vdekjeprures Archives - Albeu.com

VIDEO/ Vullkani Marapi ku humbën jetën mbi 20 alpinistë, shpërthen sërish
Vullkani i identifikuar si Marapi në Indonezi ka shpërthyer sërish, me hirin që u ngrit në 1300 metra gjashtë javë pas një shpërthimi fatal.

Vullkani në provincën e Sumatrës Perëndimore shpërtheu të paktën dy herë të dielën, tha agjencia, duke kërkuar evakuimin e njerëzve brenda 4.5 km nga qendra e shpërthimit.

Në dhjetor më shumë se 20 njerëz humbën jetën pasi Marapi, një nga vullkanet më aktivë të Sumatrës, shpërtheu, raporton Reuters.

Mali Marapi është një nga vullkanet më aktivë në Indonezi, i vendosur në Unazën e Zjarrit të Paqësorit me 127 vullkane aktive, më shumë se kudo tjetër në botë.

Ai ka shpërthyer 11 herë në fillim të shekullit të 21-të, me ngjarjen më vdekjeprurëse, ku 60 persona humbën jetën në 1979.

The post VIDEO/ Vullkani Marapi ku humbën jetën mbi 20 alpinistë, shpërthen sërish appeared first on Albeu.com.

Përse tërmeti ishte kaq vdekjeprurës në Turqi? Ekspertët: Nuk u zbatuan ligjet për ndërtimin, shteti u tregua i dobët
Turqia për vite me radhë ka rrezikuar duke mos zbatuar ligjet moderne të ndërtimit. Vendi ka lejuar dhe në disa raste, edhe ka inkurajuar ndërtime të objekteve në zonat që janë të rrezikuara më shumë nga dridhjet e tokës, thonë ekspertët.

Zbatimi i dobët i ligjeve moderne, për të cilin ekspertët e gjeologjisë dhe inxhinierisë kanë paralajmëruar prej kohësh, po debatohet sërish pas tërmeteve shkatërruese të kësaj jave, të cilët rrafshuan mijëra ndërtesa dhe vranë më shumë se 21,000 njerëz në Turqi dhe Siri.

“Kjo është një katastrofë e shkaktuar nga ndërtime të dobëta, jo nga tërmeti”, tha David Alexander, profesor i planifikimit emergjent në “University College” në Londër.

Është e ditur që shumë ndërtesa në zonat e goditura nga dy tërmetet e kësaj jave u ndërtuan me materiale dhe metoda të dobëta dhe shpesh nuk përputheshin me standardet e qeverisë, tha Eyup Muhcu, president i Dhomës së Arkitektëve të Turqisë.

Ai tha se kjo përfshin shumë ndërtesa të vjetra, por edhe apartamente të ngritura vitet e fundit, gati dy dekada pasi vendi miratoi ligjet e ndërtimit sipas standardeve moderne. “Struktura e ndërtesave në zonë ishte e dobët dhe jo e qëndrueshme, pavarësisht nga fakti se është zonë që përballet me termete”, tha zoti Muhcu.

Problemi kryesisht u shpërfill, thanë ekspertët, sepse trajtimi i tij do të ishte i shtrenjtë, jopopullor dhe do të frenonte një motor kyç të rritjes ekonomike të vendit.

Sigurisht, tërmetet e njëpasnjëshme që shkatërruan ose dëmtuan të paktën 12,000 ndërtesa ishin jashtëzakonisht të fuqishëm dhe forca e tyre u zmadhua nga fakti se ato ndodhën jo shumë në thellësi.

Tërmeti i parë me magnitudë 7.8 ndodhi në orën 4:17 të mëngjesit, duke e bërë edhe më të vështirë për njerëzit që të dilnin nga ndërtesat e tyre pasi toka u trondit me forcë. Presidenti Rexhep Tajip Erdogan ka pranuar “mangësitë” në reagimin e vendit ndaj termetit.

Por ekspertët thanë se ka një mal me prova dhe shumë rrënoja që tregojnë një realitet të rëndë për arsyet përse tërmetet ishin kaq vdekjeprurës: Edhe pse Turqia ka të miratuara ligje ndërtimi që plotësojnë standardet aktuale të inxhinierisë së tërmeteve, ato shumë rrallë zbatohen, gjë që shpjegon arsyen përse mijëra ndërtesa u shkatërruan.

Në një vend të kryqëzuar nga linjat e çarjeve gjeologjike, njerëzit janë të shqetësuar se kur dhe ku mund të godasë tërmeti tjetër, veçanërisht në Stamboll, një qytet me më shumë se 15 milionë banorë që është i prekshëm nga tërmetet.

