nenin 92 të këtij ligji;

ç) Personat që përfitojnë pension social të caktuar, në bazë të nenit 5/1, të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.

3. Përfitojnë kompensim të të ardhurave mujore deri në 1 000 (një mijë) lekë në muaj personat me të ardhura deri në 18 000 (tetëmbëdhjetë mijë) lekë në muaj në datën 31.12.2025, sipas kategorive të mëposhtme:

a) Personat që përfitojnë pension pleqërie të caktuar në bazë të                                 ligjit nr.4976, datë 29.6.1972, “Për pensionet e anëtarëve të kooperativave bujqësore në Republikën Popullore të Shqipërisë”, të ndryshuar;

b) Personat që përfitojnë pension pleqërie rural, me datë lindjeje të së drejtës deri në datën 31.12.2014, të caktuar në bazë të neneve 31, 34, 93, 95 dhe të paragrafit të dytë të nenit 96 të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.

4. Përfitojnë kompensim të të ardhurave mujore deri në 600 (gjashtëqind) lekë në muaj personat me të ardhura deri në 30 000 (tridhjetë mijë) lekë në muaj në datën 31.12.2025, që përfitojnë pension invaliditeti, të caktuar sipas                 ligjit nr.4171, datë 13.9.1966, “Për sigurimet shoqërore në Republikën Popullore të Shqipërisë”, të ndryshuar, ligjit nr.4976, datë 29.6.1972, “Për pensionet e anëtarëve të kooperativave bujqësore në Republikën Popullore të Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe ligjit nr.7703,  datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.

5. Përfitojnë kompensim të të ardhurave mujore deri në 700 (shtatëqind) lekë në muaj personat me të ardhura deri në 18 000 (tetëmbëdhjetë mijë) lekë në muaj në datën 31.12.2025, që përfitojnë pension familjar, të caktuar sipas ligjit nr.4171, datë 13.9.1966, “Për sigurimet shoqërore në Republikën Popullore të Shqipërisë”, të ndryshuar, ligjit nr.4976, datë 29.6.1972, “Për pensionet e anëtarëve të kooperativave bujqësore në Republikën Popullore të Shqipërisë”, të ndryshuar, ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe ligjit nr.8455,              datë 4.2.1999, “Për një trajtim të veçantë të familjeve të pilotëve, që humbasin jetën në përmbushje të detyrës, gjatë fluturimit”, të ndryshuar.

6. Masa individuale e kompensimeve të parashikuara në këtë vendim do të përfitohet deri në plotësimin e vlerës së të ardhurave të parashikuar në                 pikat 1, 2, 3, 4 dhe 5 të këtij vendimi.

Për  të gjitha rastet që kompensimi i parashikuar sjell si pasojë tejkalimin e vlerës së të ardhurave sipas pikave  1, 2, 3, 4 dhe 5 të këtij vendimi, masa individuale e kompensimit do të llogaritet si diferencë e të ardhurave të parashikuara në pikat 1, 2, 3, 4 dhe 5 të këtij vendimi, me shumën e të ardhurave mujore të përfituesve, sipas përcaktimeve në këtë vendim.

7. Në kuptim të këtij vendimi, të ardhurat mujore të përfituesve të pensioneve, sipas pikave 1, 2, 3, 4 dhe 5 të këtij vendimi, përfshijnë:

a) masën e pensionit;

b) shtesën mbi pensionin e posaçëm shtetëror, të parashikuar në nenin 5, të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar;

c) shtesën mbi pensionin e pleqërisë të caktuar sipas nenit 33, të                        ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar;

ç) trajtimet e veçanta financiare, sipas neneve 5/1/a, 5/1/b, të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar;

d) përfitimet sipas dekretit nr.758, datë 1.2.1994, “Për një mbrojtje të veçantë të ushtarakut”, të miratuar me ligjin nr.7799, datë 24.2.1994, të Kuvendit Popullor, dhe ligjit nr.8097, datë 21.3.1996, “Për pensionet shtetërore suplementare të personave që kryejnë funksione kushtetuese dhe të punonjësve të shtetit”, të ndryshuar, ligjit nr.10139,                           datë 15.5.2009, “Për pensionet shtetërore suplementare të punonjësve të universiteteve, të shkollave të larta, Qendrës së Studimeve Albanologjike, Akademisë së Shkencave dhe të gjitha institucioneve të tjera kërkimore publike në Republikën e Shqipërisë, të cilët kanë tituj shkencorë”,                   ligjit nr.10142, datë 15.5.2009, “Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakëve të Forcave të Armatosura, të punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit Informativ të Shtetit, të Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes, të Policisë së Burgjeve, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit e të punonjësve të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, ligjit nr.9128, datë 29.7.2003, “Për një trajtim të veçantë financiar të pilotëve fluturues në pension”, të ndryshuar,               ligjit nr.9361, datë 24.3.2005, “Për një trajtim të veçantë financiar të efektivave, oficerë dhe nënoficerë lundrues, të nëndetëseve dhe palombarëve të Forcave Detare, në pension”, ligjit nr.29/2019, “Për trajtimin financiar, suplementar të punonjësve që kanë punuar në miniera në nëntokë, të punonjësve të industrisë së naftës e të gazit dhe të punonjësve që kanë punuar në metalurgji”, ligjit nr.129/2021, “Për statusin “Fëmijë në përkujdesje të Republikës””;

