varferia Archives - Albeu.com

Pensionet që nuk mjaftojnë/ 27% e popullsisë në moshë pensioni po afrohet me varfërinë ekstreme
Një pjesë e madhe e qytetarëve në moshë pensioni, sa 27% e kësaj popullsie, po shtyhet pa shmangie drejt pragut të varfërisë ekstreme, ndërsa mbetet jashtë përfitimeve që sjell rritja ekonomike. Shifrat më të fundit zyrtare tregojnë se pensioni mesatar për ata që dolën në pension në vitin 2025 ishte 16 mijë lekë, me një ulje vjetore prej 3%.

Ndërkohë, 55% e pensionistëve në vend marrin pension të pjesshëm, që mesatarisht nuk e kalon 13,500 lekë në muaj. Kjo situatë bie ndesh me faktin se Shqipëria është klasifikuar si vend me të ardhura mesatare të larta, ndërsa sipas Bankës Botërore kufiri i varfërisë kërkon të paktën 249 dollarë në muaj. Skema publike e pensioneve po përkeqësohet nga prishja e raportit mes kontribuuesve dhe përfituesve, teksa barra e mbijetesës së të moshuarve po zhvendoset te fëmijët dhe familjet e tyre, duke krijuar një efekt zinxhir. Sondazhet tregojnë se mbi 87% e të moshuarve nuk i mbulojnë dot nevojat me pensionin që marrin.

Pas rimëkëmbjes ekonomike të Shqipërisë pas pandemisë, kontrasti më i madh që bie në sy është ai mes rritjes së ekonomisë dhe varfërimit të moshës së tretë.

Edhe pse nga viti 2021 deri në vitin 2025 ekonomia e vendit u zgjerua me mbi 24%, kjo rritje nuk u reflektua në asnjë moment në të ardhurat e pensionistëve dhe të personave nën mbrojtje sociale.

Përkundrazi, të ardhurat reale të tyre janë ulur. Çmimet më të larta të jetesës dhe inflacioni i lartë kanë zhvlerësuar plotësisht fuqinë blerëse, duke e çuar 27% të popullsisë në moshë pensioni drejt kufirit të varfërisë ekstreme.

Të dhënat zyrtare të fundit e tregojnë qartë thellësinë e kësaj krize sociale. Pensioni mesatar për brezin e ri të pensionistëve, vitin e kaluar, zbriti në vetëm 16 mijë lekë, ose 3% më pak se për ata që dolën në pension në vitin 2024.

Të ardhurat e kësaj kategorie jo vetëm që nuk po e përballojnë më rritjen e çmimeve, por po bien edhe në vlerë neto. Në vitin e kaluar, rreth 55% e 641,085 pensionistëve në vend ishin me pension të pjesshëm, ndërsa shuma mesatare e kësaj page ishte vetëm 13,500 lekë.

Kjo tablo nuk përputhet me statusin ndërkombëtar të vendit. Shqipëria, e renditur si vend me të ardhura mesatare të larta, ka një kufi varfërie të përcaktuar nga Banka Botërore prej 8.3 USD shpenzime ditore për frymë, çka do të thotë se minimumi jetik i llogaritur për vendin duhet të jetë të paktën 249 dollarë në muaj.

Rrënjët e kësaj gjendjeje shkojnë deri në vitin 2014, kur u ndërmor reforma e fundit e pensioneve. Përmes kushteve për vitet e punës, ajo e bëri të vështirë sigurimin e një pensioni të plotë, ndërsa edhe sot qeveria po vonohet në korrigjimin e këtyre mangësive.

Ndryshimet e shpeshta dhe të pandërprera në strukturën e ministrive e lanë në hije një reformë të re të nisur posaçërisht për pensionet, ndërsa numri i kësaj shtrese po rritet me ritme alarmante.

Vetëm gjatë vitit të kaluar, 30 mijë pensionistë të rinj iu shtuan skemës së sigurimeve shoqërore, shifër pothuajse dy herë më e lartë se mesatarja e dhjetëvjeçarit të fundit.

Ky shtim e ka çuar numrin e pensioneve të pleqërisë në mbi 641 mijë, që përbën 27% të gjithë popullsisë së vendit. Por ndërsa suksesi i një qeverisjeje matet me mirëqenien që ajo arrin të krijojë për shtresat më të dobëta, në Shqipëri po ndodh e kundërta, pasi çdo vit pensionet e reja të pleqërisë po rezultojnë më të ulëta.

Pensionistët shqiptarë jo vetëm që kanë mbetur jashtë përfitimeve të rritjes ekonomike, por po përballen edhe me faturën e kostove më të larta që erdhën si pasojë e rritjes së pagave dhe të ardhurave të tjera të përfituara nga pjesa tjetër e shoqërisë, qoftë në mënyrë të ligjshme apo të paligjshme.

Numri i pensionistëve po rritet më shpejt se ai i kontribuuesve

Skema shqiptare e pensioneve po përballet me një rritje më të shpejtë të përfituesve sesa të kontribuuesve. Të dhënat e fundit tregojnë qartë se trendi historik është thyer.

Numri i pensionistëve të pleqërisë është rritur ndjeshëm, duke arritur në 641,085 përfitues në vitin 2025, nga rreth 557 mijë që ishin në vitin 2021.

Në pesë vitet e fundit, sistemi ka shtuar mbi 84,000 pensionistë, ndërsa vetëm gjatë vitit të kaluar numri i atyre që dolën në pension arriti në 33,518, gati dy herë më shumë se një vit më parë.

Ky zgjerim nuk do të ishte problem nëse skema publike do të kishte një rritje në të njëjtin ritëm edhe të kontribuuesve. Modeli shqiptar funksionon mbi solidaritetin ndërbrezor, ku kontributet e drejtpërdrejta të forcës aktuale të punës financojnë në kohë reale pensionet e brezit të tretë.

Ky mekanizëm mbetet i qëndrueshëm vetëm kur raporti mes atyre që paguajnë dhe atyre që përfitojnë është i favorshëm, por pikërisht ky raport po përkeqësohet çdo vit. Ndërsa pensionistët u shtuan me 84 mijë nga 2021 deri në 2025, kontribuuesit u rritën vetëm me 80 mijë.

Madje, në vitin 2025 situata u bë edhe më e pafavorshme, pasi numri i pensionistëve të rinj që hynë në skemë ishte 23% më i lartë se ai i kontribuuesve të rinj. Këto zhvillime lidhen më shumë me prirjet demografike sesa me informalitetin në tregun e punës, pasi plakja e popullsisë po përshpejtohet ndjeshëm nga largimi i të rinjve.

Pas pandemisë, gjatë periudhës 2021 – 2025, INSTAT raporton se mbi 166.4 mijë shqiptarë kanë emigruar më shumë sesa janë kthyer, dhe pjesa më e madhe e tyre janë të rinj. Kjo shtresë produktive i derdh kontributet në sistemet gjermane, italiane apo angleze.

Në vend mbeten prindërit dhe gjyshërit, të cilët, pasi dalin në pension, detyrohen të mbështeten mbi një bazë gjithnjë e më të vogël dhe të pafuqishme kontribuuesish vendas, duke rritur deficitin e skemës dhe duke marrë pensione minimale.

Një tjetër faktor që e rëndon situatën është edhe zgjatja e periudhës së përfitimit të pensionit, pasi vitet mesatare pas daljes në pension kanë arritur në 23 vjet, nga 22.4 vite që ishin në vitin 2021. Rritja e jetëgjatësisë po e shton vit pas viti kohën e përfitimit dhe, rrjedhimisht, edhe shpenzimet.

