vaj ulliri Archives - Albeu.com

Rritja e çmimit të vajit të ullirit në Spanjë, supermarketet “kyçin” shishet
Me rritjen e çmimeve të vajit të ullirit në Spanjë, rrjetet e supermarketeve kanë filluar të marrin masa duke vendosur pajisje kundër vjedhjes.

Kjo për shkak se vjedhja, e cila deri më tani përqendrohej kryesisht te pijet alkoolike, është rritur, duke rezultuar në një humbje të të ardhurave prej rreth 800 milionë euro në vit, sipas Shoqatës Spanjolle të Prodhuesve dhe Shpërndarësve (AECOC).

Vjedhje të sasive të mëdha të vajit të ullirit janë regjistruar edhe në fabrikat e ullirit në vend, si “Marin Serrano El Lagar” në Andaluzi, ku në fund të muajit të kaluar persona të panjohur vodhën  rreth 60.000 litra vaj ulliri ekstra të virgjër me një vlerë e llogaritur afër 420.000 euro, ose “Terraverne” ku kanë vjedhur 6000 litra.

Han tenido que poner un dispositivo de alarma en las garrafas de aceite de oliva porque de lo caras que están (a más de 7€ el litro) la gente las ha empezado a robar.

Ahora si que se le puede llamar “ORO LÍQUIDO” de verdad…

(Foto mía esta mañana en el Carrefour de Albacete) pic.twitter.com/dzXPd40pJS

— Araknne (@Araknne1) August 26, 2023

Pavarësisht ndryshimeve të fundit në Kodin Penal të Spanjës, i cili tani parashikon burgim nga gjashtë deri në 18 muaj për hajdutët e supermarketeve, problemi po përkeqësohet.

Edhe pse Spanja është prodhuesi kryesor në botë i vajit të ullirit, prodhimi këtë sezon ka rënë me 50% për shkak të thatësirës. Rritja e çmimeve ka një ndikim shqetësues për të gjithë, përfshirë fermerët, supermarketet dhe konsumatorët.

Edhe pse Spanja është prodhuesi kryesor në botë i vajit të ullirit, prodhimi këtë sezon ka rënë me 50% për shkak të thatësirës.

Rritja e çmimeve ka një ndikim shqetësues për të gjithë, përfshirë fermerët, supermarketet dhe konsumatorët.

The post Rritja e çmimit të vajit të ullirit në Spanjë, supermarketet “kyçin” shishet appeared first on Albeu.com.

Shitjet e vajit të ullirit arrijnë në 25 mln euro në 8-mujor, rritje vjetore me 665%
Eksportet e vajit të ullirit arritën vlerën e 25 milionë eurove për 8 mujorin, me rritje vjetore 665% në të njëjtën periudhë.

Sezonin e kaluar prodhimi i ullirit dhe vajit njohu rekorde si rrjedhojë e kushteve të mbara të motit dhe hyrjes në prodhim të pemishteve të reja.

Nga ana tjetër prodhuesit më të mëdhenj të ullirit në Europë, Italia dhe Spanja u përballën më thatësirë që çoi në ulje drastike të vajit në tregjet europiane.

Ky ishte një moment i mirë për Shqipërinë, pasi fermerët shqiptare që kishin akumuluar stoqe prej dy-tre vitesh i eksportuan drejt Italisë. Të ardhurat nga eksportet e vajit të ullirit u shndërruan ne burim i mirë të financimi për kultivuesit dhe përpunuesit e vajit të ullirit.

Zv.ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Arian Jaupllari, pohoi më herët për “Monitor” se duke marrë në konsideratë efektet e ndryshimeve klimatike që sollën thatësirën në vendet kryesore prodhuese dhe eksportuese të Europës janë nënshkruar disa marrëveshje bashkëpunimi për nxitjen e eksporteve të ullirit dhe vajit të ullirit në tregun italian dhe europian.

Burimet nga tregu bëjnë me dije se edhe ky sezon do të jetë i mbarë. Prodhimi nuk pritet të jetë në përmasat e vitit të kaluar, por është i mjaftueshëm për të mos krijuar mungesa në tregun e brendshëm.