dh) kompensimet sipas vendimit nr.763, datë 27.11.2006, të Këshillit të Ministrave, “Për kompensimin e të ardhurave mujore të pensionistëve”, vendimit nr.401, datë 21.6.2006, të Këshillit të Ministrave, “Për kompensimin e të ardhurave mujore të pensionistëve”, vendimit nr.17, datë 20.1.2007, të Këshillit të Ministrave, “Për kompensimin e të ardhurave mujore të pensionistëve të fshatit”, vendimit nr.415,                      datë 27.4.2009, të Këshillit të Ministrave, “Për rritjen e pensioneve”, vendimit nr.474, datë 30.6.2010, të Këshillit të Ministrave, “Për rritjen e pensioneve”.

8. Kompensimi shtesë për të ardhurat mujore, sipas këtij vendimi, u jepet edhe personave që do t’u caktohet pension nga data 1.1.2026 e në vazhdim, të cilët kanë datë lindjeje të së drejtës për pension deri në datën 31.12.2025, përfshirë edhe këtë datë, me kusht që masa e pensionit dhe përfitimet e përmendura në shkronjat “b”, “c”, “ ç”, “d” dhe “dh”, të pikës 7, të këtij vendimi, në datën 31.12.2025 të mos kalojnë të ardhurat e parashikuara në pikat 1, 2, 3, 4 dhe 5 të këtij vendimi.

9. Kompensimi shtesë për të ardhurat mujore, sipas këtij vendimi, u jepet edhe personave që do t’u caktohet pension nga data 1.1.2026 e në vazhdim, me kusht që data e lindjes së të drejtës për pension të jetë deri në                              datën 31.12.2026, përfshirë edhe këtë datë, me kusht që masa e pensionit dhe përfitimet e përmendura në shkronjat “b”, “c”, “ ç” “d” dhe “dh”, të pikës 7, të këtij vendimi, në datën e lindjes së të drejtës për pension të mos kalojnë të ardhurat e parashikuara në pikat 1, 2, 3, 4 dhe 5 të këtij vendimi. Personave, që do u caktohet pension me datë lindjeje të së drejtës nga data 1.1.2027 e në vazhdim, nuk janë subjekte përfituese sipas këtij vendimi.

10. Kompensimet e përfituara sipas këtij vendimi nuk do të jenë objekt ndryshimi, në rastet e indeksimit të pensioneve me vendime të Këshillit të Ministrave.

11. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi llogariten në shumën 9 800 960 000 (nëntë miliardë e tetëqind milionë e nëntëqind e gjashtëdhjetë mijë) lekë, të cilat ndahen:

a) 9 728 460 000  (nëntë miliardë e shtatëqind e njëzet e tetë milionë e katërqind e gjashtëdhjetë mijë) lekë, për mbulimin e pagesave të kompensimit të të ardhurave mujore të pensionistëve;

b) 72 500 000 (shtatëdhjetë e dy milionë e pesëqind mijë) lekë shpenzime administrative për procedurat teknike të zbatimit të këtij vendimi dhe për pagesën e komisioneve të shërbimit të pagesave të pensioneve nga Posta Shqiptare, sh.a., dhe bankat e nivelit të dytë.

12. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, në shumën                    9 800 960 000 (nëntë miliardë e tetëqind milionë e nëntëqind e gjashtëdhjetë mijë) lekë, do të përballohen nga buxheti i shtetit, i planifikuar në buxhetin për sigurimet shoqërore, për vitin 2026.

13. Ngarkohen Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, Ministria e Financave dhe Instituti i Sigurimeve Shoqërore për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i shtrin efektet financiare nga data 1.1.2026.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

The post Vendimi i qeverisë, kompensime mujore për pensionistët sipas niveleve, deri në 1,800 lekë shtesë në muaj appeared first on Albeu.com.

Qeveria merr vendimin, administrata shtetërore 4 ditë pushim për Krishtlindjet
Administrata shtetërore do të bëjë 4 ditë pushim për festën e Krishtlindjeve.

Këshilli i Ministrave ka vendosur sot që edhe e premtja të jetë ditë pushimi për punonjësit e administratës.

Në vendimin e Këshillit, thuhet se e premtja do të zëvendësohet me një nga ditët e pushimit brenda tremujorit të parë të vitit 2026.

Njoftimi i plotë:

Në mbështetje të neneve 95, pika 2, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

Vendosi:

1. Caktimin e ditës së premte, datë 26.12.2025, ditë pushimi për punonjësit e administratës shtetërore.

2. Dita e punës, e datës 26.12.2025, do të zëvendësohet në një nga ditët e pushimit brenda tremujorit të parë të vitit 2026.

3. Ngarkohen institucionet e administratës shtetërore për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

The post Qeveria merr vendimin, administrata shtetërore 4 ditë pushim për Krishtlindjet appeared first on Albeu.com.