vdekjet Archives - Albeu.com

Rritet në 40.265 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza
Është rritur në 40.265 numri i palestinezëve të vrarë në sulmet e ushtrisë izraelite që nga 7 tetori i vitit 2023 në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë Ministria e Shëndetësisë në Gaza njoftoi lidhur me sulmet që Izraeli vazhdon prej 321 ditësh ndaj Rripit të Gazës.

Në sulmet që ushtria izraelite ka kryer në 24 orët e fundit ndaj zonave të ndryshme të Gazës janë kryer “4 masakra”, ndërsa në këto sulme janë vrarë 42 palestinezë dhe 163 të tjerë janë plagosur.

Në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023 e deri më tani numri i palestinezëve të vrarë ka arritur në 40.265, ndërsa i të plagosurve në 93.144.

Gjithashtu në njoftim thuhet se nën rrënoja dhe përreth rrugëve ende ka kufoma të të vrarëve, ndërsa ekipet shëndetësore dhe të Mbrojtjes Civile nuk kanë mundur të mbërrijnë tek trupat për shkak të pengesave nga forcat izraelite.

The post Rritet në 40.265 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza appeared first on Albeu.com.

Shqipëria, e gjashta për vdekjet më të larta nga aksidentet rrugore në Europë
Vdekjet nga aksidentet rrugore në Shqipëri, ndonëse kanë ardhur në ulje, por sërish mbeten ndër më të lartat në Europë.

INSTAT, në vitin 2022, 164 persona humbën jetën nga aksidentet me makinë, ose 59 persona për 1 milion banorë.

Kjo shifër, është më e lartë sesa mesatarja e Bashkimit Europian prej 46 viktimash për 1 milionë banorë, sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat.

Në total, Shqipëria renditet e gjashta, pas Rumanisë që mban rekordin me 86 vdekje për 1 milion banorë, Bullgarisë (78), Kroacisë (71) dhe Portugalisë (60).

Nuk ka të dhëna të fundit për vendet e rajonit, por statistikat e mëparshme referojnë se numri i tyre është më i ulët se në Shqipëri.

Megjithatë, një zhvillim pozitiv është se numri i viktimave nga aksidentet rrugore në Shqipëri, ka ardhur në rënie të ndjeshme vitet e fundit.

Në 2022 u shënuan 164 humbje jete, që është shifra më e ulët e regjistruar ndonjëherë që nga viti 2000, kur raportohen të dhënat (shiko grafikun: Të vrarë në aksidente rrugore, Shqipëria).

Në krahasim me 2077-n, ku u shënua rekordi i viktimave, jetët e humbura janë përgjysmuar në 2022.

Sipas INSTAT, rreth 70-80% e aksidenteve shkaktohen nga drejtuesit e mjeteve. Grupmoshat e reja 25-34 vjeç janë në përgjithësi më të pakujdesshmit.

Vdekjet nga aksidentet rrugore në BE u rritën me 4% në 2022

Sipas Eurostat, 20 653 persona humbën jetën nga aksidentet e trafikut rrugor në Bashkimin Europian gjatë vitit 2022, duke shënuar një rritje prej 4 për qind krahasuar me vitin 2021 (19 917 viktima).

Numri i viktimave është rritur për dy vite radhazi pas rënies së paprecedentë në vitin 2020 (18 833), vit ku kufizimet e COVID-19 prekën transportin e pasagjerëve.

Shkalla me e lartë e vdekshmërisë rrugore u regjistrua në Rumani, ndërsa më e ulëta në Suedi.

Në vitin 2022, në BE kishte mesatarisht 46 viktima në trafikun rrugor për 1 milion banorë.

Duke marrë në konsideratë popullsinë e çdo vendi të BE-së, shkalla më e ulët e vdekjeve në rrugë në vitin 2022 u regjistrua në Suedi (22 vdekje rrugore për 1 milion banorë), e ndjekur nga Danimarka (26) dhe Irlanda (31).

Ndërsa normat më të larta u regjistruan në Rumani (86 vdekje rrugore për milion banorë), e ndjekur nga Bullgaria (78) dhe Kroacia (71).

The post Shqipëria, e gjashta për vdekjet më të larta nga aksidentet rrugore në Europë appeared first on Albeu.com.

