vajza vret babain Archives - Albeu.com

Ngjarje tronditëse në Durrës/ “Do më fejonte me zor”, vajza vret babain dhe e gropos në oborrin e banesës
Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Durrës, ku një 50-vjeçar familjarët e kallëzuan të humbur, ndërkohë policia pas 10 ditësh kërkime, ka arritur që të zbardhë ngjarjen.

Falë veprimeve të shpejta profesionale, policia ka gjetur trupin e pajetë të 50-vjeçarit, i cili dyshohet se është vrarë me armë zjarri dhe është varrosur brenda rrethimit të banesës, nga vajza e tij.

Policia ka arrestuar 19-vjeçaren, e dyshuar si autore e vrasjes së babait të saj.

Më datë 13.02.2024, rreth orës 22:30, shtetasi H. M., 25-vjeç, banues në fshatin Shënavlash Durrës, ka kallëzuar në Polici se ishte larguar nga banesa, babai i tij, shtetasi P. M., 50-vjeç, banues në Shënavlash, Durrës, dhe se kishin humbur kontaktet me të.

Pas këtij kallëzimi, shërbimet e Policisë kanë nisur menjëherë kërkimet dhe më datë 17.02.2024, bënë të mundur gjetjen e automjetit të shtetasit P. M., të parkuar në aksin rrugor Shënavlash-Sektor Rinia.

Grupi i posaçëm hetimor i ngritur për këtë rast, në drejtimin e Prokurorisë, vijoi hetimet dhe kërkimet, pasi dyshohej se 50-vjeçari ishte zhdukur.

Si rezultat i hetimeve të thelluara, u bë e mundur zbardhja e zhdukjes së shtetasit P. M.

Nga provat e siguruara, dyshohet se ky shtetas nuk ishte zhdukur, por ishte vrarë në banesë.

Gjithashtu, nga hetimet dyshohet se autore e vrasjes së 50-vjeçarit është vajza e tij, shtetasja H. M., 19-vjeçe, e cila është arrestuar për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”.

Shtetasja H. M. ka deklaruar se motivi i vrasjes ka qenë nxitja prej babait, për t’u fejuar pa dëshirën e saj, si dhe konfliktet familjare që kanë patur.

Grupi i posaçëm hetimor, po vijon hetimet e thelluara për të identifikuar dhe vënë përpara përgjegjësisë ligjore, shtetas të tjerë të implikuar në këtë ngjarje.

Trupi i shtetasit P. M. është zhvarrosur dhe është transortuar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për kryerjen e ekspertizës së mëtejshme.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

The post Ngjarje tronditëse në Durrës/ “Do më fejonte me zor”, vajza vret babain dhe e gropos në oborrin e banesës appeared first on Albeu.com.

Vajza vret babain me të dashurin sepse ishte kundër dashurisë së tyre, e bëjnë publike me video
Me të qeshura dhe “fytyra tallëse” kanë përballuar 2 të rinjtë, Aaron Guerrero, 18 vjeç dhe Sierra Halseth 16 vjeç, krimin makabër që kryen.

Ka qenë kundërshtimi i vazhdueshëm i lidhjes së dashurisë së çiftit, ajo që i kushtoi jetën babait të 16-vjeçares.

Guerrero dhe Halseth “prezantuan” krimin e tyre përmes një videoje të publikuar në kanalin e tyre në Youtube.

“Dita e 3 pasi vramë dikë”, shprehet Guerrero duke qeshur, ndërsa vajza qesh edhe më shumë duke i thënë me shaka që këtë gjë nuk duhet ta kishin thënë në kamera.

“Ia vlejti”, shton Guerrero duke përkëdhelur 16-vjeçaren dhe duke i shtrënguar lehtë qafën sikur po e mbyt.

Ata gjatë videos në të cilën dëshmojnë se kanë vrarë dike, nuk ndalin ngacmimet dhe të qeshurat.

Fytyrat e tyre karakterizohet nga një qetësi… jo sikur kanë vrarë, copëtuar me sharrë dhe djegur turpin e babait të Halseth në shtëpinë e tij.

Policia në SHBA zbuloi copat e trupit të djegur të babait të 16-vjeçares më 9 prill, deh arrestoi çiftin 4 ditë më vonë, më 13 prill.

Provat kundër dy të rinjve janë të qarta pasi, përveç rrëfimit të tyre rrëqethës në video, ka materiale nga kamerat e sigurisë së dyqanit që i tregon ata duke blerë sharra, doreza dhe zbardhues të gjetur në shtëpinë e të vrarit.

Prokurori i çështjes, Christopher Hammer përjashtoi mundësinë që 18-vjeçari të dënohej me vdekje. Ai shtoi se as Sierra Halseth nuk mund të dënohej me vdekje, për shkak të moshës së saj të re.

The post Vajza vret babain me të dashurin sepse ishte kundër dashurisë së tyre, e bëjnë publike me video appeared first on Albeu.com.