vendet bosh Archives - Albeu.com

Vendet bosh të punës po i plotësojnë pensionistët
Ecuria e tregut të punës në Shqipëri për vitin 2025, tregon se teksa ekonomia rritet, vendet e reja të punës janë ekskluzivitet i vetëm për pensionistët.

Të dhënat zyrtare të INSTAT, tregojnë se numri mesatar i të punësuarve ishte 4,886 persona më i ulët se në vitin 2024, me rënie -0.4%.

Sipas të dhënave, rritja e vetme pozitive në të gjithë strukturën e punësimit vjen nga kategoria mbi 64 vjeç, e cila ka pësuar zgjerim me 8.7%, duke shtuar mbi 10 mijë persona të moshuar në radhët e të punësuarve brenda një viti.

Ky trend ka zhvillime krejt të kundërta me grup-moshat e tjera, ku numri i të punësuarve 15-64 vjeç ka pësuar një tkurrje me 15,298 persona në krahasim me 2024.

Nëse pensionistët nuk do të përfshiheshin në raportim, shifrat e punësimit total do të shënonin një rënie shumë të fortë.

Kjo zhvendosje demografike tregon se struktura e popullsisë po plaket me ritme të shpejta, duke detyruar tregun të adaptohet me forcën e punës që ka në dispozicion.

Ndërsa të rinjtë e moshës 15-29 vjeç, po zhduken nga radhët e të punësuarve me një rënie vjetore prej 4.3% në 2025, për shkak të uljes së lindjeve dhe emigracionit të lartë, pensionistët po kthehen në rezervën e fundit ku biznesmenët mund të gjejnë staf.

Rritja e punësimit te pensionistët, ndonëse po shërben si një frymëmarrje artificiale për tregun e punës, fsheh pas pasojat e rënda që do të vijnë për skemën e sigurimeve shoqërore dhe qëndrueshmërinë fiskale të vendit.

Raporti mes kontribuuesve dhe përfituesve po shtrembërohet në mënyrë të rrezikshme, teksa forca aktive 15-64 vjeç po tkurret me mbi 18 mijë persona në vit, barra për të mbajtur sistemin po bie mbi një bazë gjithnjë e më të vogël të rinjsh.

Në planin afatshkurtër, punësimi i moshës mbi 64 vjeç duket si një ndihmë për arkën e shtetit, pasi këta individë vazhdojnë të paguajnë kontribute ndërsa marrin pension.

Megjithatë, kjo zgjidhje ku brezi i vjetër po punon për të financuar veten, për shkak të mungesës së zëvendësimit nga forca e re e punës që po emigron nuk ofron siguri në afat më të gjatë.

Mbështetja tek pensionistët për të plotësuar vendet e punës që lënë të rinjtë po tregon se ekonomia po përshtatet me rënien, jo me rritjen.

Presioni mbi buxhetin e shtetit do të rritet, duke detyruar ose rritjen e mëtejshme të moshës së daljes në pension, ose rritjen e taksave mbi ata pak të rinj që mbeten në vend./ Monitor

The post Vendet bosh të punës po i plotësojnë pensionistët appeared first on Albeu.com.