varicet Archives - Albeu.com

Shfaqja e variçeve në trup, si t’i parandaloni në mënyrë natyrale
Nëse jeni në kërkim të mënyrave të trajtimit të variçeve në shtëpi, atëherë hidhini një sy sugjerimeve më poshtë.

Venat varikoze ose siç i njohim ndryshe variçet janë një problem shëndetsor i përhapur gjërësisht në botë.

Bëhet fjalë për një zgjerim aspak normal të damarëve të cilët dallohen lehtazi nën lëkurë.

Variçet shfaqen kryesisht në zonën e pulpës së këmbës dhe të kofshës.

Venat e ënjtura mund të shkaktojnë një sërë simptomash të pakëndshme siç janë dhimbjet, ndjesia e djegies, rëndesës, pickimit dhe ngrirjes së këmbëve.

Nëse jeni në kërkim të mënyrave të trajtimit të variçeve në shtëpi, atëherë hidhini një sy disa sugjerimeve që kanë të bëjnë me kurat natyrale që mund të zbusin variçet dhe intensitetin e simptomave.

Trajtimet standarde për varicet, mjekësore dhe kirurgjikale, janë të shtrenjta.

Për fat të mirë, në kushtet e shtëpisë mund të përgatisni disa kura kundër variçeve që janë efikase.

Uthulla e mollës

Uthulla e mollës është pjesë e një trajtimi mjaft efikas që pastron organizmin dhe përmirëson qarkullimin e gjakut. Një qarkullim normal i gjakut zbut dhe pakëson ndjeshëm variçet.

Lyeni lëkurën mbi variçe me uthull molle dhe masazhojeni lehtë.

Bëjeni këtë çdo mbrëmje përpara se të flini dhe sërish në mëngjes për disa muaj dhe do të vini re zvogëlim të variçeve.

Speci djegës

Speci djegës është i mrekullueshëm kundër variçeve sepse është i pasur me vitaminë C dhe bioflavonoidë të cilat ndihmojnë për qarkullimin e gjakut dhe zbutjen e dhimbjeve të variçeve.

Shtoni një lugë çaji me spec djegës në një gotë me ujë të nxehtë dhe përzijeni mirë. Pijeni këtë lëng tre herë në ditë çdo ditë për dy muaj të tërë.

Vaji i ullirit

Qarkullimi i mirë i gjakut është thelbësor kundër variçeve. Masazhojeni lëkurën e variçeve me vaj ullirin për të përmirësuar qarkullimin e gjakut, ulur dhimbjen dhe zbutur dhimbjen.

Përzieni sasi të barabarta të vajit të ullirit dhe vitaminës E në formë vaji.

Ngroheni pak dhe masazhoni venat për disa minuta. Bëjeni këtë masazh dy herë në ditë për një deri në dy muaj.

Hudhra

Hudhra është e shkëlqyer për të pakësuar inflamacionin dhe zbutur simptomat e variçeve.

Hudhra largon toksinat nga damarët dhe përmirëson qarkullimin. Vendosni gjashtë thelbinj hudhre në një kavanoz qelqi.

Shtoni lëngun e tre portokalleve dhe 2 lugë gjelle me vaj ulliri. Lërini të qëndrojnë së bashku për 12 orë.

Tundeni kavanozin dhe merrni disa pika për të masazhuar venat e inflamuara.

Masazhin bëjeni në formë rrethore për 15 minuta. Mbështilleni zonën e masazhuar me një napë pambuku dhe mbajeni të tillë për gjithë natën. Përsëriteni këtë proces çdo ditë për disa muaj.

Farat e gështenjës së egër

Farat e gështenjës së egër janë përdorur prej shumë vitesh kundër variçeve. Ato luftojnë inflamacionin dhe ënjtjen, forcojnë venat dhe zbusin variçet.

Ekstrakti i gështenjës së egër përmban një substancë që njihet si asecinë që përmirëson elasticitetin dhe forcën e venave duke parandaluar çlirimin e enzimave që dëmtojnë kapilarët.

Përdorni xhelin prej gështenjës së egër dhe lyeni me të zonën e prekur dy herë në ditë.

Nëse e përdorni rregullisht atëherë dhimbjet dhe enjtja do të zbuten. Femrat shtatzënë dhe ato lehonë nuk duhet t’i përdorin farat e gështenjës së egër.

Majdanozi

Majdanozi është i pasur në vitamin C, një antioksidant që inkurajon prodhimin e kolagjenit.

Majdanozi përmban rutinë që luan një rol kryesor në forcimin e kapilarëve dhe pakësimin e simptomave të variçeve.

Zieni një tufë me majdanoz në një gotë me ujë për 5 minuta. Lëreni lëngun të ftohet dhe më pas kullojeni. Shtoni nga një pikë vaji esencial trëndafili dhe kumaku.

