vaksinimi i detyrueshem Archives - Albeu.com

SHBA: Gjykata e Lartë bllokon vaksinimin e detyrueshëm
Gjykata e Lartë e SHBA-së bllokoi të enjten një urdhër të administratës së Presidentit Joe Biden për vaksinim ose testim të detyrueshëm për COVID-19 në bizneset e mëdha, në një kohë kur infeksionet po përhapen me shpejtësi.

Nga ana tjetër, gjykata më e lartë e vendit la në fuqi urdhrin për vaksinim të punonjësve të kujdesit shëndetësor.

Gjykata i mori vendimet pasi dëgjoi të premten argumentet pro dhe kundër në betejën ligjore mbi urdhrat për vaksinimin e detyruar që u ndërmorën nga dy agjenci federale me synimin për rritjen e normave të vaksinimit në SHBA dhe sigurisë në vendet e punës dhe mjediset e kujdesit shëndetësor.

Këto çështje vunë në provë se deri ku mund të shkojnë kompetencat presidenciale për të përballuar krizën në rritje të shëndetit publik që deri tani ka shkaktuar vdekjen e më shumë se 845,000 amerikanëve.

Gjykata ishte e ndarë në të dyja rastet. Gjykata vendosi me gjashtë vota të anëtarëve konservatorë pro dhe tre të atyre liberalë kundër, për të bllokuar vendimin për vaksinimin e detyruar në bizneset me më shumë se 100 punonjës.

Për të mbajtur në fuqi detyrimin për vaksinimin e punonjësve shëndetësore, votimi ishte 5-4, pasi kryetari i gjykatës John Roberts dhe gjykatësin Brett Kavanaugh, të dy konservatorë iu bashkuan krahut liberal.

Presidenti Joe Biden tha se ai ishte “i zhgënjyer që Gjykata e Lartë vendosi të bllokojë udhëzimet e arsyeshme për shpëtimin e jetës për punonjësit e bizneseve të mëdha”, udhëzime që sikurse tha “ishin të bazuara plotësisht në shkencë dhe ligj”.

Zoti Biden u bëri thirrje bizneseve të vendosin rregullat e tyre lidhur me vaksinimin, dhe vuri në dukje se një pjesë e mirë e kompanive e kanë bërë tashmë një gjë të tillë.

Shtëpia e Bardhë ka thënë se dy urdhrat do të shpëtojnë jetë dhe do të forcojnë ekonominë e SHBA-së duke rritur numrin e amerikanëve të vaksinuar.

Entitetet që kishin ngritur paditë, përfshirë shtete të drejtuar nga republikanë dhe një aleancë biznesi dhe grupesh fetare, kishin argumentuar se agjencitë federale kishin tejkaluar kompetencat e tyre, kur lëshuan urdhrat pa autorizimin e Kongresit.

Shqyrtimi i këtyre dy çështjeve nga Gjykata e Lartë nxorri në pah se sa përçarëse është bërë çështja e vaksinimit në Shtetet e Bashkuara./VOA

The post SHBA: Gjykata e Lartë bllokon vaksinimin e detyrueshëm appeared first on Albeu.com.

Pas Francës, Britanisë dhe Greqisë, ky është shteti që vendos vaksinimin e detyrueshëm për punonjësit shëndetësorë
Gjermania ka miratuar të premten (10 dhjetor) ligjin që obligon punëtorët shëndetësorë të vaksinohen kundër COVID-19.

Vendimi që u votua në Bundestag kërkon që stafi i spitaleve, zyrave të doktorëve e shtëpive të kujdesit, të jenë të vaksinuar plotësisht deri në mes të muajit mars të vitit 2022.

Ky vendim vjen pas vendimeve të ngjashme nga Franca, Italia, Britania e Madhe dhe Greqia.

Ministri i Shëndetësisë, Karl Lauterbach që mori pozitën këtë javë me qeverinë e re të udhëhequr nga Olaf Scholz, i kërkoi deputetëve nga spektre të ndryshme politike që të aprovojnë masën për grupet e ndjeshme.

Pandemia është një mision për të gjithë ne, ky nuk është një moment për politika të partive”, i tha ai deputetëve para votimit.

