vellezerit beqiraj Archives - Albeu.com

EMRI/ U shiste armë vëllezërve Beqiraj për të kryer krime, arrestohet në Durrës 32-vjeçari
Policia e Durrësit ka arrestuar 32-vjeçarin, Zenando Mamaqi, pasi akuzohet për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve luftarake dhe e municionit”, në formën e grupit të strukturuar kriminal.

Arrestimi i tij është bërë në kuadër të operacioni “Porositësi” dhe kështu ka shkuar në 15 numri i personave të vënë në pranga, pasi vëllezërit Beqiraj zbërthyen disa ngjarje të rënda kriminale.

Burime bëjnë me dije se Mamaqi u ka shitur armë vëllezërve Beqiraj, me të cilat ata kryenin krime.

32-vjeçari nuk është një emër i panjohur për policinë. Hera e fundit që është arrestuar është kur përplasi me makinë policin, Arben Luci, ku ai i ngriti tabelën. Gjithashtu ai është arrestuar dhe shumë vite më parë për tentative vrasjeje nda Besard Ismailaj.

Njoftimi:

Durrës/Vijon operacioni policor i koduar “Porositësi”, shkon në 15 numri i të arrestuarve në kuadër të tij.

Vihet në pranga 1 shtetas, i dyshuar i përshirë në veprimtarinë kriminale të armëmbajtjes pa leje, në formën e grupit të strukturuar kriminal.

Shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të hetimeve të thelluara në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, në kuadër të operacionit “Porositësi”, mbështetur me inteligjencë operative, bënë të mundur ndalimin e shtetasit:

-Z. M., 32 vjeç, banues në Durrës.

Nga veprimet hetimore rezulton se 32-vjeçari është autor i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve luftarake dhe e municionit”, në formën e grupit të strukturuar kriminal.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme

Operacioni policor “Porositësi” u finalizua nga DVP Durrës, më 4 tetor 2022 dhe rezultoi me zbardhjen e një sërë ngjarjesh të rënda kriminale, vënien në pranga të 14 shtetasve dhe shpalljen në kërkim të 5 të tjerëve. DVP Durrës vijon intensivisht punën për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni./albeu.com

The post EMRI/ U shiste armë vëllezërve Beqiraj për të kryer krime, arrestohet në Durrës 32-vjeçari appeared first on Albeu.com.

Nuk i dhanë para për “shërbimet”, zbulohen detaje nga porosia e policit për vrasjen e 2 personave
Një megaoperacion i zhvilluar më 4 tetor në Durrës, çoi në pranga 14 persona.

Mes të arrestuarve ishte dhe polici i burgjeve, Flamur Bejko.

Bejko i kishte paguar 3500 euro paradhënie vëllezërve Gentian dhe Indrit Beqiraj (të arrestuar) për të vrarë 2 persona me të cilët kishte një konflikt të hapur.

Dy personat që do ekzekutoheshin nga Gentian dhe Indrit Beqiraj, janë S.Z dhe I.H.

Abc ka mësuar detaje të reja në lidhje me “porosinë.”

Bejko është konfliktuar në ambientet e burgut. Bëhet fjalë për një ngjarje ku efektivi i burgjeve ka qenë i përfshirë në tregtinë e lëndëve narkotike në burg dhe furnizonte njërin prej personave, S.Z.

Polici i kërkonte para dhe në momentin që nuk është paguar është konfliktuar me njërin prej tyre.

Të dy personat e kanë rrahur, i kanë marrë pistoletën dhe ia kanë hedhur në koshin e plehrave.

Për t’i ekzekutuar, vëllezërit Beqiraj dyshohet se do të përdornin 4 kallëpe tritol.

Nga ana tjetër, Bejko  ka mohuar deklarimet e vëllezërve Beqiraj që kanë thënë para hetuesve se ai i kishte porositur dhe parapaguar për të vrarë dy persona që e kishin rrahur.

Në dëshminë e tij, polici ka treguar se shumën prej 3500 euro ia ka dhënë vëllezërve sepse njëri prej tyre ia ka kërkuar me qëllim për të plotësuar dokumentet e banimit në Greqi.

Ndërkohë, policia dyshon se Bejko kërkoi vrasjen e dy personave në fjalë pasi kishin konflikte me njeri-tjetrin.