Bien mbi 7% lindjet dhe vdekjet në 3-mujorin e tretë, në 6 qarqe shtesa natyrore negative
Si lindjet dhe vdekjet shënuan rënie të konsiderueshme në tremujorin e tretë të vitit 2023, duke reflektuar rënien e popullatës banuese në vend.

Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se shtesa natyrore e popullsisë për tremujorin e tretë 2023 regjistron 1.066 lindje më shumë se sa vdekje në shkallë vendi.

Numri i lindjeve për tremujorin e tretë 2023 është 6.070, duke shënuar një rënie me 7,4 %, krahasuar me tremujorin e tretë 2022. Numri i vdekjeve për tremujorin e tretë 2023 është 5.004, duke shënuar një rënie prej 7,8 %, krahasuar me tremujorin e tretë 2022.

Në tremujorin e tretë 2023, gjashtë qarqe të vendit regjistrojnë shtesë natyrore pozitive të popullsisë, ndërsa në gjashtë qarqet e tjera, shtesa natyrore e popullsisë është negative.

Në tremujorin e tretë 2023, qarku me shtesën natyrore më të lartë është Tirana, me 913 lindje më shumë sesa vdekje, ndërsa qarku me shtesën natyrore më të ulët është Korça, me 132 vdekje më shumë se sa lindje.

Lindje me rritje vetëm në Tiranë, 11 të tjera me rënie

Në tremujorin e tretë 2023, një qark i vendit shënon rritje të numrit të lindjeve, ndërsa njëmbëdhjetë qarqe të tjera shënojnë ulje, në krahasim me tremujorin e tretë 2022.

Qarku me numrin më të lartë të lindjeve është Tirana me 2.233 lindje, ndërsa qarku me numrin më të ulët është Gjirokastra me 115 lindje. Rënien më të madhe në përqindje të lindjeve, gjatë tremujorit të tretë 2023 krahasuar me tremujorin e tretë 2022 e ka qarku i Kukësit me 30,8 %.

Vdekjet, rënie vjetore me 7,8% në 3-mujorin e tretë

Në shkallë vendi humbën jetën 5.004 në tre-mujorin e tertë të vitit 2023,ose 7.8% në krahasim me të njëjtën periudhe të një viti më parë.

Sipas INSTAT, Në tremujorin e tretë 2023, njëmbëdhjetë qarqe të vendit shënojnë ulje të numrit të vdekjeve, ndërsa një qark shënon rritje, në krahasim me tremujorin e tretë 2022.

Qarku me numrin të ulët të vdekjeve është Kukësi me 120 vdekje, ndërsa qarku me numrin më të lartë është Tirana me 1.320 vdekje.

Uljen më të madhe në përqindje të vdekjeve gjatë tremujorit të tretë 2023, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022 e zë qarku i Gjirokastrës me rënie prej 22,0 %..monitor

The post Bien mbi 7% lindjet dhe vdekjet në 3-mujorin e tretë, në 6 qarqe shtesa natyrore negative appeared first on Albeu.com.

Bie numri i lindjeve në vend, kush është qarku me shtesën më të ulët natyrore
Shtesa natyrore vijon të jetë negative në vend, për të tretin tremujor radhazi.

Sipas INSTAT numri i lindjeve për tremujorin e dytë 2022 është 5.384, duke shënuar një rënie me 14,8%, krahasuar me tremujorin e dytë 2021.

Numri i vdekjeve për tremujorin e dytë 2022 është 4.916, duke shënuar një rënie prej 19,4%, krahasuar me tremujorin e dytë 2021. Shtesa natyrore e popullsisë pasqyron trend pozitiv në tremujorin e dytë 2022 me 468 lindje më shumë se sa vdekje.

Në tremujorin e dytë 2022, pesë qarqe të vendit kanë shënuar shtesë natyrore pozitive të popullsisë, ndërsa në shtatë qarqet e tjera, shtesa natyrore e popullsisë pasqyrohet negative.

Në tremujorin e dytë 2022, qarku me shtesën natyrore më të lartë është Tirana, me 821 lindje më shumë sesa vdekje, ndërsa qarku me shtesën natyrore më të ulët është Korça, me 193 vdekje më shumë se sa lindje.

Lindjet

Në tremujorin e dytë 2022, të gjitha qarqet e vendit shënuan ulje të numrit të lindjeve, në krahasim me tremujorin e dytë 2021.

