vend pune Archives - Albeu.com

Një e vërtetë për buzëkuqët që nuk e dinim deri më tani
Sipas një studimi të botuar në revistën shkencore Hospitality Management, kamarieret që mbanin buzëkuq të kuq morën bakshishe më të mira. Natyrisht, burrat ishin ata që e dhanë atë pjesë shtesë, ndërsa gratë dukej se nuk u prekën.

Megjithatë, në rast se nuk punoni në industrinë e hotelierisë, një studim tjetër i Psikologjisë Sociale tregon se gratë që përdorin grim kanë më shumë gjasa të kenë sukses, të kenë fitime më të mira në vendin e punës pasi ato dukeni më të shëndetshëm.

Nëse doni të lini një përshtypje të mirë, buzëkuqi nuk është më aq i nevojshëm, por padyshim që mund të ndihmojë pak.

The post Një e vërtetë për buzëkuqët që nuk e dinim deri më tani appeared first on Albeu.com.

Studim: Ngacmimet seksuale në vendin e punës në Shqipëri të përhapura dhe pak të denoncuara
Denoncimet për ngacmimet seksuale në vendin e punës në Shqipëri janë të ulëta, edhe pse fenomeni është i përhapur, sipas një studimi të organizatës Together for life në Shqipëri.

Ato janë dy herë më të larta se në vendet europiane në dy vitet e fundit, sipas studimit. Parlamenti shqiptar ka ratifikuar Konventën për Dhunën dhe Ngacmimin të Organizatës Ndërkombëtare të Punës, në shkurt të vitit 2022, por përfaqësues të shumicës qeverisëse thonë se institucionet duhet të propozojnë nisma ligjore në përputhje me këtë konventë. Një masë e rëndësishme për parandalimin e ngacmimeve seksuale në vendin e punës shihet edhe rritja e masës së dënimit në Kodin Penal.

“Nga përvoja ime personale, kam patur një afrim jo profesional nga ana e shefit, që u bë në formë ngacmimi me fjalë, me disa komplimente që nuk ishin të thjeshta. Ai donte të shprehte diçka më shumë. Sa vinte bëhej më konkret derisa një ditë më tha -sot do rrimë këtu në punë bashkë të pimë një shishe verë të festojmë- për diçka pa lidhje. Nuk kam mundësi të rri i thashë, do vazhdoj. U ndjeva shumë në siklet”- u shpreh Albana ( emër jo i vërtetë), që vendosi të ndajë me zërin e Amerikës përvojën e saj të ngacmimit seksual në punë.

Por eksperienca e Albanës nuk është një rast i veçuar.

Një studim i fundit i organizatës “Together for life”, mbi ngacmimet seksuale në vendin e punës ngre në një nivel të ri diskutimet mbi këtë fenomen të përhapur dhe pak të denoncuar në Shqipëri. Studimi shtrihet në sektorin publik dhe atë privat dhe përfshin si gratë ashtu dhe burrat. Sipas gjetjeve kryesore, afro 60% e të anketuarve mendojnë se ngacmimet seksuale në punë janë një shqetësim serioz. 11% e tyre thonë se në dy vitet e fundit kanë përjetuar një ngacmim seksual në vendin e punës, ndërsa 19% gjatë gjithë jetës, nga të cilët dy herë më shumë janë gra. Krahasuar me vendet europiane shifra është dy herë me e lartë në dy vitet e fundit. Një prej konstatimeve më shqetësuese të studimit në fjalë lidhet me nivelin e ulët të denoncimeve.

“Pavarësisht se fenomeni është i përhapur, denoncimi është në nivele të ulëta. 80% e personave punëmarrës, që kanë deklaruar se janë janë ngacmuar në vendin e punës nuk e kanë denoncuar fenomenin”- u shpreh për Zërin e Amerikës Alma Lahe, menaxhere projekti e organizatës Together for life.

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, thotë se denoncimet në institucionin që drejton për këtë fenomen janë thuajse zero, ndërsa rendit disa arsye.

“Disa nga frikërat që lidhen me ngacmimet seksuale i referohet paragjykimeve të forta në shoqëri. Duhet kuptuar që gratë dhe vajzat, e kanë të vështirë të ekspozojnë sjellje të tilla për shkak të paragjykimit dhe stigmatizimit duke filluar që nga familja, shoqëria, puna, zona ku banojnë apo dhe frika nga ekspozimi në rrjete digjitale të situatës”- u shpreh për Zërin e Amerikës Robert Gajda, Komisioner për Mbrotjen nga Diskriminimi.