Njoftimi i policisë më 4 tetor 2022

“Gjithashtu, dy vëllezërit janë kontaktuar dhe porositur edhe nga shtetasi F. B., që kundrejt pagesës të kryenin vrasjen e shtetasve S. Z. dhe I. H. Për këtë veprimtari kriminale, vëllezërit kanë marrë një shumë paraprake prej 3500 eurosh dhe kanë siguruar mjetet për realizimin e kësaj ngarjeje dhe konkretisht 4 kg eksploziv, si dhe një armë zjarri automatik, të cilat janë gjetur dhe sekuestruar gjatë kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë, gjatë datës 3 tetor 2022”, thuhet njoftimin e policisë./Abcnews.al

The post Nuk i dhanë para për “shërbimet”, zbulohen detaje nga porosia e policit për vrasjen e 2 personave appeared first on Albeu.com.

Dyshohet se janë vrasës me pagesë, Gjykata e Durrësit lë në burg vëllezërit Beqiraj
Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë për 12 nga 14 të arrestuarit, të cilët janë pjesë e një grupi kriminal që kanë kryer krime. Gjykata vendosi masën e sigurisë “burg pa afat” për dy vëllezërit Beqiraj.

Dy vëllezërit, të cilët punonin si vrasës me pagesë kanë kërkuar të marrin statusin e të penduarit të drejtësisë dhe që familjarët e tyre të merren në mbrojtje nga policia në mënyrë që të zbardhin edhe vrasje të tjera të ndodhura në zonën e Durrësit dhe Tiranës.

Arrestim i vëllezërve çoi në zbardhjen e disa ngjarjeve kriminale të ndodhura në vend si ajo e 4 janarit në Don Bosko ku mbeti i vrarë një person dhe u plagosën 4 të tjerë. Sipas dëshmisë së dy vëllezërve, krimi i Don Boskos u krye me urdhër të Kasandër Nogës, nga Kevin Zeneli, ndërsa ky i fundit u kishte kërkuar ndihmë për t’u arratisur jashtë vendit.

The post Dyshohet se janë vrasës me pagesë, Gjykata e Durrësit lë në burg vëllezërit Beqiraj appeared first on Albeu.com.

“E zhdëpi në dru për ‘mallin'”, gazetari: Polici u konfliktua me vëllezërit Zotkaj, ai porositi të vriteshin
Të tjera detaje kanë dalë në dritë lidhur me porosinë për vrasjen e dy personave në qytetin e Durrësit.

Gazetari Elton Qyno u shpreh se polici Flamur Bejko ka kontraktuar 2 vëllezërit Beqiraj për të vrarë 2 persona në Durrës me të cilët ai ka pasur konflikt në ambientet e burgut.

Gazetari tha se gjithçka ka nisur në burg ku polici u kalonte drogë kundrejt pagesë vëllezërve, por më pas janë konfliktuar për pagesën.

“Polici Flamur Bejko ka kontraktuar 2 vëllezërit Beqiraj për të vrarë 2 persona në Durrës me të cilët ai ka pasur konflikt në ambientet e burgut.

Bëhet fjalë për një ngjarje ku efekti i burgjeve ka qenë i përfshirë në tregtinë e lëndëve narkotike në burg dhe furnizonte njëri nga vëllezërit Zotkaj dhe kërkonte para. Kur nuk është paguar është konfliktuar me njërin nga vëllezërit.

Konflikti ka vazhduar edhe pas daljes nga burgu dhe janë konfliktuar fizikisht. Në një ngjarje ai ka qëlluar edhe në ajër me pistoletë, ndërsa vëllezërit Zotaj i kanë marrë edhe armën e shërbimit dhe më pas e kanë dorëzuar në polici dhe duke e raportuar si konflikt mes tyre.

Polici Flamur Bejko është kushëri edhe me njërin nga drejtuesit e një grupi kriminale në Shijak dhe ka porositur për vrasjen e vëllezërve Zotaj për tu hakmarrë”, tha Qyno.

The post “E zhdëpi në dru për ‘mallin'”, gazetari: Polici u konfliktua me vëllezërit Zotkaj, ai porositi të vriteshin appeared first on Albeu.com.

Porositi dy vrasje, polici Bejko mohon akuzat: Pse ua dhashë 3 500 euro vëllezërve Beqiraj
Efektivi i burgjeve Flamur Bejko, i cili dyshohet se porositi vëllezërit Beqiraj për vrasjen e dy personave të tjerë, e ka mohuar akuzën para hetuesve. Ai ka pohuar se dy vëllezërve ua ka dhënë borxh shumën prej 3500 eurosh me argumentin se Beqirajt do të bënin disa dokumenta në Greqi.

