vdesin Archives - Albeu.com

Aksident tragjik në Greqi/ Humbin jetën nënë e bir, viktimat nga Shqipëria
Mëngjesin e kësaj të premteje rreth orës 07:30, një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen e dy shtetasve shqiptarë, ka ndodhur në afërsi të qytetit të Serres, në Greqi.

Sipas mediave greke, aksidenti ndodhi në rrugën Amfipolis–Drama, pranë zonës së Paleokomit, ku një automjet është përplasur me një kamion.

Si pasojë e përplasjes së fortë, humbën jetën dy personat që ndodheshin në automjet, një nënë 43-vjeçe dhe djali i saj 24-vjeçar, të dy shtetas shqiptarë.

Trupat e viktimave u transportuan në Spitalin e Përgjithshëm të Serres.

Nga aksidenti mbeti i plagosur edhe drejtuesi 57-vjeçar i kamionit, i cili u dërgua në Spitalin e Përgjithshëm të Dramës për të marrë ndihmë mjekësore.

Autoritetet greke kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit.

The post Aksident tragjik në Greqi/ Humbin jetën nënë e bir, viktimat nga Shqipëria appeared first on Albeu.com.

Raporti i Dhomës Amerikane të Tregtisë ngre alarmin: Mijëra shqiptarë humbin jetën para kohe për shkak të investimeve të ulëta në shëndetësi
Shpenzimet e ulëta publike për shëndetësinë në Shqipëri nuk ndikojnë vetëm te cilësia e shërbimit, por edhe te jetëgjatësia e qytetarëve dhe zhvillimi ekonomik i vendit.

Ky është përfundimi i një raporti të përgatitur nga ekspertë ndërkombëtarë për llogari të Dhomës Amerikane të Tregtisë, i cili paralajmëron se nënfinancimi i sektorit po sjell pasoja të rënda si në shëndetin e popullsisë, ashtu edhe në ekonomi.

Sipas raportit, mijëra shqiptarë humbin jetën para kohe për shkak të nivelit të ulët të investimeve publike në sistemin shëndetësor.

Përveç kostos njerëzore, dokumenti vlerëson se barra e sëmundjeve ul produktivitetin e forcës së punës, frenon inovacionin dhe shkakton humbje të konsiderueshme ekonomike.

Në vitin e kaluar, shpenzimet publike për shëndetësinë në Shqipëri ishin mesatarisht 330 euro për banor, një nivel rreth pesë herë më i ulët se në vendet e ngjashme të rajonit dhe dhjetë herë më i ulët se mesatarja e Bashkimit Evropian.

Ekspertët argumentojnë se rritja e fondeve publike për rimbursimin e barnave, zgjerimin e aksesit në terapi bashkëkohore dhe forcimin e programeve të depistimit dhe diagnostikimit të hershëm të sëmundjeve do të sillte përfitime të konsiderueshme.

Sipas tyre, nëse Shqipëria do t’i afrohej niveleve të financimit të vendeve të rajonit, ekonomia mund të gjeneronte mbi 560 milionë euro prodhim shtesë çdo vit.

Raporti rekomandon që qeveria të ndërmarrë një plan gradual për ta çuar financimin publik të shëndetësisë në 4% të Prodhimit të Brendshëm Bruto deri në vitin 2030, nga 2.9% që është aktualisht.

Për realizimin e këtij objektivi do të nevojiteshin 457 milionë euro financime shtesë.

Nga kjo shumë, 287 milionë euro do të përdoreshin për zgjerimin e rimbursimit të ilaçeve, terapive moderne dhe programeve parandaluese, ndërsa pjesa tjetër do të investohej në kujdesin shëndetësor parësor, mbështetjen për personelin mjekësor, mirëmbajtjen e infrastrukturës dhe investimet në dixhitalizim.

Autorët e raportit theksojnë se kjo nuk duhet parë si një barrë për buxhetin, por si një investim me kthim të lartë ekonomik, pasi përmirësimi i shëndetit të popullsisë ndikon drejtpërdrejt në rritjen e produktivitetit dhe zhvillimin ekonomik.

Edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë vlerëson se vendet që shpenzojnë më pak se 3% të Prodhimit të Brendshëm Bruto për shëndetësinë janë ato që përfitojnë më shumë nga rritja e investimeve në këtë sektor.

Megjithatë, raporti evidenton se parashikimet e Programit Buxhetor Afatmesëm tregojnë një ulje të mëtejshme të peshës së shpenzimeve publike për shëndetësinë në raport me ekonominë.

Sipas autorëve, kjo qasje rrezikon të thellojë kostot sociale dhe ekonomike, në një kohë kur kërkohet rritje e investimeve në shëndetësi.

The post Raporti i Dhomës Amerikane të Tregtisë ngre alarmin: Mijëra shqiptarë humbin jetën para kohe për shkak të investimeve të ulëta në shëndetësi appeared first on Albeu.com.

E rëndë në Greqi/ Dy persona humbin jetë pasi zjarri përfshiu banesën e tyre në zonën pyjore
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Greqinë veriore, ku një zjarr i madh që përfshiu një zonë pyjore i ka marrë jetën dy personave. Brigada e zjarrfikësve bëri me dije se, gjatë operacionit për shuarjen e zjarrit, gjetën trupin e një burri pranë banesës, ndërsa një tjetër trup i pajetë u zbulua brenda shtëpisë së djegur.

Zjarri shpërtheu pasditen e së martës në një zonë me shkurre, pranë fshatit Liti, rreth 25 kilometra nga Selaniku. I nxitur nga erërat e forta, flakët u përhapën me shpejtësi të madhe, duke rrethuar dhe shkatërruar një shtëpi në këtë vendbanim.

Në të njëjtën zonë, ekipet e shpëtimit arritën të nxjerrin gjallë një grua, e cila kishte pësuar djegie dhe po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Autoritetet greke, kishin urdhëruar banorët e zonës që të evakuoheshin menjëherë drejt një fushe lojërash aty pranë, për t’u strehuar nga rreziku i flakëve.

Sipas ekspertëve, Greqia, ashtu si dhe vendet e tjera të rajonit mesdhetar, po përballet me një rrezik gjithnjë e më të lartë të zjarreve masive.

Ngrohja globale dhe verat gjithnjë e më të nxehta e të thata, po i bëjnë këto fenomene natyrore më të shpeshta dhe më shkatërruese për mjedisin dhe jetën e njerëzve.

The post E rëndë në Greqi/ Dy persona humbin jetë pasi zjarri përfshiu banesën e tyre në zonën pyjore appeared first on Albeu.com.

Aksident tragjik në autostradën Tiranë-Durrës/ Përmbyset autobusi, humbin jetën dy persona
Ditën e sotme, një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës, ku një autobus ka humbur kontrollin dhe është përplasur me trafikndarësen, e si pasojë e përmbysjes së autobusit kanë humbur jetën dy persona.

Ngjarja ndodhi pranë qendrës tregtare QTU, ku pas përmbysjes pasagjerët mbetën të bllokuar.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e emergjencës, të cilat po punojnë për të nxjerrë personat që ndodheshin brenda autobusit.

The post Aksident tragjik në autostradën Tiranë-Durrës/ Përmbyset autobusi, humbin jetën dy persona appeared first on Albeu.com.

EMRAT/ E rëndë në Tiranë, dy efektivë policie humbin jetën në ambientet e burgut 313, çfarë dyshohet
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në ambientet e burgun 313 në Tiranë, ku dy efektivë policie kanë ndërruar jetë.

Sipas informacioneve paraprake, viktimat janë Zog Muhametaj, 62-vjeç, dhe Pëllumb Vana, i cili ushtronte detyrën si teknik i kamerave të sigurisë në paraburgim.

Burime bëjnë me dije se të dy dyshohet se kanë ndërruar jetë si pasojë e një ataku kardiak.

Ngjarjet kanë ndodhur njëra pas tjetrës.

