vendi i pare Archives - Albeu.com

Franca, vendi i parë në botë që njeh abortin si të drejtë kushtetuese
Për herë të parë në historikun e jurisprudencës botërore aborti është kthyer një e drejtë kushtetuese dhe kjo ka ndodhur në Francë, ditën e sotme.

Kjo e drejtë që është çimentuar në Kushtetutën franceze u miratua nga parlamenti me 780 vota pro dhe 72 kundër në një kongres të rrallë parlamentar në Pallatin e Versajës, pas miratimit të projektligjit në Senat.

Për këtë vendim historik ka reaguar dhe presidenti francez Emmanuel Macron, i cili e ka quajtur këtë zhvillim një krenari për Francën, duke e komentuar si një mesazh universal.

Macron është zotuar vitin e kaluar se do ta përfshijë të drejtën e abortit – hap ligjor në Francë prej vitit 1974 – në Kushtetutë, pasi Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara e pati përmbysur më 2022 ligjin që e mundëson këtë procedurë. Aktualisht është në dorën e secilit shtet në SHBA që të vendosë për ndalim apo lejim të procedurës.

Dhoma e ulët e Parlamentit të Francës e ka miratuar me shumicë vendimin që e bën abortin “liri të garantuar” në Kushtetutë. Përmes një votimi historik më 28 shkurt, më shumë se 80 për qind e votuesve në Senatin e dominuar prej konservatorëve ia kanë dhënë dritën e gjelbër projektligjit.

Tani dokumenti pritet të kalojë edhe në fazën e fundit në një takim të rrallë që zhvillohet të hënën. Tre të pestat e deputetëve do të duhet të votojnë për projektligjin, në mënyrë që ai të miratohet.

Vendimi i parë ndonjëherë i tillë

Kili e ka përfshirë të drejtën për abort në një draft më 2022, mirëpo votuesit në referendum nuk kanë votuar për miratim të tij. Disa shtete aludojnë se e gëzojnë këtë të drejtë. Kushtetuta e Kubës u garanton grave “të drejtat seksuale dhe ato të riprodhimit”.

Edhe disa shtete të Ballkanit kanë trashëguar versione të Kushtetutës së ish-Jugosllavisë që përcaktonte se është e drejtë e njeriut për të vendosur “për lindjen e një fëmije”. Shtetet tjera e përmendin abortin në Kushtetutë, mirëpo e lejojnë vetëm në situatë të caktuara”, ka thënë Hoctor.

Në Kenia, shembull, Kushtetuta thotë që “aborti nuk është i lejuar përveç nëse profesionistët e trajnuar shëndetësorë vlerësojnë se ekziston nevojë urgjente për trajtim, ose nëse shëndeti i nënës është në rrezik, ose nëse lejohet me ndonjë ligj tjetër”.

Vendim historik?

Aborti është legalizuar në Francë më 1974 përmes një ligji të shtyrë përpara prej Simone Veilit, atëbotë ministre e Shëndetësisë, një grua ikonë për të drejta të grave. Pjesa më e madhe e popullit francez e përkrah vendimin për të siguruar një mbrojtje shtesë për këtë drejtë.

Një sondazh i kryer prej kompanisë franceze IFOP, në nëntor të vitit 2022, ka gjetur se 86 për qind e popullit francez e përkrah idenë e përfshirjes së ligjit në Kushtetutë. Politikanët e krahut të majtë dhe ata të qendrës e kanë mirëpritur reformën, derisa senatorët e krahut të djathtë kanë thënë privatisht se ndihen nën presion për ta miratuar atë.

Një deputete ka thënë se vajzat e saj nuk do ta vizitonin më kurrë për Krishtlindje, nëse ajo nuk do të votonte për projektligjin.

Herën e fundit kur është bërë thirrje për ndryshim të Kushtetutës ka qenë viti 2008, kur deputetët i kanë miratuar disa reforma nën presidencën e Nicolas Sarkozyt. Në mesin e atyre ndryshimeve ka qenë kufizimi i mandateve presidenciale në dy të​ tillë, si dhe mbrojtja dhe pavarësia më e madhe për mediat.

The post Franca, vendi i parë në botë që njeh abortin si të drejtë kushtetuese appeared first on Albeu.com.

Laçi pas golit me Bullgarinë: Duam vendin e parë në kualifikuese
Autori i një goli ndaj Bullgarisë, Qazim Laçi komentoi suksesin 2-0 në miqësore.