Burime e policisë pohojnë se nga hetimet e deritanishme rezulton që efektivi i burgjeve dhe dy objektivët e atentatit kishin konflikt me njëri-tjetrin.

Ushtaraku Altin Celami nuk kishte rol parësor në grup, por ishte person që kishte siguruar dhe shkëmbyer armët e sekuestruara.

Ndërkohë, ditën që ndodhi rrëmbimi i Indrit Beqirajt në autostradë, autorë janë personat e shpallur në kërkim, pjesë e grupit të Aleksadër Lahos i njohur me nofkën Rrumi i Shijakut. Nga verifikimet ka rezultuar se ata i kanë mbajtur në vëzhgim vëllezërit Beqiraj për llogari të tyre dhe nuk kanë pasur dijeni për atentatin që Indrit dhe Gentjan Beqiraj do kryenin për llogari të efektivit të burgjeve.

The post Porositi dy vrasje, polici Bejko mohon akuzat: Pse ua dhashë 3 500 euro vëllezërve Beqiraj appeared first on Albeu.com.

“Kevin na tha të vrisnim Hasanbelliun, ne e gjetëm, por u tërhoqëm, pastaj ai vrau Erjon Çelën”, zbardhet dëshmia e vëllezërve Beqiraj
Pas arrestimeve të djeshme në Durrës dhe Tiranë është zbardhur edhe dëshmia e vëllezërve Beqiraj para policisë. Mësohet se vëllezërit Indrit dhe Gentian Beqiraj kanë kërkuar statusin e të penduarit duke zbardhur të gjitha krimet e grupit të strukturuar kriminal ku ata bënin pjesë.

Mësohet se ata kishin marrë porosi për të paktën katër vrasje në Tiranë dhe Durrës. Vrasja e parë ishte ajo e një personi dhe dy nipërve të tij në Tiranë, por gabimisht në atë atentat u vra Erjon Çela, i cili nuk kishte lidhje me ngjarjen.

Vrasja e dytë ishte ajo e Arben Mërkurit, i cili u ekzekutua pesë muaj më parë, por policia nuk e di ende nga kush.

Sa i përket vrasjes së Çelës, ai u ekzekutua pa lidhje me ngjarjen pasi në fakt sipas dëshmisë së vëllezërve Beqiraj, objektiv ishte Geron Hasanbelliu, armiku i betuar i Kasandër Nogës.

Ky i fundit tentoi edhe vrasjen e vëllait të tij, Erionit në Belgjikë disa muaj më parë.

Vëllezërit tregojnë se ata u tërhoqën dy ditë para Vitit të Ri sepse objektivi ishte shumë i vështirë për ta, dhe 6 ditë më vonë Kevin Zeneli vendos ta kryente vetë vrasjen me mjetet që ata kishin siguruar.

“Kevin Zeneli, një i njohuri ynë na ofroi punë. Kevin tha se do na jepte një punë që e kishte porositur Kasandër Noga. Kevini na tregoi fotografinë e Geron Hasanbelliut.

Duhet ta gjenim, ta vëzhgonim dhe eleminonim. E gjetëm në Don Bosko, prandaj morëm dhe shtëpi me qera aty. E kemi ndjekur gati gjithë muajin dhjetor 2021.

Dy ditë para Vitit të Ri u dorëzuam dhe i thamë Kevinit se nuk mund ta kryejmë dot, sepse është objektiv i vështirë. Makinën që kishim marrë për të kryer ngjarjen ja dhamë Kevinit. Më pas më 4 janar ngjarjen e kreu ai me mjetet që kishim siguruar ne“, dëshmuan ata./abcnews.al

The post “Kevin na tha të vrisnim Hasanbelliun, ne e gjetëm, por u tërhoqëm, pastaj ai vrau Erjon Çelën”, zbardhet dëshmia e vëllezërve Beqiraj appeared first on Albeu.com.

PAMJET/ Sot dolën autorët, si u vra gabimisht Erion Çela në masakrën e “Don Boskos” teksa priste të bëhej baba (VIDEO)
Ditën e sotme policia tha se vëllezërit Beqiraj kishin marrë porosi për kryerjen e disa vrasjeve në kryeqytet, mes të cilave edhe atë për vrasjen e Geron Hasanbelliut, të porositur nga Kasandër Noga.