Vijimësia e eksportit edhe këtë sezon do të vendoset nga prodhimi në vendet e tjera të Europës, por përvoja e këtij viti ka qenë pozitive për shumë fabrika të cilat kanë nisur të investojnë për rritjen e kapaciteteve të magazinimit.

Ciklet e prodhimit dhe të trajtimit të ullishteve janë rritur vitet e fundit, por mungojnë investimet në kapacitetet magazinuese. Fabrikat e zakonisht përpunojnë ullirin në favor të fermerëve kundrejt një tarife dhe nuk kanë tankera inoksi për ruajtjen e vajit në kushte optimale. Duke qene se mungojnë linjat profesionale të magazimit dhe ruajtjes, vaji i ullirit u shit me çmime shume më të ulëta se, i vendeve të tjera.

Të dhënat e tregtisë së jashtme tregojnë se një litër vaj ulliri u eksportua mesatarisht me 355 lekë. Gjithsej u eksportuan 7500 tonë vaj me një vlerë rreth 26 miliardë lekë në janar-gusht 2023.

Pavarësisht çmimit të ulët, eksporti i vajit çliroi depot e fermerëve të cilët kishin akumuluat stoqe për tre vite rresht. /Monitor

The post Shitjet e vajit të ullirit arrijnë në 25 mln euro në 8-mujor, rritje vjetore me 665% appeared first on Albeu.com.

Doni zemër të fortë? Këto 5 ushqime s’duhet të mungojnë në pjatën tuaj
Dihet që shëndeti i zemrës kalon edhe nga pjata. Ushqime të tilla si perimet me gjethe jeshile, drithërat, peshku, arrat, vajrat vegjetale, frutat e plota, mishi pa dhjamë, fasulet dhe bishtajore janë disa bomba ushqimore të domosdoshme për shëndetin tonë natyral kardiovaskular të përfshira në dietat si dieta mesdhetare. E megjithatë, “shumë nuk janë të vetëdijshëm për rëndësinë e dietës së tyre derisa shfaqen simptoma kardiovaskulare”, thekson Dr. Khaled Dajani, Kardiolog në Qendrën Mjekësore Universitare Loyola në Çikago dhe shton se adoptimi i një diete që mbron zemrën gjatë viteve është çelësi për të pasur një jetëgjatësi me shëndet të plotë.

Këtu janë pesë ushqime që mund t’ju ndihmojnë!

1. Vaj ulliri

Vaji i ullirit përmban përqendrimin më të lartë të acideve yndyrore të pangopura, aleatë të zemrës suaj që ndihmojnë në uljen e kolesterolit të keq ndërsa rrisin kolesterolin e mirë. Nuk duhet shumë. Gjysmë lugë në ditë bën mrekulli!

2. Kuinoa

Kuinoa nga kategoria e pseudo drithërave, fara me lëndë ushqyese të ngjashme me drithërat, ofron pasuri fibrash dhe antioksidantësh, si dhe nëntë aminoacide thelbësore. Fibrat mund të ulin nivelet e kolesterolit dhe presionit të gjakut, ndërsa antioksidantët dhe aminoacidet ndihmojnë në mbrojtjen dhe riparimin e qelizave duke ulur rrezikun e sëmundjeve të ndryshme.

3. Fasule të zeza

Fasulet e zeza janë të pasura me fibra që ndihmojnë në mbajtjen e kolesterolit në nivele të shëndetshme dhe zvogëlojnë rrezikun e sëmundjeve të zemrës, sipas Qendrave të SHBA për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).

4. Arra

Arrat janë të pasura me acid α-linolenik, i cili shndërrohet në disa lloje të acideve yndyrore omega-3 në trup. Acidet yndyrore omega-3 mbrojnë zemrën në shumë mënyra, si për shembull duke ulur trigliceridet në trupin tuaj. Sipas një studimi të botuar së fundmi në gazetën e Kolegjit Amerikan të Kardiologjisë, konsumimi i rregullt i arrave për dy vjet reduktoi inflamacionin e lidhur me sëmundjen koronare të zemrës. Por kini kujdes! Meqë janë të pasura me kalori, duhet ta kufizoni porcionin në më pak se një filxhan në javë.