The post EMRAT/ E rëndë në Tiranë, dy efektivë policie humbin jetën në ambientet e burgut 313, çfarë dyshohet appeared first on Albeu.com.

Aksidenti tragjik në Lezhë që i mori jetën babë e bijë/ Humb jetën shefi i shëndetësisë në burg dhe vajza e tij 20-vjeçare (EMRAT)
Mbrëmjen e djeshme, një aksident i rëndë rrugor ndodhi në aksin Lezhë–Gjadër i ka marrë jetën babë e bijë. Sipas informacioneve, viktimat janë Anton Keçi, 52-vjeç, dhe vajza e tij Bora Keçi, 20-vjeçe.

Automjeti me të cilin udhëtonin ka dalë nga rruga në zonën e Gocajt, duke shkaktuar vdekjen e të dyve.

52-vjeçari punonte si shef i Shëndetësisë në burgun e Lezhës dhe kishte rreth 6 vite përvojë në sistemin penitenciar. Vajza e tij ishte studente në vitin e dytë në Fakultetin e Mjekësisë, duke ndjekur të njëjtën fushë si i ati.

Të dy kishin qenë të angazhuar edhe me kohë të pjesshme në kampin e refugjatëve në Gjadër.

Ngjarja ka shkaktuar tronditje te familjarët dhe kolegët. Drejtoria e Burgjeve, ka shprehur ngushëllime për familjen, duke vlerësuar kontributin profesional të 52-vjeçarit dhe duke ndarë dhimbjen për këtë humbje të rëndë.

The post Aksidenti tragjik në Lezhë që i mori jetën babë e bijë/ Humb jetën shefi i shëndetësisë në burg dhe vajza e tij 20-vjeçare (EMRAT) appeared first on Albeu.com.

Ngjarje e rëndë në Kosovë/ Tre persona të vdekur brenda një banese, u asfiksuan nga zjarri
Këtë të enjte 16 prill 2026, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kosovë, pasi një zjarr ka përfshirë një banesë në Malishevë, ku ndodheshin anëtarët e një familjeje sipas raportimeve të para.

Mediat informojnë se deri tani, ka 3 viktima për shkak të asfiksisë.

Detajet e ngjarjes pritet të zbardhen më tej nga autoritetet kosovare, por paraprakisht dyshohet për një aksident.

The post Ngjarje e rëndë në Kosovë/ Tre persona të vdekur brenda një banese, u asfiksuan nga zjarri appeared first on Albeu.com.

Aksident tragjik/ Autobusi bie në greminë, 4 persona humbin jetën, plagosen 18 të tjerë
Ditën e djeshme, të paktën katër persona humbën jetën, pasi një autobus doli nga rruga dhe ra në një grykë pranë fshatit Soja, në veri të Indisë.

Sipas raportimeve të agjencisë së lajmeve ANI, në autobus ndodheshin 22 persona, mes tyre edhe dy fëmijë.

Autoritetet konfirmuan se katër viktimat janë dy burra dhe dy gra, ndërsa 18 të mbijetuarit janë transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Shkaqet e aksidentit nuk janë bërë ende të ditura, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

#WATCH | Kullu, Himachal Pradesh: As per information received by the Police Control Room Kullu, a traveller vehicle met with an accident near Sojha after falling off the road. A total of 22 persons were on board (20 adults and 02 children). Out of these, 18 persons have been… pic.twitter.com/lWysAJJWy8

— ANI (@ANI) April 4, 2026

The post Aksident tragjik/ Autobusi bie në greminë, 4 persona humbin jetën, plagosen 18 të tjerë appeared first on Albeu.com.

Tragjedi në Vjenë/ Shemben skelat në një kantier ndërtimi në Vjenë, humbin jetën 4 persona, tre prej tyre shqiptarë nga Kosova
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në në Vjenë të Austrisë, katër persona, tre prej të cilëve shqiptarë nga Kosova, kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti në një kantier ndërtimi, raportojnë mediat vendase.

Sipas ambasadës së Kosovës, aksidenti është shënuar në distriktin Alsergrund, ku një pjesë e skelave është shembur duke zënë punëtorët.

