vellai i liridones Archives - Albeu.com

Vëllai i Liridona Ademajt takon nipërit në Suedi, fëmijët e mitur përlotin me kërkesën: A mund të çojmë lule te varri i nënës?
Vëllai i Liridona Ademajt, Leonardi ka udhëtuar drejt Suedisë, ku ka mundur të takojë dy fëmijët e motrës së tij të ndjerë, pas një kohe të gjatë.

Ai ka postuar një fotografi në Facebook me fëmijët që ndodhen nën kujdesin social në Suedi, ku shkruan se ata kishin vetëm një kërkesë, të vinin në Kosovë për t’i dërguar lule nënës.

“Sot i takova nipat Dionin dhe Diarin, fëmijët e Liridonës tonë, pas disa muajsh dhe pas një ngjarje tragjike që do t’i përcjellë tërë jetën. U përqafuam gjatë. Ata e patën vetëm një kërkesë: a mundemi me ardhë në Kosovë me dërgu lule te varri i nënës? Falënderojmë shërbimet sociale në Suedi për kujdesin profesional”, ka shkruar ai.

Liridona Ademaj-Murseli është vrarë mbrëmjen e 29 nëntorit 2023, teksa shkonte në shtëpi bashkë me bashkëshortin dhe fëmijët. Bashkëshorti i saj, Naim Murseli po qëndron në paraburgim si organizator i kësaj vrasje bashkë me  Granit Plavën e Kushtrim Kokallën

The post Vëllai i Liridona Ademajt takon nipërit në Suedi, fëmijët e mitur përlotin me kërkesën: A mund të çojmë lule te varri i nënës? appeared first on Albeu.com.

Vëllai i Liridonës reagon pas dëshmisë së Naim Murselit: Drejtësia do të triumfojë
Vëllai i Liridona Ademajt, vrasja e së cilës dyshohet se u porosit nga bashkëshorti i saj, ka reaguar pas përfundimit të marrjes në pyetje të Naim Murseli.

Leonard Ademaj shkruan në një postim në rrjetet sociale se janë njohur me dëshminë e ish-kunatit të tij, por nuk ka komentuar deklaratat e Naim Murelit për shkak të sekretit hetimor.

Ai shprehet se kanë besim tek prokuroria dhe se drejtësia do të triumfojë, “për Liridonën tonë dhe për të gjitha gratë dhe vajzat e vrara”.

“Përshëndetje, këtë javë prokurorja e rastit së bashku me hetuesit kanë intervistuar të dyshuarit për vrasjen e Liridonës tonë. Ashtu siç parashihet me ligj, ne si familje kemi marrë pjesë në intervistim përmes avokatit tonë.

Për të respektuar në plotni sekretin hetimor dhe proceduren penale, ne nuk do të komentojmë përmbajtjen e deklarimeve.

Mirëpo, duam ta përmendim që jemi të kënaqur me mënyrën se si prokurorja ka organizuar intervistimin e tyre dhe kemi besim të plotë në të.

Drejtësia duhet dhe do të triumfojë, për Liridonën tonë dhe për të gjitha gratë dhe vajzat e vrara. Me respekt, Familja Ademaj”, shkruan Leonard Ademaj.

Mediat në Kosovë kanë zbardhur dëshminë që Naim Murseli ka dhënë. Murseli pranon se në ditën kur ndodhi ngjarja është shoqëruar me Granit Plavën, autorin e vrasjes që ai dyshohet ta ketë porositur. Të njëjtit, ai e ka pranuar se ia ka dhënë paratë për blerjen e armës me të cilën u krye vrasja.

“Në ditën kritike unë isha ne Gjakovë për pune personale dhe rastësisht jam takuar me Granitin ku Kushtrimi i ka treguar se ku do te takohemi. Ne jemi takuar në Kramovik në rrugë dhe ai ishte kthyer tek vendi i punës dhe ai ka parkuar automjetin e tij ne atë lokacion tek pompa Eko ku punonte dhe ka vazhduar me mua me veturën time Land Rover me targat 07-669-CM ngjyrë e zezë, ku së bashku jemi nisur në drejtim të restorant Liqeni i Dukagjinit, por gjatë rrugës goma e veturës mu dëmtua dhe vazhduam për ta gjetur një gomister për ta rregulluar gomën, ku në afërsi të Dujakës hasëm në një autolarje dhe mekanik i fshatit i cili na ndihmoi për ta rregulluar gomën”, ka rrëfyer Naim Murseli, raporton Paparaci.