5. Salmoni

Përveç mbrojtësve të zemrës, acideve yndyrore omega-3, salmoni përmban edhe shumë vitaminë B6, e cila ndihmon në ruajtjen e ekuilibrit të homocisteinës, një aminoacid që në nivele të ngritura shkakton sindromën akute koronare, sëmundjet koronare të zemrës dhe ato tromboembolike.

The post Doni zemër të fortë? Këto 5 ushqime s’duhet të mungojnë në pjatën tuaj appeared first on Albeu.com.

Produkti që do t’i bëjë flokët tuaj të shkëlqejnë është në kuzhinën tuaj
Flokët e bukur janë padyshim një shenjë e shëndetit të mirë. Me prodhuesit e produkteve për kujdesin e flokëve që premtojnë se shamponat ose balsamet e rinj do tëregullojnë flokët e dëmtuar, arritja e të njëjtit rezultat është e mundur me një përbërës të thjeshtë dhe natyral që të gjithë e keni në shtëpi. Vaji i ullirit.

Gratë mesdhetare kanë përdorur vaj ulliri në kujdesin e flokëve për shekuj, dhe Hairfinity tregon rëndësinë e kujdesit të kokës në promovimin e shëndetit të flokëve dhe sugjeron përdorimin e vajit të ullirit si trajtim.

Janë më shumë se 200 përbërës bioaktive që gjenden në vajin e ullirit që mund të ofrojnë vetitë e tyre të dobishme për flokët, raporton eMediHealth.

Vaji i trashë depërton dhe hidraton lëkurën e thatë të kokës, duke ndihmuar në eliminimin e zbokthit me luspa. Vaji i ullirit është gjithashtu një qetësues natyral për skajet e dëmtuara dhe bën mrekulli kur përdoret lehtë si hidratues natyral. Nëse keni flokë me densitet të lartë dhe kaçurrela me teksturë, mund të përfitoni më shumë se ato me lloje të tjera flokësh.

Ka disa mënyra për të krijuar një trajtim flokësh me vaj ulliri. Për flokët dhe skalpin e thatë, MindBodyGreen sugjeron një ritual para shampos duke marrë një sasi të moderuar në dorë dhe duke e shpërndarë atë në mënyrë të barabartë nga rrënja në majë. Trajtojeni veten me një masazh të vogël të kokës dhe vendosni një qese ose rrobë për 15 minuta përpara se ta lani.

Përndryshe, ju mund të vazhdoni rutinën tuaj normale të kujdesit për flokët duke larë fillimisht dhe duke shtuar pika vaj ulliri në balsamin tuaj për shkëlqim dhe lagështi. Hairfinity rekomandon ngrohjen e lehtë të vajit për ta përdorur si një trajtim me vaj të nxehtë, si për flokët ashtu edhe për lëkurën e kokës.

Ajo që do të kuptoni pasi ta shtoni në rutinën tuaj të kujdesit të flokëve është se vaji i ullirit është një mënyrë natyrale për të rikthyer shëndetin e flokëve tuaj, duke ju mundësuar të përballeni me këputjen dhe të lejoni që flokët tuaj të rriten.

The post Produkti që do t’i bëjë flokët tuaj të shkëlqejnë është në kuzhinën tuaj appeared first on Albeu.com.

Trajtimi 3 ditor me vaj ekstra të virgjër ulliri për pastrimin e mëlçisë nga helmet
Sëmundjet që prekin mëlçinë po kthehen në një shqetësim madhor në mbarë globin

Miliona njerëz vuajnë nga këto sëmundje, disa prej të cilave vdekjeprurëse, të cilat në shumë raste mund të shmangen falë ndryshimeve në stilin e jetesës.

Mëlçia, si çdo organ tjetër, është një shënjestër e lehtë e toksinave dhe kimikateve që na rrethojnë çdo ditë.

