VAKSINA ANTI COVID Archives - Albeu.com

SHBA-ja i dhuron Kosovës mbi gjysmë milioni vaksina kundër COVID-19
Në një ceremoni të posaçme në Prishtinë, Shtetet e Bashkuara i dorëzuan Kosovës afro 516 mijë doza të vaksinës kundër COVID-19, të dhuruara nga administrata e presidentit amerikan Joe Biden.

Kjo është hera e tretë që Shtetet e Bashkuara i dhurojnë Kosovës vaksina kundër COVID-19 duke e çuar sasinë e përgjithme të dhuruar në 1 milionë e 54 mijë doza.

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier tha se që nga shfaqja e pandemisë, Shtetet e Bashkuara përveç vaksinave kanë ndarë edhe rreth 10 milionë dollarë për të mbështetur Kosovën në luftën kundër COVID-19.

“Kjo i bën Shtetet e Bashkuara dhuruesin më të madh në të vaksinave për kundër COVID-19 për Kosovën që nga fillimi i pandemisë dhe me këtë dorëzim sot, vaksinat e dhuruara vetëm nga Shtetet e Bashkuara janë të barasvlershme me vaksinimin e 30 për qind të popullsisë së përgjithshme të Kosovës me dy doza”, tha ai duke nënvizuar se Shtetet e Bashkuara mbesin të gatshme dhe të përkushtuara që të mbështesin Kosovën në luftën kundër pandemisë.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, thanë gjatë ceremonisë se vlera e dhurimit shkon përtej numrave dhe rikonfirmon miqësinë e fortë ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës.

“Sikurse në vitin 1999, SHBA-të sërish u dëshmuan krahë nesh. Atëherë na shpëtuan nga vdekja prej luftës dhe sot na shpëtuan nga virusi COVID-19 dhe të gjitha variantet e tij nëpërmjet vaksinimit”, tha presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

“Për t’u përgatitur pra për valën e ardhshme të virusit është e domosdoshme që të vazhdojmë të vaksinohemi sa më masivisht. Donacioni i sotëm nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës përmes iniciativës Covax e bën të mundur vazhdimin e kësaj fushate”, tha kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Deri më sot 57 për qind e qytetarëve të Kosovës nga mosha 12 vjeç e lart janë vaksinuar me dy doza të vaksinës ndërsa rreth 91 mijë apo 6 për qind, me dozën e tretë apo përforcuese./rel

The post SHBA-ja i dhuron Kosovës mbi gjysmë milioni vaksina kundër COVID-19 appeared first on Albeu.com.

Mjekët marrin sot dozën e tretë të vaksinës, Manastirliu: Tek kush grupe qytetarësh është e nevojshme (VIDEO)
Ka nisur ditën e sotme vaksinimi i mjekëve me dozën e tretë të vaksinës anti-covid në “Air Albania Stadium”.

Gjatë nisjes së këtij procesi, ka qenë e pranishme vetë ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, e cila i ka ndjekur zhvillimet nga afër.

Vaksinimi me dozën e tretë, apo dozën “booster”, siç quhet, do të jetë specifik vetëm për disa kategori të caktuara qytetarësh, mes tyre edhe mjekët e vijës së parë të frontit.

“Kemi filluar menjëherë me grupet që janë më të rrezikuara, që janë mjekët, infermierët dhe sot në të gjithë qendrat shëndetësore aty ku mjekët, infermierët punojnë, por edhe gjithashtu në strukturat tona të vaksinimit të përqendruar tashmë ka filluar vaksinimi me dozën e tretë booster për personelin mjekësor. Nga ana tjetër paralelisht ka filluar vaksinimi me dozën booster për të gjithë ata qytetarë të grupmoshës +60 vjeç dhe sigurisht për +18 vjeç me problematika shëndetësore”, tha Manastirliu.

Duke ritheksuar se është ulur grup-mosha për vaksinimin në 16 vjeç dhe për fëmijët +12 vjeç me problematika të sistemit imunitar, Manastirliu tha se do të vijojë furnizimi me vaksina për të garantuar vaksinimin e qytetarë gjatë këtij viti por edhe vitin tjetër.

