vecorite Archives - Albeu.com

Apple prezontoi sistemin iOS 16, këto janë 5 veçoritë e tij
Apple e ka zbuluar zyrtarisht versionin më të fundit të sistemit të tyre operativ celular, së bashku me veçoritë e personalizimit që kemi pritur për një kohë shumë të gjatë.

Apple zbuloi sistemin iOS 16 në WWDC 2022, versioni më i fundit i sistemit operativ iPhone. Përmirësimi i fundit sjell një sërë veçorish të reja në telefonat Apple dhe shton një dozë shtesë personalizimi për gjithçka.

Çfarë sjell iOS 16?

Gjatë prezantimit, Apple njoftoi një numër karakteristikash të reja që do të bëhen të disponueshme për publikun e gjerë kur kompania ta bëjë lansimin e një përmirësimi të softuerit në versionin tjetër të sistemit këtë vjeshtë. Do t’iu duhet një iPhone 8 ose një nga modelet e mëvonshme për ta instaluar iOS 16, që do të thotë se pronarët e iPhone 7 dhe iPhone SE të vjetër nuk do ta kenë mundësinë që ta kenë këtë softëare pas gjashtë dhe shtatë viteve.

Ekran i ri i kyçjes

Apple e ka ridizajnuar plotësisht ekranin e kyçjes për iOS 16. Përkujtuesit do të renditen në fund të ekranit për të mos e errësuar pamjen e ekranit tuaj, miniaplikacioni i orës do të jetë prapa temës së fotografisë dhe ju do të mund ta modifikoni atë duke ndryshuar ngjyrën dhe fontin. Nën orë është e mundur të vendosni më shumë miniaplikacione si parashikimi i motit, aktiviteti dhe kalendari. Në fund ku ndodhen njoftimet, do të mund të ngjisni aktivitete të ndryshme si monitorimi i rezultateve të ndeshjes që përditësohen drejtpërdrejt në njoftim, vendndodhjen e taksisë së porositur ose fazën e stërvitjes aktuale. Më në fund, aplikacionet e muzikës do të shfaqin një foto të madhe të albumit, poshtë së cilës do t’i gjeni komandat e riprodhimit të medias.

iOS 16 vjen me një galeri të re sfondi, duke përfshirë një që sinkronizohet me motin dhe e imiton motin, si dhe sugjerime për fotografi nga galeria juaj. Apple gjithashtu lejon shumë ekrane të kyçjes në të cilat mund të lëvizni siç bëni me fytyrat në Apple Watch.

Fokus edhe më të mirë

Ekrani i kyçjes do të lidhet me Focuses, që do të thotë se do të mund të keni një sfond për stërvitje, një tjetër për punë, një të tretë për pushim etj. iOS 16 sjell filtra përqendrimi për Safari, Kalendar, Mail dhe Mesazhe, që do të thotë se mund të hapni Safarin ndërkohë që jeni në punë dhe të shihni vetëm kartelat e punës. E njëjta gjë vlen për të gjitha aplikacionet që do ta mbështesin këtë API.

Mesazhet që mund të fshihni

Me iOS-in e ri, Apple ju lejon t’i modifikoni dhe fshini mesazhet e dërguara. Aplikacioni i ri do t’iu lejojë gjithashtu t’i shënoni bisedat si të palexuara në mënyrë që të mund t’i ktheni mesazhet pas një kohe. Ekziston edhe SharePlay për Mesazhe, që do të thotë se nuk do të duhet të hapësh FaceTime për të parë videot së bashku.

Së fundi, është diktimi, i cili në versionin e ri mund t’i njohë më mirë fjalët dhe të sigurojë qasje në tastierë gjatë diktimit. Mund ta modifikoni dhe ndryshoni tekstin me një zgjedhje fjalësh dhe një komandë zanore, madje mund të dërgoni ’emoji-t që nuk mund t’i gjeni’.

Ndarja më e lehtë e fotove familjare

Përdoruesit mund të krijojnë një galeri të përbashkët familjare në iCloud në të njëjtën mënyrë si në Google Photos. Është e mundur të shtohen deri në pesë persona dhe të gjithë do të mund të shtojnë dhe modifikojnë fotografitë e familjes. Mund të zgjidhni cilat foto dëshironi të ndani, t’i ndani ato në bazë të datës së fillimit ose me zbulimin e fytyrës. Ekziston gjithashtu opsioni për të përfshirë një opsion në aplikacionin e kamerës që dërgon automatikisht një foto në një koleksion të përbashkët. Nëse jeni të gjithë me pushime, fotografitë mund të shfaqen automatikisht në një koleksion bazuar në anëtarët e familjes aty pranë.

