vaksinimi i femijeve Archives - Albeu.com

ISHP detyron fëmijët të vaksinohen në mënyrë që të pranohen në kopshte e shkolla
Instituti i Shëndetit Publik në Shqipëri u ka kërkuar drejtorëve të kopshteve dhe shkollave, sidomos atyre jopublike, të mos pranojnë asnjë fëmijë që nuk është vaksinuar sipas kalendarit të detyrueshëm.

Ardhja e shtetasve të huaj nga vende të ndryshme, ku ka sëmundje infektive, rrezikon përhapjen e tyre edhe në Shqipëri, teksa ekspertët e shëndetit, janë të alarmuar për rënien e vaksinimit te fëmijëve të vegjël ndaj” fruth rubeolës”.

“Një nënë e prekur nga fruthi kur është shtatzënë, lind fëmijë prematurë, fëmijë nën peshë deri dhe vdekje fetale“, tha Silva Bino, shefe e Institutit Shëndetësor Publik, në Shqipëri.

“Rubeolën”, Bino e konsideron edhe më të rrezikshme, ndonëse ka shenja të ngjashme me fruthin si temperaturë e puçrra të kuqe.

“Shkakton verbim të foshnjës, shurdhim dhe probleme kardiake tek foshnja“, tha ajo.

Ndonëse këto sëmundje, nuk janë hasur më prej viteve 2000, Bino shprehet se mund të rikthehen.

“Mund të rikthehen, këto nëna të reja që nuk janë vaksinuar nëse bien në kontakt, na çon në këtë situatë”.

The post ISHP detyron fëmijët të vaksinohen në mënyrë që të pranohen në kopshte e shkolla appeared first on Albeu.com.

Maqedonia e Veriut telashe nga mosvaksinimi i fëmijëve
Maqedonia e Veriut zë vendin e dytë në botë për nga numri i fëmijëve që nuk e kanë marrë asnjë vaksinë që nga lindja e tyre, thotë një raport i UNICEF-it i publikuar së fundi.

Në këtë raport theksohet se për dallim nga trendët botërorë, ku numri i fëmijëve të pavaksinuar është kryesisht në zonat rurale dhe të varfra, në Maqedoninë e Veriut ky numër është më i madh në mjediset urbane.

Maqedonia e Veriut për sa i përket përfshirjes së vaksinimit të fëmijëve ndodhet në nivelin e njëjtë me Bosnje Hercegovinën dhe Kirgistanin.

Nga Ministria e Shëndetësisë theksojnë se mbeten të fokusuar në promovimin dhe edukimin e vazhdueshëm sa i përket përfitimit nga vaksinat, siç janë fushatat e përbashkëta me UNICEF-in dhe OBSH-në.

Nga Instituti i Shëndetit Publik thonë se për nivelin e ulët të përfshirjes së fëmijëve të vaksinuar, kanë ndikuar fushatat kundër vaksinimit që po promovohen në rrjetet sociale duke vënë në dyshim cilësinë e vaksinave.

“Njerëzit më shumë u besojnë portaleve të ndryshme dhe OJQ-ve sesa shkencës dhe ligjit. Problemi këtu është dhe

te mossanksionimi i atyre që pamundësojnë vaksinimin e fëmijëve. Çdo familje duhet të përballet me sanksione nëse nuk e vaksinon fëmijën. Kemi të bëjmë me vetëdijen e prindërve si faktor shumë i rëndësishëm”, thekson për Radion Evropa e Lirë, Shaban Memeti, drejtor i Institutit të Shëndetit Publik në Maqedoni të Veriut.

Përfaqësues nga Organizata Botërore e Shëndetësisë thonë se duhet gjetur modalitete që në sistemin e imunizimit të përfshihen fëmijët që për shkaqe të ndryshme kanë anashkaluar terminët për marrjen e vaksinave.

“Me rëndësi thelbësore është që prindërit ta kuptojnë rëndësinë e marrjes së dozave të vonuara ose të humbura të vaksinave për fëmijët e tyre. Në të njëjtën kohë, ne duhet t’i vazhdojmë përpjekjet tona për t’i bërë vaksinat lehtësisht të disponueshme në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Në vitet e kaluara, të gjithë partnerët në vend kanë punuar në identifikimin e personave të pavaksinuar dhe jo të vaksinuar plotësisht dhe në lehtësimin e qasjes në vaksina”, vlerëson Goran Koçinski, përfaqësues i Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut.