“Personi i cili na ndihmoi e pyeti Granit Plava nëse është i interesuar për armë dhe ai i thotë ‘po vetëm dua ta shoh fillimisht’. Dhe i pëlqeu, por nuk kishte para me vete dhe mi kërkoj mua dhe unë ia dhashë 250 euro aq sa edhe ka kushtuar arma, nga aty pasi u rregullua goma më telefonon bashkëshortja dhe më tregon se ka mbërrit në Prishtinë pa dijeninë time. Unë nisem në drejtim të Prishtinës së bashku me Granitin por gjatë rrugës Graniti më kërkoi ta dërgoja në fshatin Kralan ku kishte për të marrë një veturë. Dhe, ndaras kemi vazhduar për në Prishtinë, ku ai me ka ndjekur mbrapa deri në afërsi të shtëpisë time, ku jemi barazuar me vetura dhe më ka thënë se unë tash e di çka bëj”, thotë Murseli.

Teksa rrëfen momentin e vrasjes, ai thotë se ndonëse e ka ditur se vrasësi ishte Granit Plava, nuk e ka besuar “në të vërtetë se Graniti do të veprime të tilla”.

“Në afërsi të shtëpisë, Graniti doli i maskuar në rrugë me armë të drejtuar drejt nesh. Edhe pse isha ne dijeni për prezencën e tij unë asnjëherë nuk kam besuar në të vërtetë se Graniti do të marrë veprime për vrasje. I shokuar kam ndaluar, i kam çu duart lart dhe i kam thënë bashkëshortes jepja krejt çfarë të kërkon dhe në një moment unë kam hapur derën time, pastaj derën e fëmijëve duke i thënë edhe bashkëshortes të largohet nga vetura. Në momentin që jemi larguar disa metra, kam dëgjuar një krismë por pa e parë se çfarë ndodhi”, ka thënë ai.

Naim Murseli ka pretenduar i kishte dal një problem familjar dhe për shkak të disa mesazheve martesa e tyre ishte rënduar së tepërmi.

“Një problem familjar ku kanë dal në shesh disa SMS-a me një të afërt. Këta SMS-a ia kanë dërguar bashkëshortes sime dhe kjo e ka rënduar tej mase lidhjen tonë martesore. Pas kësaj ngjarje, presioni dhe kontrolla ndaj meje është shtuar ku unë kam kërkuar ndarjen mirëpo kategorikisht bashkëshortja nuk ka pranuar dhe në një ndejë në Malmo të Suedisë, bashkëshortja më ishte hakmarrë duke më tradhtuar me një person të huaj aty. Këtë ngjarje unë e kam parë me sytë e mi mirëpo nuk ia kam shprehur në asnjë moment. Kjo ngjarje sigurisht që më ka rënduar dhe ndikuar në raportin tonë. Unë si bashkëshort të gjitha kushtet ia kam plotësuar dhe kam dashur që ajo të jetë e lumtur”.

The post Vëllai i Liridonës reagon pas dëshmisë së Naim Murselit: Drejtësia do të triumfojë appeared first on Albeu.com.

Një muaj nga vrasja e Liridona Ademajt, i vëllai: Kishim shumë plane, gjeta në shtëpi lodrat e ditëlindjes që do festonim
Dje u bë një muaj nga vrasja e Liridona Ademajt e ndërsa sot vëllai i saj Leonard Ademaj përmes një postimi në Facebook, ka falënderuar mediat, shoqërinë civile, hetuesit, prokurorët, që sipas tij janë duke kontribuar në informim dhe në zbardhjen e rastit.

Ai gjithashtu shprehet se do të vazhdojnë të për drejtësi për Liridonën.

“Ka kaluar një muaj që kur se është vrarë Liridona jonë. Kishim shumë plane bashkë. Këto ditë i gjetëm në shtëpi ballonat që i pati ble me ia festu djalit ditëlindjen.