Ai tha se shpreson që Gjermania mund të thejë një valë të katërt të infektimeve deri në fund të muajit në mënyrë që njerëzit të mund të vizitojnë familjet e tyre për festa.

“Kjo është ajo për të cilën po luftojmë”, tha ai, duke theksuar se duhet të ndalojnë shpërndarjen e variantit Delta si dhe variantit Omicron.

Scholz që mori pushtetin të mërkurën (8 dhjetor) ka dalë fuqishëm pro vaksinimit të detyrueshëm pasi fushata vullnetare nuk ishte e suksseshme me më pak se 70 për qind e popullsisë të vaksinuar plotësisht.

Rreth 21 për qind e popullatës kanë marrë një dozë përforcuese.

Nëse qeveria e zgjeron urdhëresën te popullata e gjerë do të thotë ndjekje e shembullit të shtetit fqinj, Austrisë që po e bën vaksinimin e detyrueshëm nga shkurti i vitit 2022.

Qeveria e kaluar e udhëhequr nga Angela Merkel gjithmonë e ka përjashtuar vaksinimin e detyrueshëm.

Gjermania arriti numër rekord të infektimeve prej 61,288 raste të reja në 24 orët e fundit të premten (10 dhjetor) si dhe 484 vdekje, sipas Institutit Robert Koch. /REL/

The post Pas Francës, Britanisë dhe Greqisë, ky është shteti që vendos vaksinimin e detyrueshëm për punonjësit shëndetësorë appeared first on Albeu.com.

Filipçe: Nuk përjashtohet vaksinimi i detyrueshëm (VIDEO)
Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe nuk përjashton mundësinë që vaksinimi të bëhet i detyrushëm. Ai tha se disa vende tashmë po mendojnë për një gjë të tillë. Por sipas Filipçes, për Maqedoninë e Veriut është herët të mendohet për detyrimin e qytetarëve që të vaksinohen dhe fillimisht do tu jepet hapësirë masave të tjera.“Do të lëmë hapësirë, të shohim nëse do të ndihmojë komunikimi dhe apelet e mjekëve amë.

Mendoj se nuk përjashtohen masa shtesë, në formën e vaksinimit të detyrueshëm, sipas shembullit të vendeve të ndryshme. Disa vende tashmë po mendojnë për vaksinim të detyrueshëm. Te ne, tani për tani mbetet kështu siç është”.

Filipçe u bëri thirrje mjekëve amë të stimulojnë pacientët që sa më shumë të vaksinohen. Filipçe beson se shpërblimi me 30 denarë për pacientë është masë e mirë, nëse imunizimi arrin 70% të popullsisë.

“Mjekët amë duhet të jenë të vetëdijshëm se sa e rëndësishme është rritja e numrit të të vaksinuarve. Këtë duhet ta bëjnë përmes komunikimit intensiv me pacientët, për të dërguar një mesazh të rëndësishëm për vaksinimin. Mendoj se stimulimi i mjekëve amë është masë e mirë”.

Ndërsa, sa i përket kufizimeve të reja, karantinë e përgjithsme ose mbyllje e kufijve, Filipçe sqaron se nuk është e nevojshme një gjë e tillë, sepse tashmë janë imunizuar 50% e qytetarëve.

The post Filipçe: Nuk përjashtohet vaksinimi i detyrueshëm (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Presidentja e KE: Koha që të merret në konsideratë vaksinimi i detyrueshëm
Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen ka thënë se mendon se është koha që vendet anëtare të BE-së të marrin në konsideratë vaksinimet e detyrueshme.

Ajo tha se masa të tilla kërkoheshin për shkak të shfaqjes së variantit Omicron.

“Nga njëra anë kemi virusin dhe variantet, nga ana tjetër kemi vaksinimin dhe përforcuesit dhe dua që pjesa e dytë të fitojë”, u tha ajo gazetarëve në Bruksel.

“Jo të gjithë mund të vaksinohen,” pranoi ajo, por tha se “shumica dërrmuese mund”.

“Prandaj, mendoj se është e kuptueshme dhe e përshtatshme që ta drejtojmë këtë diskutim tani mbi mënyrën se si mund të inkurajojmë dhe të mendojmë potencialisht për vaksinimin e detyrueshëm brenda Bashkimit Evropian,” shtoi ajo.

