vdekja e 14 vjecarit Archives - Albeu.com

FOTO/ Vdekja makabër e 14-vjeçarit, reagon ashpër Noizy: Adoleshentë të dështuar!
Reperi Rigels Rajku i njohur me emrin e artit si ‘Noizy’ njihet si një nga personat publikë që bën reagime për ngjarje të ndryshme në vendin tonë. Pas ‘shokut’ të pësuar nga vrasja makabre e 14 vjeçarit Martin Cani mesditën e së hënës përpara ambjenteve të shkollës Fan Noli, ka preferuar të thyejë heshtjen.

Përmes një posti në Instagram, Noizy ka zgjedhur të reagojë ashpër ndaj adoleshentëve të sotëm, ku pjesa më e madhe e tyre i dëgjojnë e shikojnë projektet e reperit.

Do flas në gjuhën që të më kuptoni ju adoleshentët e “fortë”!

The post FOTO/ Vdekja makabër e 14-vjeçarit, reagon ashpër Noizy: Adoleshentë të dështuar! appeared first on Albeu.com.

FOTO/ Ky është autori që qëlloi në zemër 14-vjeçarin
Personi në foton e mësipërme dyshohet se është autori që qëlloi me thikë në zemër dhe i mori jetën bashkëmoshatarit Martin Canit.

Burime për media bëjnë me dije se autori është i identifikuar si Marin Ll., i cili po ashtu ndodhet në spital pasi ka marrë një plagë në dorën e majtë.

Autori 14-vjeçar dyshohet se pas përplasjes së dhunshme me thika, ku qëlloi disa herë bashkëmoshatarin është larguar pranë një parku, e më pas ka shkuar në një spital privat.

“Ora news” ka publikuar edhe një foto, ku shihet dora e gjakos e autorit. Dyshohet se ai e ka fotografuar dhe dërguar disa shokëve të tij pas ngjarjes.

Kujtojmë që Martin Cani dhe autori ishin përfshirë në një debat prej disa ditësh. Mirëpo sot Marini ka telefonuar shokët e tij nga një shkollë në Sauk dhe kanë shkuar pranë shkollës Fan Noli, ku kanë pritur viktimën.

Pasi 14-vjeçari së bashku me shokun e tij ka dalë nga shkolla është përballur me autorin dhe disa të tjerë ku ka nisur edhe dhuna. Dhunë që ka përfunduar me përdorimin e thikës që ka çuar në vdekjen e të miturit dhe dy të plagosurve, ku dhe vetë autori.

The post FOTO/ Ky është autori që qëlloi në zemër 14-vjeçarin appeared first on Albeu.com.

Gazetari jep detaje nga ngjarja e rëndë ku humbi jetën adoleshenti sot: Dyshohet se janë zënë për shkak të një vajze
Gazetari Eraldo Harlicaj ka dhënë të tjera detaje lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në afërsi të shkollës “Fan Noli”,  ku mbeti i vrarë një 15-vjeçar.

Në studion e “Top Story”, gazetari tha se ngjarja ishte e parapërgatitur dhe mund të ishte paralajmëruar. Ai u shpreh se një nga hipotezat për shkakun e konfliktit mes tyre dyshohet se është për shkak të një vajze.

“Ishte e parapërgatitur. Të gjithë personazhet e kanë ditur, e gjithë kjo propaganda e bukur për pjesën e sigurisë dhe psikologëve qëndron vetëm në letra. Sherri ka ndodhur afër shkollës dhe lehtësisht mund të ishte parandaluar. Pse viktima është transportuar me viktimë rasti? Ka shkuar në gjendje të rëndë, por nuk ia ka dalë mbanë.

Pas komunikimeve me grupin hetimor, ngjarja është e zbardhur. Një nga hipotezë është për histori me një bashkëmoshatare. Ka qenë një vajzë që fliste me të dy personazhet që ka sjellë grindje mes dy adoleshentëve.

Kemi të bëjmë me adoleshentë të dhunshëm, kemi disa raste të tilla të përsëritura. Paisja lehtësisht me armë të ftohta është tjetër shqetësim”-u shpreh

The post Gazetari jep detaje nga ngjarja e rëndë ku humbi jetën adoleshenti sot: Dyshohet se janë zënë për shkak të një vajze appeared first on Albeu.com.

Klodjana Lala zbulon detaje nga vrasja e 14-vjeçarit: Oficerit i thanë se ishin sqaruar
Gazetarja Klodiana Lala ka nxjerr detaje nga ngjarja e rëndë që ndodhi sot ku një nxënës 14-vjeçar i shkollës Fan Noli humbi jetën pas një sulmi me thikë 150 metra larg objektit mësimor. E ftuar në emisionin “Open” në News24, Lala u shpreh se mes viktimës dhe autorit të dyshuar të ngjarjes ka pasur një debat që të premten ku ata janë shtyrë, më pas ka pasur një debat mes tyre sot brenda shkollës dhe disa orë më pas konflikti agravoi duke shkaktuar një viktimë dhe një të plagosur.

