vendet e g7 Archives - Albeu.com

G7-a do të rrisë trysninë financiare ndaj Rusisë
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky shkon të dielën në Hiroshima të Japonisë për të marrë pjesë në takimin e nivelit të lartë të udhëheqësve të Grupit të shtatë vendeve më të pasura të botës. G7-a pritet të vendosë më shumë sanksione ndaj Rusisë dhe të marrë masa ndaj vendeve që e ndihmojnë atë t’i shmangë sanksionet. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Patsy Widakuswara nga Hiroshima, me këto hapa G7-a synon të vështirësojë aftësinë e Moskës për të financuar luftën e saj në Ukrainë.

Zoti Zelensky, që ndodhet në Arabinë Saudite për të marrë pjesë në takimin e Lidhjes Arabe, flet të premten përmes internetit në takimin e G7-ës, ndërsa të dielën do të udhëtojë për në Hiroshima ku do t’iu bashkohet udhëheqësve të shtatë demokracive më të pasura, në ditën e fundit të bisedimeve.

Udhëheqësit e G-7-ës pritet të vendosin sanksione të reja kundër Rusisë me qëllim dobësimin e aftësive të Moskës për të financuar luftën e saj në Ukrainë.

Në një takim me kryeministrin japonez Fumio Kishida, Presidenti Joe Biden tha se grupi ndan vlera të përbashkëta.

“Masat përfshijnë mbështetjen e popullit të Ukrainës ndërsa ata e mbrojnë territorin e tyre sovran dhe mbajtjen e Rusisë përgjegjëse për agresionin e saj brutal … për të siguruar një Indo-Paqësor të lirë dhe të hapur”, thotë presidenti amerikan, Joe Biden.

Shumica e sanksioneve janë vendosur nga SHBA-ja, kryesisht mbi asetet e rusëve me vlerë mbi 58 miliardë dollarë.

Udhëheqësit e G7-ës lëshuan një deklaratë pas takimeve me dyer të mbyllura ku thanë se “mbështetja jonë për Ukrainën nuk do të lëkundet”. Ata u zotuan se do “të qëndrojmë së bashku kundër luftës së paligjshme, të pajustifikueshme dhe të paprovokuar të agresionit të Rusisë kundër Ukrainës”.

“Rusia e filloi këtë luftë dhe mund t’i japë fund kësaj lufte”, thanë ata.

“Viti i kaluar ishte viti i sanksioneve. Unë mendoj se ky vit është viti i zbatimit të këtyre sanksioneve, si edhe për të shqyrtuar se çfarë kontrollesh shtesë për eksportin mund të vendosen për të siguruar që Rusia nuk është në gjendje të sigurojë kapacitete ushtarake dhe të teknologjisë që i nevojiten për të zhvilluar luftën e saj”, thotë Kimberly Donovan nga Qendra Gjeo-Ekonimike e Këshillit Atlantik.

Megjithatë, grupi nuk do të shpallë një ndalim gjithëpërfshirës për mallrat e eksportuara në Rusi.

Takimi i nivelit të lartë gjithashtu do të përqëndrohet në kundërshtimin e asaj që grupi e quan “shtrëngim ekonomik” të Kinës apo praktikat ekonomike që Pekini i shfrytëzon për të rritur ndikimin tek shtetet e treta të cilave iu ka dhënë hua apo ku ka investuar.

“Gjatë takimit, unë do të doja të shprehja vendosmërinë e palëkundur të G-7-ës për të mbështetur rendin e lirë dhe të hapur ndërkombëtar të mbështetur në sundimin e ligjit”, thotë kryerministri japonez, Fumio Kishida.

Kërcënimet bërthamore të presidentit rus Vladimir Putin kundër Ukrainës, së bashku me valën e provave me raketa të Koresë së Veriut dhe arsenalin bërthamor të Kinës që po zgjerohet me shpejtësi, kanë kontribuar që Japonia ta bëjë çarmatimin bërthamor një pjesë të rëndësishme të takimit të G7-ës.