Me rritjen e numrit të pensionistëve po shtohet edhe presioni social. Vitin e fundit, qeveria miratoi një bonus mujor si shtesë mbi pensionin, por ai është më pak se 900 lekë në muaj. Për shkak të problemeve që shoqërojnë politikën e pensioneve, ajo shpesh mbetet peng i cikleve elektorale dhe interesave të momentit, duke i shtyrë pa fund reformat e thella strukturore dhe duke krijuar kosto për të gjitha palët.

Në vitin 2021, për çdo pensionist pleqërie kishte 1.42 kontribuues aktivë në sistem. Në vitin 2025, ky raport ka rënë në 1.36. Edhe pse diferenca prej 0.06 pikësh duket e vogël, prirja është e vazhdueshme.

Nëse nuk ndërhyhet, skema po shkon drejt një pike ku baza e kontributeve nuk do të jetë e mjaftueshme për të mbuluar detyrimet. Përveç numrit të ulët të kontribuuesve, Shqipëria përballet edhe me informalitetin e lartë të pagave.

Sipas të dhënave zyrtare, 27% e të punësuarve në tremujorin e parë të vitit paguanin kontribute mbi pagën minimale. Nëse një kontribuues deklaron kontribute mbi një pagë 50.000 lekë, por në realitet fiton 90.000 lekë, sistemi merr vetëm 40% të kontributit që do të duhej të siguronte.

354 mijë persona, pension mesatar 13,500 lekë në muaj

Gjatë vitit 2025, pensionet e pjesshme përbënin 55.2% të të gjitha pensioneve të pleqërisë, duke u rritur me 3 pikë përqindjeje brenda një viti, nga 52.1% në vitin 2024.

Kjo kategori është zgjeruar ndjeshëm, duke arritur në 353,983 përfitues në vitin 2025, nga 316,781 një vit më parë, ose me një rritje prej 11.7%.

Në të kundërt, numri i atyre që marrin pension të plotë ka rënë, duke zbritur nga 287,279 përfitues në vitin 2024 në 283,677 në vitin 2025, ose me -1.3%.

Vitet e fundit po shtohet numri i qytetarëve që nuk arrijnë të plotësojnë vitet e plota të punës dhe përfundojnë me pension të pjesshëm. Të dhënat zyrtare të ISSH-së tregojnë se pagesa mesatare për këtë kategori ishte vetëm 13,500 lekë në vitin 2025. Viti i kaluar shënoi një bum të vërtetë të pensioneve të reja urbane, me rreth 54,676 përfitues të rinj.

Prej tyre, vetëm 7,723 persona përfituan pension me vite të plota pune. Ndërsa 42,594 persona morën pension të pjesshëm. Kjo do të thotë se afro 85% e pensionistëve të rinj urbanë në vitin 2025 dolën në pension pa përmbushur vjetërsinë e plotë në punë dhe, rrjedhimisht, me pensione më të ulëta. Në zonat rurale tabloja është e njëjtë. Gjatë vitit 2025, nga 333 pensione të reja pleqërie në zonat rurale, 208 ishin të pjesshme, ndërsa vetëm 125 me vite të plota.

Shuma e pensionit përcaktohet në raport me vitet e kontributeve të derdhura kundrejt periudhës së kërkuar nga ligji, e cila po rritet gradualisht përtej 38 viteve. Shumica e këtyre pensionistëve marrin vetëm një pjesë të pensionit bazë, shpesh shumë afër nivelit të pensionit social.

Këto pagesa nuk mjaftojnë për të mbuluar kostot minimale të jetesës, sidomos në një realitet ku çmimet e ushqimeve dhe të shërbimeve mjekësore po rriten, ndërsa pagat e tjera po ecin më shpejt.

Për të mbijetuar, shumë të moshuar me pension të pjesshëm detyrohen të punojnë edhe pas moshës së pensionit, shpesh në informalitet.

Përkeqësohet shkalla e zëvendësimit

Shkalla e zëvendësimit tregon sa përqind të pagës së mëparshme merr një person si pension pasi del nga puna. Nëse dikush merr një pension sa një e treta e pagës së tij, atëherë kjo shkallë është 30%.

Ky tregues mat në mënyrë të drejtpërdrejtë sa mirë shteti arrin të ruajë nivelin e jetesës së qytetarit pasi ai largohet nga tregu i punës dhe hyn në moshën e tretë.

Sipas standardeve të Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO), kjo përqindje duhet të jetë të paktën 40% për të garantuar një jetë minimale dhe dinjitoze. Ndërsa Bashkimi Europian kërkon edhe më shumë, duke synuar që sistemet e konsoliduara të garantojnë nga 50% deri në 60% të pagës mesatare.

Sot Shqipëria ndodhet 10 pikë përqindjeje poshtë pragut minimal të ILO-s dhe, në vend që të përmirësohet, kjo distancë po thellohet nga viti në vit. Pensioni mesatar vitin e kaluar ishte sa 30% e pagës mesatare, duke u përkeqësuar ndjeshëm nga niveli 38% në vitin 2021.

Kjo rënie ndodhi sepse pagat në sektorin publik dhe privat u rritën më shpejt se pensionet, duke e dobësuar ndjeshëm fuqinë blerëse të të moshuarve. Paga mesatare në shkallë vendi u rrit me 47% nga viti 2021 deri në vitin 2025, ndërsa pensioni mesatar vetëm me 16%, duke reflektuar praktikisht vetëm indeksimin nga inflacioni.

Zgjerimi i hendekut mes pagave dhe pensioneve vjen në një kohë kur qiratë, ilaçet, ushqimet bazë dhe shpenzimet shëndetësore janë rritur ndjeshëm. Me pagesat aktuale, pensionistëve po u mungojnë edhe nevojat më të domosdoshme për mbijetesë. Por efekti i pensioneve të ulëta nuk kufizohet vetëm te kjo shtresë; ai përhapet në gjithë ekonominë. Pasoja e parë është tkurrja e konsumit.

Meqë pensionistët i shpenzojnë pothuajse të gjitha të ardhurat për produkte bazë si ushqimi, shëndetësia dhe energjia, rënia e tyre financiare ndikon drejtpërdrejt te konsumi dhe tregtia me pakicë. Studimet ndërkombëtare tregojnë se të moshuarit me të ardhura të ulëta heqin dorë nga shpenzimet për shëndetin, sepse nuk kanë mundësi t’i përballojnë.

Këto zgjedhje sjellin diagnoza të vonuara dhe trajtime të pamjaftueshme, të cilat më pas rëndojnë mbi spitalet publike si urgjenca të shtrenjta. Një brez që detyrohet ta kalojë muajin me vetëm 30% të pagës mesatare humbet plotësisht aftësinë për të marrë pjesë në jetën e komunitetit.

Mosarritja për të përballuar vizitat familjare, aktivitetet kulturore apo edhe gjëra elementare si ushqimi me mish ose ngrohja e shtëpisë gjatë dimrit, krijon izolim të thellë ekonomik për këtë shtresë.

The post Pensionet që nuk mjaftojnë/ 27% e popullsisë në moshë pensioni po afrohet me varfërinë ekstreme appeared first on Albeu.com.

Mbi 245 mijë shqiptarë jetojnë në varfëri të skajshme, nuk sigurojnë dot vaktet ushqimore dhe as paguajnë faturat
Mbi 10% e popullsisë që jeton në Shqipëri, është në vështirësi shumë të mëdha për të përballuar jetesën e përditshme sipas të dhënave nga databaza e INSTAT të rishikuara me censin e ri të popullsisë 2023.

Sipas të dhënave zyrtare të Anketës së Të Ardhurave dhe Nivelit të Jetesës, përqindja e familjeve që deklarojnë se e sigurojnë jetesën me shumë vështirësi ka rënë nga 18.0% që ishte në vitin 2021, në 10.2% në vitin 2024.

Ky përmirësim statistikor nuk erdhi nga niveli i jetesës, po nga kalibrimi i të dhënave bazuar mbi strukturën e re demografike të Censit. Duke iu referuar të dhënave të reja aktualisht në Shqipëri janë rreth 245,015 individë që vuajnë nga varfëria e skajshme.