Në tremujorin e dytë 2022, qarku me numrin më të lartë të lindjeve është Tirana me 1.940 lindje, ndërsa qarku me numrin më të ulët është Gjirokastra me 85 lindje. Rënien më të vogël në përqindje të lindjeve gjatë tremujorit të dytë 2022 krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021 e zë qarku i Beratit me 9,0%, ndërsa rënien më të madhe e ka qarku i Vlorës me 25,4%.

Vdekjet

Në tremujorin e dytë 2022, të gjitha qarqet e vendit shënojnë ulje të numrit të vdekjeve, në krahasim me tremujorin e dytë 2021.

Në tremujorin e dytë 2022, qarku me numrin më të ulët të vdekjeve është Kukësi me 97 vdekje, ndërsa qarku me numrin më të lartë është Tirana me 1.119 vdekje. Uljen më të madhe në përqindje të vdekjeve gjatë tremujorit të dytë 2022, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021, e zë qarku i Kukësit me rënie prej 30,2%./Monitor

The post Bie numri i lindjeve në vend, kush është qarku me shtesën më të ulët natyrore appeared first on Albeu.com.

Vdekjet arritën rekord në Shqipëri, INSTAT zbulon shkaqet, meshkujt më të prekurit nga covid
Numri i vdekjeve të regjistruara në Shqipëri gjatë vitit 2021, është 30.507, duke shënuar një rritje prej 10,5 % vdekje më shumë, krahasuar me vitin paraardhës, raporti INSTAT në publikimin për shkaqet e vdekjeve.

Ky është niveli më i lartë i vdekjeve vjetore i regjistruar ndonjëherë në vend dhe është si rrjedhojë e pasojave që dha në shëndetin e popullatës pandemia e Covid-19, sidomos në pjesën e parë të vitit.

Sipas gjinisë, regjistrohen 16.883 vdekje për meshkujt dhe 13.624 vdekje për femrat. Vdekjet e meshkujve përbënin 55% të totalit, nga rreth 52% që është në vite normale, duke treguar se pandemia ishte më fatale te meshkujt.

Sias INSTAT, Niveli bruto i vdekshmërisë për vitin 2021 është 1.085,0 vdekje për 100 mijë banorë përkundrejt 972,7 vdekje që ishte në vitin 2020. Referuar shkakut kryesor të vdekjeve, peshën më të madhe e zënë “shkaqet natyrale” me 97,3 % të vdekjeve gjithsej.

Në vitin 2021, vdekjet nga grup sëmundja “Aparati i qarkullimit të gjakut” zënë 52,4 % të vdekjeve gjithsej. Ky grup sëmundjesh vazhdon të jetë shkaku kryesor i vdekjeve, me një normë vdekshmërie prej 568,6 për 100 mijë banorë. Krahasuar me vitin paraardhës, kjo grup sëmundje ka shënuar një rritje prej 10,8 %.

Në grup sëmundjen “Sëmundje të aparatit të qarkullimit të gjakut” përqindjen më të lartë e zë vdekshmëria nga “Sëmundjet kronike të zemrës” me 37,2 %, “Sëmundjet të enëve të trurit” me 23,7 % dhe “Sëmundjet ishemike të zemrës” me 22,8 %.

Grup sëmundja “Simptoma, shenja dhe sëmundje të papërcaktuara mirë”, përbën grupin e dytë me numrin më të lartë të vdekjeve (16,8 %). Krahasuar me vitin e kaluar, janë shënuar 9,0 % më shumë humbje jete. Vdekjet në grup-moshën mbi 70 vjeç përbëjnë 91,1 % të vdekjeve për këtë grup sëmundje dhe shkaku specifik është “vdekje nga pleqëria”.

Numri i vdekjeve të shkaktuara nga grup sëmundja “Sëmundje të aparatit të frymëmarrjes”, është gati 1,5 herë më i lartë, krahasuar me 2020 dhe përbën grupin e tretë kryesor referuar shkakut të vdekjes. Rreth 11,8 % e vdekjeve gjithsej kanë si shkak këtë grup sëmundje dhe niveli i vdekshmërisë për 100 mijë banorë është 128,4 vdekje.

