Vaqarr Archives - Albeu.com

Makina merr para motorin në Tiranë, humb jetën 22-vjeçari
Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Vaqarr.

Mësohet se një 22-vjeçar ka humbur jetën, pasi motori me të cilin po udhëtonte është përplasur nga një makinë.

22-vjeçari ka qenë duke udhëtuar me motor, ndërkohë që automjeti i cili është futur në parakalim e ka marrë para motorin duke e lënë të vdekur në vend.

“Më datë 17.07.2023, rreth orës 15:05, në Vaqarr, automjeti tip “Audi’, me drejtues shtetasin A. Sh., është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin L. T., 23 vjeç.”

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të plota të aksidentit./Albeu.com.

The post Makina merr para motorin në Tiranë, humb jetën 22-vjeçari appeared first on Albeu.com.

119 kg kokainë, Artan Hoxha: Është kapur vetëm 1/20 e sasisë së ardhur nga Ekuadori, lidhja e Bana King me Jan Prengën
Gazetari Artan Hoxha i ftuar në studion e “ABC” zbuloi detaje të reja nga itinerari dhe trafiku i kokainës nga Ekuadori në magazinat e Vaqarrit në Tiranë.

“Më vjen keq që vitin e ri po e nisim me faqe të bardhë. Sa e madhe ka qenë sasia e kokainës, pluhurit të bardhë, që dyshohet që te ketë hyrë në Shqipëri, por edhe me disa ngjarje të rënda nga Shkodra në veri, Vlorën në jug dhe ngjarjen mbrëmë në Tiranë. Është shumë i ngjeshur në ngjarje fillimi i vitit, por brenda atij limitit në periudhë festash. Personat që kanë probleme e humbin vigjilencën sepse edhe ata njerëz janë dhe duan të festojnë.

Sasia e kokainës është më e madhe. Në rastin konkret nuk thyen sistemin e sigurisë, por e shpartalluan dhe vendosën t’u lënë si trofe autoriteteve 119 kg, që nuk është pak, por një nga sasitë e mëdha. Sot është 27 mijë euro kg, që shkon 100 mijë euro kg, por po të flas me çmimin e shumicës. Më rezulton që policia ka arritur që të kapë vetëm 1/20 e sasisë që ka ardhur nga Ekuadori. Pse janë dyshimet që sasia është më shumë se kjo që është kapur. Skaneri pa “dashje” na tregoi, na dha një info shumë interesant, që kontejneri ishte i prekur në pjesën fundore, ka një pjesë bosh. Asnjë kontejneri nuk vjen bosh nga Ekuadori, sepse do të shfrytëzojë kapacitetin dhe nuk i leverdis që të marrë më pak.

Por pse u boshatis?

Kjo tregon që kur kontejneri ka shkuar në skaner një pjesë e ngarkesës është hequr. Mungojnë 106 arka me banane. Nga kontrolli në magazinën e “Bana King” u gjetën 119 kg kokainë. Në total janë 113 arka shumëzim për 17 del shuma prej 1921 kg, gati 2 ton. Nga këto 106 nuk u gjetën në skaner. U gjetën vetëm 7 arka me 119 kg. Sasia e ardhur në total është 1921 kg ose gati 2 ton kokainë e një niveli shumë të lartë pastërtie që ka hyrë në destinacion, Shqipëri. Me çmimin e shumicës që shitet në Shqipëri, është 51.8 milionë euro, e totalit që ka ardhur. Ndërsa në treg kap shifra të frikshme.

Është një industri e tërë që merret nga prodhimi, që kur kokaina është gjethe dhe deri kur përdoret në lokalet e natës në kryeqytet. Mungesa e një numri kaq të madh arkash, ngjarja që ndodhi që kontejneri po transportohej nga Durrësi. Rruga tradicionale që përdorin është autostrada, por kjo nuk ka ndjekur këtë rrugë. Është thënë që u shmang për shkak të festave dhe trafikut prandaj u fut në rrugën e vjetër. Kjo është e dyshimtë, sepse itinerari i zakonshëm është autostrada. duke përdorur aksin e vjetër që nuk ka mirëmbajtje, dyshimet janë që është zgjedhur për këtë. Grabitja ka ndodhur afër një zone që ka ndodhur një ngjarje tjetër, u zhduk Jan Prenga. Zona përkon, nuk dua të kaloj më tej sepse hetimi ishalla shkon më tej. Sasia e kokainës për mua është marrë në port, pjesa dërrmuese dhe pjesa tjetër gjatë transportit nga Durrësi në Vaqarr.

