vala Archives - Albeu.com

‘Asnjë vend s’është i sigurt’/ Alarmi i shkencëtarëve: Vala vdekjeprurëse e të nxehtit nordik e mbingarkuar nga kriza klimatike
Vala e zgjatur e të nxehtit nordik në korrik u përkeqësua shumë nga kriza klimatike dhe tregon se “asnjë vend nuk është i sigurt nga ndryshimet klimatike”, thonë shkencëtarët.

Norvegjia, Suedia dhe Finalanda kanë historikisht klimë të ftohtë, por u goditën nga temperatura të larta, duke përfshirë një periudhë rekord prej 22 ditësh mbi 30C (86C) në Finlandë.

Suedia duroi 10 ditë radhazi me “netët tropikale”, kur temperaturat nuk ranë nën 20C (68F)

Ngrohja globale, e shkaktuar nga djegia e lëndëve djegëse fosile, e bëri valën e të nxehtit të paktën 10 herë më të mundshme dhe 2 gradë Celsius më të nxehtë, thanë shkencëtarët.

Disa nga të dhënat e motit dhe modelet klimatike të përdorura në analizën e tyre treguan se vala e të nxehtit do të kishte qenë e pamundur pa përkeqësimin e klimës të shkaktuar nga njeriu.

Nxehtësia pati efekte të gjera, me spitalet që i mbinxehën dhe u mbipopulluan, dhe disa u detyruan të anulonin ndërhyrjet kirurgjikale të planifikuara.

Të paktën 60 persona u mbytën ndërsa noti në natyrë u rrit, teksa lulëzuan algat toksike në dete dhe liqene.

Qindra zjarre u dogjën në pyje dhe u raportua se njerëz u alivanosën në ngjarjet e sezonit të festave.

Në valën e fundit të madhe të të nxehtit në rajon, në vitin 2018, 750 njerëz vdiqën herët vetëm në Suedi dhe shkencëtarët parashikojnë një numër të ngjashëm viktimash pasi të përpunohen të dhënat.

Edhe jeta e egër u prek, veçanërisht drerët e famshëm të gadishullit skandinav.

Disa kafshë ngordhën nga vapa dhe të tjera hynë në qytetet duke kërkuar hije. Shoferët u paralajmëruan se drerët mund të kërkonin të freskoheshin në tunelet rrugore.

Pjesa më e madhe e hemisferës veriore ka përjetuar valë të nxehti në javët e fundit.

Kjo përfshin Mbretërinë e Bashkuar, Spanjën dhe Kroacinë, ku shkatërrimi nga zjarret është pothuajse dyfishi i mesatares 20-vjeçare, si dhe SHBA-në, Japoninë dhe Korenë e Jugut.

Shkencëtarët janë të sigurt se kriza klimatike e ka intensifikuar këtë mot ekstrem.

Prof. Friederike Otto, një klimatologe në Imperial College London, e cila drejton bashkëpunimin World Weather Atribution (WWA), i cili bëri analizën nordike, tha: “Edhe vendet relativisht të ftohta skandinave po përballen me valë të rrezikshme të nxehtësisë sot me 1.3 gradë Celsius ngrohje – asnjë vend nuk është i sigurt nga ndryshimet klimatike.”

“Djegia e naftës, gazit dhe qymyrit po vret njerëz sot. Lëndët djegëse fosile po e rëndojnë motin ekstrem dhe për të ndaluar që klima të bëhet më e rrezikshme, duhet të ndalojmë djegien e tyre dhe të kalojmë në energji të rinovueshme.”

Valët e të nxehtit si ajo në Skandinavi do të bëhen pesë herë më të shpeshta deri në vitin 2100 nëse ngrohja globale arrin 2.6 gradë Celsius, që është trajektorja e sotme.

Maja Vahlberg, një eksperte suedeze në Qendrën e Klimës së Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe, tha: “Ky korrik na kujtoi se në veri, nxehtësia nuk është një kërcënim i largët, por po depërton në spitale, institucione kujdesi dhe shtëpi.

Infrastruktura jonë nuk është ndërtuar për t’i bërë ballë këtyre temperaturave ekstreme dhe popullsia jonë në plakje është gjithnjë e më e ndjeshme ndaj nxehtësisë së rrezikshme.”

«Pashë një dre të qëndronte në të njëjtën zonë me hije për tre ditë rresht pa kullotur, një shenjë e qetë e tendosjes që po shkaktonte nxehtësia», tha ajo.