Edhe Albana (emër jo i vërtetë) në rrëfimin e saj për Zërin e Amerikës, tha se ishte ndeshur me këtë paragjykim, kur e kishte ndarë shqetësimin e ngacmimit seksual në punë, me njerëzit pranë saj.

“Të paragjykojnë duke të thënë “po ti i ke dhënë ndonjë shenjë atij, ka keqkuptuar ndonjë sjellje tënden. Sidomos kur je dhe vajzë e re të thonë se ndoshta e ke provokuar, je veshur në mënyrë provokuese. Janë shumë gjëra dhe varet se kë ke përballë për të të kuptuar”- vijoi Albana ( emër jo i vërtetë).

Studimi i “Together for life”, kur bëhet fjalë për ngacmimet seksuale ndaj djemve dhe burrave në punë, evidenton faktin se problemi është horizontal. Ata ngacmohen nga koleget ose kolegët, ndryshe nga vajzat që ngacmohen më së shumti nga eprorët e tyre.

Në Kodin Penal ngacmimet seksuale në punë nuk janë të specifikuara, por që prej vitit 2013, në tërësi ato përbëjnë vepër penale dhe dënohen me burg nga 1 deri në 7 vjet. Zëri i Amerikës duke analizuar të dhënat e Prokurorisë së Përgjithshme konstatoi se kjo vepër penale në 5 vitet e fundit, mban peshën më të lartë të grupit prej 12 veprash të kualifikuara si krime seksuale, si për numrin e procedimeve penale dhe të të pandehurve, ashtu dhe për të atë të dënuarve nga gjykata.

Por ngacmimet seksuale, nuk janë një fenomen vetëm shqiptar. Disa vite më parë ato nxitën një lëvizje botërore, në rrjete sociale që nisi në SHBA, nën hashtagun “Me Too”. Fushata erdhi pas skandalit të ngacmimeve dhe sulmeve seksuale të producentit të Hollivudit, Harvey Weinstein.

Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO) pas kësaj fushate në vitin 2019, miratoi një Konventë për Dhunën dhe Ngacmimin e cila në shkurt të vitit 2022 u ratifikua edhe në parlamentin shqiptar. Nënkryetarja e Kuvendit Ermonela Felaj i tha Zëri të Amerikës, se ky dokument i rëndësishëm detyron institucionet të rishohin legjislacionin me qëllim për të forcuar mbrojtjen e punonjësve në vendin e punës. Ngacmimet seksuale, siç shprehet ajo shkaktojnë deri edhe dëme të pariparueshme, psikologjike, emocionale apo ekonomike. Zonja Felaj shtoi se duhen marrë në konsideratë dhe ndryshimet teknologjike.

“Ne kemi thënë që duhet të ndryshojnë një sërë rregullash në botën e punës që lidhen me sigurinë dhe shëndetin në vendin e punës. Legjislacioni ka nevojë të rishikohet. Fatmirësisht ne i kemi shtuar një vepër Kodit Penal në 2013, siç është ngacmimi seksual. Në tërësi formulimi është i mirë se të lejon të ushtrosh ndjekje penale, por të them të drejtën unë nuk do isha shumë dakort me masën e dënimit të propozuar në atë kohë, sepse kanë kaluar mbi dhjetë vjet. Fenomeni dhe për shkak të ndryshimeve të forta demokratike por veçanërisht të teknologjisë, bëhet i vështirë për t’u gjurmuar por dhe i lehtë për t’u realizuar. Të rritet dënimi sipas mënyrës që manifestohet, moshës, shpeshtësisë së ngacmimeve apo shkallës së dëmit. Janë të gjitha këto momente që do e pasuronin kuptimin e veprës dhe do i jepnin mundësi edhe policisë, prokurorisë dhe gjykatës t’i shohin me një sy tjetër dhe të kishin një ndjeshmëri më të lartë për trajtimin e kësaj vepre”- u shpreh për Zërin e Amerikës Ermonela Felaj, N/kryetare e Kuvendit të Shqipërisë.

Nënkryetarja e Kuvendit Ermonela Felaj nxit komsionet paramentare të vënë në lëvizje institucionet të propozojnë ndryshime ligjore në përputhje me konventen e Organizatës Ndërkombëtare të Punës, të ratifikuar në Kuvend.

Nga ana tjetër përfaqësues të organizatës TFL mendojnë se në Kodin Penal, duhet specifikuar vepra e ngacmimeve seksuale në punë, pasi aktualisht përcaktimi është i përgjithshëm.