Ata ishin nisur për të kryer këtë porosi, por ngatërruan objektiv dhe vranë Erion Çelën, i cili atë kohë priste të bëhej baba, raporton albeu.com.

Atentati me breshëri kallashnikovi ndodhi pranë ambienteve të bar Fox, në zonën e “Don Boskos” ku mbetën edhe 4 persona të tjerë të plagosur.

Sipas burimeve për albeu.com, 3 prej të plagosurve gjendeshin në të njëjtën tavolinë me viktima dhe 1 në tavolinën ngjitur.

Kush është viktima:

Viktima Erion Çela është pronar i një tabakino. Mësohet se 35-vjeçari ka ndryshuar emrin, pasi më herët është njohur si Adriatik Çela. Viktima priste të bëhej baba i një vajze.

Kujtojmë se vëllezërit Beiraj kishin ndihmuar edhe në disa atentate të tjera të ndodhura në zonën e Tiranës dhe Durrësit./albeu.com/

The post PAMJET/ Sot dolën autorët, si u vra gabimisht Erion Çela në masakrën e “Don Boskos” teksa priste të bëhej baba (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Autorët ngatërruan objektiv, si u vra kot Erion Çela në masakrën e “Don-Boskos”
Erion Çela ishte viktima e atentatit me armë zjarri në “Don Bosko”, në pasditen e 4 janarit.

Sipas burimeve, 35-vjeçari po pinte kafen e pasdites nën shoqërinë e vëllai të tij dhe disa të afërmve, ku breshëritë e kallashnikovit e lanë të vdekur në vend brenda një lokali në Tiranë.

Përveç tij, mbetën të plagosur edhe 4 persona të tjerë, mes të cilëve edhe vëllai i viktimës, Blerim Çela, 28 vjeç, i cili ka mbetur i plagosur në këmbë dhe në fytyrë. Dy personat e tjerë të plagosur ishin Arben Dani, 46 vjeç, i dëmtuar në këmbë, dhe Azbi Selimaj, 19 vjeç, i dëmtuar në shpatull. I plagosur në bark dhe këmbë ka mbetur edhe Edmond Crroj, 41 vjeç.

Pasi kanë qëlluar, atentatorët, janë larguar me një makinë tip Mercedes Benz me targa AA 125 UK. Sot kur kanë kaluar 9 muaj që nga ajo ngjarje, policia njofton se Erion Çela nuk kishte bërë asnjë faj dhe se autorët kishin ngatërruar objektiv duke qëlluar ndaj disa personave që nuk kishin lidhje me problemet e tyre.

Sot pas një aksioni të madh që çoi në arrestimin e 14 personave, policia njofton se dy vëllezërit, Gentian Beqiraj dhe Indrit Beqiraj, në periudha të ndryshme kohore, janë kontaktuar nga Kevin Zeneli alias Kevin Suçi dhe Ilirian Feçi., për llogari të shtetasit Kasandër Noga, kundrejt pagesave nga 50 mijë deri 150 mijë euro, për të kryer vrasjen e një shtetasi dhe të nipërve të tij, në qytetin e Tiranës, si dhe për vrasjen e shtetasit Arben Mërkuri, në qytetin e Durrësit.

Për realizimin e kësaj veprimtarie, 2 vëllezërit janë paguar paraprakisht me një shumë prej 6000 eurosh. Fillimisht ata kanë siguruar kushtet e nevojshme për kryerjen e vrasjes, si armë zjarri, automjet, motoçikletë, si dhe kanë marrë me qira një banesë, në afërsi të objektivit.

Në lidhje me objektivin e parë për të cilin ishte marrë porosia, për një shtetas dhe nipërit e tij, ishte planifikuar që vrasja të bëhej në zonën e Don Boskos, pasi ky shtetas frekuentonte një lokal të caktuar në këtë zonë. Pavarësisht porosisë dhe planifikimit, shtetasit Gentian Beqiraj dhe Indrit Beqiraj nuk kanë kryer veprime aktive në këtë ngjarje.

