Vellezerit hysa Archives - Albeu.com

Ish-punonjësja pranon rolin e kompanisë “Vëllezërit Hysa” në tenderin 19 milionë euro për tunelin në rrugën Kardhiq-Delvinë
Nga Edmond Hoxhaj/ BIRN

Nëntë nga dhjetë dëshmitarët e thirrur në procesin gjyqësor për t’u pyetur në funksion të çështjes penale në ngarkim të ish-drejtoreshës së Autoritetit Rrugor Shqiptar, ARRSH, Sonila Qato si dhe zyrtarëve të tjerë të këtij institucioni, parashtruan të martën më 10 tetor në Gjykatën e Posaçme të Sakallës së Parë deklarimet e tyre lidhur me rrethanat e konstatuara prej hetimit.

Qato dhe vartësit e saj akuzohen nga Prokuroria e Posaçme, SPAK, se favorizuan një shoqëri në hije për tenderin e tunelit të Skërficës në rrugën Kardhiq – Delvinë. Shoqëria “Sulova Ndërtim Prodhim” pjesë e bashkimit të operatorëve që u rendit fillimisht i pari, vlerësohet prej SPAK se është krijuar formalisht për të përfaqësuar në këtë procedurë tenderimi interesat e kompanisë “Vëllezërit Hysa”, që sipas akuzës ishte fituesja e vërtetë e paracaktuar nga drejtuesit dhe zyrtarët e ARRSH-së. Qato dhe vartësit e saj i kanë mohuar akuzat.

Sipas Prokurorisë, Agron Hysa ka vajtur fillimisht në Itali dhe i ka kërkuar shoqërisë “IRCOP Italia” që të marrë pjesë në këtë procedurë prokurimi, i shoqëruar nga punonjësja Joana Myzeqari.

E pranishme në gjykatë si dëshmitare të martën, Myzeqari konfirmoi se kishte pasur komunikime me IRCOP lidhur me këtë procedurë prokurimi. Myzeqari deklaroi se ka punuar në shoqërinë “Vëllezërit Hysa” gjatë periudhës 2017-2019 dhe se merrej me çështje administrative.

Në përgjigje të pyetjes së prokurorit Elvin Gokaj, nëse ajo e njihte shoqërinë italiane IRCOP, Myzeqari deklaroi se kishte pasur edhe komunikime. Ajo sqaroi se kishte patur si detyrë që të gjente një shoqëri bashkëpunuese për një tender.

Sipas dëshmitares, njëherë ajo kishte udhëtuar në Itali për të kyer takim me “IRCOP…”, së bashku me administratorin e shoqërisë “Vëllezërit Hysa”, Agron Hysa dhe një herë kishte shkuar e vetme. Myzeqari deklaroi se kishin paraqitur tek “IRCOP…” dokumentet e tenderit të rrugës Kardhiq-Delvinë.

Myzeqari u pyet edhe nga përfaqësuesi ligjor i Qatos, avokati Vladimir Meçe, mbi detyrën e saj pranë shoqërisë “Vëllezërit Hysa. Ajo deklaroi se ishte marrë me projekte dhe bënte rolin e koordinatores, por se nuk e kishte parë se çfarë pozicioni ishte shënuar në kontratën e punësimit.

Meçe i drejtoi pyetjet ndaj dëshmitares tek i njëjti mikrofon që ajo jepte përgjigjet, çka solli ndërhyrjen e gjyqtares Irena Gjoka. “Duket sikur e intimidoni,” tha Gjoka, ndërsa kërkoi nga avokati që të përdorte mikrofonin tjetër.

Edhe në përgjigje të pyetjeve të avokatit Meçe, dëshmitarja Myzeqari konfirmoi se kishte shkuar për të takuar përfaqësuesit e “IRCOP…” dhe se një herë kishte qenë së bashku me Agron Hysën.

Ajo sqaroi se fillimisht ishin kontaktuar rreth 100 kompani, një pjesë e të cilave nuk kishin kthyer përgjigje dhe se në përfundim ishin dakordësuar me “IRCOP…”.