“Ne do të vijojmë furnizimin me vaksina ashtu sikurse kemi bërë deri më sot. Po vijojmë të negociojmë me kompaninë Pfizer por nga ana tjetër edhe më të gjithë kompanitë të cilat janë në marrëveshje me instrumentin Covax, në mënyrë që të vijojmë të sigurojmë vaksinat për të gjithë qytetarët edhe për raundin e parë dhe të dytë, pra vaksinën e dozës së parë dhe të dytë, por gjithashtu edhe për sigurimin e vaksinave të dozës së tretë, atyre booster përgjatë gjithë këtij viti dhe vitin tjetër,” tha Manastirliu.

Ndërkohë që Drejtoresha e ISHP, Albana Fico dhe Rektori i Universitetit të Mjekësisë, Prof. Arben Gjata kanë bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen.

“Ne jemi shumë të interesuar që çdo qytetar i cili nuk e ka kryer vaksinën duhet të vijë, të fillojë me procesin e vaksinimit, sepse ndërkohë që ne shkojmë përpara për mbrojtjen e mëtejshme të popullatës është tejet e rëndësishme të rritet numri i të vaksinuarve për të parandaluar problematika me viruse ose shtame të reja”, tha Fico.

“Fakti që sot shumë prej mjekëve po vaksinohen për herë të tretë pikërisht tregon që vaksina është masa më e mirë mbrojtëse dhe derisa janë mjekët që pranojnë të vaksinohen, ju bëjmë thirrje të gjithë qyetearëve të vaksinohen sepse është e vetmja mënyrë që ulë në maksimum risqet që sjellë kjo sëmundje e rëndë”, bëri thirrje prof. Gjata.

Aplikimi i dozës së tretë ‘booster’ do të bëhet për stafet mjekësore, për personat që jetojnë në institucione të kujdesit afatgjatë, për të gjithë personat mbi 60 vjeç me sëmundje kronike. Doza booster duhet të ofrohet jo më parë se 6 muaj pas përfundimit të vaksinimit me dozën e dytë.

Dozë të tretë do të marrin edhe personat me frenim të imunitetit, sipas rekomandimit të mjekut të familjes. Sipas udhëzimit të ISHP, vaksinimi ka nisur edhe për fashën 12-15 vjeç me sëmundje kronike dhe frenim të imunitetit si dhe për grup-moshën 16-18 vjeç./albeu.com/

The post Mjekët marrin sot dozën e tretë të vaksinës, Manastirliu: Tek kush grupe qytetarësh është e nevojshme (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Vaksina nazale kundër Covid-19, si e bllokon virusin në hundë
Rezultatet e testeve paraklinike të bëra tek kafshët kanë treguar se një vaksinë franceze anti-covid ,e administruar nëpërmjet hundës, është efektive për të luftuar virusin.

Vaksina kandidate, e cila bazohet në proteinat virale dhe është zhvilluar nga ekipi kërkimor BioMAP, i cili përfshin universitete dhe kompani në Francë , është vaksina e tetë nazale në botë që do të testohet në njerëz.

Ndryshe nga vaksinat konvencionale të dhëna me injeksion,  vaksinat e këtij lloji e bllokojnë koronavirusin drejtpërdrejt në hundë , duke sjellë kështu imunitet lokal në mukozën e hundës, “porta” mbizotëruese që virusi përdor për t’u futur dhe për t’u shumuar në trup.

Vaksina e konsorciumit BioMAP përfshin pjesë të proteinave të virusit në nanogrimca yndyrore. Kjo teknologji e vaksinës së hundës tashmë ka rezultuar të jetë efektive kundër infeksionit të toksoplazmozës tek primatët  (majmunët). Dhe tani është duke u testuar për koronavirusin.

Sipas studiuesve, vaksina përmban si proteinën spike SARS-CoV-2 ashtu edhe proteina të tjera mutante që nuk janë të ndjeshme ndaj mutacioneve, kështu që të vaksinuarit do të mbrohen pavarësisht nga llojet e ndryshuara të koronavirusit që do të qarkullojnë.

Testimet e vaksinës të bëra tek brejtësit ( dy doza me tre javë distancë nga njëra-tjetra) shkaktuan përgjigje të fortë imune tek kafshët. Në ​​ndryshim me grupin e kontrollit të kafshëve të pavaksinuara. Virusi nuk u zbulua as në hundë as në mushkëri të kafshëve të vaksinuara, ndryshe nga brejtësit e pavaksinuar që kishin nivele të larta të ARN -së virale.