Vdekjet nga grup sëmundja “Tumore” zënë 11,2 % të vdekjeve gjithsej, duke u renditur si grupi i katërt referuar shkakut të vdekjes. Krahasuar me vitin 2020, janë regjistruar 4,4 % më pak humbje jete nga kjo grup sëmundje. Në grupin “Tumore” përqindjen më të lartë e zë nëngrupi i “tumore malinj të aparatit të tretjes”, me 35,2 % dhe “tumore malinj të aparatit të frymëmarrjes” me 23,7 %.

Vdekshmëria sipas gjinisë

Grup sëmundja “Sëmundje të aparatit të qarkullimit të gjakut” është shkaku kryesor i vdekjeve si tek meshkujt ashtu edhe tek femrat. Nga 15.986 të vdekur nga kjo grup sëmundje, 46,2 % janë femra dhe 53,8 % janë meshkuj. Në raport me popullsinë, shënohet 523,0 vdekje tek femrat dhe 614,6 vdekje tek meshkujt për 100 mijë banorë.

Për “Sëmundje të aparatit të frymëmarrjes”, norma e vdekshmërisë për 100 mijë banorë është më e lartë tek meshkujt krahasuar me femrat, 163,1 përkundrejt 94,1 vdekje.

Femrat kanë normën më të lartë të vdekshmërisë në grup sëmundjen “Simptoma, shenja dhe sëmundje të papërcaktuara mirë”, 195,4 vdekje për 100 mijë banorë. Norma e vdekshmërisë për grup sëmundjen “Tumore” është 151,9 vdekje për meshkujt dhe 92,3 vdekje për femrat për 100 mijë banorë.

Vdekshmëria foshnjore

Në vitin 2021, numri i vdekjeve foshnjore është 228. Shkaqet kryesore të vdekshmërisë foshnjore (nën 1 vjeç) janë “Sëmundjet që shfaqen në periudhën rreth lindjes” me 43,9 % dhe “Ndërlikime në barrë, të lindjes dhe të periudhës së paslindjes” me 21,1 % të vdekjeve gjithsej të kësaj grup-moshe.

Vdekshmëria sipas grup-moshës

Për grup-moshën 0-19 vjeç, numri më i madh i vdekjeve lidhet me grup sëmundjet specifike si “Sëmundje që shfaqen në periudhën rreth lindjes” (27,5 %) dhe “Sëmundje të aparatit të qarkullimit të gjakut” (25,3 %). Për grup-moshën 20-44 vjeç, “Sëmundje të aparatit të qarkullimit të gjakut” (32,5 %) dhe “Dëmtimet traumatike” (26,4 %) janë grupet me peshën më të madhe në vdekjet e shkaktuara. Për grup-moshat 45-64, 65-79 dhe 80+ vjeç, shkaku kryesor mbetet sëmundjet të aparatit të qarkullimit të gjakut.

Vdekshmëria sipas qarqeve

Sipas qarqeve, koeficienti bruto më i lartë i vdekjeve vihet re në qarkun e Gjirokastrës me 1.841,0 për 100 mijë banorë, ndërsa më i ulëti në qarkun Kukës me 829,1 vdekje.

Qarku i Shkodrës shënon vlerën më të lartë të koeficientit bruto të vdekshmërisë për grup sëmundjen “Sëmundje të aparatit të qarkullimit të gjakut” me 733,5, ndërsa qarku Durrës shënon vlerën më të ulët me 476,6 për 100 mijë banorë.

Referuar grup sëmundjes “Tumore” vlera më e lartë e koeficientit bruto të vdekshmërisë vihet re në qarkun e Gjirokastrës me 204,7 vdekje, ndërsa më e ulët në qarkun e Tiranës me 94,0 vdekje për 100 mijë banorë të qarqeve përkatëse.

Në vitin 2021, vdekshmëria sipas grup sëmundjeve kryesore për çdo qark ruan pothuajse të njëjtën strukturë, ku numri më i madh i vdekjeve shkaktohet nga grup sëmundja ‘Sëmundje të aparatit të qarkullimit të gjakut’ ndjekur nga ‘Sëmundjet të aparatit të frymëmarjes‘ dhe ‘Tumoret’./ Monitor

The post Vdekjet arritën rekord në Shqipëri, INSTAT zbulon shkaqet, meshkujt më të prekurit nga covid appeared first on Albeu.com.

COVID/ Bilanci i infektimeve dhe vdekjeve gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut
Nga 2.290 testime të kryera në Maqedoninë e Veriut, janë regjistruar 324 raste të reja pozitive me Covid dhe janë shëruar 287 pacientë.