“Jam gjithmonë gati kur më thërret kombëtarja. Të gjithë duhet të jenë kështu. Pavarësisht se ishte një sfidë miqësore për ne ishte e rëndësishme të mbajmë ritmin dhe moralin lart të kombëtares.

Goli? Roli im në fushë jam një lojtar 8-tësh. Kam detyra të ndihmoj edhe sulmuesit edhe mbrojtësit. Sylvinho më kërkon të ndihmoj ekipin në dy fazat dhe unë do të jem i përqendruar të jam maksimumin në ekipin kombëtar.

Lutfi Nuri ndërpret intervistën dhe puth mesfushorin, si për ta përgëzuar për paraqitjen e bërë në ndeshjen e sotme.

Dhomat e zhveshjes si është  kombëtarja? Të gjithë lojtarët jemi me këmbë në tokë. Pavarësisht se ishte një ndeshje miqësore, por në mendjen tonë nuk ishte e tillë. Duhet të përgatitemi shumë për ndeshjen e radhës, na duhen pikë dhe ne kërkojmë vetëm vendin e parë” – tha ai.

The post Laçi pas golit me Bullgarinë: Duam vendin e parë në kualifikuese appeared first on Albeu.com.

Ndeshjet me Izraelin dhe Islandën, Laçi: Me lojtarët që kemi meritojmë vendin e parë në grup
Qazim Laçi, futbollisti i radhës i cili ka qenë i pranishëm në konferencën për shtyp përpara ndeshjes me Izraelin, sfidë e cila do të luhet në transfertë ditën e shtunë duke nisur që nga ora 20:45.

Mesfushori i Ajaccios se objektivi në transfertën izraelite është fitorja, i vetmi rezultat që mban kuqezinjtë e Edi Rejës në garë për kreun e grupit.

“Besoj se mund t’i jap shumë fuqi ekipit, të kontrollojmë topin dhe ekipi të jetë më shumë agresiv. Të bëjmë presing sa më sipër që të fitojmë sa më shumë topa në zonën e Izraelit, pasi edhe trajneri dëshiron këtë stil loje. Këtë do mundohem të bëj edhe unë.

Konkurrenca? Çdo lojtar në rolin tim do mundohemi të jemi të gjithë gati. Në mesfushë ka shumë lojtarë për momentin, të gjithë po përgatiten shumë mirë për këtë ndeshje që duhet ta fitojmë.

Presioni? Do kemi presion për të fituar ndeshjen, por nuk kemi presion për momentin. Ekipi po punon mirë, jemi gati të ikim në Izrael dhe të fitojmë ndeshjen, me objektivin për të fituar grupin. Do japim maksimumin, kemi vlera dhe dëshirë për të marrë tre pikët. Besoj se ky grup e meriton të marrë vendin e parë.

Ajaccio? Jam shumë i kënaqur, pasi kishte disa vite që ekipi po punonte mirë dhe po luftonte për të dalë në elitën e futbollit francez. Kam 6 vite në ekip, ia arrita qëllimit, jam shumë i kënaqur. Të gjithë lojtarët e Kombëtares luajnë në nivele të mira, kjo rrit konkurrencën dhe përmirëson ekipin.

Taktikat? Kemi disa lojtarë të rëndësishëm që e kanë ndihmuar ekipin. Trajneri ka bërë disa skema ndryshe, do mundohemi të bëjmë më të mirën. Edhe të rinjtë do japin maksimumin për të fituar ndeshjen ndaj Izraelit. Një sfidë shumë e fortë sa i përket anës fizike, por edhe faktit që kemi humbur ndeshjen e parë ndaj tyre”, përfundoi mesfushori dibran.

The post Ndeshjet me Izraelin dhe Islandën, Laçi: Me lojtarët që kemi meritojmë vendin e parë në grup appeared first on Albeu.com.

Estonia, vendi i parë që cilëson zyrtarisht krimet e Rusisë në Ukrainë si gjenocid
Estonia është bërë vendi i parë që ka njohur zyrtarisht veprimet e Rusisë në Ukrainë si gjenocid.

Parlamenti evropian ka miratuar një rezolutë dhe i quan krimet e luftës së Rusisë dhe agresionin në Ukrainë si gjenocid.

Gjithashtu Estonia i ka bërë thirrje vendeve të tjera që të bëjnë të njëjtën gjë, shkruan The Kyiv Independent./albeu.com

The post Estonia, vendi i parë që cilëson zyrtarisht krimet e Rusisë në Ukrainë si gjenocid appeared first on Albeu.com.