vend Archives - Albeu.com

Protestat në vend, eurodeputeti bullgar nga Korça: Duhet të dëgjohet zëri i qytetarëve
Eurodeputeti bullgar, Andrey Kovatchev, nga Korça ka vlerësuar ecurinë e vendit në rrugën drejt Bashkimit Europian, por është ndalur edhe te protestat masive që po zhvillohen në vend.

Në një deklaratë për mediat, ai theksoi se zëri i qytetarëve duhet të dëgjohet dhe se protestat paqësore janë pjesë e demokracisë, ndërsa u bëri thirrje si qeverisë ashtu edhe opozitës të dialogojnë dhe të gjejnë zgjidhje në interes të qytetarëve.

Sipas Kovatchev, Shqipëria ka bërë progres në procesin e integrimit dhe mbetet një nga vendet më të avancuara për anëtarësim në Bashkimin Europian.

Kovatchev: Jemi shumë të kënaqur që ndodhemi përsëri në Shqipëri, së bashku me kolegët e mi nga Parlamenti Bullgar. Javën e ardhshme në Strasburg, ne do të miratojmë në seancë plenare raportin vjetor të zgjerimit për Shqipërinë. Ne e mirëpresim progresin e bërë nga Shqipëria dhe është shumë mirë që të gjitha partitë shqiptare janë aq të përkushtuara ndaj integrimit evropian.

Ne shpresojmë në Parlamentin Evropian, por edhe kolegët e mi nga Parlamenti Bullgar të cilët gjithashtu mbështesin fuqishëm integrimin evropian të Shqipërisë që zgjerimi i radhës i Bashkimit Evropian të jetë me Shqipërinë dhe Malin e Zi.

Pyetje: A mund të ndikojnë këto protesta në progresin e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian?

Kovatchev: Ne po monitorojmë shumë nga afër çdo zhvillim. Kjo sigurisht i takon klasës politike në Shqipëri që ta zgjidhë dhe të ndjekë të gjitha standardet, veçanërisht ato ekologjike, me të gjitha investimet që duhen bërë. Ne nuk po ndërhyjmë në këtë pjesë, por sigurisht që do të ketë një tekst në raport-progresin që lidhet me përmbushjen e të gjitha ligjeve dhe standardeve që kanë të bëjnë me ekologjinë, por edhe me zhvillimin rajonal dhe turizmin.

Pyetje: Ju i njihni shumë mirë efektet e protestave. Ju jeni nga Bullgaria dhe në Bullgari keni pasur shumë protesta. Është gjë e mirë apo e keqe kur njerëzit dalin jashtë?

Kovatchev: Ne jemi shumë të mësuar me këtë. Dua të thëm se është mirë të dëgjohet zëri i popullit, nëse gjithçka është e qetë dhe paqësore. Dhe kjo është gjithashtu thirrja jonë për të gjitha partitë në pushtet dhe ato të opozitës: të jenë të qeta, të dëgjojnë njëra-tjetrën dhe të gjejnë zgjidhjen më të mirë për qytetarët. Për qytetarët e Shqipërisë, më e mira është që të hyjnë sa më shpejt të jetë e mundur në Bashkimin Evropian dhe të gëzojnë së bashku familjen tonë evropiane, në këtë kohë shumë sfiduese për botën. Kemi shumë probleme gjeopolitike rreth nesh dhe Shqipëria është një aleate shumë e mirë në NATO, dhe tani, shumë shpejt, edhe në Bashkimin Evropian.

Pyetje: Çfarë duhet të bëjë qeveria jonë në lidhje me këto protesta?

Kovatchev: Të dëgjojë njerëzit dhe të ndjekë të gjithë legjislacionin dhe të gjitha standardet mjedisore, gjë që jam i sigurt se do të jetë edhe në tekstin e Parlamentit Evropian. Por, ne në Parlamentin Evropian nuk do të ndërhyjmë në politikën e brendshme të Shqipërisë dhe bëjmë thirrje për një bashkëpunim të mirë mes partisë në pushtet dhe partive opozitare.

The post Protestat në vend, eurodeputeti bullgar nga Korça: Duhet të dëgjohet zëri i qytetarëve appeared first on Albeu.com.

Raporti i INSTAT: 70% e Bashkive me shtesë natyrore negative, ja si renditen
Të paktën 43 bashki, nga 61 që janë në total kishin shtesë natyrore negative në vitin 2023, pasi në secilën prej tyre kishin vdekur më shumë persona se sa kishin lindur, raportoi INSTAT.