Do t’i ruajmë ashtu siç e ruajmë çdo kujtim. Viti 2023 do të mbetet për ne vit i kobshëm që na e mori Liridonën dhe vetëm shpresa për drejtësi po na mban gjallë.

Duam t’i falenderojmë të gjithë mediat, shoqërinë civile, hetuesit, prokurorët që janë duke kontribuar në informim dhe në zbardhjen e këtij krimi.

Ka pasur raste kur jemi lënduar rëndë nga diskutimet dhe raportimet që janë bërë rreth rastit, me informacione të pasakta.

Ne shpresojmë që rastet e Liridonës dhe grave tjera të vrara të trajtohen me ndjeshmëri dhe kujdes më të madh. Ne do të vazhdojmë të avokojmë për drejtësi për Liridonën,” ka shkruar ai.

The post Një muaj nga vrasja e Liridona Ademajt, i vëllai: Kishim shumë plane, gjeta në shtëpi lodrat e ditëlindjes që do festonim appeared first on Albeu.com.

Zbardhet dëshmia e vëllait të Liridona Ademajt: Çfarë diskutova me Naim Murselin…
Vrasja e Liridona Ademajt ka tronditur opinionin publik në Kosovë, por edhe më gjerë, pasi autori kryesor i dyshuar është bashkëshorti i saj, Naim Murseli, i cili ka paguar për të hequr qafe gruan.

Emisioni “Në Shënjestër” i gazetares Klodiana Lala zbardh detaje të reja nga vrasja makabre, si dhe ka arritur të zbardhë dëshminë e vëllait të viktimës, Leonard Ademajt.

Vëllai i viktimës tha se u habit fillimisht nga lajmi se ishte arrestuar i kunati, Naim Murseli. Më tej ai u shpreh se babai i kishte thënë se “Naim Murseli po të ishte burrë do të kishte mbrojtur vajzën tonë e gruan e tij dhe nuk duhet ta kishte lënë ashtu”.

“Ne i thamë “Pse nuk na hap telefonin se ne të kemi thirrur. Tha telefonin nuk e kam unë, telefonin ma kanë vjedhur. Po si ne po të thirrnim, telefoni po bie dhe po na e mbyll dikush…tha “jo, numrin tim me gjithë telefon ma kanë marrë hajnat”.

Dhe i thamë “jo duhet me thirr policinë me i thënë që numri është i hapur”.

Atë natë kur ne ishim në Prishtinë dhe kryem ceremoninë mortore erdhëm në shtëpi sepse kishim mysafirë nga gjithë vendi. Dikur Naimi tha: “Dua ti marr fëmijët sepse fëmija ishte këtu te ne. Dhe erdhi këtu e ndenji, ka ndenjt’ ndoshta gjysmë ore-1 orë. Ja bëmë gati fëmijët me i marr. Sepse të nesërmen tha, pas ditës së varrimit në ora 8 më ka kërkuar hetuesia me i marrë në pyetje fëmijët. Atë natë nga këtu Naimi ka marrë fëmijët e ka shku në Prishtinë.

Në orën 2 e morëm ne motrën tonë për me e çu në varreza, shkuam te varrezat e çuam ne dhe e varrosëm nga ora 2, pasi e varrosëm, na thanë me ndejt aty deri pas darke nga ora 5. Pasi u krye varrimi, diku nga ora 3, deri nga ora 2.30-3 prindi im dhe vëllai më tha që “Mere mamin, gruan e familjarët e me shku në shtëpi” se mbase ata e kishin kuptu’ rastin ….

Pasi mbërritëm në shtëpi këtu sa kena hyrë babai tha që “Më ne nuk duhet të shkojmë atje sepse po të ishte burrë do të kishte mbrojtur vajzën tonë e gruan e tij dhe nuk duhet ta kishte lënë ashtu”. Pas 5 minutash qarkulloi në lajme që ishte arrestuar Naim Murseli dhe ne u habitëm.”, ka rrëfyer vëllai i Liridonës, Leonrad Ademaj.

The post Zbardhet dëshmia e vëllait të Liridona Ademajt: Çfarë diskutova me Naim Murselin… appeared first on Albeu.com.