Kontejneri erdhi në Shqipëri në datë 27. Kompania “Zico” është më e madhja, ka gati 80% të tregut, fut pjesën më të madhe në vend, kjo është kompania lider dhe askush nuk ja përmende emrin” tha ai.

The post 119 kg kokainë, Artan Hoxha: Është kapur vetëm 1/20 e sasisë së ardhur nga Ekuadori, lidhja e Bana King me Jan Prengën appeared first on Albeu.com.

Dosja e 119 kg kokainë/ Nga Ekuadori në Vaqarr, “prita” e maskave, telefonata me Nanon dhe rrethimi i magazinave
Abc ka siguruar dosjen e sekuestrimit të 119 kg kokainë brenda pakove me banana të të kompanisë   Zico Sh A në zonën e Vaqarit në Tiranë. Droga është zbuluar pas telefonatës së bërë më 30 dhjetor nga administratori i kompanisë së bananeve, duke vënë në dijeni strukturat e shtetit për këtë linjë trafiku të kokainës.

Ka qenë  pronari i kompanisë Trifon Murataj ai i cili ka telefonuar Drejtorin e Përgjithshëm të policisë Gledis Nano. Kjo telefonatë sipas dosjes me dëshmitë, ka ardhur pasi administratori i kompanisë Marson Murataj ka folur me pronarin duke i  treguar si ka ndodhur ngjarja, referuar tregimit të shoferëve të firmës që po transportonin kontejnerin, Hasan Saliaj dhe Gëzim Kalaja, shkruan abcnews.al.

Shoferi i kamionit, Hasan Salihu, ka treguar përballë hetuesve se më 28 dhjetor kishte shkuar në portin e Durrësit për të marrë kontejnerin me banane për llogari të firmës “Ziço Sh.a”. Në kthim drejt kryeqytetit, rreth orës 17:30, në vendin e quajtur Romanat, 4 persona që u prezantuan si punonjës policisë, i prenë rrugën dhe ushtruan kontroll në kamionin me banane.

Kur u larguan e kërcënuan që mos tregonte asgjë. Salihu ka deklaruar se pas kësaj ka vërejtur kutitë me banane që ishin të çrregullta si dhe gomat e mjetit ishin të rëna dhe për këtë kërkoi ndihmën e kolegut, Gëzim Kalaja.

Shoferi i kamionit pretendon se ishte shumë i frikësuar dhe nuk njoftoi policinë, por vuri në dijeni menaxherin e firmës, Marson Muratajn, ndërsa kamioni u transportua drejt magazinave në Vaqarr. Ishte menaxheri që njoftoi pronarin e kompanisë që jeton në SHBA, dhe ky i fundit më 29 dhjetor telefonoi drejtorin e përgjithshëm të policisë.Nano ia ka kaluar çështjen drejtorit të policisë kriminale Tonin Vocaj, i cili ka marrë në telefon shoferin e kompanisë për ti sqaruar ngjarjen. Të nesërmen punonjësit e policisë kanë zbarkuar në magazinat e kompanisë në Vaqarr.

Si u  zbulua droga në kompani

Me pas punonjësit e  policisë kanë vazhduar me procedurat e tyre kqyrje etj. Gjatë shkarkimit të arkave punonjësit kanë vërjetur se disa prej tyre ishin më të rënda. Punonjesit e policisë ndërhynë dhe panë që poshtë shtatë arkave ishin disa pako drejtëkëndëshe me kokainë.

