vaksinimi masiv Archives - Albeu.com

Vazhdon vaksinimi masiv anti-covid, deri më tani kanë aplikuar 25 mijë persona
Edhe ditën e sotme vazhdon procesi i vaksinimit masiv në Shqipëri. Deri më tani bëhet me dije se kanë aplikuar mbi 25 mijë persona në portalin e-albania.

Ky proces do të vijojë edhe përgjatë ditës së sotme, duke iu dhënë mundësinë e vaksinimit të gjithë atyre që kanë aplikuar. Çfarë është injektuar në masë ka qenë vaksina kineze Coronavax.

Për një pjesë të qytetarëve lloji i vaksinës nuk ka përbërë problem, por ndërkohë ka pasur edhe nga ata që janë larguar pa u vaksinuar kur iu është komunikuar që Pfizer aplikohet për kategori të veçanta.

Krahas këtyre dy vaksinave, në dispozicion ka qenë po ashtu vaksina ruse “Sputnik” dhe “Astra Zeneca”. Lidhur me situatën epidemiologjike, të martën është regjistruar vetëm një rast pozitiv me koronavirus nga më shumë se 3300 testime të kryera.

Ndërkohë, ka zbritur në 56 numri i rasteve aktive në të gjithë vendin. Pozitiv është fakti që në 24 orët e kaluara nuk është raportuar asnjë humbje jete, ndërsa në Spitalin Infektiv gjendet i shtruar vetëm një pacient.

“Në 24 orët e fundit janë kryer 3348 testime, nga të cilat ka rezultuar pozitiv me Covid-19 1 qytetar në Tiranë. Aktualisht janë 56 pacientë aktivë me COVID-19 në vend. Vetëm 1 pacient po merr trajtim spitalor të specializuar.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv. Janë shëruar 8 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,002 që nga fillimi i epidemisë”, ka bërë me dije Ministria e Shëndetësisë.

The post Vazhdon vaksinimi masiv anti-covid, deri më tani kanë aplikuar 25 mijë persona appeared first on Albeu.com.

Nesër fillon vaksinimi masiv, Manastirliu: Do kryejmë mbi 10 mijë injektime në ditë
Në sheshin “Skënderbej” po bëhen përgatitjet për të nisur nesër vaksinimin masiv. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu nga sheshi “Skënderbej” ku po ngrihen çadrat për vaksinimin, tha se ambicia është për të vaksinuar mbi 10 mijë qytetarë në ditë.

“Jemi duke vijuar punën për të ngritur qendrën e vaksinimit masiv në Tiranë. Kemi ambicien për të kryer në të gjithë Shqipërinë mbi 10 mijë deri në 15 mijë vaksinime në ditë, për të mundësuar një proces me ritme të shpejta të vaksinimit”, tha Manastirliu.

Duke bërë me dije se janë shpërndarë të gjitha dozat e nevojshme të vaksinave në Shqipëri, Manastiliu tha se qytetarët duhet të kontaktojnë me mjekun e familjes për të bërë planifikimin e vaksinimit.

“Mjeku i familjes do të jetë lajmësi për vendin, datën dhe orën e kryerjes së vaksinës. Mjeku i familjes në bazë të një udhëzimi të përcaktuara nga strukturat e Operatorit të Kujdesit Shëndetësor do të mundësojë thirrjen e kategorive, sipas grupmoshave që kemi vendosur në planin kombëtar të vaksinimit, duke filluar me grupmoshën +85 vjeç dhe +80 vjeç të cilët kemi vendosur t’i kryemë në qendrat e tyre shëndetësore por duke vijuar me grupmoshën +75 vjeç por duke zbritur tek ajo +70 vjeç, të cilat do të kryhen në qendrat e vaksinimit të përqendruar”, tha Manastirliu.

Gjithashtu Manastirliu dha detaje se si do të jenë të organizuara çadrat e ngritura në sheshin “Skënderbej” duke thënë: “Kjo qendër që është duke u punuar dhe do të hapet nesër do të mundësojë kryerjen nga 800 deri në 1000 vaksinime në ditë.

Planifikohet të kemi 10 poste të vaksinimit, 10 pika të regjistrimit, duke mundësuar kështu një rregjistrim të shpejtë të qytetarëve, një kryerje të shpejtë të anamnezës, më pas vaksinimin dhe më pas vendosjen e posteve të postvaksinimit. Këto çadra do të kenë dhe ambiente ruajtje frigoriferike për vaksinat”.

The post Nesër fillon vaksinimi masiv, Manastirliu: Do kryejmë mbi 10 mijë injektime në ditë appeared first on Albeu.com.