Vendoseni solucionin në frigorifer për disa minuta. Merrni pak pambuk dhe lyeni zonën e variçeve.

Bëjeni këtë çdo ditë për disa minuta që të shikoni rezultate pozitive.

The post Shfaqja e variçeve në trup, si t’i parandaloni në mënyrë natyrale appeared first on Albeu.com.

Keni frikë nga shfaqja e variçeve? Ka një mënyrë të thjeshtë si t’i parandaloni
Janë sa të dëmshme për shëndetin tuaj, sa edhe të bezdisshme estetikisht. Në fakt, sipas mjekëve ju duhet të luftoni përditë për të mos patur variçe në këmbët tuaja dhe mund të keni sukses. Si mund të arrihet kjo? Ushqimi i mirë, pak sport në jetën tuaj, sa më shumë lëvizje, jo qëndrim të gjatë në këmbë, jo kryqëzim të këmbëve ulur.

Venat varikoze janë vena të zgjeruara dhe të përdredhura. Çdo venë mund të bëhet varikoze, por, ato që preken më shpesh janë venat e gjymtyrëve të poshtëme.

Kjo, për shkak të qëndrimit të gjatë në këmbë, i cili rrit presionin në venat e këmbëve.

Për shumë njerëz, venat varikoze dhe venat merimangë (një lloj i zakonshëm dhe më i lehtë i venave varikoze) janë thjesht një shqetësim kozmetik, por për të tjerë mund të jenë një shqetësim i mirëfilltë me ndjesinë e dhembjes dhe parehatisë.

Veç kësaj, venat varikoze mund të çojnë në shqetësime akoma më serioze. Ato gjithashtu sinjalizojnë një risk të lartë për probleme të qarkullimit të gjakut. Trajtimi konsiston nga kujdesi vetjak, deri tek trajtimi nga mjeku specialist, i cili mund të mbyllë apo heqë venat varikoze.

The post Keni frikë nga shfaqja e variçeve? Ka një mënyrë të thjeshtë si t’i parandaloni appeared first on Albeu.com.

Gjenetike apo mënyra e jetesës? Mjeku tregon si shfaqen variçet në trupin e njeriut dhe si trajtohen
Kirurgu kardiovaskular në Spitalin Hygeia, Bledar Hodo ka folur  venoze.Ai është ndalur te problematika më e përhapur që janë variçet.

Hodo ka treguar si krijohen dhe si shfaqen ato, duke bërë thirrje që të gjithë të drejtohen te mjeku.

“Sistemi venoze është një nga sistemet që mbledh gjakun nga periferia e organeve të trupit dhe e çon drejt zemrës.

Dy problematikat që ndodhin në sistemin fenoz: E para është variçet, që të gjithë e dimë sepse pothuajse një pjesë e madhe kemi nga këto probleme, sepse në shoqëri rreth 30% e njërzve janë të prekur nga variçet dhe sidomos femrat. Kur sistemi venoz, pra venat fillojnë e zgjerohen dhe nxjerrin gjakun. Me kalimin e kohës ka të bëjë mosha, mënyra e jetesës, të qendruarit në këmbë, gjenetika, sëmundje të tjera ndikojnë pasi këto vena të zgjerohen dhe duke u zgjeruar prishet struktura e tyre. Kjo venë sa vjen e zgjeron dhe pacienti sa vjen e mund të ndjejë dhimbje, mund të ndjejë ngërçe apo natën ndodh shpeshherë. Pastaj mund të ndodhin trompoza te këto zona që janë të prekura nga variçet”, tha ndër të tjera mjeku.

Ai shpjegoi se është mirë që të këtë një kontroll të imtësishëm nga mjeku, për tu njohur më dëmtimet kryesore, pasi nëse kapet që në fazat e para sipas tij është mundësia që të parandalohet përkeqësimi i situatës.

“Është problem kur qëndrojmë në këmbë për një kohë të gjatë. Ndërsa aktiviteti sportiv është i nevojshëm. Në momentin që një qytetar është i rrezikuar nga venat varikoze duhet të këshillohet për aktivitetin sportiv pasi është me shumë rëndësi që t’i kenë në kontroll.

Teknika me djegie, ka disa parametra kur aplikohet , pra jo çdo pacient që ka dëshirë mund ta aplikojë. Janë disa raste me venë varikoze të zgjeruara dhe jemi të detyruar të kthehemi në kirurgjinë klasike”, tha Hodo.

Gjatë bisedës në studio ai shpjegoi se në momentet e para që ndjejmë disa shqetësime, skuqje apo djegie… është mirë që pacientët t’i drejtohen mjekut, tha Hodo.

The post Gjenetike apo mënyra e jetesës? Mjeku tregon si shfaqen variçet në trupin e njeriut dhe si trajtohen appeared first on Albeu.com.