“Unë Artur Leka, Oficer i Policisë Gjyqësore, në bazë të nenit 293 të K.Pr.Penale, me këtë akt i referoj Prokurorit te Prokurorise Prane Gjykates se Shkallës së Parë Tiranë, se me date 31.12.2021, në ambientet kompanise ZICO SHA, e cila ndodhet në Vaqarr, Tirane, është gjetur një sasi lende narkotike e llojit kokainë. Pas njoftimit të marre nga punonjës të kompanisë ZICO SHA, e cila ndodhet né Vaqarr, Tirane, më date 30.12.2021, rreth orës 10.30, është shkuar në ambientet e magazinsve të kësaj kompanie, ku është konstatuar një automjet kamion me targe AA126RE, i cili kishte të  ngarkuar arka bananeah në kontenjerin i cili u gjend i hapur dhe jashtë këtij kontenjeri ishin dhe 4 paleta me arka bananesh sipër, të cilat ishin shkarkuar nga ky kontenjer dhe ishin në ambjentet e magazines së firmes ZICO SHA.

Gjatë kontrollit të ushtruar arkat e bananeve të këtij kontenjeri u konstatuan poshtë bananeve ne shtatë arka bananesh, pako ne forme drejtkendeshi të mbéshjella me natriban transparent poshtë të cilit ka qese ngjyre jeshile, brenda te cilave ka material pluhur te ngurtesuar, me të bardhë të dyshuar si lëndë narkotike kokainë. Pasi u numëruan pakot me lëndë të dyshuar narkotike renultuan 100 pako. Pakot u futen nga ana jone në qese provash”, tha thënë oficeri.

Në total në kontejner janë gjetur 119 kg kokainë që ishte ndarë në 100 pako. Pavarësisht se denoncimi u bë nga vetë kompania  një ditë më parë, gjykata ka lënë në burg, Hasan Salihun, Gëzim Kalanë dhe Marson Muratajn me akuzën e trafikut të drogës të kryer në bashkëpunim.

Skaneri në Durrës

Kontejeri doli i pastër në Durrës. Gjatë kontrollit me skander nuk u zbulua dot sasia prej 119 kg kokainë që sekuestrua në Vaqarr. Kjo ka sjellë edhe  nisjen e hetimeve. Në ditët në vijim pritet që hetimet për këtë rast të kryhen nga prokuroria e posaçme SPAK, ku do të verifikohen veprimet e kontrollorëve dhe zyrtarëve të portit në lidhje me skanimin e kontejnerit.

Nisja nga Ekuadori

Gjithçka ka nisur në një nga portet e Ekuadorit. Droga u gjet pikërisht në kontejnerin me banane të nisur nga Amerika Latine dhe që kishte kaluar transit në portin e Goia Tauro në Itali. Autoritetet doganore në vendin fqinj kanë konstatuar se kontejnerit i mungonte plumbçja apo vula. Për këtë arsye kanë ushtruar kontroll dhe kanë vënë re mungesë të arkave me banane. Pas kësaj kontejneri është mbyllur, riplumbosur. Kontejneri ka mbërritur në portin e Durrësit dhe pas zhdoganimit dhe kontrollit në skaner ka rezultuar i pastër dhe ka dalë nga porti, me destinacion magazinat e firmës në periferi të Tiranës./abcnews.al

The post Dosja e 119 kg kokainë/ Nga Ekuadori në Vaqarr, “prita” e maskave, telefonata me Nanon dhe rrethimi i magazinave appeared first on Albeu.com.

Dorëzohen çelësat e banesave të rindërtuara në Vaqarr, Rama: Ndryshon jeta e 33 mijë familjeve të prekura nga tërmeti
Ditën e sotme është dorëzuar blloku i parë i rezidencial, familjeve që humbën strehën në tërmetin e 26 Nëntorit në Vaqarr, Tiranë.

Kryeministri Edi Rama tha se kjo përpjekje do të ndryshojë jetën e 33 mijë familjeve që janë prekur nga tërmeti i rëndë i dy viteve më parë.