Treguesi u përllogarit përmes vetë-deklarimit dhe perceptimit të drejtpërdrejtë të qytetarëve mbi të ardhurat e tyre.

Një familje në këtë fashë “jetoj më shumë vështirësi” nënkupton se ajo përballet çdo ditë me privime materiale tejet të mprehta.

Këta individë përjetojnë një pamundësi totale për të përballuar qoftë edhe një shpenzim minimal të papritur, siç mund të jetë një emergjencë shëndetësore apo një defekt i thjeshtë shtëpiak, duke qenë se nuk zotërojnë asnjë lloj kursimi.

Ky grup karakterizohet gjithashtu nga vonesa të vazhdueshme dhe të përsëritura në pagimin e faturave të detyrueshme utilitare si energjia elektrike, uji apo qiraja e banesës, duke bashkëjetuar vazhdimisht me ankthin dhe rrezikun e ndërprerjes së këtyre shërbimeve jetike për shkak të pamundësisë për të shlyer detyrimet në kohë.

Përtej faturave, varfëria e skajshme prek në mënyrë të drejtpërdrejtë cilësinë e ushqyerjes dhe shëndetit, ku familjet e këtij grupi shpesh detyrohen të kursejnë në nevojat më elementare biologjike.

Kjo do të thotë se ata e kanë të pamundur të sigurojnë një vakt të plotë me mish, peshk ose ekuivalentë të paktën një herë në 2 ditë, duke u mjaftuar me një dietë të varfër ushqimore.

Gjatë muajve të dimrit, ky presion financiar transferohet te pamundësia për të mbajtur shtëpinë ngrohtë mjaftueshëm, çka ndikon direkt në shëndetin e fëmijëve dhe të moshuarve që jetojnë në këto mjedise.

Kjo pjesë e popullsisë e ka mjaft të vështirë të përballojë zëvendësimin ose blerjen e pajisjeve elektro-shtëpiake më bazike si një lavatriçe apo një frigorifer funksional.

Sipas të dhënave 245,015 shqiptarët shumë të varfër kërkojnë ndërhyrje të targetuara, pasi kjo shtresë e ka të pamundur të përfitojnë nga rritja e përgjithshme ekonomike e vendit pa pasur politika specifike mbështetëse. /Monitor

The post Mbi 245 mijë shqiptarë jetojnë në varfëri të skajshme, nuk sigurojnë dot vaktet ushqimore dhe as paguajnë faturat appeared first on Albeu.com.

U kritikua për parat e hedhura në dasmën e motrës, Myrto Uzuni: Jam rritur në varfëri, para stërvitjes haja bukë me ujë dhe sheqer
Sulmuesi i Kombëtares Myrto Uzuni ka qenë i ftuar së fundmi në emisionin “Mirëmbrëma yje”, e moderuar nga Arbana Osmani. Lojtari 30-vjeçar ka hedhur më shumë “dritë” rreth kritikave të marra për parat e hedhura në dasmën e motrës së tij.

Po ashtu, Uzuni ka treguar edhe sakrificat që ka kaluar në hapat e parë për t’u bërë futbollist. “Të mos hidhja lekë te dasma e motrës do thonin pse nuk hodhe se mer miliona në Amerikë.

Pastaj, unë të miat hodha që i kam fituar me djersë. Kritikat janë kështu, të pashmangshme. Jam rritur në varfëri. Para stërvitjes haja bukë me ujë dhe sheqer. Prindërit thonin merru me ndonjë punë që të sjellë para në shtëpi”, tha Uzuni.

The post U kritikua për parat e hedhura në dasmën e motrës, Myrto Uzuni: Jam rritur në varfëri, para stërvitjes haja bukë me ujë dhe sheqer appeared first on Albeu.com.

Shqipëria synon të anëtarësohet, por është një shekull larg BE/ Analiza: Ja sa shumë na zgjat arritja e standardeve, situata më e vështirë tek treguesit e varfërisë
Shqipërisë do t’i duhen edhe 100 vjet të tjera të arrijë standardet e Bashkimit Europian për varfërinë, gjatësinë e rrugëve, mjedis, apo kapacitetet e energjisë.

Vendi ynë synon të bëhet anëtar i BE-së brenda katër viteve të ardhshme, por nga 40 tregues kryesorë socialë, ekonomikë, në 14 prej tyre, ose 35% e totalit, Shqipëria po bën hapa pas për të arritur standardet e Unionit.

Në 4 tregues e kemi arritur standardin dhe në 22 të tjerë duhen dekada dhe madje më shumë se një shekull, përllogarit Instituti i Vjenës për Studime Ndërkombëtare, i cili ka ndërtuar platformën e konvergjencës të rajonit me BE.

Platforma tregon se sa vite i duhen secilit prej 6 vendeve të arrijnë standardet e BE-së në 8 drejtime kryesore dhe 40 nënfusha. Ekspertët pohojnë se anëtarësimi në BE, pa u afruar me standardet, rrezikon të thellojë plagën emigracionit.

Teksa Shqipëria synon të anëtarësohet në Bashkimin Europian brenda vitit 2030, vendit i duhen dekada, madje në drejtimet kryesore, arsim, shëndetësi dhe qeverisje po bëhen hapa pas, duke thelluar më tej hendekun, në vend që ta ngushtonim.

Ndryshe nga shtetet e pjesës lindore të Europës, vendet e Ballkanit Perëndimor nuk kanë përparuar njësoj në ekonomi, demokraci, qeverisje dhe infrastrukturë. Diku regjimet autokratike dhe diku luftërat pas viteve 1990 kanë lënë pasoja që ende nuk po kapërcehen.

Instituti i Vjenës për Studime Ndërkombëtare (WIIW) ka ndërtuar platformën e konvergjencës, e cila tregon se sa vite i duhen secilit prej 6 vendeve të arrijnë standardet e BE-së në 8 drejtime kryesore dhe 40 nënfusha.

Duke analizuar secilin nga komponentët shihet se në 14 fusha, Shqipëria po bën hapa pas, në 4 prej tyre ka arritur standardet dhe në 22 të tjera duhen dekada deri mbi 100 vite për të arritur BE.

Anëtarësimi në BE pa arritur standardet rrezikon të thellojë më tej plagën e migracionit, thotë Selami Xhepa, Ekspert i Ekonomisë.

Sipas tij, përvojat e anëtarëve më të rinj të BE tregojnë për valë emigracioni, të cilat stimulohen nga lëvizja e lirë dhe hendeku i thellë i nivelit të jetesës.

Pavarësisht efekteve pozitive dhe negative që ka anëtarësimi në BE, qytetarët dhe bizneset shqiptare e dëshirojnë më shumë se çdo vend tjetër.

Barometri i Ballkanit 2024 evidentoi se 77% e qytetarëve shqiptarë mbështesin integrimin e plotë të vendit në BE, niveli më i lartë nga 6 vendet.

Shqipëria po bën hapa pas në një të tretën e fushave

Procesi i konvergjencës së Shqipërisë me Bashkimin Europian po përballet me pengesa serioze në 14 fusha kyçe nga 40 në total, ose 35% e tyre, sipas të dhënave nga platforma Converge2.eu.

Të klasifikuara si divergjencë “diverging”, këto fusha përfshijnë pensionet mesatare, hendekun gjinor në punësim, si dhe shpenzimet publike për shëndetësi dhe arsim, që mbeten dukshëm nën nivelin e vendeve të BE-së.

Po ashtu, jeta e qytetarëve shqiptarë reflekton një mungesë përmirësimi në jetëgjatësi, numrin e mjekëve për banor dhe rezultatet në testin ndërkombëtar PISA, që masin cilësinë e arsimit.