Që nga fatkeqësia, ministri i drejtësisë i presidentit Erdogan tha se do të hetojë ndërtesat e shkatërruara. “Ata që kanë qenë të pakujdesshëm, fajtorë dhe përgjegjës për shkatërrimin pas tërmetit do të përgjigjen para drejtësisë”, tha të enjten ministri Bekir Bozdag.

Por disa ekspertë thanë se çdo hetim serioz mbi zbatimin e dobët të ligjeve të ndërtimit duhet të përfshijë një vështrim të ashpër ndaj politikave të vet presidentit Erdogan, si dhe zyrtarëve rajonalë dhe lokalë, të cilët mbikëqyrën dhe promovuan një bum ndërtimi që ndihmoi në rritjen ekonomike.

Pak para zgjedhjeve të fundit presidenciale dhe parlamentare të Turqisë në vitin 2018, qeveria parashtroi një program gjithëpërfshirës për të dhënë amnisti për kompanitë dhe individët përgjegjës për disa shkelje të kodeve të ndërtimit të vendit. Duke paguar një gjobë, shkelësit mund të shmangnin detyrimin për të rregulluar ndërtesat e tyre. Amnisti të tilla janë përdorur edhe nga qeveritë e mëparshme para zgjedhjeve.

Si pjesë e atij programi amnistie, agjencia qeveritare përgjegjëse për zbatimin e kodeve të ndërtimit pranoi se më shumë se gjysma e të gjitha ndërtesave në Turqi — që përbëjnë rreth 13 milionë apartamente — nuk ishin në përputhje me standardet aktuale.

Llojet e shkeljeve të përmendura në atë raport nga Ministria e Mjedisit dhe Urbanistikës ishin të shumta, duke përfshirë shtëpitë e ndërtuara pa leje, ndërtesat që lejuan kate shtesë ose zgjeruan ballkone pa autorizim, dhe ekzistenca e stukturave të paqëndrueshme ku jetojnë familjet me të ardhura të ulëta.

Raporti nuk specifikonte se sa ndërtesa ishin në kundërshtim me kodet që lidhen me rezistencën ndaj tërmeteve ose integritetin bazë strukturor, por realiteti ishte i qartë.

“Amnistia e ndërtimit nuk do të thotë se ndërtesa është e qëndrueshme”, tha në vitin 2019 kreu aktual i Ministrisë së Mjedisit dhe Urbanistikës, Murat Kurum.

Sipas zotit Muhcu, president i Dhomës së Arkitektëve të vendit, ndërtuesit zakonisht përdorin materiale me cilësi më të ulët, punësojnë më pak profesionistë për të mbikëqyrur projektet dhe nuk u përmbahen rregulloreve të ndryshme si një mënyrë për të ulur kostot.

Ai thotë se e ashtuquajtura “amnestia ndërtimore” e qeverisë turke e prezantuar përpara zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2018 si një mënyrë për të siguruar vota, në fakt, ka legalizuar ndërtesat e pasigurta.

“Ne po e paguajmë për këtë me mijëra vdekje, shkatërrim të mijëra ndërtesave, humbje ekonomike,” tha zoti Muhcu.

Edhe ndërtesat e reja të banimit të shpallura si të sigurta, u shkatërruan nga tërmeti.

Shkatërrimi në të gjithë Turqinë vjen në një kohë të ndjeshme për presidentin Erdogan, i cili përballet me zgjedhje të vështira parlamentare dhe presidenciale në maj, mes një rënieje ekonomike dhe inflacionit të lartë.

Zoti Erdogan përmend rregullisht bumin e ndërtimit të vendit gjatë dy dekadave të fundit, që përfshijnë aeroporte, rrugë, ura dhe spitale të reja, si dëshmi e suksesit të tij gjatë më shumë se dy dekadave në pushtet.

Në turneun e tij në zonat e dëmtuara të mërkurën dhe të enjten, zoti Erdogan u zotua të rindërtojë shtëpitë e shkatërruara brenda vitit.

“Ne e dimë këtë biznes”, tha ai. “Ne jemi një qeveri që e kemi dëshmuar veten në këto çështje. Do të rindërtojmë!/VOA/

The post Përse tërmeti ishte kaq vdekjeprurës në Turqi? Ekspertët: Nuk u zbatuan ligjet për ndërtimin, shteti u tregua i dobët appeared first on Albeu.com.