Numri i bashkive në këtë grup, është zgjeruar më tej në vitin 2024 për shkak të rënies së lindjeve në shkallë kombëtare, por ende nuk ka të dhëna të detajuara.

Më së shumti bashkitë në Jug të vendit kanë shtesë natyrore negative për shkak së plakja e popullsisë po prodhon më shumë mortalitet.

Sipas të dhënave të INSTAT, Korça shënon rënien më të thellë, me -394 banorë, ndjekur nga Vlora -182, Shkodra -152 dhe Kuçova -146.

Arsyet lidhen me plakjen e popullsisë, emigracionin e lartë dhe uljen e lindshmërisë, veçanërisht në qendrat urbane të jugut dhe veriut të vendit që dikur kishin baza të forta të industrisë.

Rënie të vazhdueshme regjistruan edhe bashkitë si Fieri -128, Lushnja -124, Maliqi -101, Pogradeci -85 dhe e Gjirokastra -74, që dikur ishin zona me dendësi popullsie.

Në anën tjetër disa bashki të vogla si Klosi (+4), Divjaka (+9), Saranda (+22) apo Bulqiza (+47) treguan stabilitet ose rritje të lehtë, duke reflektuar ndikimin e turizmit dhe normave tradicionale.

Në anën tjetër, Tirana qëndron në krye me një shtesë natyrore pozitive prej 2,880 banorësh në vitin 2023, duke qenë e vetmja bashki me rritje të madhe demografike.

Kjo tregon përqendrimin e lindjeve dhe migrimin e brendshëm drejt kryeqytetit, që mbetet epiqendra e ekonomisë, arsimit dhe punësimit në vend.

Pas saj renditen Kamza me shtesë natyrore +640, Durrësi +386, Kruja +231 dhe Kukësi +221, që shënojnë rritje të moderuar edhe për shkak të ruajtjes së traditës për familje të mëdha.

Shtesa natyrore e popullsisë në Shqipëri mbetet thellësisht negative në shumicën e territorit. Rritja e Tiranës dhe disa bashkive përreth saj po ndodh paralelisht me shpopullimin e pjesës tjetër të vendit, duke sinjalizuar një përqendrim gjithnjë e më të madh të burimeve njerëzore dhe ekonomike në pak qendra urbane.

Në 10 bashki në 7 prej tyre popullsia po tkurret për shkak të plakjes dhe lindshmërisë së ulët. Shkaku kryesor është emigracioni i të rinjve, që largon grup-moshat riprodhuese nga zonat rurale dhe qytetet e vogla.

Nga ana tjetër plakja e popullsisë rrit numrin e vdekjeve dhe ul lindjet. Kushtet ekonomike dhe mungesa e shërbimeve, që nxisin çiftet të kenë më pak fëmijë ose të zhvendosen drejt Tiranës e disa qyteteve të mëdha.

Në afat të gjatë, ky proces sjell pasoja serioze, si mbylljen e shkollave, mungesë të fuqisë punëtore, rënie të konsumit lokal dhe vështirësi për të ofruar shërbime publike./ Monitor

The post Raporti i INSTAT: 70% e Bashkive me shtesë natyrore negative, ja si renditen appeared first on Albeu.com.

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Në 24 orë u raportuan 16 vatra zjarri, 4 ende aktive
Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 16 vatra zjarri, nga të cilat 4 janë ende aktive. Këto vatra zjarri janë evidentuar në bashkitë: Vlorë, Finiq, Vau i Dejës, Poliçan, Dimal, Skrapar, Bulqizë, Dibër, Kavajë, Tiranë, Korçë, Librazhd, Fier, Kurbin dhe Kukës.

Aktualisht mbeten aktive vatrat:

•Orikum, bashkia Vlorë – Në vendin e quajtur “Sotiran” ndërmjet fshatrave Tragjas dhe Dukat, në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra në lartësi të malit. Situata është mbajtur në monitorim gjatë natës. Aktualisht po operojnë në terren: 7 forca zjarrfikëse, 4 punonjës të Shërbimit Pyjor, 7 forca bashkiake, 40 forca ushtarake dhe helikopteri Cougar.

