variantet e reja Archives - Albeu.com

Ku dallon Omicron nga Delta dhe sa do të zgjasë? Mjeku Ilir Alimehmeti jep përgjigjet
Mjeku epidemiolog Ilir Alimehmeti është shprehur se duke parë ritmet e shpejta të përhapjes së Omicron, kuptohet që ky variant do të zgjasë më pak në hark kohor se varianti Delta.

Gjithashtu Alimehmeti tregoi edhe disa veçori të Omicron që dallon nga variantet e tjera të Covid-19.

Mjeku i njohur tha tha se shumë prej qytetarëve do e kalojnë pa shenja fare, ose me një rrufë, ftohje stinore, edhe pse 1% sipas tij do të ketë forma të rënda.

Komentet ai i bëri në News 24 ku ishte i ftuar.

“Nuk është se ka ndonjë gjë shumë të çuditshme, fakti që vjen me sekuencimin gjenetik, duhet të kemi parasysh që kemi një kohë vonese për këtë lloj analize që është afro dy javë. Janë raste të paktën të para dy javëve. në një teknikë të vecantë që bëhet me PCR shihet që  gjeni S bie, dhe kjo të jep një mundësi shumë të lartë që të kesh të bësh me Omicron. Omicron shpërndahet në mënyrë të shpejtë. Pse them që dy janë shumë? Sepse në SHBA nga 0.7 % në dy javë Omicron shkoi në 73.2%. kështu edhe ne do i ngjajmë pjesës tjetër të Europës. Nëse mesatarja në Europë kanë qenë 40% raste Omicron edhe ne do jemi diçka më poshtë, por shumë shpejt do i kapim, sepse koha e dyfishimit të rasteve me Omicron është nga 3.2 në 3.6 ditë. Pra, është një kohë shumë e shkurtër. Edhe vala goditëse do jetë më e shkurtër në javë, jo sa ishte Delta. Megjithatë, fakti që ne jemi në Botë të hapur, do hynte. Nga ana tjetër nuk kemi ende një rritje të rasteve. Do presim me qetësi ditët në vijim.

Që në fillim Omicron u pa si problematik për shkak të numrit të lartë të mutacioneve. Dhe shumë prej tyre ndodhen në zona që ne i dimë që ndodhen në trupat tonë. Pra që mbrojnë që ky virus mos na ngjitet. Duke parë ku ishin problemet është e qartë që bie edhe mbrojtja e antitrupave, pra personi ka një gjasë që të infektohet. Këtu po flasim qoftë për ata që e kanë kaluar, qoftë për ata që janë vaksinuar, dhe ky është varianti i parë që ka rritur gjasën e riinfektimit. Deri në këtë moment gjasa e riinfektimit vetëm ulej. Momenti i dytë është që po e njëjta hartë krahasohet me cfarë njihet nga qelizat T të sistemit imunitar. Dhe është vënë re që nga 52 epitope, zonat që njohin limfocitet T, vetëm një ka ndryshuar. Dhe kjo është pjesërisht edhe arsyetimi pse ne nuk shohim forma shumë të rënda me këtë variant. Universiteti i Hong Kongut bëri studimet e veta, dhe pa që ky virus replikohet 70 fish më shumë në krahasim me Deltën, por në hundë dhe gojë, ndërkohë kur vjen puna për mushkëritë, ky përqëndrim është 10 fish më i ulët. Pra, kemi të bëjmë me dy komponentë. Një virus që ka ndryshuar karakteristikat e tij dhe jep më tepër sëmundje të rrugëve të larta dhe nga ana tjetër një nivel imuniteti popullate, qoftë përmes kalimit të sëmundjes qoftë përmes vaksinimit, që është i aftë ta njohë dhe të evitojë sëmundjen e rëndë. Dhe kjo është arsyeja pse po kemi kaq pak raste”, tha Alimehmeti./albeu.com/

The post Ku dallon Omicron nga Delta dhe sa do të zgjasë? Mjeku Ilir Alimehmeti jep përgjigjet appeared first on Albeu.com.

Lufta me Covid-19, eksperti tregon vitin kur do të marrë fund lufta me variantet e reja
Britania e Madhe përjetoi një tjetër ditë me numër rekord infektimesh të reja nga Covid-19.

