varesi nga telefoni Archives - Albeu.com

Shpëtoni fëmijët tuaj nga varësia e telefonit, 3 diskutime që prindërit duhet t’i bëjnë sa më shpejt
Telefoni është kthyer në “mikun” e ngushtë të shumë fëmijëve dhe adoleshentëve në të gjithë botën, aq sa nuk do të ishte aspak habi nëse themi që tanimë është shndërruar në pjesëtarin e ri të çdo familjeje dhe nëse je prind me siguri e ke provuar ndjesinë kur fëmija është fiksuar keq pas telefonit gjatë gjithë kohës. Që nga nevoja për të kontrolluar çdo video të mundshme në TikTok dhe Instagram, deri te bisedat e pafundme me miqtë, celulari është një mjet komunikimi po aq sa është edhe një burim argëtimi. Megjithatë specialistët konstatojnë se pajisjet elektronike po i bëjnë fëmijët të mbyllur në vetvete, të shpërqendruar dhe me vështirësi në socializim.

Si prindër ne jemi reagues, i shohim fëmijët teksa shpenzojnë shumë kohë në telefon dhe i nxisim për ta lënë, por kështu nuk jemi duke u mësuar atyre zakone afatgjata. Më poshtë ju sjellim disa nga mënyrat më të mira për të pasur një bisedë me fëmijën tuaj rreth lësaj çështjeje.

Trajtojeni problemin në vetën e parë numri shumës, “ne”: Le të jemi të sinqertë: varësia te prindërit është thuajse sa ajo e fëmijëve. Prindërit dhe fëmijët marrin sinjale “në tru” sa herë që telefoni cingëron nga ndonjë njoftim. Për këtë arsye duhet të thoni gjëra të tipit “Kjo varësi nga telefoni nuk i bën mirë familjes sonë. Ne duhet ta luftojmë këtë varësi në shtëpinë tonë”. Prindërit mund të tregojnë për mënyrën se si ata i fikin telefonat e tyre (ose i lenë silent) sapo futen në shtëpi në mënyrë që të heqin zakonin e varësisë nga ato. Kështu ju japin një shembull fëmijëve për të bërë të njëjtën gjë.

Mos e përkufizoni teknologjinë si “djall”: Duke folur negativisht për mënyrën se si kompanitë celulare po shpenzojnë miliarda lekëpër të na bërë ne të varur nga produktet e tyre, do t’ju bëjë të dukeni jashtë mode në sytë e tyre. Në vend të kësaj flisni për përfitimet nga smartphones, se si ju ndihmojnë në kërkimet për projekte shkollore ose për të qëndruar në kontakt me miqtë. Gjithashtu mund të përmendni se pëlqimi i të gjitha postimeve të një shoku apo duke vazhduar me postimin e të njëjtave video në Snapchat fillon dhe bëhet si punë e përditshme dhe askujt nuk i pëlqen të punojë falas.

Diskutoni për limitet: Caktoni një orar të njëjtë familjarisht se kur mund të përdorni telefonat, ndoshta pas detyrave të shtëpisë ose pas punëve që mund të bëni. Vini kushte të tilla që tregojnë se të gjitha aktivitetet në telefon (mesazhet, lojërat, Youtube. Mediat sociale etj.) do të përdoren gjatë kësaj kohe. Ju gjithashtu duhet të bini dakord për vendin ku do të përdorni telefonat, për shembull: jo në dhomën e gjumit ose jo në kuzhinë. Pasi të keni vendosur kushtet, rrini me ta, duhet të tregoni se jeni një model i mirë.

The post Shpëtoni fëmijët tuaj nga varësia e telefonit, 3 diskutime që prindërit duhet t’i bëjnë sa më shpejt appeared first on Albeu.com.

Një “test i shkurtër” për të kuptuar: A je i varur nga telefoni dhe rrjetet sociale?
Telefonat “smart” janë bërë thelbësorë në jetën e të gjithëve, duke filluar nga rrjetet sociale te lojërat e më shumë. Kryesisht për shkak të hulumtimeve të pamjaftueshme, varësia nga telefoni nuk është në të vërtetë një diagnozë zyrtare, e pranuar nga ana mjekësore.

Megjithatë, ka kritere që ekspertët kanë përdorur për të përshkruar sjelljet, ndjenjat dhe mendimet që tregojnë mungesë kontrolli mbi përdorimin e telefonit.

1. A ju pengon/ ndërhyn telefoni në angazhimet/marrëdhëniet tuaja?

2. A ju jep frikë, ankth dhe nervozizëm – mungesa e telefonit tuaj, qoftë për një periudhë të shkurtër?

3. A po ju pengon telefoni aftësinë për t’u përqendruar diku tjetër dhe për të qenë kreativë?

Injorimi i pasojave të mundshme negative ose komenteve të të dashurve tuaj në lidhje me përdorimin e tepërt të telefonit janë tregues të tjerë “që ju keni kaluar qartë në sjellje problematike”, shprehet Lynn Bufka, drejtoreshë e lartë e transformimit dhe cilësisë së praktikës në Shoqatën Amerikane të Psikologjisë.

Nëse përgjigjet për të treja pyetjet ishin pozitive, këtu gjeni disa këshilla për të ndihmuar veten:

1. Mbyll të gjithë njoftimet!

Duket bërë “Off” të gjithë notifications-at që të shpërqëndrojnë nga rutina e përditshme, do ta keni më të lehtë të bëni siç duhet detyrat tuaja dhe të përqëndroheni në çdo gjë që bëni. Njoftimet që vijnë nga llogaritë sociale ju kujtojnë se diçka është duke ndodhur në botën virtuale dhe kureshtja për ta ditur çfarë shpesh është e pamundur të shuhet.

2. Vendosi vetes ca limite

Vendos një orar të caktuar për kohën që do të kalosh në telefon duke llogaritur kështu minutat që do të shpenzosh në rrjetet sociale. Në bazë të varësisë që ke ndaj tyre, vendos për kohën që do të kalosh atje. Fillimisht do të të duket e vështirë, por pastaj do ta shohësh që është metodë që funksionon.

3. Merru me diçka të re

Nëse ke mjaftueshëm kohë të lirë dhe nuk di si ta kalosh përveçse duke u marrë me telefonin, mendo diçka tjetër. Mëso një gjuhë të re, futu në një kurs, sport apo lexo një libër. Do të habitesh kur të gjesh kohë për gjithçka dhe të ndihesh mendërisht më i freskët.

4. Përfshihu në familje dhe me miqtë e tu

Në vend që t’i shohësh nëpër Story, nëse nuk i takon dot fizikisht lini një orar për video call dhe flisni, ose organizoni një lojë të gjithë në grup.

5. Bëji rrjetet sociale të duken si “përkëdhelje” për veten

Shiheni në këtë këndvështrim. Ti nuk i bën thonjtë çdo ditë dhe as nuk konsumon çdo vakt jashtë, por kur e bën merr kënaqësi të veçantë dhe e ndjen se e meriton. Trajtojeni kështu dhe botën virutale. Merruni me të pasi të keni bërë diçka produktive fillimisht.

6. Fshini çdo aplikacion që nuk përdorni.

Nëse Twitter-in se keni përdorur për muaj të tërë, më mirë fshijeni.

Nëse asgjë nuk funksionon, kërkoni ndihmë te një profesionist (psikolog).

The post Një “test i shkurtër” për të kuptuar: A je i varur nga telefoni dhe rrjetet sociale? appeared first on Albeu.com.