vaksina e kancerit Archives - Albeu.com

Shpresë për kancerin, shkencëtarët po përdorin teknologjinë anti-Covid për gjetjen e vaksinës
Shkencëtarët në Universitetin e Oksfordit po përpiqen të zhvillojnë një vaksinë kundër kancerit me teknologjinë e përdorur në përgatitjen e vaksinës AstraZeneca që po përdorët kundër Covid19.

Sipas Bloomberg, rezultatet e studimeve te kafshët deri më tani janë shumë premtuese, pasi ato treguan një reduktim të tumoreve dhe përmirësim të jetëgjatësisë.

Studiuesit në Institutin “Jenner” në Oksford dhe Institutin Kërkimor të Kancerit “Ludëig” kanë zhvilluar një vaksinë me dy doza, duke përdorur teknologjinë e zhvilluar me vaksinën anti-Covid-19, sipas një studimi të botuar në Journal for ImmunoTherapy of Cancer.

Testet janë planifikuar të fillojnë tek njerëzit këtë vit. Në fazën e pare do të marrin pjesë 80 pacientë me kancer të mushkërisë, raporton albeu.com.

Që nga shpërthimi i pandemisë, kërkimi mbi vaksinat ka bërë një rrugë të gjatë dhe shkencëtarët dhe qeveritë kanë siguruar burime për të trajtuar koronavirusin në kohën më të shkurtër të mundshme.

Tashmë janë përdorur teknologjitë mRNA, duke sinjalizuar zhvillimin e suksesshëm të kërkimit dhe duke rritur shanset për trajtimin e sëmundjeve të tjera të tilla, si kanceri për shembull.

Ky zhvillim pozitiv vjen në një kohë kur studiuesit po hulumtojnë trajtime të tjera novatore për kancerin, duke përdorur sistemin imunitar për të luftuar tumoret.

Vaksinat e Oksfordit përpiqen të përfitojnë nga të dyja këto zhvillime, duke përdorur vektorin nga vaksina Covid-19 për të transmetuar kodin gjenetik që e detyron trupin të luftojë dy proteina të pranishme në sipërfaqen e shumë llojeve të qelizave të kancerit.

Është konfirmuar tashmë se teknologjia e vaksinës gjeneron përgjigje të forta të qelizave T, të cilat janë të nevojshme për të luftuar tumoret.

Adrian Hill, drejtor i Institutit “Jenner” tha se “kjo platformë e re e vaksinave ka potencialin për të revolucionarizuar trajtimin e kancerit”. /albeu.com

The post Shpresë për kancerin, shkencëtarët po përdorin teknologjinë anti-Covid për gjetjen e vaksinës appeared first on Albeu.com.