Meçe vijoi me pyetje të shpejta duke insistuar që dëshmitarja të jepte një përgjigje për mënyrën se si i kishte marrë dokumentet e tenderit. Kur ajo po kthente përgjigje, ai iu drejtua duke i thënë: “Qenke injorante”.

Kryesuesja e trupit gjykues, Irena Gjoka i tërhoqi sërish vëmendjen avokatit Vladimir Meçe dhe ai deklaroi se e tërhiqte atë që tha për dëshmitaren.

Mes dëshmitarëve që dhanë deklarime ishte edhe Elton Musta, administratori i shoqërisë “Sulova Ndërtim Prodhim”, që dyshohet se është krijuar nga vëllezërit Hysa për t’u përfaqësuar në tenderin në fjalë.

Musta deklaroi se punon si ekonomist tek vëllezërit Hysa, ndërsa sqaroi se tek kompania “Sulova Ndërtim Prodhim” kishte qenë administrator dhe ortak i vetëm. Ai pohoi se detyrimet e kompanisë i kishte shlyer nga të ardhurat prej punimeve që kishte kryer në atë periudhë. Musta tha se kishte marrë mjete me qira nga shoqëria “Vëllezërit Hysa” dhe po ashtu u kishte dhënë atyre mjete kundrejt qirasë.

Dëshmi të përmbledhura dhanë edhe punonjës të ARRSH-së dhe përfaqësues të disa shoqërive, ndërkohë që prokurori Elvin Gokaj kërkoi më shumë kohë për të përgatitur pyetjet për dëshmitarin Rrok Gjoka, administratori i “Gjoka Konstruksion” që akuzoi Qaton se kishte manipuluar procedurat e tenderit duke favorizuar një prej bashkimeve të operatorëve konkurrues, që kishte një ofertë rreth 4 milionë euro më të lartë. Në përfundim, “Gjoka Konstruksion” u shpall fituese e atij tenderi dhe kreu punimet.

Kërkesa e Gokajt u pranua dhe u vendos që Gjoka të pyetet në seancës e ardhshme.

Në fillim të seancës, përfaqësuesja ligjore e të pandehurit Simon Prendi, avokatja Antoneta Sevdari paraqiti një kërkesë për prova. Ajo i kërkoi gjykatës ndër të tjera që të administrojë në formën e kërkuar nga ligji një shkresë që “Gjoka Konstruksion” i kishte drejtuar ARRSH-së për fond shtesë. Sipas saj, vetë Gjoka Konstruksion vërente se tuneli kishte qenë më i gjatë se e kishte parashikuar kur kishte garuar dhe kishte kërkuar fond shtesë.

Gjykata u shpreh se mbrojtja e të pandehurit Prendi duhej të vërtetonte më parë se ishte në pamundësi objektive për të siguruar këtë shkresë në formën e kërkuar nga ligji dhe pastaj do të mund të kërkohej investimi i gjykatës.

Në përfundim, gjykata vendosi të shtyjë seancën për më datë 24 tetor, në orën 09:00, kur veç Gjokës do të pyeten edhe 10 dëshmitarë të tjerë.

The post Ish-punonjësja pranon rolin e kompanisë “Vëllezërit Hysa” në tenderin 19 milionë euro për tunelin në rrugën Kardhiq-Delvinë appeared first on Albeu.com.

Abuzuan me aksin Delvinë-Kardhiq, Gjykata e Posaçme kalon për gjyq Sonila Qaton, vijon hetimi për “Vëllezërit Hysa”
Ka kaluar për gjykim, dosja kundër ish-drejtoreshës së Autoritetit Rrugor Shqiptar, Sonila Qato dhe 9 zyrtarëve të tjerë të këtij institucioni.

Vendimi është marrë gjatë shqyrtimit të rastit në seancën paraprake, ku gjyqtari Erjon Bani, ka miratuar veprimet hetimore të Elvin Gokaj, përfaqësuesit të prokurorisë, duke vendosur kalimin për gjykim të 10 të pandehurve të kësaj dosje penale që mban nr. 175.

