vaksinimi certifika shqiptare covid-19 Archives - Albeu.com

Hiqet edhe karantina, ky shtet europian njeh certifikatën shqiptare të vaksinimit!
Republika Çeke ka miratuar njohjen e certifikatës digjitale të vaksinës Anti-Covid që lëshohet edhe nga autoritetet shqiptare.

Lajmi është bërë i ditur nga ambasada shqiptare në Pragë, ndërkohë që ka njoftuar edhe masat e reja që duhen për të lëvizur në këtë shtet.

“Ministria e Shëndetësisë e Republikës Çeke ka miratuar njohjen e certifikatës dixhitale të vaksinës që lëshohet nga autoritetet kompetente shqiptare”, shkruan ambasada shqiptare në Pragë.

Lehtësim i masave, do të vazhdojë të kërkohet test Covid-19, por hiqet kërkesa për karantinë.

Informacioni i detajuar më poshtë:

Nga data 27.10.2021, kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për hyrjen në Republikën Çeke të udhëtarëve që vijnë nga Shqipëria, e cila është e shënuar me ngjyrë të kuqe të errët .

Bazuar në Masat Mbrojtëse të Ministrisë së Shëndetësisë të Republikës së Çekisë, udhëtarët nga Shqipëria, që kanë leje qëndrimi në një vend të BE-së ose vizë afatgjatë, si dhe personeli i transportit ndërkombëtar, artistët profesionistë, atletët profesionistë dhe zyrtarë dhe përfaqësues shtetërorë, etj., para se të udhëtojnë në Republikën Çeke duhet:

Të plotësojnë Formularin e Mbërritjes së Pasagjerit on-line në linkun: https://plf.uzis.cz/

Personat e pa vaksinuar, pas mbërritjes në Republikën Çeke duhet të kryejnë një test PCR (jo më shpejt se dita e 5 -të dhe jo më vonë se dita e 7-të pas mbërritjes ). Ndërkohë, nuk është e nevojshme izolimi në karantinë, por duhet të mbajnë maskë respiratorë sa herë dalin nga shtëpia.

Përjashtohen nga testi personat që janë plotësisht të vaksinuar me një nga vaksinat e miratuara nga BE-ja dhe të pajisur me një certifikatë e vaksinimi, që njihet nga Republika Çeke, por nuk përjashtohen nga detyrimi për te plotësuar Formularin e Mbërritjes së Pasagjerit.

Fëmijët nën 12 vjeç përjashtohen edhe nga testi edhe nga detyrimi për plotësimin e Formularit të Mbërritjes së Pasagjerit.

PËRDITËSIM: Ashpërsimi i masave anti COVId-19 në Republikën ÇekeDuke filluar nga data 25 tetor 2021, maskat respiratore bëhen të detyrueshme në te gjitha mjediset e brendshme, pavarësisht numrit te personave te pranishëm. Vazhdojnë të jenë të detyrueshme maskat respiratorë në transportin publik.Që nga data 1 nëntor, bareve dhe restoranteve do t’u kërkohet të verifikojnë gjendjen e pastër të shëndetit kundër Covid-19 të klientit përpara se t’i shërbejnë. Kontrollet nuk do të bëhen në hyrje, por pasi të ulen klientët në tavolina. Personeli i restorantit nuk do të ofrojë shërbime për këdo që nuk ka një certifikatë elektronike ose në letër që vërteton vaksinimin e plotë, shërimin nga infeksioni Covid në 6 muajt ose një test negativ për Covid-19.

The post Hiqet edhe karantina, ky shtet europian njeh certifikatën shqiptare të vaksinimit! appeared first on Albeu.com.