Prindërit që janë kundër vaksinave të rregullta, nuk dëshirojnë të flasin para mediave. Ata në rrjetet sociale kryesisht mbrojnë qëndrimin se vaksinat janë me cilësi të dyshimtë.

Por, prindërit që i vaksinojnë fëmijët me rregull, shfaqin shqetësim për shkak të numrit të madh të fëmijëve të pavaksinuar pasi në këtë mënyrë mund të shfaqen pandemi që, domosdo do t’i prekin dhe fëmijët e tyre.

Ivana Nikollovska, nënë e një djali 4 vjeç, thotë se djalin e ka vaksinuar me të gjitha vaksinat dhe në asnjë moment nuk ka pasur dilema për sa i përket cilësisë së vaksinave. Për të është e pakuptimtë qëndrimi i prindërve kundër vaksinimit duke e ditur që, siç thotë,”vaksinat çrrënjosën më shumë sëmundje që ishin fatale në të kaluarën”.

“Unë djalin tim e kamë vaksinuar me rregull me të gjitha vaksinat… pasi besoj se duke u vaksinuar parandalohen shumë sëmundje. Falë vaksinave djali nuk u prek as nga fruthi dhe sëmundjet që i kalonin së kaluarës. Por, ja tani ato shfaqen për fat të keq, siç është fruthi(moribili) në kopshte ku shkon dhe im bir. Disa sëmundje që ishin çrrënjosur, për fat të keq kthehen te ne sërish pikërisht për shkak të prindërve që janë kundër vaksinave”, thotë Ivana për REL-in.

Në raportin e UNICEF-it theksohet se gjatë pandemisë së COVID-19 në të gjitha vendet e botës ka shënuar rënie niveli i vaksinimit të rregullt të fëmijëve si pasojë e presioneve të mëdha ndaj sistemit shëndetësor për kanalizimin e resurseve për imunizim me vaksinën kundër COVID-19, mungesës së punonjësve shëndetësorë dhe izolimit gjatë karantinës./rel

The post Maqedonia e Veriut telashe nga mosvaksinimi i fëmijëve appeared first on Albeu.com.

Kosova miraton vaksinimin e fëmijëve 12-15 vjeç
Ministria e Shëndetësisë ka miratuar rekomandimin e Komitetit për imunizim kundër COVID-19 për vaksinimin e fëmijëve të moshës 12-15 vjeç (pa indikacione shëndetësore) me vaksinën Pfizer BioNTech, me kërkesë dhe vullnet të prindit apo kujdestarit ligjor.

Vaksinimi i kësaj grup-moshe mund të bëhet në të gjitha qendrat e vaksinimit kundër COVID-19 në Kosovë, vetëm në prani të prindit apo kujdestarit ligjor, njofton MSh, transmeton Express.

“Për vaksinimin e fëmijëve të kësaj grup-moshe, prindërit e tyre ose kujdestarët ligjor nuk kanë nevojë të caktojnë paraprakisht termin, por vetëm të paraqiten në qendrën e vaksinimit në komunën përkatëse.

Ky vendim është bazuar në rekomandimet e EMA, FDA, CDC, dhe në praktikat e shumë shteteve të cilat deri tash kanë arritur shkallë të konsiderueshme të vaksinimit të fëmijëve të kësaj moshe me vaksinën kundër COVID-19.

Përvoja nga shtetet që kanë nisur aplikimin e vaksinës të grup-mosha 12-15 vjeçe, flasin për siguri dhe efikasitet të lartë të kësaj vaksine edhe tek fëmijët, duke i mbrojtur ata nga të gjitha variantet e SARS-COV-2, përderisa efektet e mundshme anësore janë të pa përfillshme në raport me përfitimet nga vaksinimi.

Ministria e Shëndetësisë rikujton se deri tash ka qenë i lejuar vaksinimi i grup-moshës 12-15 vjeçe me indikacione shëndetësore dhe i të gjithë qytetarëve të moshës mbi 16 vjeç.

Ministria i inkurajon prindërit që t’i vaksinojnë fëmijët e tyre kundër COVID-19, si mënyrën më të sigurt për parandalimin e infeksionit COVID-19 në mesin e fëmijëve”, thuhet tutje në njoftim./ Gazeta Express/

The post Kosova miraton vaksinimin e fëmijëve 12-15 vjeç appeared first on Albeu.com.