Poliçan – Në fshatin Zgërbonjë, njësia administrative Vërtop, ku për shkak të erës së fortë dhe temperaturave të larta, zjarri u përhap me shpejtësi. Rreziku për banesat u eliminua. Sot në terren ndodhen 7 efektivë me 2 automjete zjarrfikëse të MZSH Poliçan dhe 5 forca të Shërbimit Pyjor.

Bulqizë – Në “Livadhi i Peladhisë”, njësia administrative Zerqan, ka vazhduar puna për shuarjen e zjarrit në një sipërfaqe pyjore me pisha dhe dëllinja. Zjarri është me intensitet të ulët dhe nuk përbën rrezik për përhapje të mëtejshme. Janë evidentuar 3 vatra të ndara. Në operacion janë përfshirë 2 automjete zjarrfikëse me 11 efektivë të MZSH Bulqizë, 7 forca të Shërbimit Pyjor dhe 3 vullnetarë. Sipërfaqja e djegur vlerësohet rreth 17 ha.

Dibër – Në vendin e quajtur “Liqeni i Luleve”, pjesë e Parkut Kombëtar Lurë, zjarri ka përfshirë një sipërfaqe me pisha dhe livadh. Për shkak të erës së fortë, zjarri ka marrë përmasa të mëdha, duke rrezikuar një pjesë të madhe të parkut. Aktualisht nuk ka rrezik për zona të banuara. Në terren janë angazhuar 5 forca të AdZM, 6 zjarrfikës të MZSH Dibër, 5 forca bashkiake, 15 vullnetarë si dhe helikopteri Cougar.

Raste të tjera të evidentuara:

Në fshatin Ndroq, Tiranë, u dogj një banesë 2-katëshe si pasojë e një zjarri.

Në fshatin Mbrostar, Fier, zjarri përfshiu një hangar me bazë ushqimore për blektorinë, duke shkaktuar ngordhjen e rreth 75 deleve dhe dëmtimin e lehtë të pronarit. Shkaku i zjarrit mbetet i panjohur.

Në total, nga zjarret e rëna, kryesisht në sipërfaqe me pemë, shkurre dhe barishte, janë djegur rreth 24 hektarë bimësi.

Në operacionet për shuarjen e zjarreve janë angazhuar 31 automjete zjarrfikëse dhe 268 forca, përfshirë Forcat e Armatosura me 60 efektivë, 2 automjete zjarrfikëse dhe helikopterin Cougar në dy vatra zjarri.

Parashikimi i motit dhe rrezikut nga zjarret:

Sipas Institutit të Gjeoshkencave, sot priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare në qarqet Shkodër dhe Lezhë, ndërsa në qarqet e tjera reshjet do të jenë të dobëta.

Sa i përket zjarreve:

Nivel rreziku “I ULËT” në qarkun Shkodër

Nivel rreziku “I MODERUAR” në qarkun Kukës

Nivel rreziku “I LARTË” në qarqet e tjerë

Strukturat e Mbrojtjes Civile vijojnë të jenë plotësisht të angazhuara, në bashkëpunim me të gjitha institucionet përgjegjëse, për monitorimin dhe ndërhyrjen në kohë në çdo vatër zjarri, me qëllim minimizimin e dëmeve në mjedis dhe rrezikut për jetën e qytetarëve.

Thirrje për qytetarët:

Lutemi që të shmangni çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr në natyrë, të denonconi menjëherë çdo vatër zjarri pranë autoriteteve dhe të bashkëpunoni me strukturat shtetërore për mbrojtjen e jetës, pronës dhe natyrës sonë të përbashkët. Kujdesi juaj shpëton jetë!

The post Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Në 24 orë u raportuan 16 vatra zjarri, 4 ende aktive appeared first on Albeu.com.

Situata e motit në vend, si paraqitet situata dhe cilat janë zonat më problematike
Agjencina Kombëtare të Mbrojtjes Civile nga strukturat e sistemit të Mbrojtjes Civile në nivel qendror dhe vendor, bën me dije se situata deri në orët e para të ditës paraqitet relativisht e qetë, krahasuar me ditët që lamë pas.

Nga raportimet e Autoritetit Rrugor Shqiptar, ditën e sotme të gjitha akset kombëtare janë të kalueshme.

Në Bashkinë Dibër, ka problematika në rrugët rurale në disa fshatra të njësive Maqellare, Melan, Luzni, Muhurr.