Rezultatet e mësipërme, sipas shkencëtarëve francezë, janë dëshmi të forta për efektivitetin e vaksinës së hundës tek njerëzit, diçka që duhet të konfirmohet nga testet klinike./albeu.com

The post Vaksina nazale kundër Covid-19, si e bllokon virusin në hundë appeared first on Albeu.com.

Faucci kundër EMA-s, këmbëngul për një dozë të tretë vaksine anti-Covid
Në shtetet e Bashkuara të Amerikës po diskutohet rreth një doze të tretë të vaksinës anti-covid, pavarësisht se EMA thotë që është e panevojshme.

Këtë ide e ka ngritur epidemiologu Anthony Faucci këmbëngul se amerikanëve ndoshta do t’u duhet të marrin edhe një dozë tjetër vaksine kundër koronavirusit.

“Me shumë mundësi, amerikanëve do t’u duhet të marrin edhe një dozë të tretë vaksine kundër koronavirusit që të konsiderohen plotësisht të vaksinuar”, citohet të ketë thënë ai nga “The Financial Times”.

Fauçi thotë se ky është një mendim i tiji dhe jo vendim, pasi këtë të fundit do të duhet të marrë edhe Qendra për Ilaçet dhe Ushqimin (FDA), raporton albeu.com.

“Nga eksperienca ime mund të them se nuk do të isha i surprizuar që përmbyllja e procesit të vaksinimit të plotë nga koronavirusi të kërkojë tre doza”, u shpreh ai para gazetarëve gjatë një raportimi mbi pandemina në Shtëpinë e Bardhë.

A duhet një dozë e tretë? EMA u jep fund hamendësimeve mbi vaksinën anti-Covid

Komenti i Fauccit vjen në një moment kur administrata Biden po përgatitet që të shpërndajë dozat e treta duke filluar nga 20 shtatori i këtij viti.

Një ditë më parë ishte Agjencia Europiane për Parandalimin e Sëmundjeve (EMA), e cila mohoi që të ketë të dhëna, deri më tani, të cilat të sugjerojnë nevojën për një vaksinë të tretë kundër koronavirusit. Agjencia shprehet përmes një raporti se situata po ndiqet me kujdes dhe do të vlerësohet hap pas hapi duke parë zhvillimin e pandemisë nëse do të ketë apo jo nevojë për një vaksinë të tretë./albeu.com

The post Faucci kundër EMA-s, këmbëngul për një dozë të tretë vaksine anti-Covid appeared first on Albeu.com.

Si do i bëhet për të marrë shërbime publike të pavaksinuarit? Rakacolli jep zgjidhjen
Për të marrë një shërbim publik, personat e pavaksinuar do të duhet të paraqesin testin anticovit të kryer në 24 orët e fundit.

Zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli  e ftuar në Ditarin e mesditës në A2 ku bëri një përmbledhje të situatës së pandemisë në vendin tonë përsëriti edhe njëherë apelin për tu vaksinuar kundër Covid.

Postimi i plotë i Rakacollit:

Raporti i infektimeve të vaksinuarve ndaj të pavaksinuarve është jashtëzakonisht folës për dobinë që ka vaksinimi. 95% e të infektuarve në total janë të pavaksinuar, vetëm një përqindje e vogël janë të vaksinuar të infektuar. Të hospitalizuar të vaksinuar janë shumë pak dhe janë në gjendje më të lehtë. Nuk kam informacion për persona të vaksinuar të vdekur.

Procesi i vaksinimit ka ecur mirë, por ne kemi mundësi të bëjmë më shumë vaksinime pasi kemi kapacitete. Ritmet janë të kënaqshme por nuk janë ato që do të donim. Ka hezitim nga moshat e reja për t’u vaksinuar. Kjo ka ardhur dhe nga informacione jo fort shkencore në mediat dhe rrjetet sociale. Qytetarët të dëgjojnë specialistët se vaksinat nuk kanë asnjë lloj kundër indikacioni”, tha Rakacolli.

Rakacolli foli dhe për çështjen e mundësisë së bërjes së detyrueshme të vaksinës nga sektori privat dhe a do ta mbështesnin autoritetet diçka të tillë.

Rakacolli tha se një çështje e tillë po diskutohet pasi një person përveç shëndetit të tij ka detyrim të mbrojë dhe shëndetin publik.