Ndërsa samiti u hap të premten, udhëheqësit e vizituan strukturën e vetme që është ende në këmbë pas bombardimit me bombë atomike të qytetit në vitin 1945 nga SHBA-të, tani një memorial për paqen./voa

The post G7-a do të rrisë trysninë financiare  ndaj Rusisë appeared first on Albeu.com.

“Dimri më i vështirë që nga Lufta e Dytë Botërore”, analiza e medias greke: Europa s’e ka parë ende më të keqen!
Teksa lufta në Ukrainë po vijon që prej 24 shkurtit të këtij viti, duket se Europën e pret një krizë e thellë energjitike.

Perëndimi duket se do të përballet me dimrin më të vështirë, duke bërë që të zhytet akoma më shumë në tunelin e krizës energjetike.

Në një analizë të gjerë nga mediat greke, bëhet me dije se Europa me luftën në Ukrainë duke se është në në “luftë nervash” me qeveritë që përpiqen të vendosin një tavan në konsumin e ngrohjes.

Vendimi i Gazprom i Rusisë për të imponuar mbyllje të njëpasnjëshme të gazsjellësit Nord Stream, ka ngritur nivelin e alarmit me evropianët që dërgojnë mesazhin se do të ketë një politikë të masave ndëshkuese nëse Kremlini “heq prizën”.

Si pjesë e përpjekjes së përgjithshme për të kontrolluar çmimet, shtatë ekonomitë më të fuqishme në planet, G7, po promovojnë vendosjen e një tavani mbi çmimin e gazit natyror dhe naftës ruse, diçka që gjen kundërshtimin e plotë të Moskës, e cila kërcënoi menjëherë se do të ndalonte përfitimet.

Në këtë peizazh të turbullt vlerësimet e revistës amerikane TIME, duket se nuk janë pozitive, pasi në një artikull shkruan: “Kriza energjetike në Europë do të thellohet”.

Sipas ekspertit të energjisë Llewelyn King, fundi i këtij viti për Evropën ka të ngjarë të jetë “dimri i saj më i keq që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore, nga 1944 deri në 1945”.

The post “Dimri më i vështirë që nga Lufta e Dytë Botërore”, analiza e medias greke: Europa s’e ka parë ende më të keqen! appeared first on Albeu.com.

Ministrat e financave të G7 bien dakord për t’i vënë çmim tavan naftës ruse
Ministrat e financave të Grupit të Shtatë (G7) kanë njoftuar se planifikojnë të zbatojnë një kufi çmimi për naftën ruse.

Kufiri do të ndihmojë në luftimin e inflacionit duke i dhënë një goditje aftësisë së Moskës për të financuar luftën në Ukrainë, thotë Sekretarja e Thesarit e SHBA-së, Janet Yellen.

Çmimi tavan i naftës është “projektuar në mënyrë specifike” për të reduktuar të ardhurat ruse dhe aftësinë e saj për të “financuar luftën e saj të agresionit”, sipas marrëveshjes.

Dokumenti i plotë nga ministrat e financave të G7 thotë gjithashtu se ai është krijuar për të kufizuar “ndikimin e luftës së Rusisë në çmimet globale të energjisë, veçanërisht për vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme”.

Sipas dokumentit, kjo do të funksionojë duke “lejuar vetëm ofruesit e shërbimeve të vazhdojnë të bëjnë biznes në lidhje me naftën ruse në det dhe produktet e naftës të shitura me ose nën kufirin e çmimit”.

Kjo do të arrihet, thotë dokumenti, duke parandaluar kompanitë e transportit detar të transportojnë naftën ruse përmes detit, nëse ajo nuk është blerë me çmim nën kufirin.