Ashpërsimi i dënimit shihet si një masë parandaluese pasi dëmi vlerësohet i lartë edhe nga studimi i kryer nga kjo organizatë. Viktimat thuajse në të gjitha rastet largohen nga puna, pasi ai kthehet në një vend armiqësor, ashtu siç konfirmoi për Zërin e Amerikës edhe Albana, viktimë e ngacmimeve seksuale nga shefi i saj.

“Ika vetë pas 6 muajsh. Ai ndryshoi sjellje, filloi të sillej keq, në mënyrë shumë harbute. Kapej me gjëra që nuk kishin sens. Madje dhe kolegëve u ra në sy dhe më thoshin -po ai çfarë ka me ty. Ishte një shenjë hakmarrje ndaj refuzimit tim”- pohoi Albana (emër jo i vërtetë).

Pedagogia e së drejtës në Universitetin Luigj Gurakuqi në Shkodër, Irma Baraku, mendon se fenomeni i ngacmimeve seksuale në vendin e punës, duhet parë në një rrafsh më të gjerë, që e tejkalon ligjin.

“Kemi shumë për të bërë në komunitet. Një masë afatshkurtër duhet të jenë fushatat e ndërgjegjësimit lidhur me ngacmimin seksual në vendin e punës. Nga ana tjetër kemi nevojë për masa më afatgjata që kërkon edukimin e brezave të rinj. Është e rëndësishme qe ne t’i mësojmë herët vajzat dhe djemtë për të kuptuar se çfarë është ngacmimi seksual. Për të kuptuar se çfarë do të thotë që dikujt nuk i pëlqen një sjellje që mund të ketë konotacion të ngacmimit seksual”- u shpreh Irma Baraku, Pedagoge e së Drejtës në Universitetin e Shkodrës.

Ngacmimi seksual në vendin e punës, pre e të cilit janë vajzat dhe gratë më së shumti është një nga format e zakonshme të cënimit të të drejtave në punë. Viktimat gjenden të sulmuara, të pambrojtuara, të paragjykuara, në një kohë të shkurtër pas sulmit edhe të papuna, por dhe të lënduara nga ana psikologjike dhe emocionale. Deri pak kohë më parë në mënyrë masive konsiderohej turp të ndaje me dikë një shqetësim të tillë, dhe viktimat riviktimizoheshin nëse kjo ndodhte. Por sot gjërat kanë filluar të ndryshojnë dhe disa tabu janë thyer, megjithatë përfaqësues të shoqërisë civile dhe parlamentit mendojnë kjo nuk mjafton dhe se ende mbetet shumë punë për të bërë mbi sigurinë në vendin e punës./VOA.

The post Studim: Ngacmimet seksuale në vendin e punës në Shqipëri të përhapura dhe pak të denoncuara appeared first on Albeu.com.

Disa mënyra për të reduktuar stresin në vendin e punës
Stresi në vendin e punës nuk është i panjohur për asnjë punonjës apo edhe punëdhënës. Vendi i punës, ku shumëkush e kalon shumicën e ditës aty, shpesh është mjedisi më i strukturuar dhe më i kontrolluar në jetën e punëtorëve dhe shpesh është mjeti i tyre kryesor i mbështetjes sociale dhe emocionale.

Andaj studiuesit sugjerojnë pesë këshilla për drejtuesit e biznesit që mund t’i ndihmojnë ata të eliminojnë stresin në vendin e punës si për veten ashtu edhe për stafin e tyre:

Angazhoni stafin tuaj – Steve Jobs dikur tha: “E vetmja mënyrë për të bërë punë të shkëlqyer është të duash atë që bën”. Fuqia punëtore e sotme drejtohet shumë nga nevoja për tw kuptuar atë që bëhet. Prandaj, është thelbësore për një organizatë të sigurojë që qëllimet e kompanisë përputhen me qëllimet personale të punonjësve. Një praktikë më e mirë për të siguruar këtë rezultat është duke i ofruar stafit një rrugë të qartë drejt kontributit në vizionin e organizatës.

Shpërbleni dhe njihni – Është e rëndësishme t’i pranoni punonjësit tuaj kur ata i tejkalojnë pritjet. Njohja e talentit dhe shpërblimi i punonjësve që meritojnë krijon një mjedis tërheqës dhe të shëndetshëm si dhe ndihmon në arritjen e cilësisë më të lartë të punës.

Arti i ekuilibrit – Ruajtja e një ekuilibri të mirë midis një stili formal dhe joformal të udhëheqjes është imperativ për një vend pune pa stres. Si udhëheqës/menaxher, ju mund të zvogëloni presionin e hierarkisë midis punonjësve në organizatën tuaj duke e bërë veten më të arritshëm. Kjo nga ana tjetër do t’i ndihmojë ata të zgjidhin problemet më shpejt dhe do të ndezë zellin e tyre për të dhënë më të mirën.