Më shumë se 88 mijë persona ishin të infektuarit e sotëm sipas autoriteteve, duke shënuar një rritje drastike me 74% gjatë javës së fundit, dhe 12% nga dita e djeshme, që kishte shënuar rekordin e mëparshëm.

Një nga arsyet vjen sigurisht nga përhapja e variantit tëri të koronavirusit, ai Omicron që sipas një studimi të ri të realizuar në Hong Kong, edhe pse me pasoja më të lehta, ka gjithsesi një aftësi shpërndarjeje deri në 70 herë më të madhe se varianti Delta.

Po kur do shpëtojë bota nga pandemia dhe varianti i tij i fundit, por edhe nga të tjera që mund të krijohen ndërkohë në çdo cep të botës?

Profesor Chris ëhitty, një nga ekspertët më të njohur britanik në këtë fushë, ka paralajmëruar se ndoshta do të duhet një periudhë që shkon të paktën në 16 muaj për të parë një vaksinë që përfshin variantet si dhe ato që mund të formësohen ndërkohë.

“Do kemi vaksina polivalente, por edhe disa antiviralë si dhe mjekime të reja që do të mund të mbulojnë pjesën më të madhe të infektimeve.

Por ndërkohë, duhen mbajtur masat e parandalimit si dhe vaksinimi. Edhe me këto përkujdesje, gjithsesi, përhapja e varianteve si Omicron që duket se i shmangin vaksinat mund të çoj, të paktën në Angli, në hospitalizimin e 22% të personave sipër 65 vjeçët./albeu.com/

The post Lufta me Covid-19, eksperti tregon vitin kur do të marrë fund lufta me variantet e reja appeared first on Albeu.com.

Varianti i ri i COVID zbulohet në Europë, a rrezikon Shqipëria? Bino: Çfarë dihet deri tani
Shefja e Epidemiologjisë dhe Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik Silva Bino ka folur në Radarin Informativ në ABC në lidhje me rrezikun nga varianti i ri i COVID, “Omicrom”. Bino deklaroi se ky variant i zbuluar në Afrikën e Jugut, është përhapur me shpejtësi më të madhe se Delta, duke theksuar se këto dy javë do jenë vendimtare. Ajo shtoi se format e kësaj sëmundje deri më tani nuk kanë qenë të rënda. Në lidhje me vaksinat, Bino deklaroi se ato kanë rezultuar efikase duke shtuar më shumë nevojën e vaksinimit për të qenë më të mbrojtur.

“Afrika e Jugut bashkë me disa vende të tjera kanë një rrjet të fuqishëm në lidhje me sekuoncimin gjenetik. Ata kanë zbuluar këtë mutacioni dhe e kanë raportuar pranë OBSH. Ky lloj mutacioni atje është përhapur me shpejtësi më të madhe se Delta nga të dhënat që kemi deri tani. Pra këto dy tre javë që do vijnë do jenë shumë vendimtare. Në Afrikën e Jugut kemi një përhapje të shpejtë të virusit. Ne ndjekim vazhdimisht çfarëdolloj mutacioni. Ne ndjekim çdo ditë çfarë del dhe çfarë duhet të bëjmë. Pandemia nuk ka mbaruar dhe duhet të jemi tepër vigjilent. Në lidhje se sa të rënda janë format e sëmundjes, thuhet se format kanë qenë jo të rënda.

Megjithatë kjo vlen për t’u parë. Nëse do kemi më shumë raste mund të kemi forma më të rënda. Ne do presim dhe do vëzhgojmë. Një element tjetër i rëndësishëm është të shohim nëse është në gjendje ky variant të shkaktojnë riinfeksione. Ky është një element që duhet ta monitorojmë. Dhe pika e katërt. a na mbrojnë vaksinat nga ky virus. Nga të dhënat që kemi deri më sot duket se vaksinat do të afrojnë një farë mbrojtje. Nuk ka asnjë dyshim që duhet të vaksinohemi, Pikërisht edhe nga fakti që është zbuluar në Afrikën e Jugut ku ka mbulesë vaksinale të ulët duke krijuar kushte për krijimin e mutacioneve. Këtu flasim për një pandemi dhe viruset nuk njohin kufi. Shumica e vendeve kanë marrë edhe masa për ndalimin e fluturimeve. Por kjo nuk ka vlerë sepse virusi po zbulohet në vendet e Europës”, deklaroi Bino.