Ish-drejtoresha e ARRSH-së Sonila Qato, gjatë seancës paraprake të gjykimit kërkoi pushimin e dosjes, pasi sipas saj nuk ekziston asnjë element penal që faktonte “Shpërdorimin e detyrës” prej saj.

Katër nga të pandehurit, përfshirë këtu Sonila Qaton hynë me gjykim të zakonshëm, duke pretenduar ti nënshtrohet një procesi gjyqësor që do zhvillohet fletë pas flete në dosjen penale.

Ndërsa 6 nga të pandehurit kërkuan gjykim e shkurtuar, të cilin ja pranoi gjykata.

Emrat e zyrtarëve të Autoritet Rrugor Shqiptar, rezultojnë të jenë implikuar në dosjen penale me Nr.175 që bën fjalë për abuzimet në ndërtimin e lotit Nr.7 të rrugës Kardhiq-Delvinë.

Sipas dokumentacionit të siguruar rezulton se bëhet fjalë për 10 persona zyrtarë të ARSH, ku në krye të listës në cilësinë e të pandehurës qëndron ish-drejtoresha e këtij institucioni, Sonila Qato.

Ndërsa lista vijon me Erdit Salillarin, Elona Gogo, Simon Prendi, Admir Pahumi, Miranda Shkurti, Arbër Troka, Almir Hoxhaj dhe Arjana Hasani.

Ndërkohë hetimet për këtë rast janë duke vijuar në një dosje të dytë në SPAK, ndaj Agron Hysës njërit prejt pronarëve të shoqërisë private “Vëllezërit Hysa”, Elton Mustës, financierit të kësaj kompanie dhe kompanisë tjetër të ndërtimit “Sulova Ndërtim Prodhim”.

Hetim ndaj dy subjekteve dhe dy individëve është duke u zhvilluar për akuzën e “Falsifikimit të dokumenteve”, pasi jepen raporte financiare në kryerjen e volumit të punimeve me të dhëna të rreme.

Rezulton se gjatë hetimeve të kryera nga SPAK, përgjatë një periudhe 3 vjeçare janë kryer disa kontrolle banesash të zyrtarëve të ARSH dhe tek ambientet e zyrave të kompanisë “Vëllezërit Hysa”.

Kallëzimi penal ndaj zyrtarëve të ARRSH është bërë në SPAK në muajin shtator 2019 nga kompania “Gjoka Konstruksion”, e cila pretendoi se është përjashtuar në mënyrë të padrejtë dhe antiligjore nga kryerja e punimeve të rrugës Kardhiq-Delvinë. /Oranews

The post Abuzuan me aksin Delvinë-Kardhiq, Gjykata e Posaçme kalon për gjyq Sonila Qaton, vijon hetimi për “Vëllezërit Hysa” appeared first on Albeu.com.

SPAK bastis zyrat e firmës “Vëllezërit Hysa” në Elbasan pas investimeve miliona euroshe
Policia e Elbasanit ka bastisur disa ditë më parë me urdhër të SPAK zyrat e firmës “Vëllezërit Hysa” e cila merret me ndërtimin e rrugëve.

Një burim zyrtar i tha ABC se kontrolli është bërë me kërkesë të SPAK, për shkak të një hetimi që ka nisur në lidhje me këtë firmë.

Firma “Vëllezërit Hysa” ka qenë edhe me parë e hetuar për disa vepra madhore që janë kryer në territorin e Shqipërisë, madje administratori i kësaj firme ka qenë edhe i arrestuar në fillim të vitit 2018 për abuzimet e asaj kohe në lidhje me investimin e kryer Elbasan-Gjinar.

Prokuroria e Elbasanit atëherë zbuloi se kompania nuk kishin kryer punime në aksin rrugor “Elbasan-Gjinar”, për të cilën ishte angazhuar si nënkontraktor. Po i njëjti burim tha se nga zyrat e kësaj kompanie janë sekuestruar një numër i madh dokumentacioni qe ka të bëjë kryesisht me investime që arrin miliona euro. /abcnews.al

The post SPAK bastis zyrat e firmës “Vëllezërit Hysa” në Elbasan pas investimeve miliona euroshe appeared first on Albeu.com.