Viktimë kanë mbetur Pajtim Bajrami, Asllan Musliu dhe Istref Zekaj. Ndërsa viktima e katërt është nga Bosnje-Hercegovina. Një tjetër që ka mbetur i plagosur raportohet se është nga Maqedonia e Veriut.

Ambasada e Kosovës në Austri, tha se është në kontakt me autoritetet austriake dhe me familjarët e viktimave, për të ofruar mbështetjen e nevojshme dhe për të koordinuar procedurat e mëtejme.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, reagoi për ngjarjen, duke theksuar se institucionet janë në koordinim për t’u ardhur në ndihmë familjeve të viktimave.

“Na ka tronditur thellësisht lajmi për vdekjen tragjike të disa personave në Austri. Sipas informacioneve zyrtare nga Ambasada jonë atje, tre prej tyre janë identifikuar si qytetarë të Republikës së Kosovës. Në këto momente të rënda, shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjet e viktimave dhe të gjithë ata që janë prekur nga kjo humbje e madhe. Qeveria e Republikës së Kosovës është në komunikim të ngushtë me Ambasadën tonë në Vjenë për të ofruar gjithë mbështetjen e nevojshme”, ka shkruar Kurti.

The post Tragjedi në Vjenë/ Shemben skelat në një kantier ndërtimi në Vjenë, humbin jetën 4 persona, tre prej tyre shqiptarë nga Kosova appeared first on Albeu.com.

INSTAT: Shqiptarët ndërrojnë jetë nga zemra gati dy herë më shumë se Bashkimi Europian
Sëmundjet e zemrës dominojnë strukturën e vdekjeve në Shqipëri, shumë më tepër se në vendet e Bashkimit Europian.

Të dhënat krahasuese nga INSTAT dhe Eurostat, tregojnë se 52.9% e vdekjeve në Shqipëri lidhen me sëmundjet e aparatit të qarkullimit të gjakut, ndërsa në Bashkimin Europian kjo kategori përbën 32.8% të totalit të vdekjeve.

Diferenca është e konsiderueshme dhe tregon se shqiptarët humbin jetën nga sëmundjet e zemrës në një nivel gati dy herë më të lartë se mesatarja europiane.

Në Europë, përveç sëmundjeve të zemrës, një peshë të madhe në vdekje kanë edhe tumoret, që përbëjnë 23.9% të vdekjeve, ndërsa në Shqipëri kjo kategori zë 15.3% të totalit.

Edhe sëmundjet e aparatit të frymëmarrjes kanë një peshë dukshëm më të madhe në BE, me 7.8% të vdekjeve, ndërsa në Shqipëri përbëjnë vetëm 2%.

Diferenca të mëdha shfaqen edhe në kategori të tjera të sëmundjeve. Sëmundjet e aparatit të tretjes përbëjnë 4.4% të vdekjeve në BE, ndërsa në Shqipëri vetëm 0.8%.

Sëmundjet mendore përbëjnë 4.3% të vdekjeve në Europë, krahasuar me 0.5% në Shqipëri, ndërsa sëmundjet e sistemit nervor zënë 4.3% në BE dhe vetëm 1.5% në vend.

Po ashtu, sëmundjet endokrine dhe të ushqyerjes përbëjnë 3.5% të vdekjeve në Bashkimin Europian, ndërsa në Shqipëri vetëm 0.9%.

Po shtohen pacientët me probleme të zemrës

Të dhënat e fundit tregojnë se rastet me probleme kardiake janë në rritje edhe në sistemin spitalor. Për periudhën janar–gusht 2025, në repartet e kardiologjisë u trajtuan 7,543 pacientë, nga 6,419 pacientë një vit më parë, një rritje prej 17.5%.

Edhe problemet e shëndetit mendor kanë shënuar rritje. Në të njëjtën periudhë, në spitalet psikiatrike u trajtuan 1,129 pacientë, ose 36% më shumë se një vit më parë.