Organizoni trajnime për menaxhimin e stresit – Jo të gjithë kanë një aftësi të natyrshme për të menaxhuar stresin. Prandaj, është thelbësore që stafi t’i ekspozohet trajnimeve të rregullta të aftësive jetësore, të cilat përfshijnë menaxhimin e kohës, fleksibilitetin në punë, menaxhimin e stresit nëpërmjet praktikave holistike si joga dhe meditimi, aksesi tek një këshilltar për anonimitetin, etj.

Të gjitha rrugët të çojnë drejt udhëheqjes – Jo çdo menaxher është një udhëheqës i mirë. Një udhëheqës i mirë është ai që ka aftësinë e lindur për të qenë një mjeshtër ndikues në të gjitha aspektet. Si një udhëheqës biznesi, kur i frymëzon punonjësit tuaj për të komunikuar më mirë dhe për të vendosur vizione dhe qëllime të qarta, kjo i motivon ata të mendojnë më shumë dhe të bëjnë më shumë.

Studiuesit po ashtu shtojnë edhe disa rekomandime:

Planifikoni ditën tuaj, por përgatituni për më keq dhe trajtojeni problemin me mendje të freskët dhe mos e teproni.

Shëtisni kur jeni të mbingarkuar me punën ose me ndonjë problem.

Sillni humor, argëtim dhe pasion në atë që bëni. Shijoni çdo moment dhe mësoni çdo moment.

Mos lejoni kurrë që fëmija në ju të vdesë pasi ne jemi të detyruar të mësojmë çdo ditë, të bëjmë gabime dhe të mësojmë prej tyre.

Merrni kohë dhe kaloni kohën tuaj me familjen dhe kolegët tuaj, ata janë forca juaj dhe kurrë nuk keni turp të merrni ose kërkoni ndihmë.

The post Disa mënyra për të reduktuar stresin në vendin e punës appeared first on Albeu.com.

I kërkuan lekë për të mbajtur vendin e punës, pastruesja nga Rrësheni: Më hoqën se nuk kisha t’iu jepja
Njerëzit në këtë vend janë të tmerruar nga frika e ndëshkimit nëse guxojnë të tregojnë sa të varfër janë. Kanë frikë të flasin sepse në fakt në Shqipëri për të siguruar një vend si pastruese duhet të japësh ryshfet.

Një zonjë nga Rrësheni na tregon se e ka humbur vendin e punës, jo se nuk ka pastruar mirë por se në vend të saj duhet të hynte një tjetër grua që mund të ishte e afërme e njerëzve me pushtet apo se iu kishte dhënë lekë njerëzve me pushtet.

“Punoj me ditë në privat, këtu nuk ka punë se mua më kanë hequr prej pune, kam qenë pastruese tek shkolla, më kanë hequr dhe kanë futur tjetër se unë nuk kisha lekë t’iu jepja edhe pastruese kërkonin lekë,” shprehet për emisionin “Vetting” pastruesja nga Rrësheni.

Është e dhimbshme të konstatosh që një i papunë në Shqipëri trajtohet me 2 mijë a me 3 mijë lekë ndihmë sociale. Asnjëri prej tyre nuk e ka të sigurt pagesën e asistencës sociale pasi çdo muaj duhet të plotësojë disa dokumente që e vërtetojnë që ai nuk ka televizor me ngjyra apo një dum dum që transporton pleh nga stalla në arë…/abcnews.al

The post I kërkuan lekë për të mbajtur vendin e punës, pastruesja nga Rrësheni: Më hoqën se nuk kisha t’iu jepja appeared first on Albeu.com.

Fraza e vetme dhe e duhur që duhet të thoni në një intervistë për të marrë vendin e punës që dëshironi
Të gjithë jemi pak a shumë të stresuar nga intervistat e punës pasi duam të lëmë përshtypjet më të mira për të fituar pozicionin e lakmuar për punën që na intereson.

Shumica prej nesh kanë një qëndrim të qetë kur bëhet fjalë për të pikturuar një fotografi për veten tonë.

Megjithatë, shkenca vjen në shpëtim pasi janë bërë kërkime në Amerikë dhe Evropë, ka një frazë që mund t’ju afrojë me qëllimin tuaj.

Por cila është kjo frazë?

Por sigurisht shprehja “e dua punën time”.

Sipas ekspertëve, kjo frazë mund të numërojë më shumë se një rezyme mbresëlënëse.