Studimi i shpejtë i WWA-së mbi rolin e ngrohjes globale të shkaktuar nga njeriu në valën e të nxehtit nordik krahasoi mundësinë e temperaturave të larta në klimën më të nxehtë të sotme me atë në periudhën më të ftohtë paraindustriale, duke u përqendruar në periudhën më të nxehtë dy-javore në secilin vend.

Studimi zbuloi se edhe rritja relativisht e vogël prej 0.2 gradë Celsius e temperaturës globale që nga viti 2018 kishte dyfishuar mundësinë e valëve të tilla të nxehtësisë, duke treguar se çdo pjesë e gradës kishte rëndësi, thanë shkencëtarët.

“Ndryshimi i klimës po e riformëson në thelb botën në të cilën jetojmë”, tha Dr. Clair Barnes, në Imperial College London.

Një aspekt mbresëlënës i valëve të të nxehtit ishte numri i netëve tropikale.

“Në një stacion në Suedinë veriore, patëm 10 ditë të tilla në fund të korrikut, gjë që është e jashtëzakonshme”, tha Prof Erik Kjellström, në Institutin Meteorologjik Suedez.

Amalie Skålevåg, në Institutin Meteorologjik Norvegjez, tha: “Netët e nxehta mund të jenë të rrezikshme kur trupi nuk ka mundësi të pushojë dhe të rikuperohet pas një dite të nxehtë, dhe kjo është veçanërisht e vërtetë për njerëzit me probleme shëndetësore.”

Efektet e valës së të nxehtit tek drerët kërcënojnë jetesën e komuniteteve indigjene Sami, të cilat i kanë kullotur ata për më shumë se 1,000 vjet.

“Çrregullime të tilla kërcënojnë gjithashtu shëndetin [e Samive] dhe të drejtën e tyre për të mbështetur një mënyrë jetese – kjo e bën ndryshimin e klimës një çështje të të drejtave të njeriut”, tha Vahlberg./ The Guardian.

The post ‘Asnjë vend s’është i sigurt’/ Alarmi i shkencëtarëve: Vala vdekjeprurëse e të nxehtit nordik e mbingarkuar nga kriza klimatike appeared first on Albeu.com.

Vala e të nxehtit drejt Shqipërisë, anticikloni afrikan sjell temperatura përvëluese në rajon javën e ardhshme
Një valë e fuqishme të nxehti pritet të godasë Italinë dhe rajonin, përfshirë edhe Shqipërinë, gjatë javës që vjen. Sipas të dhënave meteorologjike, një anticiklon i fuqishëm do të pozicionohet mbi gadishullin italian, duke sjellë rritje të ndjeshme temperaturash nga jugu në veri të vendit.

Parashikimet tregojnë se nxehtësia e madhe nuk do të kufizohet vetëm në Itali, por do të shtrihet edhe në Ballkanin Perëndimor, përfshirë Shqipërinë, ku temperaturat pritet të kalojnë vlerat mesatare sezonale.

Moti përvëlues do të përfshijë thuajse të gjithë territorin, ndërsa vetëm zonat alpine dhe lartësitë malore mund të përjetojnë një freski relative.

Sinoptikanët paralajmërojnë se kjo situatë mund të sjellë ditë me temperatura mbi 35°C në disa qytete të Shqipërisë, sidomos në zonat e ulëta dhe ato pranë bregdetit.

Gjithashtu, rekomandohet kujdes i shtuar për grupet e ndjeshme ndaj nxehtësisë, si të moshuarit dhe fëmijët, si dhe shmangia e ekspozimit të zgjatur në diell gjatë orëve të pikut.

Valët e nxehtësisë si kjo që pritet të godasë vendin janë gjithnjë e më të shpeshta, si pasojë e ndryshimeve klimatike, çka bën të nevojshme marrjen e masave mbrojtëse nga qytetarët dhe institucionet.

The post Vala e të nxehtit drejt Shqipërisë, anticikloni afrikan sjell temperatura përvëluese në rajon javën e ardhshme appeared first on Albeu.com.

NYT: Pse valët e pandemisë zgjasin 2 muaj
Koronavirusi vazhdon të përhapet në të gjithë botën. Por arsyet se pse bota nuk ka arritur ende të eliminojë Covid-19 janë ende të paqarta dhe sigurisht nuk ka asnjë garanci nëse ulja e rasteve do të vazhdojë. Sidoqoftë, rikthimi i valëve pandemike meriton vëmendjen e të gjithëve.