“Një oficer policie që është marrë me hetimin e ngjarjes sot më tregoi se nxënësit kanë debatuar të premten, janë shtyrë. Kanë debatuar me njëri-tjetrin sot, i ka thirrur oficeri i sigurisë dhe kanë thënë jemi sqaruar.  Nuk duhej të ishin lejuar të dilnin, duhej të thirreshin prindërit, në mënyrë që ky konflikt të mos degradonte”, tha Lala.

Ndërsa u shpreh se kemi një ngjarje shumë të rëndë, gazetarja tha se duhet të reflektojnë institucionet.

“Ka pasur një paketë për sigurinë në shkolla, e cila duket se u harrua rrugës. Ishte një paketë që arrestoheshin ata që shpërndanin drogë në shkolla, që ecnin me shpejtësi pranë shkollave, që shisnin pije alkoolike për fëmijët 13-14 vjeç. Ne qasemi përditë me situata të tilla. Ky është një rast fatkeq, flagrant dhe shumë i rëndë. Por çdo ditë kemi raste të bullizmave, gjobvënieve, kërcënimeve, shantazheve me foto. Ne duhet të jemi vigjilent, nëse do të ishte ndërhyrë që të premten, nëse do të ishte ndërhyrë sot, nuk do të kishim agravim të situatës. Kemi një viktimë, kemi një të plagosur, kemi edhe një autor që është fëmijë. Histori që nisin në rrjetet sociale, duken si histori banale në dukje, por që u mbyll në mënyrë tragjike. Historitë te të miturit nisin nga më banalet, pse bërë folloë në instagram apo tiktok, pse e pe ti atë dhe s’duhet ta shohësh”, tha Lala.

The post Klodjana Lala zbulon detaje nga vrasja e 14-vjeçarit: Oficerit i thanë se ishin sqaruar appeared first on Albeu.com.

Vrasja e nxënësit 14-vjeçar, reagon Begaj: Kjo ngjarje e rëndë na ngarkon me përgjegjësi!
Presidenti i Republikës Sh.T. Z Bajram Begaj, reagoi me një mesazh të posaçëm për ngjarjen tragjike të ndodhur sot në afërsi të një shkolle 9-vjeçare në Tiranë.

Presidenti Begaj i shprehu ngushëllime familjes së 14-vjeçarit që mbeti viktimë e konfliktit me bashkëmoshatarët, ndërsa uroi shërimim e nxënësit tjetër që mbeti i plagosur.

Në këtë mesazh, Keu i Shtetit bën apel për reflektim të shoqërisë shqiptare në edukimin e brezit të ri.

“Kjo ngjarje e rëndë na shqetëson dhe na ngarkon me përgjegjësi për mjedisin ku po rrisim dhe edukojmë fëmijët tanë, duke përfshirë shoqërinë, shkollën dhe familjen”, shkruan ndër të tjera Kreu i Shtetit, duke iu drejtuar prindërve, mësuesve dhe të gjithë komunitetit.

Gjithashtu Presidenti Begaj bën thirrje për rikthimin e shoqërisë shqiptare te vlerat dhe distancimin nga modelet e dëmshme që u ofrohen sot fëmijëve dhe të rinjve:” Si shoqëri, kemi një sfidë të madhe përpara: Të frenojmë promovimin e dhunës në rrjetet sociale dhe hapësirën online, si dhe të ndalojmë çdo lloj shfaqje të dhunshme në shoqërinë tonë”. “Fëmijët dhe të rinjtë tanë- shprehet Kreu i Shtetit- meritojnë të orientohen drejt modeleve pozitive të punës, shkollimit dhe arritjeve nëpërmjet tyre”.

Mesazhi i plotë i Presidentit të Republikës:

“Ndarja nga jeta e 14-vjeçarit është për të gjithë ne një dhembje e madhe.

Ngushëllimet e mia më të ndjera familjes së tij!

Gjithashtu, uroj nga zemra shërim të shpejtë e të plotë për nxënësin e plagosur!

Kjo ngjarje e rëndë na shqetëson dhe na ngarkon me përgjegjësi për mjedisin ku po rrisim dhe edukojmë fëmijët tanë, duke përfshirë shoqërinë, shkollën dhe familjen.

Si shoqëri, kemi një sfidë të madhe përpara: Të frenojmë promovimin e dhunës në rrjetet sociale dhe hapësirën online, si dhe të ndalojmë çdo lloj shfaqje të dhunshme në shoqërinë tonë.

Fëmijët dhe të rinjtë tanë meritojnë të orientohen drejt modeleve pozitive të punës, shkollimit dhe arritjeve nëpërmjet tyre.

The post Vrasja e nxënësit 14-vjeçar, reagon Begaj: Kjo ngjarje e rëndë na ngarkon me përgjegjësi! appeared first on Albeu.com.