vendet e pasura Archives - Albeu.com

Vendet e pasura kanë rritur emetimet e karbonit në vitin 2021
Nivelet e emetimit të karbonit po shënojnë rritje dhe kjo po ndodhë në 20 vendet më të pasura të botës, thuhet në një studim të ri.

Raporti i Transparencës Klimatike thotë se këtë vit emetimi i karbonit do të shënojë rritje për 4% në të gjithë grupin e G20, pasi kishte rënë 6% më 2020 për shkak të pandemisë.

Kina, India, Argjentina do të tejkalojnë nivelet e emetimeve të tyre të vitit 2019.

Autorët thonë se përdorimi i vazhdueshëm i lëndëve djegëse fosile po minon përpjekjet për të frenuar temperaturat globale.

Një samit për klimën që po vlerësohet të jetë historik do të zhvillohet në Glasgou të Skocisë në fillim të nëntorit.

Një nga qëllimet kryesore të tij është vendosja e masave për të mbajtur, brenda mundësive, pragun e rëndësishëm të ngrohjes globale në 1.5 gradë Celsius.

Aktualisht bota është rreth 1.1 gradë Celsius më e ngrohtë se kohët para-industriale dhe kufizimi i rritjes së temperaturës është jashtëzakonisht sfiduese.

Vlerësohet se samiti në Glasgou do të ketë sukses në këtë çështje, vetëm atëherë kur vendet që krijojnë më shumë karbon do të duhet të vendosin politika ambicioze.

Grupi G20 është përgjegjës për rreth 75% të emetimeve globale.

Sipas raportit, i përpiluar nga 16 organizata kërkimore dhe grupe mjedisore, përdorimi i qymyrit në G20 parashikohet të rritet me 5% këtë vit.

Kjo është kryesisht për shkak të Kinës që është përgjegjëse për rreth 60% të rritjes, por rritja e qymyrit po ndodh gjithashtu në SHBA dhe Indi.

Çmimet e qymyrit janë rritur gati 200% nga një vit më parë.

Kur bëhet fjalë për gazin, Raporti i Transparencës Klimatike thotë se përdorimi është rritur me 12% në të gjithë G20 në periudhën 2015-2020.

Derisa udhëheqësit politikë kanë premtuar se rimëkëmbja globale nga COVID-19 duhet të ketë një fokus të gjelbër, angazhimet financiare për këtë flasin të kundërtën.

Nga 1.8 trilionë dollar që janë ndarë për shpenzimet e rimëkëmbjes, vetëm 300 miliardë do të shkojnë në projekte të gjelbra./REL

The post Vendet e pasura kanë rritur emetimet e karbonit në vitin 2021 appeared first on Albeu.com.