Në SHBA, numri i rasteve ditore ka rënë me 35% që nga 1 shtatori, ndërsa rastet në mbarë botën kanë shënuar rënie me më shumë se 30% që nga fundi i gushtit. Lajmi më inkurajues është se rastet serioze të Covid-19 kanë shënuar gjithashtu rënie: Numri i qytetarëve amerikanë që po marrin trajtim në spitale ka rënë me 25% në krahasim me 1 shtator.

Numri i viktimave në 24 orë është reduktuar me 10% që nga 20 shtatori. Por ky është një model që njerëzit tashmë e njohin: Cikli misterioz dy mujor i valëve pandemike. Pasi Covid-19 filloi të përhapet në fund të vitit 2019, rastet zakonisht rriteshin pas dy muajsh, (ndonjëherë për shkak të një mutacioni të ri, siç është Delta), dhe më pas shënonin rënie pas dy muajsh të tjerë.

Shumë interpretime të njohura, të tilla si sezonaliteti, ose vendimet në lidhje me përdorimin e maskave dhe mbajtjen e distancës, janë padyshim të papërshtatshme, nëse jo të pasakta. Cikli dymujor është regjistruar në periudha të ndryshme të vitit. Shpjegimet më të besueshme përfshijnë një kombinim të virologjisë dhe rrjeteve sociale: Ndoshta një variant i koronavirusit ka më shumë gjasa të infektojë disa njerëz, por jo të gjithë, dhe kur personat e rrezikuar janë të ekspozuar ndaj virusit, përhapja e virusit është e kufizuar.

Dhe në këtë mënyrë mund të duhen rreth dy muaj që një mutacion të qarkullojë në komunitet. Sjellja e njerëzve sigurisht që luan një rol të rëndësishëm, me njerëzit që priren të jenë më të kujdesshëm kur rastet janë në rritje.

Pavarësisht arsyeve, cikli dymujor vazhdon: kjo gjë është gjithashtu e dukshme në statistikat globalë: Shpërthimet u rritën globalisht nga fundi i shkurtit deri në fund të prillit, pastaj ranë deri në fund të qershorit, duke u rritur përsëri në fund të gushtit për të shënuar rënie që nga ai moment.

Ky model është gjithashtu i dukshëm në vende të mëdha si India, Indonezia, Britania, Franca dhe Spanja. Në secilën prej tyre varianti Delta ka shkaktuar rritje të rasteve që kanë zgjatur nga 1.5 deri në 2.5 muaj. Në SHBA, varianti Delta u përhap në disa shtete jugore dhe u dobësua po në të njëjtat shtete në gusht. Në shumicën e vendit, vala filloi në korrik dhe rastet më në fund kanë filluar të shënojnë rënie gjatë javëve të fundit.

Edhe rastet në mesin e fëmijëve kanë shënuar rënie pavarësisht faktit se vaksinat për fëmijët nën moshën 12 vjeç ende nuk janë miratuar, sipas Jennifer Nutso nga Universiteti Johns Hopkins. Sigurisht, ky nuk është një ligj i sigurt i shkencës. Në Britani, për shembull, numri i rasteve ka pësuar ndryshime gjatë dy muajve të fundit, në vend që të jetë i qëndrueshëm.

Në Shtetet e Bashkuara, fillimi i sezonit të dimrit dhe rritja e aktiviteteve në ambientet e brendshme, ose ndonjë faktor tjetër i panjohur, mund të shkaktojë një përsëritje të shpërthimit këtë vjeshtë.

Rrjedha e pandemisë mbetet e pasigurt.

Sidoqoftë ka arsye për të qenë optimistë. Përqindja e amerikanëve mbi moshën 12 vjeç që kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës kundër Covid është 76%, dhe numri në rritje i personave që duan të vaksinohen, së bashku me miratimin e vaksinave për moshat 5 deri në 11 vjeç, do të rrisë më tej numrin e vaksinimeve këtë vjeshtë.

Pothuajse po aq i rëndësishëm është fakti se pothuajse gjysma e amerikanëve tashmë e kanë kaluar koronavirusin, i cili pjesërisht u siguron atyre imunitet natyral.

Scott Gottlieb, një ish komisioner i Administratës së Ushqimit dhe Barnave (FDA) tha : “Unë mendoj se kjo ishte vala e fundit e madhe e pandemisë.” Çfarëdo që do të na sjellin muajt e ardhshëm, është pothuajse e sigurt se më e keqja me koronavirusin ka kaluar”./abcnews.al

The post NYT: Pse valët e pandemisë zgjasin 2 muaj appeared first on Albeu.com.