vala e katert Archives - Albeu.com

Afrika e Jugut: Omicron çon vendin në një valë të katërt
Presidenti i Afrikës së Jugut Cyril Ramaphosa ka paralajmëruar se vendi tani po shkon në një valë të katërt të infeksioneve Covid-19.

“Ne po përjetojmë një shkallë të infeksioneve që nuk e kemi parë që nga fillimi i pandemisë,” tha ai në një deklaratë, duke shtuar se varianti Omicron “duket se po dominon infeksionet e reja në shumicën e provincave. Gjatë javës së fundit, numri i rasteve ditore është pesëfishuar. Gati një e katërta e të gjitha testeve të Covid-19 tani rezultojnë pozitive”, tha presidenti.

Ai theksoi se autoritetet “kanë përgatitur spitalet për të pranuar më shumë pacientë”.

Kujtojmë se, Omicron u zbulua për herë të parë në Afrikën e Jugut në nëntor, dhe u përhap me shpejtësi në mbarë botën pavarësisht ndalimeve të udhëtimit dhe kufizimeve të tjera.

The post Afrika e Jugut: Omicron çon vendin në një valë të katërt appeared first on Albeu.com.

Tirana me valën më të rëndë të pandemisë në 2021, fatalitetet u rritën me 44%
Tirana është qyteti që ka vuajtur më shumë nga pandemia përgjatë 9 muajve të këtij viti, sidomos në tremujorin e parë, e reflektuar në një rritje të lartë të fataliteteve në krahasim me periudhën para pandemike.

Sipas të dhënave të INSTAT, për 9 mujorin 2021, në kryeqytet u shënuan 5546 humbje jete, me një rritje të lartë prej 44% në krahasim me mesataren e të njëjtës periudhë 2016-2019, nga 31.5% që ishte mesatarja kombëtare. Edhe në raport me 9 mujorin 2020, vdekshmëria shtesë në Tiranë është rritur me 20%.

“Numri i lartë i fataliteteve në Tiranë ka si arsye kryesore dendësinë e lartë të popullsisë në raport me qytetet e tjera, duke favorizuar përhapjen më të madhe të virusit. Dihet tashmë se në qendrat e mëdha urbane ku grumbullimet janë edhe më të larta, infektimet përhapen më shumë e për pasojë edhe fatalitetet janë më të mëdha. Në dy valët e tjera të pandemisë, Tirana kishte më pak fatalitete në raport me popullsinë si pasojë e masave të larta kufizuese dhe vetë ndërgjegjësimit më të lartë të qytetarëve për tu mbrojtur se sa në rrethe. Gjatë vitit 2020 në Tiranë virusi u përhap më shumë në zyrat, institucione dhe qendra të punës, ndërsa këtë vit kishte një përhapje të lartë familjare, sidomos gjatë dimrit”, thotë Petrit Malaj, mjek pneumolog në Tiranë.

Ai shton se gjatë vitit 2021 masat kufizuese ishin më pak strikte dhe vigjilenca humbi të një pjesë e popullsisë në moshë, e cila është edhe më e rrezikuara nga pandemia.

Më e rënduar situata në kryeqytet ishte në tremujorin e parë 2021. Gjatë janar-marsit të këtij viti u regjistruan 2,701 vdekje, me rritje prej 82% në krahasim me mesataren përkatëse 2016-2019, në dy tremujorët në vijim vdekshmëria shtesë ishte rreth 20% më e lartë sesa në periudhat përkatëse mesatare 2016-2019.

Vendin e dytë për rritjen e fataliteteve e mban Vlora, me +42.6%. Qyteti bregdetar vitin e kaluar kishte rritje të ulët të vdekshmërisë, ndërsa duket se vala e ka goditur këtë vit.

Pas Vlorës renditet Fieri, me shtesë 40.3%, i ndjekur nga Durrësi me 34%.

Shkodra dhe Lezha, të cilat vitin e kaluar shënuan rekordin e vdekshmërisë shtesë kanë regjistruar rritje më të ulët të fataliteteve këtë vit sesa qytetet e tjera (përkatësisht +31.8% dhe +27.5%).

I vetmi qark që ka shënuar rënie të vdekshmërisë për 9 mujorin 2021 është Kukësi, ku fatalitetet u reduktuan me 3%.

Në vitin 2020, rritja më e lartë vjetore e fataliteteve ishte në Shkodër (+34%), Tiranë (+32%), Elbasan (31.3%), Shkodër (31%).

Që nga fillimi i pandemisë 11 mijë vdekje shtesë në vend

Që nga prilli 2020, kur vala e pandemisë filloi të jepte pasojat e para në Shqipëri deri në fund të shtatorit 2021, në vend janë shënuar rreth 11 mijë vdekje shtesë në krahasim me mesataren e periudhave përkatëse 2016-2019.

Të dhënat janë përpunuar nga Monitor, bazuar në treguesit demografikë tremujorë të INSTAT.

Për gjithë 9 mujorin, në vend janë shënuar 21,471 humbje jete, me një rritje prej 18% në raport me të njëjtën periudhë të 2020-s, për shkak të fataliteteve të larta që ndodhën sidomos në tremujorin e parë të këtij viti.

Në krahasim me mesataren e 9 mujorit 2016-2019, fatalitetet në vend për janar-shtator 2021 janë rritur ndjeshëm me 31.6%.