Vrasja e këtij shtetasi nuk u krye për shkak të ngatërrimit të objektivit dhe për pasojë, më datë 04.01.2022 u vra shtetasi A.Çela. alias Erion Çela dhe u plagosën 4 shtetas të tjerë. Autori i kësaj ngjarjeje dyshohet të jetë shtetasi Kevin Zeneli alias Kevin Suçi i cili pas ngjarjes është ndihmuar nga dy vëllezërit, Indrit dhe Gentian Beqiraj për t’u larguar jashtë shtetit./albeu.com/

The post Autorët ngatërruan objektiv, si u vra kot Erion Çela në masakrën e “Don-Boskos” appeared first on Albeu.com.

Misteri i vrasjes së Arben Mërkurit, vëllezërit Beqiraj morën “kaparin”, kush e porositi dhe si iu afruan shënjestrës
Vëllezerit Indrit dhe Gentian Beqiraj, të cilët u rrëmbyen para dy ditësh në autostradën Tiranë-Durrës, kanë rrëfyer detaje lidhur me disa ngjarje kriminale të ndodhura më parë.

Ata operonin prej dy vitesh si vrasës ma pagesë në zonën e Durrësit dhe Tiranës duke marrë disa porosi për ekzekutimin e të paktën katër personave. Porosia e parë ishte marrë në Tiranë ku Kasandër Noga sipas policisë kishte kërkuar vrasjen e një personi dhe dy nipërve të tij në zonën e “Don Boskos” në kryeqytet.

Për shkak të ngatërrimit të objektivit, ata nuk u vranë, por gabimisht u ekzekutua Erjon Çela, më datë 4 janar të vitit të shkuar pikërisht në zonën e “Don Boskos”.

Vrasja e dytë, për të cilën kishin marrë porosi vëllezërit Beqiraj kishte të bënte me ekzekutimin e Arben Mërkurit në Sukth. Mërkuri dyshohej nga policia si vrasës ma pagesë dhe u vra pesë muaj më parë në biznesin e tij në zonën e Sukthit.

Policia thekson se nuk ka ende informacion për vrasjen e Mërkurit dhe nuk dihet nëse e kanë ekzekutuar vëllezërit Beqiraj apo dikush tjetër, megjithatë këta të fundit kishin marrë 3 500 euro paradhënie dhe kishin marrë një shtëpi me qira pranë vendit ku jetonte Mërkuri sipas bluve të Durrësit.

Policia thekson se porosinë për vrasjen e Mërkurit e kishte thënë Kevin Zeneli.

Mes 14 të arrestuarve të këtij grupi janë edhe një punonjës policie dhe edhe një ushtarak, të cilët gjenin armët dhe lëndët shpërthyese./albeu.com/

The post Misteri i vrasjes së Arben Mërkurit, vëllezërit Beqiraj morën “kaparin”, kush e porositi dhe si iu afruan shënjestrës appeared first on Albeu.com.

DETAJET/ Vëllezërit Beqiraj morën 150 mijë euro për kokën e Geron Hasenbelliut, ngatërruan objektiv
Të tjera detaje kanë dalë lidhur me masakrën e ndodhur në zonën e Don Boskos në Tiranë, ku mbeti i vdekur Erion Çela dhe u plagosën 4 të tjerë.

Sipas burimeve nga policia, vëllezërit Beqiraj që u morën peng në autostradën Tiranë-Durrës, kanë pasur rol aktiv në masakrën e Don Boskos, ku kërkohëj vrasja e Geron Hasanbelliut, e porositur nga Kasandër Noga.

Në një komunikim zyrtar policia e Durrësit ka dhënë detaje rreth operacionit të koduar ‘Porositësi’, ku edhe është goditur një grup kriminal i cili operonte jo vetëm në Durrës, por edhe në Tiranë.

Sipas policisë Gentian Beqiraj dhe Indrit Beqiraj, porositeshin nga 50 deri në 150 mijë euro për të kryer vrasje. Mes tyre është edhe plani për ekzekutimin e një personi në Tiranë si edhe nipërve të tij, po ashtu edhe plani për ekzekutimin e Rrumit të Shijakut.

“Në periudha të ndryshme kohore, janë kontaktuar nga shtetasit K. Z. alias K. S. dhe I. F., për llogari të shtetasit K. N., kundrejt pagesave nga 50 mijë deri 150 mijë euro, për të kryer vrasjen e një shtetasi dhe të nipërve të tij, në qytetin e Tiranës, si dhe për vrasjen e shtetasit A. M., në qytetin e Durrësit”, sqaron policia.