Gjithashtu, po punohet për hapjen e rrugëve që lidhin njësinë administrative Kala e Dodës me fshatrat Sllovë, Selishtë dhe Arras.

Në Bashkinë Bulqizë: Janë të bllokuara rrugët rurale të njësive administrative Ostren, Trebisht, Klenjë, Gjoricë, Zerqan dhe aksi rrugor Trebisht-pikë kalimi kufitar.

Në Bashkinë Klos: Janë të bllokuar rrugët e fshatrave me qendrat administrative Gurë dhe Xibër.

Në bashkinë Mat, janë të bllokuara 2 fshatra në njësinë administrative Komsi dhe aksi rrugor Vig Macukull.

Në bashkinë Krujë; po vijon puna për hapjen e rrugës që lidh fshatin Shkretë me aksin Cudhi-Qafështamë.

Në Bashkinë Fushë-Arrëz, vazhdon të jetë e bllokuar rruga me njësinë administrative Iballë me fshatrat e saj.

Në Bashkinë Devoll; vijon puna për hapjen e rrugëve lidhëse me fshatrat Miras.

Në Bashkinë Pogradec; po punohet për hapjen e rrugëve të fshatrave Proptisht, Velçan, Trebinjë, Dardhas dhe Çërravë.

Në bashkinë Has; po punohet për hapjen e rrugës që lidh njësinë administrative Arrën me rrugën nacionale dhe rrugët e fshatrave Cahan dhe Xhebexhi.

Vijojnë angazhimin për normalizimin e situatës në Vlorë, prej tashmë tre ditësh Forcat e Armatosura me 7 pompa thithëse dhe 15 mjete të kalueshmërisë së lartë, ekskavatorë, kamionë vetëshkarkues etj.

Sipas parashikimit të motit në ditët në vazhdim, nuk do ketë prezencë të reshjeve të shiut apo të borës në të gjithë vendin. Temperaturat do vijojnë të ulen, ku në veri të vendit do të shkojë në -11 gradë celsius.

Janë në gatishmëri të plotë të gjitha kapacitetet në nivel qendror dhe vendor të sistemit të mbrojtjes civile, për përballimin e çdo situate që mund të shkaktohet nga kushtet e motit.

The post Situata e motit në vend, si paraqitet situata dhe cilat janë zonat më problematike appeared first on Albeu.com.

Përllogariten çmimet mesatare të shitjes së banesave, ja cilat janë zonat më të shtrenjta në vend
Përllogariten për herë të parë çmimet mesatare të shitjes së banesave për çdo zonë kadastrale të Tiranës, 60 bashkive të tjera dhe 23 njësive administrative në shkallë vendi.

Çmimet mesatare të shitjes së banesave në tregun e lirë janë publikuar në Fletoren Zyrtare, të cilat hyjnë në fuqi pas botimit të urdhrit të ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

Enti Kombëtar i Banesave (EKB), sqaroi për Monitor se çmimet të shitjes së banesave të përllogaritura për herë të parë për çdo zonë kadastrale në Republikën e Shqipërisë, do të shërbejnë si referencë për të vlerësuar nëse vendoset të blihen banesa apo të ndërtohen banesa sociale në njësitë vendore, si dhe për përcaktimin e kufirit të dhënies se kredive të zbutura nga shteti.

“Çmimet shërbejnë për të vlerësuar, nëse në territorin e ndonjë njësie të vetëqeverisjes vendore është më ekonomike të ndërtosh apo të blesh në treg ndërtesa të gatshme.

Çmimet përdoren si nivel reference në rastet, që vendoset të blihen banesa në tregun e lirë.

Përdoren për të përcaktuar kufirin maksimal të kreditimit, për masën e subvencioneve të interesave të kredisë dhe ndihmon në procedurën e dhënies së kësaj kredie për familje që përfitojnë banesë me kosto të ulët, me kredi të lehtësuar nga shteti”.

Në Tiranë çmimi mesatar i shitjes-blerjes në tregun e lirë, është 124,316 lekë për metër katror. Bashkia e Tiranës, është e ndarë në disa zona kadastrale për të cilat janë përcaktuar çmimet mesatare.

Në bashkinë Durrës, çmimi mesatar i shitjes përllogaritet 71,157 lekë për metër katror.

Në bashkinë Vlorë, çmimi është përllogaritur 68,680 lekë për metër katror.

