Vdekja në paraburgim Archives - Albeu.com

Vdekja në paraburgim, 48 orë sorollatje
Nga Lutfi Dervishi

Vëzhguesit e Komitetit Shqiptar të Helsinkit kërkuan informacion tek autoritetet përkatëse për rrethanat e vdekjes z. E. Shehi I paraburgosur në IEVP, nr 313 për aferën e incineratorëve.

Më poshtë janë sorollatjet 48 orëshe të institucioneve që duhet të ishin të alarmuar për rastin!

Dita e parë

1.

Drejtori i Burgut 313, nuk i lejoi monitoruesit për të vëzhguar me justifikimin se çështja është në hetim dhe informacionet përbëjnë sekret hetimor.

Vëzhguesit: A ka vuajtur viktima nga probleme kardiake?

Përgjigje: Jo. Të dielën në orën 16:10 ka shfaqur disa ankesa dhe mjeku dhe ndihmës mjeku I kanë dhënë menjëherë ndihmën e shpejtë. Në orën 16:20 ka mbërritur në QSUT.

2.

Prokuroria e Tiranës: “nuk kemi asnjë kallëzim të regjistruar për këtë çështje. Presim që policia të bëjë verifikimet brenda 5 ditëve. Bëni kërkesë zyrtare për informacion.

3.

QSUT: Vëzhguesit presin mbi 1 orë e 30 minuta, sepse sekretari I përgjithshëm nuk ishte dhe stafi ishte në një aktivitet. Në fund të pritjes informacioni i vetëm që morën ishte: bëni kërkesë zyrtare për informacion.

4.

Avokatja e çështjes: më dërgoni me email pikat që do të diskutoni dhe të premten jam e gatshme t’iu takoj.

Dita e dytë

5.

Drejtoria e Policisë Tiranë: Shkoni te drejtoria e përgjithshme e policisë sepse ne nuk kemi informacion. Kjo çështje është në kopetencë të SPAK-ut.

6.

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë: “Shkoni te komisariati nr 3, që është afër burgut”

7.

Komisariati nr 3.: “Shkoni te komisariati nr. 4, sepse është afër Institutit të Mjekësisë Ligjore ku është bërë autopsia e viktimës”.

8.

Komisariati nr. 4, Oficeri I Policisë Gjyqësore: “Dje i kam dërguar prokurorisë një shkresë për referimin e disa materialeve për veprime të mëtejshme proceduriale’ (pra nuk ka kallëzim). Bashkëlidhur shkresës kanë qenë disa dokumenta që vëzhguesve nuk ju vunë në dispozicion (procesverbali kryerjes së ekspertimit mjeko-ligjor, akti I kqyrjes së kufomës dhe të dhënat e sistemit TIMS.)

9.

Instituti I Mjekësisë Ligjore: “Autopsia vonon edhe 30 ditë. Për rastin konkret nuk e dimë se kur do të dalë dhe në çdo rast, për çdo dokument bëni kërkesë zyrtare për informacion.

10.

Prokuroria e Tiranës: “nuk ka shkresë të mbëritur nga komisariati nr 4. Nuk është hedhur në sistem ndonjë e dhënë për këtë çështje “.

Vëzhguesit: Drejtori I burgut na tha se janë sekuestruar dokumentat e çështjes nga prokuroria. A keni informacion në lidhje më këtë?

Përgjigja: Bëni kërkesë zyrtare për informacion./Albeu.com/

The post Vdekja në paraburgim, 48 orë sorollatje appeared first on Albeu.com.