vendim i qeverise Archives - Albeu.com

Qeveria miraton ndërtimin e dy centraleve fotovoltaike në Fier dhe në Kolonjë
Qeveria ka miratuar ndërtimin e një centrali fotovoltaik me kapacitet 30 MW në fshatin Povelçë, në Fier.

Projekti do të realizohet nga shoqëria “EZ-5 ENERGY” sh.p.k dhe centrali duhet të ndërtohet dhe të vihet në punë brenda 36 muajve.

‘Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 49, të ligjit nr.43/2015, “Për sektorin e energjisë elektrike”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave. Vendosi: 1.

Miratimin e ndërtimit të centralit gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike dhe veprave ndihmëse, i cili nuk është objekt koncesioni dhe nuk përfiton nga masat mbështetëse, në zonën kadastrale 3038, fshati Povelçë , njësia administrative Dërmenas, Bashkia Fier, Qarku Fier, nga shoqëria “EZ-5 ENERGY” , sh.p.k., me elementet, si më poshtë vijon: a) Emri i aplikuesit: Shoqëria “EZ-5 ENERGY”, sh.p.k.; b) NIPT/NUIS: L91325503D; c) Tipi i centralit: Fotovoltaik; ç)   Kapaciteti i instaluar: 30MË; d)  Afati i pritshëm i vënies në punë dhe pajisja me leje ndërtimi: Koha për ndërtimin, pajisjen me lejen e ndërtimit dhe vënien në operim të impiantit fotovoltaik do të jetë brenda 36 (tridhjetë e gjashtë) muajve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi; dh) Vendndodhja e burimit gjenerues të energjisë: Në zonën kadastrale 3038, fshati Povelçë, njësia administrative Dërmenas, Bashkia Fier, Qarku Fier;

e) Afati i operimit: 49 (dyzet e nëntë) vjet nga hyrja në fuqi e këtij vendimi; ë) Koordinatat e tokës dhe planvendosja sipas aneksit 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi; f) Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore kanë të drejtë të ushtrojnë mbikëqyrje të përgjithshme me afate 3-mujore gjatë realizimit, vënies në punë dhe operimit, me synim që të verifikojnë se ecuria e punimeve, cilësia, konformiteti dhe operimi janë në përputhje me programin e përgjithshëm të realizimit dhe të dokumentacionit të projektit’, thuhet në vendim.

Sipas VKM, shoqëria ka detyrimin të raportojë çdo 3 muaj për progresin, të zbatojë të gjitha kushtet mjedisore dhe të sigurojë kontratën me një garanci prej 5% të investimit.

Gjithashtu, ajo do t’i japë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë 2% të energjisë së prodhuar çdo vit si kontribut falas. Mbikëqyrja do të kryhet nga Ministria e Infrastrukturës dhe Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore.

‘Shoqëria “EZ-5 ENERGY”, sh.p.k., ka detyrimin që: i. të paraqesë periodikisht (çdo tre muaj) pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore informacion për ecurinë e ndërtimit të centralit fotovoltaik; ii. të respektojë kushtet e cituara në lejet, licencat dhe autorizimet paraprake mjedisore, lëshuar nga institucionet përgjegjëse kombëtare;

iii. të dorëzojë sigurimin e kontratës, në masën jo më pak se 5% të vlerës së investimit, përpara nënshkrimit të kontratës ndërmjet shoqërisë “EZ-5 ENERGY”, sh.p.k., dhe ministrisë. Në këtë kontratë përcaktohen të drejtat dhe detyrimet e palëve për realizimin e këtij projekti, penalitetet, në rast mosrealizimi, si dhe çështje të tjera që lidhen me zbatimin e saj;

iv. t’i japë falas, në formë royalty, ministrisë përgjegjëse për energjinë sasinë e energjisë elektrike, në masën 2 (dy) % të sasisë vjetore të prodhimit të energjisë elektrike ose konvertimin e saj në vlerë monetare.

Në rast konvertimi në vlerë monetare, shuma duhet të derdhet tërësisht në buxhetin e shtetit; v. të përmbushë kërkesën, sipas rastit, që një pjesë e prodhimit të burimit gjenerues të energjisë t’i shitet furnizuesit publik, sipas legjislacionit në fuqi. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe shoqëria “EZ-5 ENERGY”, sh.p.k., për zbatimin e këtij vendimi’, thuhet në vendim.

Ndërkohë, qeveria ka miratuar edhe një ndërtimin e një centrali tjetër në fshatin Rehovë të Kolonjës.

‘MIRATIMIN E NDËRTIMIT TË CENTRALIT GJENERUES TË ENERGJISË ELEKTRIKE FOTOVOLTAIKE DHE VEPRAVE NDIHMËSE, I CILI NUK ËSHTË OBJEKT KONCESIONI, NË ZONËN KADASTRALE 3164, FSHATI REHOVË, NJËSIA ADMINISTRATIVE QENDËR, BASHKIA KOLONJË, QARKU KORÇË, NGA SHOQËRIA “GET SOLAR SOLUTION”, SH.P.K’, thuhet në vendim.

The post Qeveria miraton ndërtimin e dy centraleve fotovoltaike në Fier dhe në Kolonjë appeared first on Albeu.com.

Ulet mesatarja për degët e mësuesisë
Në mbledhjen e sotme të qeverisë, ministrja e Arsimit Evis Kushi ka njoft8uar se do të ulet mesatarja për degët e mësuesisë nga 7.5 shkon në 6.5. Kushi ka sqaruar dhe arsyen pse është marrë ky vendim.

“Me reformën e mësuesisë maturantët duhet ta kenë mesataren 7.5. Jemi dakord që mësuesit duhet të jenë më të mirët. Por në këto programe mund të hyjnë dhe ata maturantë që duan të vazhdojnë një profesion. Jo të gjitha ata që futen për gjuhë të huaj dhe të bëhen mësues. Mund të ketë dhe nga ata që duan të bëhen përkthyes.. Me vendimin e sotëm ne i japim mundësinë edhe maturantëve me mesatare 6.5 të hyjnë në këto degë por do kenë një kod. Është ndryshim që e kemi dakordësuar dhe me mësuesit. Në këto vite ka qenë shqetësim nga universitet se numri i regjistrimeve ka qenë i ulët për shkak të mesatares. Pra mësuesit do jenë maturantët me mesatare minimumi 7.5. Sistemi nuk është krizë për mësues. Por vjen për shkak se vitet e fundit universitetet janë të shqetësuara për shkak të kritereve”, ka thënë Kushi.

The post Ulet mesatarja për degët e mësuesisë appeared first on Albeu.com.