Vendim Historik Archives - Albeu.com

Irani prag vendimit historik: Gati shpërbërja e policisë morale
Prokurori i Përgjithshëm i Iranit ka thënë se ” policia e moralit ” e vendit do të shpërbëhet, sipas raportimeve të mediave të dielën.

“Policia e moralit nuk ka të bëjë fare me gjyqësorin,” u citua të thoshte të shtunën vonë nga agjencia e lajmeve ISNA, Prokurori i Përgjithshëm Mohammad Jafar Montazeri.

Megjithatë, është e paqartë nëse forca do të ngrihet sërish në një kontekst tjetër apo me një emër tjetër. Agjencitë shtetërore të lajmeve kanë raportuar se dënimet me vdekje dhe procedurat ligjore për veprat e “moralit” do të vazhdojnë.

Teherani nën presion

“Sigurisht, gjyqësori vazhdon të monitorojë veprimet e sjelljes,” tha Montazeri në një konferencë të shtunën duke përshkruar politikën e bazuar në fe.

Në shtator, 22-vjeçari Mahsa Amini vdiq në paraburgimin e policisë së moralit, pasi u arrestua pasi nuk mbante shami me hixhab, duke shkaktuar protesta antiqeveritare prej muajsh .

Regjimi në Teheran ka qenë nën presion të konsiderueshëm që nga vdekja e Amini.

Të shtunën, Montazeri tha gjithashtu se autoritetet po rishikonin ligjin dhjetëvjeçar që kërkon që gratë të mbajnë shami për të parë nëse ka nevojë për ndonjë “ndryshim”.

Kush janë ‘policia e moralit’

E ashtuquajtura policia e moralit është një njësi e forcës policore të Iranit e ngarkuar me zbatimin e ligjeve mbi kodet islame të veshjes dhe sjellje të tjera në publik.

Ata filluan të patrullojnë rrugët në vitin 2006 pasi u krijuan nga presidenti i linjës së ashpër Mahmud Ahmadinexhad.

Në përputhje me ligjin iranian, gratë dhe vajzat pas pubertetit duhet të veshin mbulesë të kokës dhe veshje të lirshme në publik.

Policia e moralit është akuzuar për ndalimin arbitrar të grave për shkelje.

The post Irani prag vendimit historik: Gati shpërbërja e policisë morale appeared first on Albeu.com.

Historike, senati amerikan miraton projektligjin për kontrollin e armëve
Senati amerikan miratoi një projekt-ligj për kontrollin e armëve, një ndër legjislacionet më të rëndësishme mbi armët e zjarrit në gati 30 vjet. Pesëmbëdhjetë republikanë iu bashkuan demokratëve në dhomën e sipërme të Kongresit për të miratuar masën me 65 vota pro dhe 33 kundër.

Votimi pason ngjarjet tragjike të muajit të kaluar ku u regjistruan të shtëna masive në një supermarket në Buffalo, Nju Jork dhe një shkollë fillore në Uvalde, Teksas, që la 31 persona të vdekur. Projektligji tani do të duhet të kalojë në Dhomën e Përfaqësuesve përpara se Presidenti Biden ta nënshkruajë atë. Kjo pritet të ndodhë brenda ditëve të ardhshme.

Edhe pse mjaft domethënëse, propozimet janë shumë larg asaj që kanë kërkuar shumë demokratë dhe aktivistë që kundërshtojnë shitjen e armëve në SHBA.

“Ky ligj do të ndihmojë në mbrojtjen e amerikanëve,” tha presidenti Joe Biden në një deklaratë menjëherë pas votimit në Senat. “Fëmijët në shkolla dhe komunitete do të jenë më të sigurt falë këtij ligji.”

‘Projekt-ligji Bipartizan për Komunitetet e Sigurta’, i cili u mbështet nga të 50 senatorët demokratë dhe 15 republikanë, përfshin kontrolle të zgjeruara për blerësit nën moshën 21 vjeç, 11 miliardë dollarë financime për shëndetin mendor dhe 2 miliardë dollarë për programet e sigurisë në shkolla.

Ai gjithashtu siguron fonde për të nxitur shtetet që të implementojnë ligjet për të hequr armët e zjarrit nga njerëzit që konsiderohen si kërcënim.

“Sonte, Senati i Shteteve të Bashkuara po bën diçka që shumë besonin se ishte e pamundur edhe disa javë më parë: ne po miratojmë projektligjin e parë të rëndësishëm të sigurisë së armëve në gati 30 vjet,” tha kreu i shumicës demokrate në Senat, Chuck Schumer pas miratimit të legjislacionit.

Homologu i tij republikan Mitch McConnell tha se legjislacioni do ta bënte Amerikën më të sigurt “pa e bërë vendin tonë më pak të lirë”.

“Kjo është një paketë ligjore e arsyeshme. Dispozitat e saj janë shumë, shumë të njohura. Ai përmban zero kufizime të reja, zero periudha të reja pritjeje, zero mandate dhe zero ndalime të çdo lloji për pronarët e armëve që i binden ligjit.”

Shoqata Kombëtare e Armëve të Zjarrit dhe shumë republikanë në të dy dhomat e Kongresit e kundërshtuan projektligjin, por ai mbështetet fuqishëm nga grupet e interesit që punojnë në polici, nga shoqatat që trajtojnë dhunën në familje dhe sëmundjet mendore.

Grupi mbi sigurinë e armëve “March For Our Lives”, i themeluar nga të mbijetuarit e të atentateve në shkollën Parkland të vitit 2018-të në Florida, mirëpriti avancimin e projektligjit.

“Ne e dimë se ka shumë punë për t’u bërë për t’i dhënë fund kësaj epidemie. Por shumë punë e palodhur na solli te vendimi i sotëm. Ne refuzojmë të heqim dorë ose të heshtim. T’i japm fund dhunës së armëve është beteja e jetës sonë,” shkroi grupi në Twitter.

SHBA-ja ka shkallën më të lartë të vdekjeve nga armët e zjarrit ndër kombet e zhvilluara të botës. Më shumë se 20,900 njerëz janë vrarë me armë në SHBA këtë vit, duke përfshirë vrasjen dhe vetëvrasjen./REL

The post Historike, senati amerikan miraton projektligjin për kontrollin e armëve appeared first on Albeu.com.