Ekspertët e shëndetit e lidhin këtë tendencë me një kombinim faktorësh që lidhen me stilin e jetesës.

Ndotja e ajrit, mungesa e aktivitetit fizik, ushqyerja jo e shëndetshme dhe stresi i përditshëm konsiderohen ndër arsyet kryesore që po rrisin simptomat kardiake dhe neurologjike në popullsi.

Ndikimet e fshehura të stresit dhe punës sedentare janë bërë një shqetësim i madh për shëndetin fizik dhe mendor të punonjësve në korporata dhe biznese.

Mjekja psikiatre Dr. Arjana Rreli, ka pohuar më herët për Monitor se stresi kronik në punë mund të shkaktojë pasoja serioze në shëndetin mendor dhe fizik.

“Ekspozimi i vazhdueshëm ndaj stresit në mjedisin e punës mund të çojë në lodhje emocionale, shqetësime të gjumit dhe madje edhe probleme kardiovaskulare”, – shpjegon ajo.

Sipas kardiologut Dr. Endri Hasimi, ndikimi i stresit kronik në shëndetin kardiovaskular është shpesh i nënvlerësuar.

“Kur një individ është vazhdimisht i ekspozuar ndaj stresit në punë, trupi prodhon sasi të larta kortizoli, i cili rrit presionin e gjakut dhe përshpejton zhvillimin e sëmundjeve të zemrës”, – shpjegon ai.

“Për më tepër, mungesa e lëvizjes dhe një dietë e pashëndetshme mund të çojnë në formimin e pllakave në arterie, duke rritur rrezikun e infarktit”.

Edhe Instituti i Shëndetit Publik (ISHP), në një analizë për ecurinë e sëmundjeve të zemrës vitet e fundit gjeti se sëmundjet kardiovaskulare kanë përparuar me shpejtësi në dekadën e fundit.

Rastet e diagnostikuara çdo vit në spital janë gjithashtu në rritje së bashku me volumin e shërbimeve diagnostike dhe kirurgjikale.

Ndërhyrjet by-pass për rivendosjen e qarkullimit të gjakut në muskulin e zemrës të kryera nga QSUT pothuaj janë rritur në mënyrë eksponenciale në 10 vitet e fundit.

Risku i sëmundjeve të zemrës në Shqipëri vjen duke u rritur me moshën dhe është më i lartë tek burrat krahasuar me gratë.

Në grup – moshën 30-69 vjeç vdekshmëria dhe sëmundshmëria janë rreth 2 herë më të larta tek meshkujt, ndërsa pas kësaj moshe diferenca zvogëlohet në vetëm rreth 20%.

Diferencat mes grave dhe burrave janë akoma më të mëdha kur krahasojmë sëmundshmërinë. Arsyet e diferencës përfshijnë mbrojtjen hormonale te femrat para menopauzës, si dhe ekspozimin më të lartë ndaj duhanpirjes dhe abuzimit të alkoolit.

OBSH rekomandon t’i kushtohet vëmendje vlerësimit të përgjithshëm të një numri faktorësh risku për sëmundjet e zemrës dhe aksidentet cerebrovaskulare, në vend të një të vetmi, me synim zvogëlimin e riskut total.

Shqipëria renditet ndërkohë ndër një nga vendet me nivelin më të lartë të obezitetit, që është një tjetër faktor rreziku për sëmundjet e zemrës dhe vdekshmërinë prej tyre.

Sipas Eurostat 56.5% e shqiptarëve mbi 16-vjeç konsiderohen mbi peshë, duke u renditur në zonën e rrezikut.

Femrat shqiptare duket se janë shumë më të kujdesshme se meshkujt. Sipas Eurostat, 62.3% e meshkujve shqiptarë mbi 16 vjeç konsiderohen mbipeshë, ndër më të lartat në Europë.

Gjysma e femrave shqiptare (50.9%) konsiderohen që janë mbipeshë, sipas të dhënave të Eurostat.

The post INSTAT: Shqiptarët ndërrojnë jetë nga zemra gati dy herë më shumë se Bashkimi Europian appeared first on Albeu.com.