vendet anetare te nao Archives - Albeu.com

NATO u kërkon aleatëve të rrisin buxhetet për ushtritë e tyre
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, dhe ambasadorja e SHBA-së në NATO, Julianne Smith, thanë më 7 qershor se financimi i aleancës ushtarake do të jetë një nga temat kryesore të samitit të ardhshëm në Vilnius, së bashku me zgjerimin e aleancës dhe garancitë për siguri.

Smith dhe Stoltenberg, që morën pjesë në një konferencë virtuale të sponsorizuar nga Qendra për Sigurinë e Re Amerikane, thanë se anëtarët do ta diskutojnë pragun për shpenzimin e të paktën 2 për qind të bruto prodhimit të brendshëm të vendeve anëtare të NATO-s në mbrojtje .

Smith u zotua se SHBA-ja do të vazhdojë të bëjë presion për t’u siguruar që anëtarët të shpenzojnë të paktën 2 për qind të bruto prodhimit të brendshëm të tyre në mbrojtje, siç është rënë dakord në Premtimin e Investimeve të Mbrojtjes (DIP) të vitit 2014, i cili kërkon që vendet ta përmbushin pragun prej 2 për qind deri në vitin 2024.

Përveç kësaj, Smith tha se 2 përqindëshi “është një prag, jo një tavan” dhe se planet e ardhshme të NATO-s mund të kërkojnë rritje të mëtejshme të këtij pragu.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës “po planifikojnë të sjellin një DIP 2.0” në samit, tha Smith, duke shtyrë aleatët e NATO-s ta përmbushin dhe kapërcejnë pragun prej 2 për qind brenda viteve të ardhshme.

Udhëheqësit e 31 vendeve të NATO-s, të cilët do të mblidhen më 11 dhe 12 korrik në kryeqytetin lituanez, pritet të zhvillojnë gjithashtu biseda kritike për të ardhmen e NATO-s, lidhur me një zgjerim të mundshëm.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i cili i ka bërë presion NATO-s për ta lejuar anëtarësimin e vendit të tij, pritet të marrë pjesë në samit. Ai tha në fillim të kësaj jave se Ukraina është “gati për t’u anëtarësuar” dhe se aleanca duhet ta marrë një vendim për anëtarësimin e Ukrainës në këtë samit.

Lidhur me zgjerimin e mundshëm të NATO-s, Smith dhe Stoltenberg e bënë të qartë se ekziston një gamë e gjerë modelesh potenciale për kontributin e vazhdueshëm të NATO-s në Ukrainë, por se zgjidhja ka të ngjarë të jetë një kompromis midis opinioneve të ndryshme të aleatëve të NATO-s.

“Ne po shikojmë një sërë opsionesh për të sinjalizuar se Ukraina po përparon në marrëdhëniet e saj me NATO-n”, tha Smith.

Stoltenberg shtoi se nevojitet një diskutim i marrëveshjeve të sigurisë para se Ukraina të bashkohet me aleancën ushtarake, por nuk specifikoi se për çfarë marrëveshje bëhet fjalë.

Shefi i NATO-s sqaroi se u takon aleatëve dhe Ukrainës që ta marrin vendimin përfundimtar se kur duhet të anëtarësohet Ukraina. Megjithatë, ai ritheksoi angazhimin e NATO-s për ta bërë Ukrainën anëtare pas luftës.

“Kur të përfundojë kjo luftë, ne e kemi një kornizë për t’i parandaluar sulmet e mëtejshme në Ukrainë”, tha ai.

Të dy zyrtarët theksuan gjithashtu përkushtimin e NATO-s për fitoren e Ukrainës.

I pyetur për një kundërofensivë ukrainase të shumëpritur, Stoltenberg tha se fitorja e Ukrainës si një komb i pavarur dhe sovran është një prioritet kryesor i NATO-s, por nuk foli më shumë për planet e Ukrainës për kundërsulm, përveçse tha se ukrainasit “kanë aftësinë për të çlironi tokat e mbajtura nga rusët”./REL

The post NATO u kërkon aleatëve të rrisin buxhetet për ushtritë e tyre appeared first on Albeu.com.