Nuk ka ende asnjë detaj se në çfarë niveli do të vendoset kufiri, por dokumenti thotë se kjo “do të komunikohet publikisht në një mënyrë të qartë dhe transparente”./albeu.com

The post Ministrat e financave të G7 bien dakord për t’i vënë çmim tavan naftës ruse appeared first on Albeu.com.

G7: Forcat e armatosura ruse rritin ndjeshëm rreziqet bërthamore
Vendet e G7-ës kanë dënuar pushtimin nga Rusia të termocentralit bërthamor të Zaporizhzhia dhe i kanë bërë thirrje Moskës që “i kthejë menjëherë kontrollin e plotë” Ukrainës.

Stafi ukrainas që operon fabrikën “duhet të jetë në gjendje të kryejë detyrat e tij pa kërcënime apo presione. Është kontrolli i vazhdueshëm i Rusisë mbi uzinën që rrezikon rajonin,” thanë ministrat e jashtëm të G7 në një deklaratë.

“Federata Ruse duhet të tërheqë menjëherë trupat e saj nga brenda kufijve të njohur ndërkombëtarisht të Ukrainës dhe të respektojë territorin dhe sovranitetin e Ukrainës”, thuhet në deklaratë.

G7 tha gjithashtu se mbeten “thellësisht të shqetësuar nga kërcënimi serioz” i paraqitur nga veprimet e Rusisë.

Ata thonë se veprimet e forcave të armatosura të Rusisë po rrisin ndjeshëm rrezikun e një incidenti bërthamor dhe po rrezikojnë popullsinë e Ukrainës, shtetet fqinje dhe komunitetin ndërkombëtar.

G7 përsërit “dënimin e tyre më të fortë” të pushtimit rus të Ukrainës, të cilin ata e quajnë një “luftë agresioni të paprovokuar dhe të pajustifikueshme”.

Ata thonë se veprimet e Rusisë minojnë gjithashtu aftësinë e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike për të monitoruar sigurinë e aktiviteteve bërthamore në Ukrainë./albeu.com

The post G7: Forcat e armatosura ruse rritin ndjeshëm rreziqet bërthamore appeared first on Albeu.com.

G7 përballet me betejën për unitet ndërsa kostoja e luftës në Ukrainë rritet
Nga BBC

Lufta ruse kundër Ukrainës në mënyrë të pashmangshme do të dominojë samitin e vendeve të G7 në Bavari.

Dhe liderët e SHBA-së, Britanisë së Madhe, Gjermanisë, Francës, Italisë, Kanadasë dhe Japonisë përballen me një sfidë të vështirë.

Ata synojnë të bëjnë një shfaqje uniteti dhe vendosmërie për luftën. Në muajt e fundit, aleanca perëndimore ka treguar shenja tendosjeje dhe lodhjeje.

Disa zëra, veçanërisht në Francë, Gjermani dhe Itali, kanë pyetur nëse mund të mos ishte më mirë që lufta të përfundonte, edhe nëse kjo erdhi me koston e detyrimit të Ukrainës për të lëshuar territor. Një sondazh i fundit i opinionit ndër-evropian sugjeroi se disa votues vendosin zgjidhjen e krizës së kostos së jetesës përpara ndëshkimit të Rusisë informon albeu.com.

Të tjerë argumentojnë për nevojën për të shpëtuar një lloj marrëdhënieje me Rusinë në të ardhmen.

Vende si Britania e Madhe, Polonia dhe tre shtetet baltike i kanë rezistuar këtyre argumenteve, duke thënë se çdo marrëveshje paqeje me Moskën që nuk është në kushtet e Ukrainës do të çonte në agresion të mëtejshëm rus në të ardhmen. Presidenti Zelensky ka të ngjarë ta përforcojë këtë argument kur ai t’i drejtohet samitit praktikisht të hënën.