Në Sarandë 88,050 lekë për metër katror. Në bashkinë Fier, çmimi mesatar i shitjes është 55,375 lekë për metër katror.

Në njësitë administrative, si Farkë është përllogaritur çmimi mesatar 157,000 lekë për metër katror, në Dajt 82,280 lekë për metër katror, në Ishëm 93,000 lekë, në Dhërmi 186,400 lekë etj.

Përllogaritja e çmimeve mesatare të shitjes, është mbështetur në metodologjinë e miratuar në udhëzimin nr.1 datë 17.03.2023.

Në metodologji përcaktohet se mesatarja e çmimeve të tregut për çdo zonë kadastrale, llogaritet si mesatare aritmetike e të gjitha çmimeve për metër katror.

Në llogaritjen e çmimit mesatar, përjashtohen nga llogaritja çmimet e grupit të dhjetë (decil) më të lartë, kur mesatarja e çmimeve të këtij grupi është më e lartë 1.3 herë, sesa mesatarja e nëntë grupeve të tjera. /Monitor

The post Përllogariten çmimet mesatare të shitjes së banesave, ja cilat janë zonat më të shtrenjta në vend appeared first on Albeu.com.

Vendi që ndaloi selfie-t për të ruajtur traditat dhe kulturën
Në kombin më të madh të Afrikës, banorët e pesë qyteteve të lashta po bëjnë përpjekje të mëdha për të mbrojtur mënyrën e tyre tradicionale të jetesës. Ata po mundohen të ruajnë me çdo kusht kulturën vendase nga ndikimet e huaja që mund të sjellin turistët, duke iu ndaluar atyre madje edhe selfie-t.

E shtrirë midis Marokut dhe Tunizisë dhe përballë Evropës, Algjeria është kombi më i madh i Afrikës dhe i 10-ti më i madh në botë. Peizazhet e larmishme të vargmaleve të larta malore, shkretëtirave dhe rrënojave të lashta romake e bëjnë këtë vend mbresëlënës. Rreth katër e pesta e vendit mbulohet nga shkretëtira e Saharasë dhe duna të tëra rëre.

Pak algjerianë jetojnë në një terren të tillë armiqësor, pasi pjesa më e madhe e popullsisë është e vendosur në pesë qytete të fortifikuara, të ngritura në skajet e Saharasë. Të njohura si Pentapolis, këto qytete u ndërtuan përgjatë Wadi M’zab, një shtrat lumi pjesërisht i thatë. Që në shekullin e VIII, mozabitët – një popull gjysmënomad – arritën të përshtateshin në një terren shumë të vështirë, duke i dhënë jetë një pjese të shkretëtirës. Kjo është arsyeja pse njerëzit e vlerësojnë kulturën e tyre.

Jeta nuk ka ndryshuar që nga shekulli XI

Përveç energjisë elektrike që erdhi në fund të viteve 1950, jeta e përditshme në qendrat historike ka ndryshuar pak që nga themelimi i qyteteve dhe kjo është zgjedhje e vet banorëve. Gratë ashtu si dikur kalojnë pjesën më të madhe të kohës në shtëpi brenda oborreve me mure të larta, ndaj të huajt duhet të vijnë gjithmonë pas namazit të pasdites, kur gratë nuk dalin më jashtë.

Tregtia lejohet brenda sheshit qendror të qytetit, por reklamat moderne janë të ndaluara në mënyrë që qyteti të ruajë pamjen e tij origjinale të shekullit të 11-të. Shumë banorë ende zgjedhin veshjet tradicionale. Ndër të tjera, diçka që ka mbetur e pandryshuar, edhe për shkak të rrethanave, është ndëshkimi i çdokujt që merr më shumë sasi uji nga pjesa që i takon.

Vizitorët duhet të zbatojnë rregulla strikte

Sipas një rregulloreje të përgjithshme, të gjithë vizitorët, përfshirë algjerianët, mund të hyjnë në pesë qytetet e fortifikuara vetëm të shoqëruar nga një udhërrëfyes vendas. Duhani ka qenë prej kohësh i ndaluar në qendrat historike për arsye fetare. Gjithashtu, në vende të tilla konsiderohen të ndaluara, edhe selfie-t, veshjet e pahijshme dhe përdorimi i celularëve./a2cnn

The post Vendi që ndaloi selfie-t për të ruajtur traditat dhe kulturën appeared first on Albeu.com.