Safari: Grupet e Kartelave dhe Passkeys

Megjithëse mund të punoni ende në grupet e kartalave në Safari sot, në iOS 16 do të mund t’i ndani ato me të tjerët dhe të shihni se cilat kartela po i shikojnë njerëzit në kohë reale.

Një veçori tjetër e dobishme është Passkeys – aftësia për t’i zhbllokuar aplikacionet dhe faqet duke përdorur vetëm Face ID ose Touch ID. Kjo do të thotë që nuk do t’ju duhet të vendosni më fjalëkalime, gjë që do t’iu bëjë të imunizuar ndaj phishing ose rrjedhjeve të mundshme të informacionit në faqet ku keni futur informacione private. Passkeys sinkronizohet me iCloud Keychain dhe funksionon në aplikacione dhe në internet. Apple thotë gjithashtu se po punon me Aleancën FIDO për të ndërtuar një zgjidhje me shumë platforma për këdo që nuk i përdor pajisjet Apple.

Përkthimi visual në kohën e duhur

Live Text, një veçori që të lejon ta njohësh tekstin në çdo foto, tani funksionon edhe në video. Thjesht ndaloni videon, klikoni në çdo tekst dhe kopjoni atë. Ekzistojnë gjithashtu veprime të shpejta që mund të përdoren për të zgjedhur një lloj specifik teksti – si p.sh. konvertimi i monedhës dhe përkthimi.

Visual Look Up është veçoria e Apple nga viti i kaluar që ofron informacion shtesë në lidhje me foton që po shikoni – si p.sh. detaje rreth pikave referuese ose rezultate të ngjashme kërkimi në internet. Apple ka shtuar njohjen e zogjve, insekteve dhe statujave këtë vit, dhe ju gjithashtu mund ta përdorni opsionin për ta tërhequr temën dhe për ta kopjuar në formën e një ngjitësi që mund të vendoset në çdo gjë – madje edhe mesazhe.

Kontrolle sigurie

Mjeti i ri ju lejon të dilni nga të gjitha pajisjet iCloud, t’i fshini lejet e privatësisë dhe ta kufizoni dërgimin e mesazheve në pajisjen që po përdorni aktualisht. Do të merrni gjithashtu një listë të njerëzve që kanë qasje në pajisjet dhe aplikacionet tuaja.

Posta

Mail më në fund merr opsionin për ta vendosur kohën e dërgimit, kthimin e emaileve (në një kohë të shkurtër) dhe rikujtuesit për të shtuar një bashkëngjitje (nëse e keni përmendur në e-mail). Apple thotë gjithashtu se ka ndryshuar funksionin e kërkimit, që do të thotë se tani do të mund të kërkoni shumë më lehtë emailet e vjetra.

Ndarja e pajisjeve me anëtarët e familjes

Apple ka prezantuar një mënyrë më të thjeshtë për t’i ndarë pajisjet me fëmijët. Thjesht afrojeni iPhone-in tuaj me iPad-in tuaj të ri dhe zgjidhni llogarinë e fëmijës tuaj. Pajisja më pas do të konfigurohet me të gjitha kontrollet prindërore që keni specifikuar më parë. Ju gjithashtu mund ta zgjasni kohën para ekraneve në mesazhe në vend që t’i futni cilësimet e pajisjes.

Transferojini thirrjet FaceTime në kompjuterë të tjerë

Nëse e gjeni veten në mes të një bisede në FaceTime dhe dëshironi ta transferoni atë në një kompjuter aty pranë, gjithçka që duhet të bëni është ta afroni iPhone-in me MacBook ose iPad dhe pajisja do t’ju sugjerojë menjëherë transferimin e telefonatës në një ekran më të madh.

Fitness vjen në iPhone

Aplikacioni Fitness po vjen më në fund në iPhone, që do të thotë se nuk do t’ju duhet më një Apple Watch për t’u ushtruar.