“Vaksinimi është vullnetar, por çdo person përveç detyrimit për të mbrojtur shëndetin e vet, ka detyrimin për të mbrojtur dhe shëndetin publik. Ne e kemi të detyruar vaksinimin e fëmijëve përpara se të shkojnë në shkollë. Shqipëria e ka traditë këtë.

Në momentin kur personi hyn në një shërbim publik, si shëndetësi, polici, nëse nuk do të bëjë vaksinën, duhet të testohet që nuk është bartës virusi. Është një problem që diskutohet. Ne traditën e vaksinimit e kemi, kulturën e vaksinimit e kemi. Megjithatë, kjo gjë do të diskutohet, pasi ka të bëjë dhe me të drejtat e njeriut./albeu.com

The post Si do i bëhet për të marrë shërbime publike të pavaksinuarit? Rakacolli jep zgjidhjen appeared first on Albeu.com.

Italia hap zemrën, zbulon sa vaksina do dhurojë për vendet në nevojë përfshi Shqipërinë e Kosovën
Vendi fqinj, Italia, do të dhurojë 15 milion vaksina për vendet e varfër.

Mes vendeve që përfitojnë nga bujaria e vendit “mik” është edhe Shqipëria e Kosova.

Gjatë fjalës së tij në konferencën “Miqësia mes popujve” ministri i Jashtëm italian Luigi Di Maio deklaroi se Italia do të dhurojë brenda vitit 2021 rreth 15 milionë doza të vaksinave kundër COVID-19 për vendet e varfra. Sipas Di Maio gjatë javëve të fundit qeveria italiane ka lehtësuar dhurimet e dozave në favor të vendeve në nevojë për vaksina si Shqipëria, Kosova, Libia, Jemeni e Indonezia.

Me këtë lëvizje Italia ka konfirmuar impenjimin e saj për të ndihmuar në shpërndarjen e barabartë të dozave të vaksinës për vendet në nevojë bazuar në programin e Kombeve të Bashkuara COVAX.

Italia, u shpreh kreu i diplomacisë italiane, ka kontribuar me mbi 385 milionë Euro në kuadër të këtij programi. Roma zyrtare sipas Di Maio e ka vetëdijen se mungesa e përballimit të vaksinimit të gjerë e të sinkronizuar mes zonave të ndryshme të planetit, rrezikon që virusi do të vazhdojë të transformohet e rreziku mbetet mjaft i lartë.

Italia deri më tani ka kryer mbi 75 milionë doza vaksinash anti-Covid. Janë vaksinuar me të dyja dozat mbi 67 % e popullsisë mbi 12 vjeç.

Objektivi i autoriteteve italiane është që brenda datës 15 Shtator të vaksinohen rreth 80% e popullsisë rezidente. Në rast të kundërt, u shpreh Sekretari i Shtetit për Shëndetësinë, Pierpaolo Sileri, do të marrim në vlerësim format e vaksinimit të detyruar./albeu.com

The post Italia hap zemrën, zbulon sa vaksina do dhurojë për vendet në nevojë përfshi Shqipërinë e Kosovën appeared first on Albeu.com.

Lajm i mirë! Sot mbërrijnë 208 mijë vaksina anti-covid në Shqipëri (FOTO LAJM)
Kryeministri Edi Rama ka dhënë lajmin se sot pritet të mbërrijnë edhe 208 mijë vaksina të tjera.

Lajmin e ka bërë të ditur nëpërmjet një postimi në Facebook, ku shkruan: 208 mijë vaksina të tjera zbresin pas pak orësh në Rinas.

Mbërritjen e vaksinave e paralajmëroi me herët ministrja e Shëndetësisë.

“Pritet që ditën e sotme dhe ditët në vijim të vijnë sërish vaksina në kuadër të kontratave që ne kemi nënshkruar. Pritet që sot të mbërrijnë vaksina të Pfizer, rreth 8100 vaksina nga kontrata jonë 500 mijë doza vaksine me kompaninë Pfizer.

Dhe gjithashtu edhe sasi e konsiderueshme e vaksinave Coronavac, të Sinovac që pritet të mbërrijnë ditën e sotme”, tha Manastirliu.

The post Lajm i mirë! Sot mbërrijnë 208 mijë vaksina anti-covid në Shqipëri (FOTO LAJM) appeared first on Albeu.com.