Ajo deklaroi se gjatë këtij viti numri i testimeve ka qenë shumë i lartë në krahasim me një vit më parë. Bino tha se po ndiqet me shumë kujdes ndryshimi i variantit të ri dhe bashkë me laboratorët në vend do të bëhet gjurmimi i çdo rasti të dyshimtë.

“Jemi duke marrë mostra. Po ndjekim me shumë kujdes evolucionin e infeksioneve dhe grupimeve. Është e rëndësishme që çdo rast të gjurmohet.  Numri i testimeve sivjet është shumë më i lartë se vitin e kaluar. Këto dy javë do të monitorojmë bashkë me të gjithë laboratorët. Duhet të jemi sa më vigjilentë. E rëndësishme është të vazhdojmë vaksinimin. Të rinjtë duhet të vaksinohen. Dhe ata mbi 60-vjeç duhet të rivaksinohen. Kemi të bëjmë me një sëmundje të re që nuk ka mbushur as dy vite. Duhen vite që të bëhen skemat e vaksinimit. Të dhënat nga Izraeli janë shumë premtuese”, tha Silva Bino. /Abcnews.al/

The post Varianti i ri i COVID zbulohet në Europë, a rrezikon Shqipëria? Bino: Çfarë dihet deri tani appeared first on Albeu.com.

Variantet e reja të Covid-it, Manastirliu: Vaksina e vetmja armë për t’u mbrojtur nga virusi
“Vaksinimi me dozën e tretë është shumë i rëndësishëm për të gjithë ata të cilët e kanë bërë vaksinën përpara 6 muajve. Ndaj ftoj të gjithë qytetarët edhe njëherë të mos e neglizhojnë bërjen e dozës së tretë, ashtu sikurse ne duhet të ecim me dozat e para të vaksinave, në mënyrë që të arrijmë mbulesë vaksinale sa më të gjerë”. Nga qendra shëndetësore e Vorës, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apeloi qytetarët të vaksinohen sa më parë kundër Covid-19, në një kohë kur Organizata Botërore e Shëndetësisë ka rritur alertin për variantet e reja të COVID-19.

Duke folur për rëndësinë e vaksinimit, Ministrja e Shëndetësisë tha se faktet tregojnë se të shtruarit që aktualisht janë në spital, janë kryesisht të pavaksinuar.

“Vaksinimi është e vetmja armë që ne kemi për të kufizuar përhapjen e pandemisë dhe sigurisht për të shmangur format e rënda të sëmundjes apo fatalitetet. Ashtu sikurse po shihen edhe nga të dhënat që ne kemi nga spitali Infektiv, mbi 94% të rasteve të shtrimeve me komplikacione janë ata të cilët nuk janë vaksinuar. Është një infektim i rasteve të pavaksinuara, pra i pavaksinuarve quhet epidemia e të pavaksinuarve në fakt sepse është aty ku po shohim një përhapje të gjiërë të virusit. Dhe për këtë arsye nevojitet një sensibilizim i shpejtë”, tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu apeloi edhe për vaksinimin kundër gripit, për të përballuar sa më mirë sezonin e dimrit.

“Përsa i përket vaksinave të gripit ne kemi ecur me ritme të mira. Janë më shumë se 140 mijë vaksina gripi të kryera deri më tani në të gjitha qendrat shëndetësore dhe ambulancat ku kryhet ky vaksinim kundër gripit sezonal. Ajo çfarë na pret përpara është sezoni i dimrit. Ndaj duhet të sigurojmë që të gjithë ata qytetarë që janë me sëmundje bashkëshoqëruese dhe që janë grupmosha +60 vjeç të mundet të vaksinohen menjëherë me vaksinën e gripit, sikundër vaksina kundër Covid-19 është një detyrë e personelit shëndetësor për të vazhduar dhe për t’u marrë me shumë seriozitet me çdo familje”, tha Manastirliu.