Në fushën e mjedisit dhe energjisë, Shqipëria po largohet nga BE në tregues si intensiteti i karbonit dhe riciklimi i mbetjeve, duke treguar se rritja ekonomike nuk po shoqërohet me politika të gjelbra.

Në aspektin e qeverisjes dhe institucioneve, tre tregues të rëndësishëm si llogaridhënia, stabiliteti politik dhe cilësia rregullatore kanë regjistruar prirje negative.

Kjo tregon dobësim të perceptimit për qeverisjen demokratike dhe të kapacitetit institucional për reforma.

Në sektorin e ekonomisë dhe infrastrukturës, eksportet e shërbimeve ICT dhe rrjeti hekurudhor janë dy fusha të tjera ku hendeku me BE-në është zgjeruar.

Të dhënat tregojnë se Shqipëria ka përparuar në disa tregues makroekonomikë dhe digjitalizim, por po humbet terren në indikatorët që lidhen me cilësinë e jetës, qeverisjen dhe kapitalin njerëzor, elemente thelbësore për konvergjencën reale me Bashkimin Europian.

Në masat kryesore që kanë të bëjnë me cilësinë e jetës, Shqipëria po zgjeron më tej hendekun me BE-në, në vend që ta ngushtojë. Ky është zhvillimi më i rrezikshëm për qëndrueshmërinë e popullsisë së vendit.

4 fushat që kemi arritur standardet

Nga 48 fusha të marra në analizë, në 4 prej tyre ose 8% kemi arritur standardet e BE-së. Sipas të dhënave të platformës Converge2.eu, Shqipëria ka arritur konvergjencë të plotë me Bashkimin Europian në 4 fusha, në përdorimin e shërbimeve elektronike të qeverisë (e-government) që vlerësohet 21% mbi mesataren e BE; qasja e familjeve në internet që është 4% mbi mesataren e BE-së; përqindja e fuqisë punëtore me arsim të lartë dhe përdorimi i energjisë së rinovueshme.

Këta tregues tregojnë se Shqipëria ka përparuar ndjeshëm në digjitalizim dhe energjitë e pastra, fusha që po e afrojnë vendin me standardet e BE-së më shpejt se sektorët e tjerë.

Ekonomia, duhen 53 vite për të arritur BE

Në fushën ekonomike, Shqipërisë i duhen 53 vite për të arritur standardet e BE-së. Shqipëria renditet më mirë se Mali i Zi me 72 vite, Maqedonia e Veriut me 59 vite, Bosnja dhe Kosova (të dyja mbi 100 vjet), por më keq se Serbia, së cilës i duhen vetëm 35 vite.

Ecuria e Shqipërisë në aspektin ekonomik tregon zhvillim të pamjaftueshëm për të përshpejtuar afrimin me BE-në, teksa Serbia, me bazë industriale më të fortë dhe investime të huaja më të larta, ruan avantazhin në këtë drejtim.

Të dhënat tregojnë hendek të madh në shumicën e treguesve. Prodhimi i Brendshëm Bruto për frymë arrin vetëm 43% të mesatares së BE-së, çka do të kërkonte rreth 30 vite për t’u arritur. Paga mesatare bruto është 769 euro, që përbën 25% të nivelit të BE-së dhe do të duheshin rreth 46 vite për konvergjencë.

Paga minimale, me rreth 400 euro, përfaqëson 32% të nivelit europian dhe kërkon 40 vite për t’u barazuar.

Pensionet mesatare janë më problematike, vetëm 184 euro në muaj, ose 8% e mesatares së BE-së tregojnë prirje divergjente, pra Shqipëria po largohet nga standardet europiane në këtë aspekt.

Ndërsa produktiviteti (prodhimi për punonjës) është 42% e mesatares së BE-së dhe do të duheshin 43 vite për arritjen e saj. Shqipëria po ecën me ritëm shumë të ngadaltë drejt standardeve ekonomike të BE-së, veçanërisht në të ardhurat e individëve dhe pensionet.

Varfëria kërkon 100 vite, pabarazia 71 vite

Në treguesit socialë, Shqipëria ka një nga performancat më të dobëta të rajonit, me 71 vjet deri në arritjen e standardeve të BE-së, Bosnja dhe Maqedonia e Veriut janë më keq.

Ndërsa më mirë paraqitet Kosova me 19 vite dhe Serbia me 51 vjet, të cilat tregojnë përparim më të ndjeshëm në politikat sociale.

Kjo tregon se emigracioni i lartë, pabarazitë dhe mungesa e shërbimeve sociale të qëndrueshme po e zvarrisin Shqipërinë në këtë aspekt.

Shkalla e papunësisë është 9%, që përbën vetëm 64% të nivelit mesatar të BE-së. Në këtë ritëm, vendit do t’i duhen rreth 25 vjet për ta arritur standardin europian.

Nga ana tjetër, shkalla e punësimit është relativisht e lartë, 69%, që përkon me 97% të mesatares së BE-së dhe mund të arrijë nivelin e BE-së brenda vetëm dy vitesh, nëse trendet aktuale vazhdojnë.

Situata më e vështirë shfaqet te treguesit i varfërisë. Shqipërisë do t’i duhen më shumë se 100 vjet për të arritur standardin europian. Edhe pabarazia mbetet e lartë me një afat prej 71 vitesh për të qenë në nivelin e BE-së.

Ndërsa për hendekun gjinor në punësim, afrohemi në 73% të nivelit të BE-së. Ky tregues po ecën në të kundërt dhe konsiderohet “divergjent”, që do të thotë se diferenca midis burrave dhe grave në tregun e punës nuk po ngushtohet, por përkundrazi, po zgjerohet.

Në tërësi, të dhënat tregojnë se për disa fusha si punësimi, Shqipëria po afrohet me BE-në, por për treguesit që lidhen me cilësinë e jetës dhe barazinë sociale, ritmet e përmirësimit mbeten shumë të ngadalta.

Shëndetësia, hendeku po thellohet

Shqipëria shpenzon vetëm 3% të PBB-së për shëndetësi, që përbën 43% të nivelit mesatar të BE-së. Ky tregues konsiderohet “divergjent”, që do të thotë se diferenca me BE-në nuk po ngushtohet, por po mbetet e qëndrueshme ose madje po zgjerohet.

Në shëndetësi, Shqipërisë i duhen 39 vite, Maqedonisë së Veriut vetëm 7 vjet, Malit të Zi, 17 vite. Kosovës i duhen 41 vite, Bosnjës 89 vite, ndërsa Serbia duket se është shumë më keq me mbi 100 vite për të arritur BE-në.

Kjo tregon se përmirësimet në sistemin shqiptar të shëndetësisë kanë dhënë efekt, ndonëse në cilësi dhe shtrirje territoriale mbetet ende shumë për të bërë.

Jetëgjatësia është 80 vjet, pra 98% e mesatares së BE-së, një tregues mjaft i lartë. Megjithatë, edhe pse afër nivelit europian, ritmi i përmirësimit është divergent, që do të thotë se BE-ja po avancon me shpejtësi më të madhe.

Shqipëria ka 6 vdekje për 1,000 lindje të gjalla foshnjore, që është 54% e mesatares së BE-së. Për këtë tregues, llogaritet se do të duhen 14 vite për të arritur nivelin e BE-së, nëse trendet aktuale të përmirësimit vazhdojnë.

Në Shqipëri ka 365 shtretër për çdo 100,000 banorë, ose 71% e mesatares së BE-së. Projektohet se do të duhen rreth 11 vite për të arritur nivelin europian, me kusht që ritmi i rritjes të mbetet konstant.

Vendi ka 23 mjekë për çdo 10,000 banorë, që përfaqëson vetëm 55% të mesatares së BE-së. Edhe ky tregues është divergjent, pra diferenca me BE-në nuk po zvogëlohet, duke reflektuar mungesë të kuadrit mjekësor dhe emigrim të lartë të profesionistëve.

