vendet qe duhen vizituar Archives - Albeu.com

Çfarë duhet të vizitoni me patjetër nëse ndodheni në Maqedoninë e Veriut
Maqedonia e Veriut me të drejtë mban epitetin vend i çudirave. Natyra me bukurinë e saj madhështore magjeps me vështrimin, kurse pamjet kulturore-historike lënë pa fjalë vizitorë të shumtë.

“MOS FLINI KUR E VIZITONI MAQEDONINË e VERIUT”

Sepse do t’i humbisni vendet që do t’ju magjepsin, ku do të ndiheni ngrohtë dhe të dashur dhe, sigurisht, do të shijoni specialitetet më të mira maqedonase, ndaj do të dëshironi të ktheheni sërish.

Kur udhëtoni për në Maqedoninë e Veriut, assesi nuk duhet të kaloni e të mos ndaloni në ndonjërin nga vendet malore maqedonase.

Gjelbërimi dhe natyra e harlisur janë gjërat e para që do t’ju bien në sy me të hyrë në vend. Nuk duhet ta shmangni këtë peizazh me vende të shumta që magjepsin me lumenjtë e tyre, ambientin e këndshëm dhe ushqimet tradicionale të nënqiellit të tyre.

Galiçniku

Kush ka qenë – e di, kush nuk ka qenë – do të pendohet nëse nuk e bën atë së shpejti. Galiçnikun do ta përjetoni më së miri gjatë “Dasmës së Galiçnikut”, por është i mrekullueshëm në çdo kohë të vitit. Vetëm sigurohuni që jeni veshur ngrohtë dhe gati për të shijuar bukurinë e papërpunuar të këtij peizazhi.

Vevçani

Edhe nëse nuk keni pasaportë të Vevçanit, nikoqirët do t’ju mirëpresin dhe do t’ju trajtojnë ngrohtësisht. E vendosur në shpatet lindore rrëzë Jabllanicës, kjo zonë e vogël, por e pasur, shpirtërisht do t’ju kënaqë me natyrën. Mos e anashkaloni ushqimin e shijshëm dhe, nëse keni mundësi, bëhuni pjesë e Karnavalit të Vevçanit për një ndjesi më autentike të kësaj zone.

Smollari

Smollari, me sa duket, është si shumë fshatra në Maqedoninë e Veriut – i qetë, paqësor dhe plot me nikoqirë mikpritës, në komunën e Novo Sellës, Strumicë. Por, ka diçka që e dallon atë nga të tjerët. Është, natyrisht, Ujëvara e Smollarit e vendosur në shpatet veriore të malit Bellasica. Nuk duhet ta humbisni këtë ujëvarë magjike sepse nuk përshkruhet me fjalë.

Për Maqedoninë e Veriut thuhet gjithashtu se është vend i verës. Ju nuk duhet t’i shmangni vizitat e kantinave të vogla familjare dhe të shijoni verën e prodhuar në rajonin e Tikveshit.

Tikveshi është qendra ku prodhohen verërat. Bodrumi më i vjetër i verërave që ka ekzistuar që nga viti 1885 është Bodrumi i Verës “Tikvesh”, i cili prej më shumë se një shekulli prodhon verëra për të gjithë adhuruesit e saj, me rrush nga rajoni i Tikveshit. Ideale për shkak të vendndodhjes së saj, Rajoni i Tikveshit prodhon verëra të cilësisë më të lartë. Brendi më i njohur i verërave të “Tikveshit” është vera e kuqe “T’ga za jug” që bëhet nga lloji më i fuqishëm i verës së zezë “Vranec”.

Kur planifikoni një shëtitje nëpër kryeqytetin Shkup, nuk duhet të humbisni vizitën në Çarshinë e Vjetër të Shkupit.

Kur planifikoni të vizitoni kryeqytetin e Shkupit, nuk duhet të humbisni një shëtitje përgjatë Çarshisë së Vjetër të Shkupit, aorta e qytetit, ku tradita takohet me modernitetin, por sigurisht edhe qendrën e qytetit me monumentet e shumta. Për të parë arkitekturën e bukur, zejtarët e shumtë dhe dyqanet autentike, për të shijuar qebapët, lahmaxhun apo byrek, për të provuar llokum, por edhe kafen dhe çajin turk.

Nëse ju pëlqen klima mesdhetare, mos harroni të vizitoni Dojranin.

Në Dojran do të gjeni një klimë mesdhetare, ngrohtësi dhe mikpritje të njerëzve, por edhe çmime të lira, një liqen të ngrohtë dhe shërues. Klima e ngrohtë mundëson një bollëk të bimëve mesdhetare në oborret e banorëve të Dojranit. Shegët, fiqtë dhe ullinjtë me cilësi të jashtëzakonshme rriten në çdo cep. Aroma mesdhetare në të gjithë Dojranin, e kombinuar me peshkun e shijshëm tradicional mbi kallamishte janë arsyet pse të vizitoni këtë qytet jugor maqedonas. Karakteristikë e këtij specialiteti është se peshku mbështillet me kallamishte dhe kështu piqet në skarë.

Këto janë vetëm disa nga bukuritë që ka Maqedonia e Veriut por, për t’i përjetuar të gjitha ato, duhen më shumë ditë, si dhe shoqërim me popullatën vendase. Janë ata që do t’ju tregojnë për çdo cep të këtij vendi, për zakonet, se ku mund të gjeni skarën më të mirë dhe specialitetet më të shijshme, ku ka festa dhe evenimente të shumta që ia vlen t’i vizitoni.