Natyrshëm, ky organ ka nevojë për ndihmë që të pastrohet prej toksinave dhe organizmave të rrezikshëm, prania e të cilëve vë në rrezik edhe trurin.

Një nga përbërësit kryesorë të të gjitha kurave për pastrimin e mëlçisë është vaji i ullirit.

Më poshtë AgroWeb.org ju sjell një informacion të dobishëm mbi rolin e vajit të ullirit në shëndetin e mëlçisë si dhe përgatitjen e një kure për trajtimin e saj.

Si funksiononmëlçia?

Mëlçia luan një rol qendror në detoksifikimin e trupit.

Mëlçia kryen një sërë detyrash dhe funksionesh, duke nisur që nga prodhimi i proteinave, kolesterolit, ruajtjes së vitaminave, mineraleve dhe karbohidrateve.

Ajo shpërbën toksinat që shoqërojnë alkolin, ilaçet apo nënproduktet natyrale të metabolizmit.

Mbajtja në formë e mëlçisë është tejet e rëndësishme për shëndetin.

Si e pastron mëlçinë vajii ullirit?

Vaji i ullirit ofron shumë vlera të shëndetshme, një prej tyre është pastrimi i mëlçisë.

Sipas studimeve, të cilave i referohet AgroWeb.org pirja e vajit të ullirit e ndihmon mëlçinë të përshpejtojë përpunimin e çdo substance.

Ai ndihmon edhe në largimin e substancave të dëmshme të ngecura në organ sa më shpejt.

Vaji natyral i ullirit është kura më e mirë për mëlçinë, por në përzgjedhjen e tij duhet të tregoheni të kujdesshëm.

Është e rëndësishme që të përzgjidhni vajin e nxjerrë nga ullinj të përpunuar sa më pak dhe të nënshtruar një presimi të ftohtë.

Vaji ekstra i virgjër i ullirit është ai që nuk është nxjerrë nga një presim i nxehtë i ullinjve apo që nuk përmban kimikate.

Freskia është një aspekt i rëndësishëm në përzgjedhjen e vajit të ullirit.

Vaji i ullirit nuk duhet të qëndrojë i papërdorur për shumë kohë.

Vajrat që nuk konsumohen brenda dy viteve nga data e prodhimit nuk janë të shëndetshëm.

Kura e mëposhtme zgjat tre ditë dhe duhet bërë në mbrëmje përpara se të bini për të fjetur.

AgroWeb.org ju këshillon që të përzieni në një mikser gjysmë gote me vaj ulliri dhe gjysmë gote me lëng të freskët limoni.

Pijeni lëngun menjëherë dhe shtrihuni në shtrat.

Qëndroni shtrirë me gjunjët të mbështetur mbi kraharor. Qëndroni në këtë pozicion për 30 minuta.

Kjo kurë duhet shoqëruar me konsumin e mollëve dhe lëngjeve të saj të cilët gjithashtu kanë efekt pastrues.

Kujdes

Nëse ju keni gurë në tëmth, pirja e vajit të ullirit dhe lëngut të limonit mund të shkaktojë dhimbje të forta abdominale./AgroWeb.org

The post Trajtimi 3 ditor me vaj ekstra të virgjër ulliri për pastrimin e mëlçisë nga helmet appeared first on Albeu.com.

Mungon tregu i shitjes për mbiprodhimin e vajit të ullirit, Krifca: Po punojmë për adresimin e problematikës
Mbiprodhimi i lartë i vajit të ullirit këtë vit është goditur nga mungesa së tregjeve të shitjes. Informaliteti i lartë i sektorit dhe eksportet e ulëta mbeten arsyet kryesore të mungesës së tregut.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Frida Krifca e pyetur pas mbledhjes së qeverisë për problematikën aktuale të sektorit të ullirit që është mbiprodhimi dhe mungesa e tregut të shitjes tha se kjo është një situatë që përsëritet ndër vite, për shkak të shtimit të rrënjëve të ullirit të mbjella pa plan apo strategji.