Sekreti që qëndron pas këtij ishulli vdekjeprurës (VIDEO)
Gjëja më e mirë që çdokush mund të bëjë është të qëndroj larg këtij ishulli.

Askush nuk është i sigurt për arsyet pse shteti nuk lejon hyrjen në këtë ishull, mbase është kërcënimi që fshihet pas tij, fakti që ju mund të hidheni në erë nga një bombë 250 kg.

Ata nuk e quajnë pa të drejtë Nomans Land, megjithëse ky ishull i ndaluar dikur njihej si “Ishulli i Dashurisë”, dhe ka histori të shumta për Vikingët, fantazmat, nazistët dhe kontrabandistët. Më pak se 5 milje nga Martha’s Vineyard, një nga vendpushimet më të njohura në Massachusetts, SHBA, ishulli i pabanuar i Nomans Land vazhdon të jetë një makth për autoritetet.

Jo vetëm sepse ka bomba kudo, por sepse vitet e fundit jeta ka filluar të lulëzojë atje.

Fati i tij mbetet i hapur për negociata. Të tjerët e duan atë si një strehë të jetës së egër, të tjerët si një destinacion të klasit të parë kërkimor, dhe disa më në fund flasin për një vend t që duhet të restaurohet.

Kjo është historia e një ishulli ndryshe nga të tjerët.

Ky ishull nuk ka asgjë që të kujton peizazhin e njohur të ishujve të tjerë dhe për shumë është e çuditshme që nuk është shfrytëzuar komercialisht, si ishujt ngjitur që përbëjnë vendpushimin më të njohur të Martha’s Vineyard.

Një ishull me 250 kilometra katrorë ku klasa sunduese kalon pushimet dhe është më pak se 5 kilometra larg.

Megjithatë, në Nomans Land, mbizotëron një atmosferë krejtësisht e ndryshme. Është një vend i shenjtë për jetën e egër, pas asnjë ndërhyrje nga njerëzit. Mbi të gjitha, vetë njerëzit bënë gjithçka që kishin në dorë për të zhdukur çdo jetë nga sipërfaqja e saj, raporton abcnews.al

Për 50 vite të tëra, midis 1943-1996, ishulli shërbeu si një shënjestër për bomba të Marinës Amerikane. Dhe përkundër përpjekjeve të saj për ti hequr bombat, Nomans Land ka ende shumë bomba të pashpërthyera, një kurth vdekjeprurës për këdo që përpiqet të shkojë në brigjet e saj.

Kjo është arsyeja pse ishulli ka qenë i mbyllur. Por jeta është rikthyer në ishull. Dhe bashkë me të lind edhe pyetja që mundon banorët, autoritetet dhe ekspertët: çfarë po ndodh Nomans Land?

Për vendasit, ishulli i pabanuar prej 612 hektarësh është vetëm një pikë në hartë, një vend i harruar dhe i ndaluar, sikur të mos kishte jetuar askush atje. Ishulli u ble nga marina amerikane në 1938 për t’u përdorur si një vend prove për bombat e saj.

Fusha ishte aktive deri në vitin 1996, megjithëse pas vitit 1952 vendi supozohej të përdorej për stërvitje për pilotët e rinj. Kjo shkatërroi çdo shenjë të pranisë njerëzore në ishull. Dhe çdo lloj jete, fatkeqësisht.

Historia e ishullit fillon zyrtarisht në 1602, kur u zbulua për herë të parë nga pirati dhe eksploruesi britanik Bartholomeë Gosnold. Kolonitë e para europianë kanë mbërritur në 1715 dhe të gjithë po kërkojnë thesaret që supozohet se janë varrosur këtu nga piratët.

Thesari i vetëm i vërtetë ishte peshku i mirë dhe së shpejti ishulli do të bëhet i njohur si një fshat peshkimi.

Ishulli, megjithatë, filloi të shkretohet në fund të shekullit të 19-të, kur peshkimi i merlucit u bë gjithnjë e më pak fitimprurës. Në 1896, The Boston Globe dërgoi një gazetar për të raportuar dhe ai zbuloi se vetëm një familje jetonte atje.

“Boston Globe” informon vazhdimisht lexuesit e tij për fantazmat që ndjekin ishullin, duke treguar për një tjetër legjendë. E dyta ishte kolonia e Vikingëve, e cila nuk u vërtetua kurrë.