The post Çfarë duhet të vizitoni me patjetër nëse ndodheni në Maqedoninë e Veriut appeared first on Albeu.com.

Vendet që duhet të vizitoni në vitin 2022, ku renditet Shqipëria
Viti 2022 më në fund erdhi, por për fat të keq, pandemia COVID-19 vazhdon të jetë pjesë e jetës sonë. Masat e shëndetit publik për të parandaluar përhapjen e saj janë ende në fuqi në shumë vende të botës dhe udhëtarët vazhdojnë të përballen me kërkesa të ndryshme për vaksinimin, vendosjen e maskës dhe testet e COVID-19.

Por, kjo nuk do të thotë se nuk mund ta nisim vitin 2022 me disa pushime epike. Nëse e shohim gotën gjysmë plot, kufijtë e botës janë shumë më të hapur tani se sa ishin vitin e kaluar në këtë periudhë.

Gjithashtu, për shkak të disponueshmërisë së vaksinave, ju mund të udhëtoni nëpër botë duke qenë më të qetë. Metador Network (një uebsajt kushtuar turizmit dhe aventurierëve) ka renditur 22 vendet më të mira për të udhëtuar gjatë këtij viti.

Shqipëria, në vendin e 10-të

Mes vendeve të sugjeruara, në vendin e 10 renditet edhe Shqipëria, ku sipas Metador Network ka një sërë arsyesh pse duhet vizituar, nga vija bregdetare te majat e thepisura, parqet kombëtare si Thethi dhe Valbona, kështjellat e periudhës veneciane.

“Në fillim ishte Kroacia. Më pas ishte Mali i Zi. Është e natyrshme që Shqipëria të bëhet pika tjetër e nxehtë e turizmit në Europën Juglindore që i bën udhëtarët të dynden drejt Gadishullit të Ballkanit.

Shqipëria shtrihet përgjatë detit Adriatik dhe Jon, duke ndarë të njëjtën vijë bregdetare me vendet magjepsëse të Dubrovnikut ku është xhiruar filmi “Game of Thrones”, qytet ky i cili ndodhet disa orë në veri të saj, si dhe kufizohet me kufirin perëndimor të Greqisë në jug, nga ku udhëtimet e shpejta me varkë për në Korfuz zgjasin vetëm 30 minuta. Në brendësi, Shqipëria është shtëpia e Alpeve të veta, ku parqet kombëtare të Thethit dhe të Valbonës fshehin nën majat e thepisura liqene dhe lumenj në ngjyrë blu të ndezur, ndërsa peizazhi plotësohet me kilometra të tëra tokë bujqësore të familjeve të zonës.

Familjet aristokrate të periudhës veneciane zbukuruan gjithashtu fshatrat dhe bregdetin e Shqipërisë me shumë kështjella. Ndonëse disa prej tyre kanë pësuar dëmtime, shumica e këtyre fortesave janë ruajtur çuditërisht në gjendje shumë të mirë – veçanërisht Kruja, Rozafa dhe Lëkurësi. Qyteti port i Durrësit ka gjithashtu një kështjellë, megjithëse shumica e udhëtarëve vijnë këtu për të parë amfiteatrin e madh të periudhës romake. Edhe më mbresëlënës është qyteti antik i Butrintit, një vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, i cili ndodhet në parkun kombëtar me të njëjtin emër, teatri helenist i të cilit ende ofron shfaqje çdo verë gjatë festivalit të Butrintit.

Jo e gjithë arkitektura e Shqipërisë është e vjetër. Në kryeqytet, Piramida e Tiranës është një nga monumentet më magjepsëse të vendit. Fillimisht kjo strukturë u ndërtua në vitin 1988 si muze në nder të liderit shumëvjeçar komunist Enver Hoxha, por më vonë ajo u përdor si qendër postkomuniste konferencash, si bazë e NATO-s gjatë Luftës së Kosovës dhe si qendër transmetimi për mediat shqiptare. Që nga viti 2018, plani më i fundit për piramidën është shndërrimi i saj në një Qendër TUMO për Teknologjitë Kreative për adoleshentët vendas.

Kryeqyteti shqiptar, Tirana, ka gjithashtu disa nga zonat më të nënvlerësuara për ngjitjen e shkëmbinjve në Ballkan – duke përfshirë ato në afërsi të një kështjelle tjetër, rreth 30 minuta në jug të qytetit, në fshatin Petrelë. Nëse ju pëlqen të ecni nëpër buzët e shkëmbinjve, Shqipëria duhet të jetë absolutisht në radarin tuaj për vitin 2022″.

Vendet më të mira për të udhëtuar në vitin 2022.

Zelanda e Re

Ogden, Utah

Mo’orea, Polinezia Franceze

Stamboll, Turqi

Porto Riko

Puerto Vallarta, Meksikë

Arabia Saudite

Barbados

Pekin, Kinë

Shqipëria

Svalbard, Norvegji

Ishujt Azores

Durban, Afrika e Jugut

Ëestfjords, Islandë

Lewiston, Idaho

Kolumbia

Koreja e Jugut

Traverse City, Michigan

Kosta Rika

Shteti i Oaxaca, Meksikë

Trinidad dhe Tobago

Porto, Portugali.

/monitor/

The post Vendet që duhet të vizitoni në vitin 2022, ku renditet Shqipëria appeared first on Albeu.com.