Më tej thuhet: “Në lidhje me objektivin e parë për të cilin ishte marrë porosia, për një shtetas dhe nipërit e tij, ishte planifikuar që vrasja të behej në zonën e Don Boskos, pasi ky shtetas frekuentonte një lokal të caktuar në këtë zonë. Pavarësisht porosisë dhe planifikimit, shtetasit G. B. dhe I. B. nuk kanë kryer veprime aktive në këtë ngjarje.  Vrasja e këtij shtetasi nuk u krye për shkak të ngatërrimit të objektivit dhe për pasojë, më datë 04.01.2022 u vra shtetasi A. Ç. alias E. Ç. dhe u plagosën 4 shtetas të tjerë. Autori i kësaj ngjarjeje dyshohet të jetë shtetasi K. Z., i cili pas ngjarjes është ndihmuar nga dy vëllezërit, për t’u larguar jashtë shtetit”

Njoftimi i plotë policisë:

“Në vijim të hetimeve të thelluara, të nisura më parë nga Policia e Durrësit, në bashkëpunim me Prokurorinë, ka rezultuar se personat e arrestuar, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vepruar në formën e një grupi të strukturuar kriminal, nga viti 2021 dhe në vazhdim. Shtetasit G. B. dhe I. B., në periudha të ndryshme kohore, janë kontaktuar nga shtetasit K. Z. alias K. S. dhe I. F., për llogari të shtetasit K. N., kundrejt pagesave nga 50 mijë deri 150 mijë euro, për të kryer vrasjen e një shtetasi dhe të nipërve të tij, në qytetin e Tiranës, si dhe për vrasjen e shtetasit A. M., në qytetin e Durrësit. Për realizimin e kësaj veprimtarie, 2 vëllezërit janë paguar paraprakisht me një shumë prej 6000 eurosh. Fillimisht ata kanë siguruar kushtet e nevojshme për kryerjen e vrasjes, si armë zjarri, automjet, motoçikletë, si dhe kanë marrë me qira një banesë, në afërsi të objektivit. Në lidhje me objektivin e parë për të cilin ishte marrë porosia, për një shtetas dhe nipërit e tij, ishte planifikuar që vrasja të behej në zonën e Don Boskos, pasi ky shtetas frekuentonte një lokal të caktuar në këtë zonë. Pavarësisht porosisë dhe planifikimit, shtetasit G. B. dhe I. B. nuk kanë kryer veprime aktive në këtë ngjarje.

Vrasja e këtij shtetasi nuk u krye për shkak të ngatërrimit të objektivit dhe për pasojë, më datë 04.01.2022 u vra shtetasi A. Ç. alias E. Ç. dhe u plagosën 4 shtetas të tjerë. Autori i kësaj ngjarjeje dyshohet të jetë shtetasi K. Z., i cili pas ngjarjes është ndihmuar nga dy vëllezërit, për t’u larguar jashtë shtetit.

Në lidhje me planifikimin dhe marrjen e porosisë për vrasjen e shtetasit A. M., nga hetimet e thelluara rezultoi se 2 vëllezërit kishin siguruar kushtet për kryerjen e vrasjes së tij. Dy vëllezërit ishin porositur nga shtetasi K. Z. dhe kjo vrasje ka ndodhur pak kohë më vonë, por ende nuk është zbardhur plotësisht se nga kush është kryer kjo vrasje.

Nga hetimet e thelluara rezulton se prosositësi i dy vrasjeve të mësipërme është shtetasi K. N., i cili aktualisht është i arrestuar në Belgjikë. Ky shtetas ka porositur shtetasin K. Z., i cili ka paguar dy vëllezërit, për krijimin e kushteve për kryerjen e vrasjeve. Gjithashtu, dy vëllezërit janë kontaktuar dhe porositur edhe nga shtetasi F. B., që kundrejt pagesës të kryenin vrasjen e shtetasve S. Z. dhe I. H. Për këtë veprimtari kriminale, vëllezërit kanë marrë një shumë paraprake prej 3500 eurosh dhe kanë siguruar mjetet për realizimin e kësaj ngarjeje dhe konkretisht 4 kg eksploziv, si dhe një armë zjarri automatik, të cilat janë gjetur dhe sekuestruar gjatë kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë, gjatë datës 3 tetor 2022.

The post DETAJET/ Vëllezërit Beqiraj morën 150 mijë euro për kokën e Geron Hasenbelliut, ngatërruan objektiv appeared first on Albeu.com.