“Këtë fazë tjetër të procesit të rindërtimit që është faza e dorëzimit ta fillojmë në Vaqarr të ndërtuar me dashuri, cilësi dhe dashuri të madhe. Ky bllok ka pranë shkollën 9 vjeçare, gjimnazin, qendrën shëndetësore dhe të gjitha shërbimet e tjera administrative. Sot familjarët kthehen në shtëpi shumë më të mira se sa i kishin. Më vjen mirë që gjithë kjo përpjekje po ndryshon cilësisht jetën e 33 mijë familjeve. Janë 33 mijë familje në të gjithë hapësirën ku ka goditur tërmeti 2 vite më parë. Falë kësaj përpjekje të madha ata janë sot ose në kushte shumë më të mira . Nëse shohim sot listën a atyre që kanë hyrë në shtëpi, janë mijëra e mijëra që banojnë në shtëpi individuale të rindërtuara, janë mbi 500 familje në Tiranë. Jemi në fazën që fillojmë me blloqet. Së shpejti do të hyjnë në shtëpi ata që janë në pritje në Ndroq, Zall Hell, 5 Maji kjo e fundit e cila do të jetë lagja më shembullore e Tiranës pasi gjithçka po rindërtohet nga e para. Në Fushë Krujë, në Thumanë, Laç ku është ndërtuar një lagje e madhe dhe Laçi po bëhet një qytet nga fillimi. Në Lezhë, në Kavajë apo deri në Mirditë ku ka lagje që janë drejt përfundimit”, tha Rama./albeu.com

The post Dorëzohen çelësat e banesave të rindërtuara në Vaqarr, Rama: Ndryshon jeta e 33 mijë familjeve të prekura nga tërmeti appeared first on Albeu.com.

I bllokuan rrugën se menduan se do blinin vota, e vërteta e ushqimeve që u gjetën brenda makinës
10 ngjarje në Tiranë janë zbardhur nga policia dhe janë arrestuar tre prej autorëve.

Ish-kreu i Policisë Bashkiake Florenc Hoxha, përfaqësues i Partisë Demokratike, akuzohet për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, sepse ditën e djeshme, shtetasi Bledar Goga ka kërkuar ndihmën e Policisë, pasi disa persona i kishin bllokuar rrugën në lagjen Ibra, fshati Vaqarr, duke e kërcënuar të zbriste nga makina, me pretendimin se në këtë mjet kishte produkte ushqimore që përdoreshin në këmbim të votës.

Nga veprimet e kryera ka rezultuar se ushqimet ishin përgatitur për t’ua shpërndare për iftar, besimtarëve mysliman që agjërojnë.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve A. P., 28 vjeç, B. P., 36 vjeç dhe S. K., 32 vjeç, të tre me precedent të mëparshëm penal në fushën e vjedhjes. Arrestimi i tyre u bë pasi më datë 20.04.2021, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur biçikletën e shtetasit G. B. Nga veprimet ka rezultuar se këta shtetas janë autorë edhe të vjedhjes së 5 biçikletave, vjedhjes në një banesë dhe në një dyqan. Gjithashtu shtetasi S. K. ka qenë person i shpallur në kërkim policor, pasi më datë 27.03.2021 dhe 02.04.2021 ka kryer 2 vjedhje të ndryshme (1 banesë dhe 1 biçikletë). Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 6 biçikletat e vjedhura.

Në kuadër të operacionit “Investitori”, i zhvilluar më datë 08.12.2020, si rezultat i të cilit u vu në pranga një 49-vjeçare, ka vijuar puna nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar u bë kapja dhe u ekzekutua urdhri i ndalimit për shtetasin në kërkim A. S., 39 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë i ka vendosur masën e sigurimit personal “Arrest në burg” për veprat penale “Mashtrim i kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë” dhe “Mashtrim me pasoja të rënda”.

Në vijim të operacionit u shpall në kërkim dhe shtetasi D. H. Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin iu kanë marrë shuma të konsiderueshme parash shtetasve të ndryshëm, duke iu premtuar klering/ndërrim apartamentesh, njësi shërbimi, hekur në funksion të ndërtimeve të pallateve apo pajisje me kabina elektrike të tensionit të lartë në funksion të pallateve.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 proceduan penalisht shtetasin F. H., 46 vjeç, përfaqësues i një subjekti politik, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, sepse ditën e djeshme, shtetasi B. G. ka kërkuar ndihmën e Policisë, pasi disa persona i kishin bllokuar rrugën në lagjen Ibra, fshati Vaqarr, duke e kërcënuar të zbriste nga makina, me pretendimin se në këtë mjet kishte produkte ushqimore që përdoreshin në këmbim të votës. Nga veprimet e kryera ka rezultuar se ushqimet ishin përgatitur për t’ua shpërndare për iftar, besimtarëve mysliman që agjërojnë.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.

The post I bllokuan rrugën se menduan se do blinin vota, e vërteta e ushqimeve që u gjetën brenda makinës appeared first on Albeu.com.