Gjatë 24 orëve të fundit është regjistruar vetëm një rast vdekje, një 70-vjeçar nga Velesi.

Numri i rasteve aktive ka arritur në 1.955, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë./albeu.com/

The post COVID/ Bilanci i infektimeve dhe vdekjeve gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut appeared first on Albeu.com.

Për herë të parë në 98 vite, në Shqipëri 3296 vdekje me shumë se lindje
Për herë të parë që nga viti 1923, kur nisi të matej popullsia e vendit, popullsia e Shqipërisë pësoi shtesë natyrore në vitin 2021 sipas të dhënave të fundit të INSTAT për shkak se vdekjet ishin më të larta se lindjet.

Gjatë vitit 2021 lindën 27.284 foshnja, duke shënuar një rënie me 2,8 %, krahasuar me një vit më parë. Gjatë vitit 2021 humbën jetën 30.580 persona, duke shënuar një rritje me 10,8 %, krahasuar me një vit më parë.

Shtesa natyrore e popullsisë në tremujorin e katërt 2021 tregon se janë 898 vdekje më shumë se sa lindje. Ndërsa në të gjithë vitin 2021 shtesa natyrore ishte 3.296 vdekje më shumë se sa lindje. Shqipëria është karakterizuar nga shtesë natyrore pozitive ndër vite. Shtesa natyrore negative për vitin 2021 është ndikuar edhe nga situata e pandemisë Covid-19, raportoi INSTAT.

Shtesa natyrore në rënie

Në tremujorin e katërt 2021, pesë qarqe të vendit kanë shënuar shtesë natyrore pozitive të popullsisë, ndërsa në shtatë qarqet e tjera, shtesa natyrore e popullsisë ishte negative.

Në tremujorin e katërt 2021, qarku me shtesën natyrore më të lartë është Tirana, me 460 lindje më shumë sesa vdekje, ndërsa qarku me shtesën natyrore më të ulët është Korça, me 349 vdekje më shumë se sa lindje.

Gjatë vitit 2021, katër qarqe të vendit shënuan shtesë natyrore pozitive të popullsisë, ndërsa në tetë qarqet e tjera shtesa natyrore e popullsisë ishte negative.

Gjatë vitit 2021, qarku me shtesën natyrore më të lartë është Tirana, me 1.642 lindje më shumë sesa vdekje, ndërsa qarku me shtesën natyrore më të ulët është Vlora, me 1.222 vdekje më shumë se sa lindje.

Lindjet, renie pavarëisht bonusit

Gjatë vitit 2021 lindën 27.284 foshnja, duke shënuar një rënie me 2,8 %, krahasuar me një vit më parë.

Në tremujorin e katërt 2021, katër qarqe të vendit shënojnë rritje të numrit të lindjeve, në krahasim me tremujorin e katërt 2020, ndërsa tetë qarqet e tjera shënojnë ulje në krahasim me të njëjtën periudhë.

Në tremujorin e katërt 2021, qarku me numrin më të lartë të lindjeve është Tirana me 2.514 lindje, ndërsa qarku me numrin më të ulët është Gjirokastra me 113 lindje. Rritjen më të lartë në përqindje të lindjeve gjatë tremujorit të katërt 2021, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020 e zë qarku i Beratit me 13,7 %, ndërsa rënien më të madhe e ka qarku i Dibrës me 15,7 %.

Gjatë vitit 2021, pesë qarqe të vendit shënuan rritje të numrit të lindjeve, në krahasim me vitin 2020, ndërsa shtatë qarqet e tjera pësuan rënie.

Gjatë vitit 2021, qarku me numrin më të lartë të lindjeve është Tirana me 9.473 lindje, ndërsa qarku me numrin më të ulët është Gjirokastra me 451 lindje. Rritjen më të lartë në përqindje të lindjeve gjatë vitit 2021, krahasuar me vitin 2020 e zë qarku i Kukësit me 3,9 %, ndërsa rënien më të madhe e ka qarku i Elbasanit me 11,3 %.

Vdekjet në rekorde nga pandemia

Në tremujorin e katërt 2021, njëmbëdhjetë qarqe të vendit shënojnë ulje të numrit të vdekjeve, në krahasim me tremujorin e katërt 2020, ndërsa vetëm një qark shënon rritje në krahasim me të njëjtën periudhë.