Të dhënat tregojnë se pavarësisht disa arritjeve në jetëgjatësi, Shqipëria mbetet shumë pas BE-së në investimet publike dhe në numrin e mjekëve, dy fusha kyçe për konvergjencën në standardet shëndetësore europiane.

Arsimi, Shqipëria hapa pas

Standardet në fushën e arsimit tregojnë se Shqipëria po e thellon më tej hendekun me BE-në në vend që ta ngushtojë.

Dy fushat me prapambetje janë shpenzimet publike në arsim me vetëm 3% të PBB-së ose 57% e mesatares së BE-së, duke u larguar më tej nga objektivat e konvergjencës. Edhe rezultatet në testet ndërkombëtare PISA (376 pikë) mbeten shumë më poshtë mesatares europiane dhe janë në prirje divergjente.

Në arsim, Shqipëria, si shumica e vendeve të rajonit (përfshirë Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë), është në divergjencë, që do të thotë se po largohet nga standardet europiane. Në këtë aspekt vetëm Bosnja renditet më mirë me 18 vite dhe paraqet një përmirësim më të madh në këtë fushë.

Arsimi duket të jetë pika e përbashkët më problematike për rajonin, e lidhur ngushtë me mungesën e reformave strukturore dhe të investimeve të qëndrueshme në kapitalin njerëzor.

Nga ana tjetër, përfshirja në arsimin e lartë arrin në 65% të nivelit të BE-së, me një hendek që mund të mbyllet brenda 19 vitesh nëse ritmet aktuale të Shqipërisë vijojnë. Por përqindja e popullsisë me diplomë universitare është ende e ulët, vetëm 20%, dhe do të duhen rreth 47 vjet për të arritur mesataren e BE-së.

Në aspektin pozitiv, pjesa e forcës së punës me arsim të lartë tashmë ka arritur 104% të mesatares së BE-së. Ndërkohë, treguesi më problematik mbetet shkalla e të rinjve jashtë arsimit, punës apo trajnimit (NEET), e cila është 23% dhe vetëm 40% e nivelit të mesatar të BE-së dhe parashikohet të kërkojë më shumë se një shekull për të arritur konvergjencën.

Të dhënat tregojnë se prioritetet e politikave në arsim duhet të përqendrohen te rritja e financimeve publike, përmirësimi i cilësisë së arsimit bazë dhe krijimi i politikave konkrete për përfshirjen e të rinjve në arsim ose punë.

Mjedisi, një shekull pas BE-së

Në përgjithësi, Shqipëria ka arritje të mira në përdorimin e energjisë së rinovueshme, por ngec në treguesit e tjerë të qëndrueshmërisë.

Përdorimi i energjisë së pastër arrin 97%, që përbën 167% të mesatares së BE-së, duke e vendosur vendin në fazë konvergjence.

Megjithatë, për sa i përket efikasitetit të energjisë, Shqipëria është vetëm në 58% të nivelit të BE-së dhe do t’i duhen rreth 84 vite për të arritur standardet europiane.

Në fushat e mjedisit, Shqipërisë i duhen mbi 100 vjet për të arritur standardin e BE-së dhe është në të njëjtin nivel me shumicën e vendeve të tjera të rajonit.

Kjo nënkupton se i gjithë rajoni ka vonesa serioze në menaxhimin e ndotjes, energjisë së pastër.

Ndotja mbetet problemi më serioz. Reduktimi i numrit të vdekjeve të parakohshme nga ndotja do të kërkojë rreth 60 vite përmirësim. Teksa intensiteti i karbonit dhe menaxhimi i mbetjeve po ndjekin një drejtim të kundërt nga BE-ja, të kategorizuara si divergjencë.

Shqipëria prodhon më shumë karbon për çdo njësi ekonomike dhe riciklon vetëm 24% të mbetjeve, një nivel dukshëm më i ulët se ai europian.

Nga 5 nënfusha të qeverisjes, në 3 hapa pas

Vendet e Ballkanit mbeten pas standardeve të BE-së në shumë fusha edhe për shkak të qeverisjes së dobët në këto tre dekadat e fundit.

Në qeverisje, Shqipërisë i duhen 64 vite për të arritur standardin e BE-së, teksa shtetet e tjera ballkanike, Bosnja dhe Serbia, kërkojnë një kohë edhe më të gjatë, Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut performojnë më mirë në këtë drejtim.

Kosova është më mirë se të gjitha vendet me një hendek në qeverisje me vetëm 26 vite.

Shqipëria arrin mesatarisht rreth 74–80% të nivelit të BE-së për treguesit e transparencës, stabilitetit politik dhe kuadrit rregullator, po vendi ynë në vend që të përparojë, po bën hapa pas në këto fusha, thekson studimi i Institutit të Vjenës.

Për efektivitetin e qeverisjes (“Government Effectiveness”) vendi ndodhet në 80% të nivelit të BE-së dhe do t’i duhen rreth 15 vite për të arritur standardet e saj. Situata është më problematike në fushën e sundimit të ligjit dhe kontrollit të korrupsionit, ku Shqipëria është përkatësisht në 66% dhe 63% të mesatares së BE-së, me një vlerësim se duhen 25 dhe 31 vite për të kapur nivelin europian.

Të dhënat tregojnë se Shqipëria ka bërë disa përmirësime në aspektin e efikasitetit qeveritar, por mbetet shumë pas në forcimin e shtetit ligjor dhe luftën kundër korrupsionit. Shumica e treguesve të tjerë, veçanërisht ata që lidhen me liritë politike dhe stabilitetin, janë në stanjacion ose në prirje negative ndaj mesatares së BE-së.

Digjitalizimi, Shqipëria afër BE-së

Fusha ku Shqipëria ka përparuar ndjeshëm në afrimin e standardeve me BE-në është digjitalizimi, me vetëm 9 vjet diferencë nga BE-ja, një tregues ku na rendit shumë më mirë se të gjitha vendet e tjera të rajonit, përveç Serbisë që është vetëm 4 vjet larg BE-së. Kjo reflekton kryesisht reformën e shërbimeve e-Albania dhe zgjerimit të aksesit në internet të popullatës.

Pothuajse të gjitha familjet shqiptare (98%) kanë akses në internet, një nivel që madje e tejkalon mesataren e BE-së me 104%, ndërsa përdorimi i shërbimeve elektronike të qeverisë është 121% e mesatares europiane, duke treguar përparim të dukshëm në këtë drejtim.

Megjithatë, pjesëmarrja e bizneseve në hapësirën dixhitale mbetet më e kufizuar, vetëm 58% e ndërmarrjeve kanë një faqe interneti dhe sipas vlerësimeve, do të duhen rreth 14 vjet për të arritur nivelin e BE-së.

Në tregtinë ndërkombëtare të shërbimeve të TIK-ut, Shqipëria është shumë pas. Eksportet e TIK përbëjnë vetëm 1% të totalit ose 18% e mesatares europiane, çka tregon një prirje divergjente. Edhe vlera e shtuar në sektorin e TIK-ut është e ulët (3% e PBB-së, ose 53% e nivelit të BE-së), dhe do të kërkojë rreth 56 vjet për konvergjencë.

Punësimi në këtë sektor është po ashtu i kufizuar, me vetëm 2% të forcës së punës, që përfaqëson 41% të nivelit të BE-së dhe kërkon rreth 44 vjet për të arritur standardet europiane.

Teksa Shqipëria ka bërë përparim të dukshëm në aksesin në internet dhe në shërbimet publike online, ajo mbetet shumë pas në zhvillimin ekonomik të sektorit të TIK-ut dhe në eksportet e tij, ku ende mungon konkurrueshmëria dhe kapaciteti për rritje të qëndrueshme.