Përshtypja e parë është më e rëndësishmja sipas shumicës, ndaj duhet ta shfrytëzoni mirë kohën që ju jepet për t’u paraqitur, pasi është e kufizuar./albeu.com

The post Fraza e vetme dhe e duhur që duhet të thoni në një intervistë për të marrë vendin e punës që dëshironi appeared first on Albeu.com.

Profesioni që ju shkon më shumë, sipas shenjës suaj
Dashi- Sipërmarrës

Ju s’keni frikë të provoni ide të reja biznesesh që ju lindin në mendje. Si shenjë zjarri që jeni, dini si të merrni iniciativa dhe nuk i trembeni risqeve. Shto këtu edhe aftësitë për të qenë lider i lindur, sipërmarrja është fusha juaj.

Demi- Shkrimtar

I novelave romantike. Mund të bëheni shkrimtarë shumë të mëdhenj falë aftësisë që keni për të bashkuar bukur romanticitetin dhe prakticitetin e jetës së përditshme.

Binjakët- Influencer

Dini të komunikoni në mënyrë perfekte, jeni interesantë, të shoqërueshëm dhe bindës në çfarë thoni. Kaq mjafton për të ndikuar tek të tjerët teksa ju dëgjojnë dhe shohin.

Gaforrja- Kujdestar

Nisur nga natyra emocionale dhe fakti që i kuptoni mirë edhe ndjesitë e pashprehura ju bën kujdestarë perfekte të njerëzve që kanë nevojë për ju. Qofshin këta fëmijë, të moshuar apo çfarëdolloj grupi tjetër. Energjia juaj është qetësuese.

Luani- Gjithçka që argëton të tjerët

Ju jeni epiqëndra dhe të tjerët duan t’ju afrohen si me magnet. Gjithçka që ka të bëjë me performancën do t’ju shkonte sepse jeni ekspresivë dhe sharmantë. Televizioni është një fushë që do t’ju shkonte për mrekulli.

Virgjëresha- Mjekë

Të organizuar, detajistë dhe shumë praktik në të njëjtën kohë. Dini si t’i merrni seriozisht gjërat, aq më tepër nëse lidhen me shëndetin dhe rutinën e përditshme. Natyrës suaj perfeksioniste do t’i shkonte për shtat mjekësia.

Peshorja- Të parët për të bërë kombinimet më të mira në çifte

Ata mund ta përdorin objektivitetin dhe intuitën që kanë në lidhje me romancën edhe si profesion! E dinë mirë vlerën e ekuilibrit dhe kanë aftësitë më të mira për të kombinuar dy njerëz në mënyrë romantike.

Akrepi- Artist

Mund të jeni muzikant apo regjisor. Nisur nga emocionet e thella që mbani brenda vetes, keni fuqinë për të ndryshuar botën sipas syve tuaj. Jeni imunë ndaj kritikave pa baza dhe aftësia për të dëgjuar me qetësi ju bën edhe më kreativë.

Shigjetari- Diplomat

Eshtë e vështirë për një Shigjetar të rrijë në një vend për shumë gjatë, ndërkohë që mund të eksplorojë vende të tjera në botë. Marrëdhëniet ndërkombëtare, apo diplomacia janë fusha interesante që një Shigjetar mund t’i bëjë në mënyrë perfekte.

Bricjapi- CEO

Të fokusuar, të disiplinuar dhe të dashuruar pas punës, Bricjapi do të ishte një drejtor ekzekutiv i përkryer. E gjejnë veten tek drejtimi i një ekipi dhe janë 100% të dedikuar.

Ujori- Aktivist

Janë gjithë kohës duke kërkuar për ndryshim dhe rebelohen lehtë. Si shenjë Ajri e kanë të nevojshëm të mos qëndrojnë në një vend të caktuar për shumë gjatë dhe në të njëjtë kohë duan të ndihen pjesë e komunitetit duke bërë gjëra për ta. Punët vullnetare, aktivistët apo edhe politika janë fusha që do t’i përshtateshin një Ujori për sa kohë i bëjnë bazuar tek morali dhe instikti për të ndihmuar të tjerët.

Peshqit- Psikologë

Imagjinata, empatia dhe intuita e zhvilluar ju bëjnë perfektë për të qenë psikologë të zotë. Nëse ekziston dikush që mund të përballojë emocionet kaotike që përjeton një njeri dhe t’i sqarojë ato me hollësi, janë Peshqit. Shtoji këtë dhe ndjeshmërinë e lindur ndaj të tjerëve, i bën psikologë perfekte.

The post Profesioni që ju shkon më shumë, sipas shenjës suaj appeared first on Albeu.com.