Në të gjithë vendin vijon vaksinimi kundër Covid-19 në qendrat shëndetësore do ditë të javës, për çdo qytetar mbi 16 vjeç si dhe për fëmijët 12-15 vjeç, sipas rekomandimit të mjekut. Deri tani janë kryer 2,088,394, teksa janë mbi 60 mijë qytetarë që e kanë kryer edhe dozën e tretë të vaksinës.

The post Variantet e reja të Covid-it, Manastirliu: Vaksina e vetmja armë për t’u mbrojtur nga virusi appeared first on Albeu.com.

Tritan Kalo: Infektimi nga variantet e reja është afër, mos e nënvlerësoni vaksinimin
Mjeku infeksionist Tritan Kalo përmes një postimi në Facebook ka bërë thirrje të tregohet akoma kujdes nga pandemia, pasi infektimi nga variantet e reja është afër.

Kalo ka bërë thirrje që të gjithë të vaksinohen, duke renditur tre përparësitë që kanë ata që injektojnë vaksinën.

-Ul rrezikun e infektimit,

-Ul rrezikun e shtrimeve në spital me një formë të rëndë të infeksionit

-Ul në maksimun rrezikun e vdekjes nga kjo sëmundje.

Postimi i Kalos:

Kohë kovidiane…..17.07.2021……Edhe pse numuri i të shtruarve në Covid-1 është në minimumin e mundëshëm, edhe pse numuri i të testuarve pozitiv për Sars-Cov2/Covid-19 vërtitet po ashtu në shifra minimale, rreziku i infektimit nga variantet e ndryshme të virusit Sars-Cov2/Covid-19 është iminent,  sidomos në kushtet e liberalizimit të plotë të hyrjeve në Shqipëri, për ti dhënë sado pak oksigjen një ekonomie të asfiksuar prej 18 muajve të “flamës mbarëbotërore”, Pandemisë së Covid-19…..Në këto kushte kur edhe stina e VERËS sjedh me vete dhjetra e dhjetra infeksione stinore gastro-intestinale bakteriale, virale dhe ushqimore, infeksione të lëkurës, infeksione të rrugëve të sipërme dhe të poshtme të frymëmarjes, pickime e infektime nga insektet e brejtësit, alergji nga më të ndryshmet, MOS e nënvlerësoni për asnjë dekikë përkujdesin ndaj vetes, të tjerëve dhe mjedisin ku jetoni apo pushoni këto javë të  këtij “ ferri klimatik” të pa parë…..Krahas HIGJENËS personale e kolektive, ruajtjen kur dhe ku është e mundshme të distancimit fizik, mbajtja e maskave në mjedise të mbyllura e të mbipopulluara sidomos nga individët e pa vaksinuar dhe nga të sëmurët me komorbozitete, KURRË mos nënvlerësoni dobiprurjen e VAKSINIMIT kundër Sars-Cov2/Covid-19 sepse u krijon tre përparësi në përballjen me “flamën mbarbotërore” në dallim me mos vaksinimin: 1- ul rrezikun e infektimit, 2- ul rrezikun e shtrimeve në spital me një formë të rëndë të infeksionit, dhe 3- ul në maksimun rrezikun e vdekjes nga kjo sëmundje…. Krahas imunizimit aktiv prej kalimit të zëshëm apo të pazëshëm të infeksionit nga Sars-Cov2, imunizimi aktiv pëmes VAKSINIMIT do ta bëj të mundshme mbritjen e imunizimit të popullatës në atë nivel, sa të mund të ndërpresë zinxhirin e infektimeve si dhe triumfin e plotë ndaj kësaj sëmundje, e cila më pas do jetë pjesë endemike e mozaikut të sëmundjeve të ndryshme që bashkëshoqërojnë njerzimin prej shekujsh…..Të mendojmë dhe të punojmë për çdo ditë për këtë ditë….. DERI ATËHERË, vetkujdesje maksimale sepse asnjë Shqiptar nuku ësht i tepërt këtë botë, përkundrazi…..Ne jemi këtu si staff mjeksor i Covid-1 në QSUNT, për t’u Përkujdesur për ju me Punën, Përkushtimin e Profesionalizmin tonë….. Together forever!!!!/albeu.com

The post Tritan Kalo: Infektimi nga variantet e reja është afër, mos e nënvlerësoni vaksinimin appeared first on Albeu.com.