Kështu që liderët e G7 pritet të përpiqen të përdorin samitin për të pastruar këto ujëra tw turbullt, duke premtuar më shumë armë për Ukrainën dhe më shumë sanksione kundër Rusisë. Ideja do të jetë që t’i dërgohet një sinjal presidentit rus Vladimir Putin se Perëndimi ka durimin strategjik për të ruajtur mbështetjen e tij për Ukrainën, edhe nëse ajo përballet me presionin e brendshëm politik në vend nga votuesit e shqetësuar për rritjen e çmimeve.

Problemi për udhëheqësit e G7 është se ata gjithashtu përballen me presion në rritje për të treguar se po përballen me krizën ekonomike globale. Rritja e çmimit të karburantit dhe ushqimit po shkakton uri dhe trazira në mbarë botën. Dhe disa vende po drejtojnë gishtin drejt Perëndimit.

Shumë vende në jugun global nuk ndajnë shqetësimet perëndimore për agresionin rus. Ata e shohin konfliktin si një luftë evropiane dhe duken të palëkundur nga argumentet perëndimore se Vladimir Putin po vepron si një agresor kolonial. Dhe ata fajësojnë sanksionet perëndimore, po aq sa pushtimi i Rusisë, për kostot në rritje të gazit dhe naftës, dhe mungesën masive të grurit dhe plehrave, informon albeu.com.

Në përpjekje për t’i rezistuar kësaj narrative, vendet e G7 pritet të përdorin samitin për të treguar se po veprojnë për të ndihmuar vendet anembanë botës, me ndihmën e zhvillimit, ristrukturimin e borxhit, financimin e klimës, ndihmën për gjetjen e burimeve alternative të energjisë dhe, natyrisht, përpjekjet e reja për të nxjerrë grurë nga portet e Ukrainës. Kjo është arsyeja pse gjermani ka ftuar liderët e Indisë, Indonezisë, Senegalit, Argjentinës dhe Afrikës së Jugut në samit, për të dëgjuar perspektivën e tyre dhe për t’i treguar pjesës tjetër të botës se G7 po dëgjon.

Pra, nga njëra anë, këta udhëheqës perëndimorë duhet të tregojnë vendosmëri për të vazhduar mbështetjen e Ukrainës, dhe nga ana tjetër, ata duhet të tregojnë një gatishmëri për të rregulluar goditjet ekonomike globale për të cilat disa fajësojnë, pjesërisht, luftën./Përshtati nga BBC, Albeu.com

The post G7 përballet me betejën për unitet ndërsa kostoja e luftës në Ukrainë rritet appeared first on Albeu.com.

Kufij të rinj? Vendet e G7 nuk do të pranojnë “kurrë”
Ministrat e Jashtëm të shtatë vendeve të industrializuara të perëndimit theksuan mbështetjen e tyre për integritetin territorial të Ukrainës.

Shtatë vendet e industrializuara të Perëndimit kanë theksuar në përfundim të takimit të tyre në Gjermani të shtunën (14.05.) se kufijtë e rinj që synon të vendosë Rusia nuk do të pranohen kurrë. G7 do të vazhdojë “mbështetjen për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës, përfshirë edhe Krimenë, dhe të të gjithë shteteve të tjera”, deklaruan ministrat e Jashtëm të G7 në takimin e tyre në Vangels, në landin gjerman Shlezvig-Holshtajn. Gjermania mban kryesinë e radhës. Në të njëjtën kohë, vendet e G7 u shprehën me kritika të ashpra kundër Bjellorusisë. Udhëheqja në Minsk duhet të “ndalë mundësimin e agresionit rus dhe të respektojë detyrimet e saj ndërkombëtare”.

“Luftë e grurit”

Në fokus të konsultimeve të ministrave të Jashtëm ishin efektet globale të luftës. “Lufta agresore ruse kundër Ukrainës si edhe veprimet e njëanshme të Rusisë për kufizimin e eksporteve agrare ukrainasekanë sjellë rritje të fortë çmimesh në tregjet e lëndëve të para”, thuhet në deklaratën përfundimtare. Kjo çon në një kërcënim të “sigurimit global të ushqimit”. Vendet e G7 i kanë bërë thirrje Rusisë të “ndalë menjëherë sulmet kundër infrastrukturës së rëndësishme të transportit, përfshirë edhe portet, me qëllim që ata të përdoren për eksportin e produkteve agrare të Ukrainës.”

Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock e akuzoi Rusinë për “luftë të grurit”. Qeveria në Moskë përpiqet më qellim që të zgjerojë luftën e Ukrainës në botë, tha Baerbock në përfundim të takimit të ministrave të Jashtëm të shtunën. Bllokimi nuk është dëm kolateral i luftës. “Ne nuk duhet të jemi naivë” u shpreh Baerbock. Rusia punon për të kirjuar terrenin për dobësimin e unitetit ndërkombëtar.

Në kërkim të alternativave të tjera

Vendet e G7-s po kërkojnë alternativa për transportin me anije të grurit nga Ukraina, për të thyer bllokadën ruse në këtë drejtim. Pas problemeve me shinat rumune të hekurudhës për shkak të traseve të ndryshme, po shikohet mundësia e alternativave të tjera të eksportit, si psh ai përmes vendeve balltike, tha Baerbock. Por edhe në këtë drejtim duhet të shikohet, nëse plotësohen kushtet se si të ankorohen anijet në këto porte. Normalisht nga Ukraina mund të eksportohen 5-6 milionë tonë drithëra në muaj. Kjo mund të arrihet vetëm përmes rrugës detare, furnizimet përmes hekurudhës janë shumë më të pakta. Por sipas Baerbock “çdo ton grurë që del jashtë mund të ndihmojë pak që të zbutet kriza.”

Në takimin e G7-s mori pjesë i ftuar edhe ministri i Jashtëm ukrainas, Dmitri Kuleba. Në lidhje me furnizimin e Ukrainës me armë të rënda, ministrja e Jashtme gjermane u shpreh që të kihet durim. Kanjë konsesus se “ne duhet të qëndrojmë në krah të Ukrainës, që të mos ketë krime të tjera lufte, me qëllim që Ukraina të mund të mbrohet”, tha Baerbock. Gjermania si edhe partnerë të tjerë “nuk mund të ofrojnë me sustë mbështetjen menjëherë”, sidomos në drejtim të mbrojtjes ajrore, u shpreh Baerbock./DW/

The post Kufij të rinj? Vendet e G7 nuk do të pranojnë “kurrë” appeared first on Albeu.com.

Kuleba kërkesë vendeve të G7: Dorëzoni në Kiev asetet e konfiskuara ruse, për të rindërtuar Ukrainën
Ukraina u ka kërkuar vendeve të G7 që të konfiskojnë asetet ruse dhe t’ia dorëzojnë ato Kievit për të ndihmuar në rindërtimin e vendit, tha ministri i saj i jashtëm, Dmytro Kuleba.

Duke folur me gazetarët ndërsa ministrat e jashtëm të G7 u takuan në Gjermaninë veriore, Kuleba shtoi se shpresonte që Hungaria të binte dakord me partnerët e BE-së për një embargo ndaj naftës ruse.

“Kanadaja e ka bërë tashmë këtë dhe kam një ndjenjë që të tjerët do ta arrijnë atë pikë më shpejt se sa vonë. Po flasim për qindra miliarda dollarë. Rusia duhet të paguajë”, shkruan ai në Twitter./albeu.com

Following @ZelenskyyUa’s talks with G7 leaders, today I asked G7 to seize Russian sovereign assets and give them to Ukraine for rebuilding our country. Russia must pay. Politically, economically, and financially. I appreciate the positive reaction of G7 countries to our request. pic.twitter.com/DpUoanoEtW

— Dmytro Kuleba (@DmytroKuleba) May 13, 2022

The post Kuleba kërkesë vendeve të G7: Dorëzoni në Kiev asetet e konfiskuara ruse, për të rindërtuar Ukrainën appeared first on Albeu.com.