Infrastruktura, një shekull larg BE-së

Shqipërisë, ashtu si dhe vendeve të tjera të Rajonit, i duhet më shumë se një shekull për të arritur standardet e BE-së për shkak të mungesës së hekurudhave dhe dendësisë së ulët të rrjetit rrugor etj.

Aktualisht, vendi ynë ka mungesë të theksuar në shumicën e treguesve të infrastrukturës. Autostradat janë vetëm 9 kilometra për çdo 10 mijë kilometra katrorë, rreth 4% e mesatares së BE-së dhe për ta arritur këtë nivel do të duheshin mbi 100 vjet.

Edhe rrjetet rrugore janë të pazhvilluara, me 1,254 kilometra për 10 mijë kilometra katrorë (vetëm 8% e nivelit të BE-së), që do të duheshin mbi një shekull përputhje.

Rrjeti hekurudhor është në situatë edhe më problematike. Vetëm 88 kilometra për 10 mijë kilometra katrorë, që përfaqëson 10% të mesatares europiane, por këtu tendenca është negative, pasi infrastruktura hekurudhore po largohet nga standardet e BE-së në vend që të afrohet.

Në aspektin ajror, pozita është disi më e favorshme. Numri i aeroporteve për njësi sipërfaqeje përbën 24% të mesatares së BE-së, dhe me ritmet aktuale mund të arrihet barazia brenda 33 vjetësh.

Ndërsa kapaciteti i instaluar elektrik është 1,017 megavat për 10 mijë kilometra katrorë, rreth 25% e mesatares së BE-së, por edhe këtu progresi është i ngadaltë dhe kërkon më shumë se 100 vjet për të arritur standardet europiane.

Të dhënat theksojnë një hendek shumë të madh në infrastrukturë, veçanërisht në rrugë, autostrada dhe energji, ndërsa transporti hekurudhor shënon hapa pas në krahasim me BE./ Monitor

The post Shqipëria synon të anëtarësohet, por është një shekull larg BE/ Analiza: Ja sa shumë na zgjat arritja e standardeve, situata më e vështirë tek treguesit e varfërisë appeared first on Albeu.com.

Jorida Tabaku: Shqiptarët po varfërohen çdo ditë, stabiliteti i qeverisë ekziston vetëm në letra
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar sërish ndaj gjendjes ekonomike në vend, duke rrëzuar propagandën e qeverisë për “stabilitet makroekonomik” dhe duke kërkuar që ekonomia të vihet në shërbim të shumicës, jo të pakicës.

Në një video-mesazh të shpërndarë në rrjete sociale, Tabaku thekson se; “stabiliteti i pretenduar nga qeveria nuk ekziston në xhepat e qytetarëve, por vetëm në letrat e ministrive”, ndërsa faktet, sipas saj, tregojnë një realitet krejt tjetër.

Në një video-mesazh të shpërndarë në rrjetet sociale, Tabaku thekson se 55% e familjeve shqiptare jetojnë në kushte varfërie, për shkak të rritjes së çmimeve dhe taksave.

“EUROSTAT tregoi që 55% e familjeve shqiptare jetojnë në kushte varfërie, nuk e mbyllin dot muajin. 40% e buxhetit familjar shkon vetëm për ushqime. Kjo situatë është pasojë e taksave të larta, rritjes së çmimeve me 30% dhe zhvlerësimit të euros, që ka goditur më fort shtresat e mesme dhe të ulëta”, shprehet Tabaku.

Deputetja demokrate nënvizon se ekonomia shqiptare po varet gjithnjë e më shumë nga sektori i ndërtimit, ndërsa sektorët që krijojnë punësim dhe mirëqenie – si bujqësia, prodhimi dhe energjia – janë lënë në harresë.

“Ekonomia shqiptare nuk prodhon më! Për çdo 1% rritje ekonomike, punësimi rritet me vetëm 0.1%. Kjo është prova që kemi një ekonomi të pakicës, që nuk krijon vende pune dhe nuk gjeneron mirëqenie për qytetarët”, theksoi Tabaku.

Ajo bëri thirrje që realiteti ekonomik i vendit të ndryshojë, duke u vendosur në shërbim të shumicës së shqiptarëve që përballen çdo ditë me koston e jetesës dhe pasigurinë ekonomike.

“Këtë realitet duhet ta ndryshojmë. Ekonomia duhet të punojë për shumicën, jo për një pakicë të privilegjuar që përfiton nga pushteti”, përfundoi Tabaku.

The post Jorida Tabaku: Shqiptarët po varfërohen çdo ditë, stabiliteti i qeverisë ekziston vetëm në letra appeared first on Albeu.com.

Shqipëria, me nivelin më të lartë të varfërisë e përjashtimit social në Europë. Veriu mban rekord
Në Shqipëri, 40.5% e popullsisë është në rrezik varfërie ose përjashtimi social, për vitin 2024, sipas të dhënave që u publikuan së fundmi nga INSTAT.

Kjo do të thotë se 40.5% e popullsisë plotësojnë të paktën një nga këto tre kritere:

-Janë në rrezit të varfërisë monetare – të ardhurat e një personi janë më të ulëta se 60% e mesatares kombëtare.

-Kanë mungesa materiale ose sociale të rënda – personi nuk ka mundësi të përballojë shpenzime bazë si ngrohja, pagesa e faturave, blerja e ushqimit, rrobave, pushimeve etj.

-Jetojnë në familje me intensitet shumë të ulët pune – kur të rriturit në një familje punojnë shumë pak ose aspak gjatë vitit.

Ndonëse në krahasim me vitet e mëparshme rreziku i varfërisë dhe përjashtimit social është ulur (nga 44.5%), që ishte në 2022, të dhënat krahasuese të Eurostat tregojnë se Shqipëria ka nivelin më të lartë në Europë dhe sa dyfishi i mesatares së BE-së prej 21%.

Në rajon, varfërinë dhe përjashtimin social më të ulët e ka Serbia, me 24.3%, e ndjekur nga Maqedonia e Veriut (30%, me të dhënat e vitit 2023) dhe Mali i Zi me 34.1% (të dhënat e vitit 2022). Mungon informacioni për Kosovën dhe Bosnjë Hercegovinën.

Sipas të dhënave të fundit të Eurostat, në vitin 2024 rreth 21% e popullsisë së Bashkimit Europian ishte në rrezik për varfëri ose përjashtim social – që do të thotë se më shumë se 95 milionë qytetarë të BE-së përfshiheshin në të paktën një nga tre kategoritë e treguesit: varfëri monetare, mungesë materiale/sociale, ose intensitet i ulët pune në familje.

Normat ndryshojnë ndjeshëm midis vendeve. Normat më të larta janë regjistruar në Bullgari, Rumani, Greqi dhe Spanjë, ku mbi 26–30 % e popullsisë rrezikon përjashtim social.

Vendet me rezultatet më të mira janë Sllovenia, Çekia, Finlanda dhe Holanda, ku përqindja zbret nën 13 %.

Mesatarja e BE-së qëndron në 21 %, një nivel pothuajse i pandryshuar krahasuar me një vit më parë, por më i ulët se dekadën e kaluar.

Këto të dhëna tregojnë se, megjithëse standardi i jetesës është përmirësuar në disa ekonomi të Europës Veriore dhe Qendrore, pabarazitë rajonale mbeten të forta, veçanërisht në vendet e Europës Jugore dhe Lindore, ku kombinimi i të ardhurave të ulëta dhe punësimit të pasigurt vazhdon të mbajë një pjesë të madhe të popullsisë në rrezik social.

Në vitin 2024, në 93 prej 243 rajoneve NUTS 2 në Bashkimin Europian, norma e rrezikut për varfëri ose përjashtim social ishte më e lartë se mesatarja e BE-së prej 21 %. Vetëm katër rajone kishin të njëjtën normë, ndërsa 146 ishin nën mesatare.