Sipas tremujorëve, shtesa më e lartë e jetëve të humbura ishte në tremujorin e katër 2020 (+3,380) dhe të parin 2021 (+3,322). Pandemia filloi të japë pasoja në humbjen e jetëve që në tremujorin e tretë 2020 (+1,684), ndërsa efektet vijuan të ndiheshin dhe në prill-qershor të këtij viti (+729) dhe korrik-shtator (+1,097)./Monitor

The post Tirana me valën më të rëndë të pandemisë në 2021, fatalitetet u rritën me 44% appeared first on Albeu.com.

OBSH shpjegon pse vala e katërt e pandemisë po godet Europën
Sipas ekspertëve të OBSH-së, një sërë shkaqesh po çojnë në një rritje të re të rasteve të koronavirusit në të gjithë Europën: skepticizmi për vaksinat, i ftohti që i sjell njerëzit në ambiente të mbyllura, indiferenca ndonjëherë për përdorimin e maskave dhe reduktimi i mbrojtjes kundër vaksinimit, të cilat zakonisht dobësohet pesë muaj pas dozës së parë. Mutacioni më i përhapur Delta konsiderohet gjithashtu shkaktar i rritjes së rasteve, raporton albeu.com.

Kreu i OBSH-së për Europën e konsideron situatën e re “jashtëzakonisht shqetësuese”, ndërsa e sheh Europën si fokusin e një krize të re pandemike. Epidemiologët kanë frikë se vala e katërt mund të arrijë në Europën Perëndimore nga Europa Lindore, pasi numri i personave të vaksinuar në këto vende është ende i ulët dhe shkalla e infeksioneve të reja është e lartë.

Holanda: Shembulli pozitiv që u shemb

Ndonëse një muaj më parë qeveria holandeze hoqi të gjitha masat për koronavirusin, të premten mbrëma kryeministri i vendit Mark Rutte iu kthye situatës së mëparshme, për shkak të rritjes alarmante të rasteve dhe të shtrimeve në spital. Kështu, që nga e shtuna përdorimi i maskës u bë sërish i detyrueshëm, ndërsa hyrja në muze, restorante dhe ambiente pune bëhet me demostrim të detyrueshëm të certifikatës së vaksinimit, kurimit apo testit negativ. Qeveria holandeze u bën sërish thirrje qytetarëve që të punojnë nga shtëpia dhe të shmangin transportin publik, raporton albeu.com.

Një fakt shqetësues është se numri i infeksioneve është në rritje, megjithëse shkalla e të vaksinuarve plotësisht është 84% e popullsisë. Megjithatë, deri më tani nuk ka pasur thirrje për një dozë të tretë të vaksinimit. Aktualisht rekomandohet për njerëzit me imunitet të dobët.

Republika Çeke, Rumania, Bullgaria

Republika Çeke është duke u goditur rëndë nga koronavirusi, me raste që rriten ndjeshëm që nga fundi i tetorit. Qeveria populiste çeke nuk ka arritur të vendosë masa të rrepta mbrojtjeje që nga valët e para të pandemisë. Më pak se 60% e çekëve janë plotësisht të vaksinuar, një përqindje që konsiderohet e kënaqshme në krahasim me vendet e tjera të Europës Lindore.

Megjithatë, Rumania dhe Bullgaria janë në pozitën më të keqe në luftën kundër koronavirusit. Në Rumani, shkalla e vaksinimit është 37%, pothuajse gjysma e mesatares europiane. Në fakt, Instituti Kombëtar i Vaksinimit kohët e fundit vlerësoi se një rumun vdes nga koronavirusi çdo pesë minuta. Rumania mban kështu kryesimin negativ midis vendeve të BE-së që janë goditur më rëndë. Ekspertët tani po krahasojnë situatën në Bukuresht me Lombardinë italiane në fillim të pandemisë, raporton albeu.com.

Në të njëjtën kohë, megjithatë, vendi me shkallën më të ulët të vaksinimit në BE është Bullgaria. Sipas statistikave, vetëm një e katërta e qytetarëve janë plotësisht të vaksinuar, me një përzierje të fortë mosbesimi, skepticizmi dhe bestytnie tek ata që refuzojnë të vaksinohen.

Franca dhe Gjermania

Shqetësuese është edhe situata në Francë , ndërsa presidenti Macron pritet të mbajë një fjalim për pandeminë të martën. Demonstrimi i “pasaportës” kundër koronavirusit në të gjitha ambientet publike pritet të zgjatet deri në vitin e ardhshëm. Madje, Franca kishte marrë masa drastike, duke përfshirë vaksinimin e detyrueshëm për punonjësit e shëndetësisë dhe policinë, që nga vjeshta, duke e rritur shkallën e vaksinimit në 88% të popullsisë së rritur. Mjekët rekomandojnë përshpejtimin e dozës së tretë të vaksinimit, e cila aktualisht është e vlefshme vetëm për personat 65 vjeç e lart.

Në fund të javës, Instituti Robert Koch regjistroi rritjen më të lartë ditore të rasteve që nga fillimi i pandemisë. Ekspertët e përshkruajnë rrezikun e infektimit te personat e pavaksinuar si “shumë të lartë”. Thembra e Akilit e Gjermanisë është shkalla disproporcionale e ulët e vaksinimit: vetëm 67% e gjermanëve të rritur janë plotësisht të vaksinuar, shumë më pak se në vende të tilla si Italia, Franca apo Spanja. Skepticizmi i vaksinimit si dhe rezistenca ndaj veprimit të qeverisë qendrore vazhdojnë të jenë pengesë./albeu.com

The post OBSH shpjegon pse vala e katërt e pandemisë po godet Europën appeared first on Albeu.com.