Në tremujorin e katërt 2021, qarku me numrin më të ulët të vdekjeve është Kukësi me 166 vdekje, ndërsa qarku me numrin më të lartë është Tirana me 2.054 vdekje. Uljen më të madhe në përqindje të vdekjeve gjatë tremujorit të katërt 2021, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020 e zë qarku i Lezhës me rënie prej 24,6 %, ndërsa rritjen më të madhe e ka qarku i Vlorës me 3,0 %.

Gjatë vitit 2021, vetëm një qark i vendit shënoi ulje të numrit të vdekjeve, në krahasim me vitin 2020, ndërsa njëmbëdhjetë qarqe të tjerë shënuan rritje në krahasim me të njëjtën periudhë.

Gjatë vitit 2021, qarku me numrin më të ulët të vdekjeve është Kukësi me 612 vdekje, ndërsa qarku me numrin më të lartë është Tirana me 7.831 vdekje. Uljen më të madhe në përqindje të vdekjeve gjatë vitit 2021, krahasuar me vitin 2020 e zë qarku i Kukësit me rënie prej 2,4 %, ndërsa rritjen më të madhe e ka qarku i Vlorës me 33,2 %./Monitor

The post Për herë të parë në 98 vite, në Shqipëri 3296 vdekje me shumë se lindje appeared first on Albeu.com.

Më shumë se tre milion vdekje nga COVID-19 në të gjithë botën
Sipas të dhënave tö fundit të Universitetit Johns Hopkins në Baltimore, numri i vdekjeve të regjistruara nga virusi korona nö botë u rrit nga dy në tre milion brenda tre muajve. Deri tani, po sipas të dhënave të universitetit amerikan, në të gjithë botën ka pasur më shumë se 140 milion infektime të konfirmuara me virusin Covid-19. Ekspertët supozojnë se duhet të ketë edhe një numër të lartë rastesh të paraportuara të infeksioneve dhe të vdekjeve. Numri i infeksioneve të njohura aktualisht është rreth 730,000 në ditë.

Faqja e internetit të Universitetit Johns Hopkins azhurnohet rregullisht me të dhëna të reja dhe tregon një nivel më të lartë infektimesh dhe vdekjesh sesa shifrat zyrtare që publikon Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

Lajmi i mirë: atje ku bëhen shumë vaksinime, shifrat bien

Zhvillimet në vendet e ndryshme shfaqin dallime të konsiderueshme edhe për shkak të vaksinimeve. Falë fushatave masive të vaksinimit Izraeli dhe Britania e Madhe e kanë tani kryesisht nën kontroll krizën shëndetësore. Edhe në Kili dhe SHBA vaksinimet tani kanë avancuar mirë, gjë që duhet ta ngadalësojë më tej pandeminë.

Kurse në rajone të tjera të botës gjendja është përkeqësuar jashtëzakonisht. Shumica e infeksioneve të reja janë raportuar kohët e fundit nga India, Brazili dhe Turqia. Brazili tani raporton një mesatare prej rreth 3,000 vdekjesh në ditë, më shumë se dy herë më shumë se në mes të shkurtit.

Në Indi numri i vdekjeve u rrit në 1.000 në ditë, nëntë herë më shumë se në fillim të marsit. Numri i njerëzve që infektohen çdo ditë me virusin në Indi u rrit nga 15.000 në fillim të marsit në mbi 188,000 së fundmi. Numri i infeksioneve të reja në Turqi u rrit në më shumë se 60.000 raste në ditë këtë javë.

Që nga fillimi i pandemisë shumica e vdekjeve të lidhura me sëmundjen COVID-19 janë raportuar në Shtetet e Bashkuara, ku që nga fillimi i vitit të kaluar kanë vdekur 566.000 vetë. Brazili, ku sipas të dhënave kanë vdekur rreth 369.000 vetë, renditet në vendin e dytë. Meksika deri tani ka raportuar më shumë se 211.000 vdekje, kurse India 175.000.

Në Evropë shumica e vdekjeve nga korona janë regjistruar në Britaninë e Madhe: 127.000 vetë, pasuar nga Italia (116.000), Franca (100,000) dhe Gjermania (80.000). /DW

The post Më shumë se tre milion vdekje nga COVID-19 në të gjithë botën appeared first on Albeu.com.