Nga ana tjetër, 26 rajone regjistruan norma mjaft të ulëta, më pak se 12,5 %. Mes tyre përfshiheshin rajone të Italisë veriore (p.sh. Provincia Autonome e Bolzano — 6,6 %) dhe rajone në Çeki,

Austri dhe vende të tjera të BE-së.

Rajone me nivele të larta rreziku përfshin disa nga ato në Greqi, Bullgari, Spanjë, Itali dhe Rumani. Në rastin e Greqisë për shembull, 5 rajone e kaluan pragun 33 %.

Veriu, i dyti më i varfri në Europë

Në renditjen sipas rajoneve, të dhënat e Shqipërisë janë për vitin 2022 (kur treguesi total ishte 44.5%).

Veriu i Shqipërisë është i dyti me nivelin më të lartë të varfërisë dhe përjashtimit social, me 47.1%, duke lënë pas vetëm zonën e Guyane (që i referohet Guajanës Franceze (French Guiana), një rajon i jashtëm (overseas region) i Francës, që ndodhet në Amerikën e Jugut, në kufi me

Brazilin dhe Surinamin), praktikisht duke e bërë veriun e Shqipërisë më të varfrin në territorin e Europës. Qendra kishte një nivel prej 44.1% dhe Jugu prej 42.6%.

Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Varfërisë

Sot është Dita Ndërkombëtare për Eleminimin e Varfërisë. Për këtë arsye Eurostat ka publikuar të dhënat dhe fton institucionet dhe qytetarët të përqafojnë veprime që reduktojnë varfërinë dhe përjashtimin social në të gjitha rajonet e BE-së.

Ky tregues është një masë e kombinuar e standardit të jetesës dhe përfshirjes sociale, që ndihmon BE-në të krahasojë pabarazitë dhe të vlerësojë ndikimin e politikave sociale midis rajoneve dhe vendeve anëtare.

Në Shqipëri, ndër më të varfrit e Europës, këto ftesa çuditërisht mungojnë!/MONITOR

The post Shqipëria, me nivelin më të lartë të varfërisë e përjashtimit social në Europë. Veriu mban rekord appeared first on Albeu.com.

Varfëria në qytetet e mëdha të vendit, dyfishi i mesatares së BE-së, në Shqipëri, 41.8% e popullsisë urbane është e rrezikuar
Norma e rrezikut të varfërisë në zonat urbane, qytetet e mëdha të Tiranës, Durrësit, Elbasanit dhe Fierit, është rreth dy herë më e lartë se mesatarja e vendeve të BE-së.

Në Shqipëri, 41.8% e popullsisë urbane është e rrezikuar nga varfëria (të ardhura nën 60% të mesatares kombëtare), ndërsa në BE kjo normë luhatet rreth 21%, sipas të dhënave nga databaza e Eurostat.

Të dhëna tregojnë se Çekia ka nivelin më të ulët në Europë të varfërisë në zonat urbane, e ndjekur nga Sllovakia dhe Polonia me 11 deri 12%.

Në anën tjetër Shqipëria, Belgjika, Spanja dhe Italia kanë nivelin më të lartë të varfërisë në qytetet e mëdha.

Arsyet kryesore të varfërisë urbane në Shqipëri lidhen me të ardhurat e ulëta dhe informalitetin e lartë. Pagat në sektorët urbanë janë ende shumë më të ulëta krahasuar me standardet europiane dhe shumë punonjës në qytete punojnë pa kontrata dhe sigurime, duke i lënë ata jashtë skemave të mbrojtjes sociale dhe pensioneve.

Gjithashtu varfëria e lartë në zonat urbane të vendit tonë vjen edhe nga kosto e lartë e jetesës në qytete. Qiratë, energjia, uji dhe shërbimet bazë janë më të shtrenjta në qytete, por të ardhurat nuk janë në përpjesëtim të drejtë me këto kosto. Mungesa e strehimit social e bën më të vështirë jetesën për familjet me të ardhura të ulëta.

Ndërsa infrastruktura është më e zhvilluar në qytete, cilësia e shërbimeve sociale, arsimore dhe shëndetësore mbetet e paqëndrueshme dhe e pabarabartë.

Migrimi i brendshëm dhe urbanizimi i pakontrolluar ka ndikuar gjithashtu. Qytetet si Tirana, Durrësi dhe Elbasani kanë përjetuar migrim të brendshëm të vazhdueshëm nga zonat rurale.

Këto zhvillime kanë krijuar zonat periferike me strehim informal dhe mungesë aksesi në shërbime publike, duke rritur përqindjen e popullsisë në rrezik varfërie.

Nga ana tjetër mungojnë politikat efektive të mbrojtjes sociale. Skema e ndihmës ekonomike është shumë e kufizuar dhe shpesh nuk arrin të targetojë grupet më në nevojë.

Sistemi i taksave dhe përfitimeve sociale nuk ka efekt real tek shtresat në nevojë, ndryshe nga vendet e BE-së.

Shumë vende te BE-se e kanë zbutur varfërinë urbane duke ndërtuar banesa publike për familjet me të ardhura të ulëta. Funksionojnë skemat për subvencionim të qirasë për të rinjtë, çiftet dhe familjet me fëmijë.

Politika të tilla si fuqizimi i arsimit dhe trajnimeve profesionale në qytete për të përgatitur të rinjtë për tregun urban të punës, ndikon në zbutjen e varfërisë. Rritja e aksesit në çerdhe e kopshte që ndihmon veçanërisht gratë në punësim është mjet tjetër që përdor BE-ja.

Shembujt nga vendet e BE-së tregojnë se zgjerimi i skemës së ndihmës ekonomike dhe asistencës sociale me pagesa të drejtpërdrejta për familjet që jetojnë nën vijën e varfërisë urbane është një mjet efikas.

Formalizimi i tregut të punës për të siguruar që punonjësit urbanë kanë sigurime dhe kontrata të rregullta është një mjet tjerë që ka funksionuar në BE për reduktimin e varfërisë urbane./ Monitor

The post Varfëria në qytetet e mëdha të vendit, dyfishi i mesatares së BE-së, në Shqipëri, 41.8% e popullsisë urbane është e rrezikuar appeared first on Albeu.com.

Varfëria në Shqipëri/ 42% e popullsisë në rrezik, por tkurren shpenzimet për ndihmën ekonomike
Teksa Shqipëria ka zyrtarisht 42% të popullsisë në rrezik të varfërisë, shpenzimet për ndihmën ekonomike në raport me PBB-në në këto vitet e fundit, kanë ardhur në rënie.

Të dhënat zyrtare nga Ministria e Financave, tregojnë se shpenzimet buxhetore për ndihmën ekonomike në Shqipëri në raport me PBB-në kanë një tendencë tkurrjeje.

Në vitin 2024, fondet për shpenzimet për ndihmën ekonomike arritën vetëm 1,1% e PBB-së, dukshëm më pak se 1.6% në vitin 2014.

Rënia e vazhdueshme e shpenzimeve buxhetore në raport me PBB-në për shtresat në nevojë vjen në një kohë kur kostot e jetesës, të tilla si çmimet e ushqimeve, qirasë, transportit etj., janë rritur ndjeshëm, duke goditur më fort shtresat në nevojë.

Në fillim të viteve 90, mbështetja ekonomike zinte një peshë relativisht të lartë në PBB, duke arritur kulmin në vitin 1995 me 1.7% të PBB-së.

Kjo ishte një periudhë kur Shqipëria po përjetonte tronditje të thella ekonomike pas rënies së sistemit komunist. Në këtë kontekst, roli i ndihmës ekonomike si instrument i stabilitetit social ishte jetik.