Ajo që dihet është se ishulli është përdorur si një strehë për kontrabanduesit e alkoolit gjatë 1920. Familja e Joshua Crane, i ashtuquajturi “monarku i Nomans Land”, u zotua se ka parë nëndetëset gjermane të kalonin atje përpara Luftës së Dytë Botërore.

Po atë vit, Flota Detare e mori me qira ishullin për 50,000 dollarë. Crane ëndërronte ta kthente atë në një vendpushim luksoz. Sidoqoftë, Marina i prishi planet në 1952, kur konfirmoi se ishulli do të ishte në zotërim të tij.

Që nga viti 1952, vetëm studiuesit me leje të veçantë mund ta vizitonin ishullin. Dhe një i tillë është biologu Gus Ben David, një banor i zonës, i cili vizitoi ishullin për herë të parë në 1973 për të hulumtuar biodiversitetin e tij.

Biologu u kthye në ishull të paktën edhe 80 herë të tjera, shpesh i shoqëruar nga zyrtarë të qeverisë. “Një nga tiparet më të habitshme të jetës sime është marrëdhënia ime me nomanët”, tha ai një herë për Martha’s Vineyard Magazine. Ai është nga një botë tjetër. Është një diamant biologjik. ”

Ai madje i bëri thirrje Marinës që të mos pastronte ishullin nga bombat e pa-çaktivizuara. Kjo sepse bombat i mbanin të huajt larg ishullit, duke u lënë trashëgiminë zogjve dhe krijesave të ujit.

Duke lënë mënjanë planet për konstrukturimin e ishullit, i cili mbetet joshja e madhe për shumë të huaj, ka nga ata që e duan ishullin e pastruar nga bombat. Disa shpresojnë të jenë në gjendje ta vizitojnë, si vendasit, të cilët e konsiderojnë një vend piktoresk.

Brian McCarty, një ish oficer i Forcës Ajrore dëshiron që ishulli të jetë i hapur për një numër të kufizuar vizitorësh, studiuesish dhe vendasish.

Por shqetësimi i tij i është i ndryshëm nga pjesa tjetër. Kjo për arsye se rreziku i një municioni të pashpërthyer është real, vendasit gjithashtu shqetësohen për ndotjen e shkaktuar nga bombat e ndryshkura . Uji i pijshëm që pinë banorët e Martha’s Vineyard dhe mijëra turistë vjen nga i njëjti ujëmbajtës. Çdo gjë që gërryen tokën e Nomans Land përfundon duke ndotur ujin e zonës.

Davidi kaloi më shumë kohë në ishull se çdo person tjetër. Dhe ai vazhdon të argumentojë se duhet të mbetet ashtu siç është, me bombat e pashpërthyera dhe zogjtë e tij migrues.

Nomans Land tani është një parajsë e botës së egër. Dhe Davidi e di këtë më mirë se kushdo. Çdo përpjekje për të hequr bombat e pashpërthyera kërcënon natyrën e saj si një habitat, thotë ai.

“Unë e di se ku është çdo bombë në këtë ishull,” përfundon ai.

Marina Amerikane publikoi një raport në gusht të 2020, duke thënë se midis 1997 dhe 2014 ajo hoqi 11,000 municione, rreth 305 tonë material.

Marina kërkon që të jepet fund përpjekjeve për eliminimin e bombave dhe ti jepet peshë njerëzve duke i informuar pse duhet të qëndrojnë larg ishullit. Forcat Detare vlerësojnë koston e heqjes së municioneve të pashpërthyera në 31 milion dollarë. Në përgjithësi, ata që flasin për trashëgiminë e tij kulturore kanë pasur gjithmonë debate për fatin e ishullit të vogël, raporton abcnews.al

Sipas të dhënave, atje jetonte një fis i amerikanëve vendas (Fisi Wampanoag i Gay Head) dhe ka shumë persona që kërkojnë nga autoritetet të nxjerrin në pah provat e ekzistencës së tyre.

Duke lënë menjëanë indianët, vikingët, nazistët, piratët, kontrabandistët, peshkatarët, dhe cilindo tjetër që është pjesë e kësaj histori, shteti dhe populli duhet të punojnë së bashku për të gjetur një zgjidhje.

Ideja që ishulli të mbetet siç është në të njëjtat kushte është joshëse aq sa është logjike, të kërkosh të mos ketë asnjë gjurmë nga shkatërrimi njerëzor duke e lënë atë si dikur.

Mbetet për tu parë, se si mund të arrihet një marrëveshje e përbashkët.

The post Sekreti që qëndron pas këtij ishulli vdekjeprurës (VIDEO) appeared first on Albeu.com.