“Kjo ka nevojë për diskutim. Kjo ka nevojë për një qasje të përbashkët, por është një diskutim që unë mendoj se duhet të drejtohet.”./albeu.com

The post Presidentja e KE: Koha që të merret në konsideratë vaksinimi i detyrueshëm appeared first on Albeu.com.

Dhunë në Angli, plasin protestat kundër vaksinimit të detyrueshëm të adoleshentëve (FOTO LAJM)
Mbretëria e Bashkuar përfshihet nga trazirat dhe protestat pas lajmit se do të bëhet i detyrueshëm vaksinimi për adoleshentët e moshave 12-15 vjeç.

Sipas informacioneve të besueshme, 4 oficerë policie kanë mbetur të plagosur gjatë përleshjeve.

Demonstruesit u përpoqën të sulmonin selinë e Agjencisë Rregullatore të Barnave dhe Produkteve të Kujdesit Shëndetësor (MHRA) në Londrën qendrore

Këto protesta vjijnë pasi 200,000 adoleshentë i janë shtuar listës për vaksinim të detyrueshëm.

Por trupi këshillues i vaksinave në Mbretërinë e Bashkuar ka refuzuar të japë dritën jeshile për vaksinimin e fëmijëve të shëndetshëm të moshës 12-15 vjeç vetëm për arsye shëndetësore.

MHRA është organi qeveritar përgjegjës për miratimin e vaksinave të koronavirusit.

Andreë Ëood, këshilltar për Canary Ëharf, tha se po shpërndaheshin fletushka për vaksinimin e fëmijëve./albeu.com

The post Dhunë në Angli, plasin protestat kundër vaksinimit të detyrueshëm të adoleshentëve (FOTO LAJM) appeared first on Albeu.com.

Tym dhe flakë! Agravon në dhunë protesta në Greqi, gaz lotsjellës ndaj protestuesve (FOTO LAJM)
Protestat e mbajtura në Greqi kundër vaksinimit të detyrueshëm janë përshkallëzuar në dhunë dhe përleshje me policinë.

Protesta po mbahet në sheshin Sindagma të Greqisë. Forcat e Rendit janë detyruar të përdorin pompat e ujit me presion dhe gaz lotsjellës kundër protestuesve, ndërsa këta të fundit kanë goditur me gurë dhe molotov kundrejt tyre.

Policia ka shoqëruar në komisariat disa persona ndërsa po boshatisin sheshin Sindagma.

Kujtojmë se mijëra grekët protestojnë kundër vaksinimit të detyruar dhe heqjen e kufizimeve të covidit në vend.

Kohët e fundit, protestuesit mbështeten prej organizatave fetare dhe ato të ekstremit të djathtë, ndonëse zyrtarisht kisha greke është shprehur pro vaksinimit.

Me shifra të larta infektimesh, mbi 3000 raste në ditë dhe me mbi 13.600 viktima që prej nisjes së pandemisë covid, qeveria greke ka njoftuar që prej 13 shtatorit masa drastike për punonjësit e sektorit shtetëror dhe atij privat që refuzojnë të vaksinohen.

Masat përcaktojnë ndalim të detyruar nga puna dhe nxjerrja në asistencë të pa paguar për ata që refuzojnë të vaksinohen si dhe testim të detyrueshëm me fondet personale për ata që kanë vendosur ti thonë jo vaksinimit.

Masa kufizuese priten të merren edhe në sektorin e shërbimit dhe restorantet, në ambientet e mbyllura të të cilave, nuk do të mund t’ju shërbehet të pa vaksinuarve.

Me një qarkore të brendshme qeveria ka njoftuar të gjitha dikasteret të zgjerojnë listën e kategorive që do të jenë të detyruar të vaksinohen, ndërsa më herët kryeministri i vendit deklaroi se vendi nuk do të ketë një ‘lockdoën’ të dytë./albeu.com

The post Tym dhe flakë! Agravon në dhunë protesta në Greqi, gaz lotsjellës ndaj protestuesve (FOTO LAJM) appeared first on Albeu.com.