Të dhënat tregojnë se pas vitit 2014, fillon një fazë rënieje e vazhdueshme e ndihmës ekonomike në raport me PBB-në, por nga ana tjetër, Shqipëria është vendim me nivelin më të lartë të varfërisë relative në Rajon dhe Europë me të dhëna të Bankës Botërore dhe Eurostat.

Ndërkohë që vendi ka përjetuar rritje ekonomike, rënia progresive e përqindjes së ndihmës ekonomike në raport me PBB-në ngre shqetësime për rolin e mbrojtjes sociale në politikat publike, të cilat janë vënë në dukje edhe nga institucionet financiare ndërkombëtare si Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Shqipëria ka nivelet më të ulëta në Rajon të ndihmës ekonomike. Shumica e vendeve të Ballkanit Perëndimor gjatë pandemisë COVID-19 dhe pas saj rritën shpenzimet sociale, duke përfshirë transferta direkte, subvencione për faturat e energjisë, apo skema për ndihmë për ushqim dhe ngrohje.

Shqipëria jep ndihme ekonomike për rreth 62 mijë familje, por sasia e ndihmës është shumë poshtë minimumit jetik (6.85 USD në ditë) për person.

Por nëse qeveria shqiptare synon të përmbushë objektivat e integrimit në BE, rritja e shpenzimeve për ndihmën ekonomike është një nga kriteret kryesore në grupin e reformave ekonomike për të bërë rritjen ekonomike gjithëpërfshirëse./MONITOR

The post Varfëria në Shqipëri/ 42% e popullsisë në rrezik, por tkurren shpenzimet për ndihmën ekonomike appeared first on Albeu.com.

Raporti i BB-së, Shqipëria po rritet, por varfëria nuk po ulet
Banka Botërore përllogarit se në vitin 2023, të ardhurat për frymë në Shqipëri ishin 8,575 dollarë. Të ardhurat mesatare ditore për një person në vendin tonë ishin 23.5 USD në ditë, një vlerë e përafërt me standardin e prosperitetit 25 USD në ditë të përcaktuar nga BB, si një vlerë mesatare globale të jetesës dinjitoze.

Me uljen e popullsisë me të dhënat e Cens 2023 dhe me rritjen ekonomike rreth 4% më 2024, të ardhurat mestarë ditore të shqiptarëve e kalojnë standardin e prosperitetit, por nga ana tjetër, po sipas të dhënave nga Banka Botërore, vendi ynë gjithashtu ka nivelin më të madh të varfërisë në Rajon.

Sipas rishikimeve të fundit Banka Botërore numri i personave me të ardhurave 6.7 USD në ditë (varfëria relative), do të jetë në më shumë se 20 për qind të popullsisë së vendit me 2024.

Arritja e standardeve të prosperitetit në njërën anë dhe nga ana tjetër një e pesta e popullsisë në varfëri, tregojnë pabarazinë e lartë ekonomike të vendit.

Teksa ekonomia po rritet, ajo nuk shpërndahet në mënyrë të drejtë. Të pasurit pasurohen më tej dhe të varfrit varfërohen më tej.

Banka Botërore përcaktoi standardin e prosperitetit (25 USD në ditë), me qëllim që të rrisë ndjeshmërinë ndaj çështjeve të shpërndarjes së rritjes ekonomike.

Shtetet do të duhet të evidentojnë përqindjen e popullsisë që jeton poshtë këtij hendeku, për të aplikuar më pas politikat e rishpërndarjes së drejtë.

Banka ndjek prosperitetin e përbashkët, duke monitoruar rritjen e të ardhurave mesatare në 40 për qind të popullsisë me të ardhura të ulëta. Standardi prosperiteti i vendosur në 25 dollarë në ditë (rregulluar për dallimet në barazinë e fuqisë blerëse midis vendeve), përkufizohet si faktori mesatar me të cilin të ardhurat duhen shumëzuar për të sjellë në të gjithë botën standardin e prosperitetit. P.sh për një person të ardhurat e të cilit janë 2,50 dollarë në ditë, ato duhet të 10 fishohen për të arritur standardin e prosperitetit.

Banka Botërore, thekson se Shqipëria ka një potencial të pashfrytëzuar të kapitalit njerëzor që mund të nxisë rritjen dhe zhvillimin.

Vendi përballet me sfida, si p.sh migrimi, pasiviteti ekonomik dhe nënshfrytëzimi i talenteve. Vetëm mbyllja e boshllëqeve gjinore në punësim mund të çojë në rritje të PBB-së për frymë me 12 për qind në afat të gjatë.

Mosshfrytëzimi i individëve të arsimuar po pengon gjithashtu rritjen e produktivitetit dhe kthimet nga investimet në arsim që ka bërë vendi, duke siguruar rritje të qëndrueshme./ Monitor

The post Raporti i BB-së, Shqipëria po rritet, por varfëria nuk po ulet appeared first on Albeu.com.

Shqipëria me përqindjen më të lartë të popullsisë në rrezik të varfërisë në Europë
Shqipëria ka gati gjysmën e popullsisë së saj në rrezik të varfërisë, një përqindje shumë më e lartë në krahasim me Rajonin dhe Bashkimin Europian.

Sipas të dhënave të Eurostat dhe matjeve të brendshme nga INSTAT, Shqipëria kishte 41.6% të popullsisë në rrezik të varfërisë, niveli më i lartë në Europë (shiko grafikun e mëposhtëm).

Të dhënat për Shqipërinë i takojnë vitit 2022, ndërsa për Europën vitit 2023.

Sipas përcaktimeve të Eurostat, “rreziku për të qenë i varfër” klasifikon ato persona që janë thellësisht të privuar nga ana materiale dhe sociale, ose që jetojnë në familje me intensitet shumë të ulët në punësim.

Pas Shqipërisë, Rumania dhe Bullgaria, janë vendet që kanë ende një përqindje të lartë të popullsisë që jeton në kufijtë e varfërisë me nga 32 dhe 30 %, secila të ndjekura nga Spanja me 26.5% dhe Greqia me 25.6%.

Në krahun tjetër, Kroacia ka nivelin më të ulët të popullsisë që jeton në varfëri në Europë. Në vitin 2023 vetëm 12% e popullsisë kroate ishte në rrezik të varfërisë, e ndjekur nga Sllovenia me 13.7%, Finlanda me 15.8% dhe Polonia me 16.3%.

Në vitin 2023, mbi 94 milionë njerëz në BE (21% e popullsisë) ishin në rrezik të varfërisë ose përjashtimit social, d.m.th. jetonin në familje që përjetonin të paktën një nga tre rreziqet e varfërisë dhe përjashtimit social.

Shifra ka rënë paksa në krahasim me vitin 2022 (95.3 milionë, 22% e popullsisë).

Në Shqipëri, kufiri i rrezikut për të qenë i varfër për një person në vitin 2022 është vlerësuar me 225.931 lekë, në krahasim me 191.791 Lekë që ishte në vitin 2021, sipas INSTAT.

Në vitin 2022, janë vlerësuar rreth 576.316 individë në vendin tonë jetojnë nën kufirin e rrezikut për të qenë të varfër.

Duke filluar nga viti 2021, treguesi i privimit material, intensiteti i ulët në punësim dhe rreziku për të qenë i varfër ose përjashtimi social (AROPE), është modifikuar nga ana metodologjike duke u bazuar në objektivin e ri të Bashkimit Europian “Europa 2030’’.

Sipas objektivit të vendosur nga Bashkimi Europian për mbrojtjen e të drejtave sociale, popullsia që është në rrezik për të qenë e varfër ose në përjashtim social në Europë, duhet të reduktohet me të paktën 15 milion deri në vitin 2030 dhe prej tyre të paktën 5 milionë duhet të jenë fëmijë./Monitor

The post Shqipëria me përqindjen më të lartë të popullsisë në rrezik të varfërisë në Europë appeared first on Albeu.com.