vau i dees Archives - Albeu.com

Kë do të vriste? Arrestohet 37-vjeçari me kallashnikov në Vaun e Dejës, kur sheh policinë tenton të arratiset (VIDEO)
Një ngjarje kriminale është parandaluar nga policia.

Në kuadër të operacionit “Kontigjenti”, është arrestuar një 37-vjeçar që qarkullonte me armë zjarri kallashnikov në makinë.

Në momentin kur është ndaluar nga policia, 37-vjeçari ka tentuar të arratiset, por nuk ia ka dalë.

“Gjatë kontrollit në brendësi të automjetit tip “Audi”, poshtë sediljes së pasme të pasagjerit, Policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri kallashnikov dhe 2 krehra me municion luftarak.

Në përfundim të veprimeve procedurale u arrestua në flagrancë shtetasi M. (Z.) Gj., 37 vjeç, banues në Vaun e Dejës, i dënuar më parë në Shqipëri, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve dhe për mashtrim, si dhe në Francë, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve”, njofton policia.

Njoftimi i plotë i policisë:

Vau i Dejës, Shkodër/Parandalohet një ngjarje e mundshme kriminale.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Kontigjenti”.

Qarkullonte i armatosur dhe dyshohet se do të kryente ngjarje kriminale, falë inteligjencës policore kapet dhe vihet në pranga 37-vjecari, i cili tentoi të largohej në momentin e ndërhyrjes së Policisë.

I arrestuari, i dënuar më parë brenda dhe jashtë vendit, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve dhe për mashtrim.

Sekuestrohen arma e zjarrit kallashnikov dhe 2 krehrat me municion luftarak.

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, se një shtetas që qarkullonte me automjet, me armë zjarri me vete, dyshohet se do të kryente ngjarje kriminale, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Kontigjenti”.

Në kuadër të operacionit, në unazën e qytetit të Vaut të Dejës, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar automjetin e dyshuar dhe kanë ndërhyrë menjëherë për ta ndaluar.

Drejtuesi i automjetit ka tentuar të largohet, por është neutralizuar dhe është vënë në pranga nga shërbimet e Policisë.

Gjatë kontrollit në brendësi të automjetit tip “Audi”, poshtë sediljes së pasme të pasagjerit, Policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri kallashnikov dhe 2 krehra me municion luftarak.

Në përfundim të veprimeve procedurale u arrestua në flagrancë shtetasi M. (Z.) Gj., 37 vjeç, banues në Vaun e Dejës, i dënuar më parë në Shqipëri, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve dhe për mashtrim, si dhe në Francë, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, në bashkëpunim me ato të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe në drejtimin e  Prokurorisë, vijojnë hetimet e thelluara për zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të qëllimit që kishte ky shtetas që qarkullonte me armë zjarri.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

The post Kë do të vriste? Arrestohet 37-vjeçari me kallashnikov në Vaun e Dejës, kur sheh policinë tenton të arratiset (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Vrau 44-vjeçarin në Vaun e Dejës, identifikohet autori i dyshuar (EMRI)
Martin Përgjini është shpallur në kërkim nga policia pasi akuzohet si autori i vrasjes së ndodhur një ditë më parë në Vaun e Dejës.

Përgjini akuzohet se është personi i cili plagosi për vdekje ditën e djeshme, Pjetër Kolën.

44-vjeçari, u dërgua nga dy persona, në orën 18:00 në një spital në fshatin Ungrej të Lezhës për ndihmë mjekësore pasi ishte plagosur me armë zjarri. Më pas, ai është transportuar drejt spitalit të Shkodrës për ndihmë të specializuar mjekësore por nuk ka mundur të mbijetojë për shkak të plagëve. Raportohet se Kola kishte marrë një plumb në bark dhe iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale, por nuk ia doli të mbijetonte.

Policia ka ngritur grupi hetimor për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe kapjen e autorit.

Njoftime policie

Identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar i plagosjes së rëndë me pasojë vdekjen e 44-vjeçarit nga Lezha.

Shërbimet e Policisë dhe grupi i posaçëm hetimor i ngritur për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, në Pukë, ku mbeti i plagosur rëndë me armë zjarri shtetasi P. K., 44 vjeç, nga Lezha, i cili më pas ndërroi jetë në spitalin e Shkodrës, kanë vijuar intensivisht punën për grumbullimin e provave, me qëllim identifikimin dhe arrestimin e autorit, zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore u bë i mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasit M. GJ. alias A. Gj., 36 vjeç, banues në Lezhë.

Nga hetimet paraprake rezulton se ngjarja ka ndodhur në fshatin Kaftallë, Pukë.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes. Ndërkohë, vijojnë kontrollet intensive për kapjen e personit të shpallur në kërkim, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë ngjarje.

The post Vrau 44-vjeçarin në Vaun e Dejës, identifikohet autori i dyshuar (EMRI) appeared first on Albeu.com.