Carplay

Apple po punon me prodhuesit e makinave për ta ripërcaktuar përvojën e makinës, e cila përfshin shpejtësimatës të rregullueshëm, butona për t’i kontrolluar të gjitha aspektet e automjetit dhe në fund një ndërfaqe të unifikuar. Makinat e para që mbështesin CarPlay-in e ri do të shpallen në fund të vitit 2023./ tportal.hr

The post Apple prezontoi sistemin iOS 16, këto janë 5 veçoritë e tij appeared first on Albeu.com.

Jemi ende në sezonin e tyre, përfitimet nga problemet me zemrën te bukuria
Jemi ende në sezonin e hurmave, ose ‘mollëve të Orientit’ sipas përkufizimit letrat për shkak të origjinës së tyre së pari në Kinë dhe më pas në Japoni ku njihet si Lotus (fruti) dhe Pema e Paqes (bima).

Ia vlen ta përmendim se sa i dobishëm mund të jetë ky frut tipik i vjeshtës për shëndetin tonë, n jë frut që ndër të tjera mund ta përdorim shumë edhe me variacione të ndryshme, në kuzhinë.

Përfitimet e këtij fruti të mrekullueshëm

Një hektogram i këtij fruti me lëkurë të verdhë në portokalli, siguron 65 kalori dhe përbëhet nga 80% ujë dhe 18% sheqer me gjurmë të proteinave dhe yndyrnave, ndërsa ka rreth 2,5 fibra.

Hurma përmban gjithashtu një sasi të lartë kripërash minerale, veçanërisht kalium, kalcium, fosfor dhe vitamina A, C dhe B. Duke qenë e pasur me vitamina dhe betakaroten, hurma gjithashtu siguron në organizmin tonë një sasi të mirë të antioksidantëve të cilët kryejnë një veprim parandalues kundër tum. oreve.

Një frut shumë energjik, rekomandohet veçanërisht në rastet e mungesës së oreksit dhe për ata që praktikojnë sport rregullisht. Megjithatë, hurma është një frut që nuk rekomandohet në rast diabeti për shkak të indeksit të lartë glicemik që shkakton një rritje të papritur të sheqerit në gjak.

Gjithashtu rekomandohet të konsumohet në mënyrë të moderuar edhe në rastin e mbipeshës dhe obe zitetit për shkak të përmbajtes së lartë të kalorive.

Përfitimet shëndetësore të hurmave:

Le të shohim me detaje cilat janë vetitë terapeutike të hurmave

Forcojnë sistemin imunitar. Siç është përmendur tashmë, hurmat përmbajn vitaminë C e cila forcon sistemin tonë imunitar, prandaj ky frut është mirë të serviret në tryezë në periudhën e ndryshimit të stinëve për të na mbrojtur nga vi rozat tipike të vjeshtës.

Parandalojnë sëmundjet kardiovaskulare. Dhe jo vetëm. Hurmat favorizojnë edhe absorbimin e hekurit.

Një laksativ i shkëlqyer. Duke vepruar drejtpërdrejt në mëlçi dhe në zorrë, hurmat janë një lakstiv natyral falë taninave dhe fibrave të pranishme në tulin e tyre. Që të përfitoni maksimumin e këtyre benefiteve ato duhet të jenë të pjekura mirë.

Diuretike. Për këtë funksion, këto fruta duhet të hahen në mëngjes dhe të papjekura mirë. Në këto kushte, bëhen një diuretik i shkëlqyer falë përmbajtjes së kaliumit.

Për energji. Hurma konsiderohet si një frut ideal për fëmijët, ata që merren me sport dhe personat astenike pasi kanë veti të shkëlqyera energjike, falë sheqernave që përmbajnë.

Maskë fytyre me hurma

Falë përmbajtjes së lartë të vitaminave dhe kripërave minerale, hurmat janë një ilaç i vërtetë jo vetëm për shëndetin, por edhe për bukurinë tonë. Ato kanë efekte të shumta të dobishme për lëkurën dhe flokët.

Për shembull, tuli i hurmës mund të përdoret si një maskë bukurie për rigjenerimin e lëkurës së fytyrës: mjafton ta lini të veprojë për 5-10 minuta për ta lejuar lëkurën të thithë të gjitha benefitet e saj. Për një efekt kundër rrudhave, shtoni gjithashtu disa pika vaj ulliri.

The post Jemi ende në sezonin e tyre, përfitimet nga problemet me zemrën te bukuria appeared first on Albeu.com.