“Këtë vit ka pasur prodhim të lartë të ullirit dhe vajit të ullirit. Rreth 20% e produktit tregtohet si ulli në tregun e brendshëm, ndërsa 80% e tij përpunohet për vaj. Sistematikisht ndër vite ka ekzistuar problematika e mbi mbjelljes të rrënjëve të ullirit.

Në të gjithë vendin janë të mbjella rreth 10 milionë rrënjë, të cilat herë pas herë janë mbjellë pa strategji dhe plan të qartë që sjellin prodhim në momente të caktuara, që nuk ka qenë njëkohësisht e shoqëruar me strukturat e fabrikave të përpunimit. Edhe në vend janë aktualisht 250 fabrika, nevojitet që përpunimi të jetë i rregulluar me cilësi të lartë dhe procese certifikimi, për këtë arsye herë pas herë gjendemi përballë këtyre vështirësive”.

Krifca tha se po synohet të zgjidhet problematika për zgjerimin e tregut në bashkëpunimin me ministrat italianë dhe francezë dhe nëpërmjet automatizimit të industrisë.

“Jemi duke punuar vazhdimisht me kuadër ligjor dhe rregullator, por edhe me kontaktet që kam pasur së fundmi me ministrat italian dhe francez të bujqësisë është diskutuar mundësia për fuqizimin e sektorit, nëpërmjet përmirësimit të teknologjisë dhe zgjerimin e tregjeve, për të çliruar këtë problematikë. Po punojmë për adresimin e saj. Deri tani kemi bërë dy ndërhyrje të rëndësishme për sektorin, e para është ,mbështetja e skemës me naftë në vitin 2022 sektorin e ullirit për të ulur koston. Në IPARD III me fondin në vlerë 146 milionë euro është përfshirë edhe kultura e ullirit”.

Për vitet 2009-2021 sipas të dhënave të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural tendenca e prodhimit të vajit të ullirit është e luhatshme. Në vitin 2012 janë prodhuar 13,745 ton vaj ulliri. Krahasuar me 2011 prodhimi u rrit 50%.

Në 2013 prodhimi shënoi rënie 23%. Përpunuesit shpjegojnë se rënia erdhi tërësisht nga prodhimi i kufizuar i ullirit, pasi ullinjtë u dëmtuan nga shirat në periudhën e lulëzimit. Për periudhën 2009-2019 tendenca e prodhimit është e luhatshme. Në 2019 janë prodhuar 20 mijë ton vaj ulliri. Krahasuar me një vit më parë prodhimi pësoi rritje të lehtë në 2%. Për vitin 2021 prodhimi i vajit të ullirit ishte rreth 26% më shumë se viti 2020.

Këtë vit ministria e Bujqësisë parashikon që sasia e vajit të prodhuar të jetë 70% më e lartë se ajo e vitit të kaluar./Monitor

The post Mungon tregu i shitjes për mbiprodhimin e vajit të ullirit, Krifca: Po punojmë për adresimin e problematikës appeared first on Albeu.com.

Del nga rruga autoboti me naftë, bllokohet rruga në aksin Ballsh-Fratar
Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në rrugën Ballsh-Fratar, në vendin e quajtur “Ura e Kashit”.

Dyshohet se në rrugë është derdhur vaj ulliri dhe kjo ka bërë që një autobot që transportonte naftë të dalë nga rruga dhe të bllokojë rrugën.

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia, ndërsa po heton mbi rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes.

Si pasojë e aksidentit qarkullimi është ngadalësuar qarkullimi.

The post Del nga rruga autoboti me naftë, bllokohet rruga në aksin Ballsh-Fratar appeared first on Albeu.com.

8 “ilacet” shtëpiake për të kuruar infeksionet e veshit
Për fat të mirë, nuk duhet të merrni shpesh antibiotikë për infeksionet e veshit. Disa ilaçe shtëpiake do t’ju ndihmojnë me infeksionet dhe dhimbjet e veshit. Këtu ju paraqesim më të suksesshmit:

Hudhra

Hudhra mund të jetë shumë e dobishme në trajtimin e infeksioneve të veshit dhe veshit. Merrni 2-3 thelpinj hudhre të freskëta dhe ziejini për 5 minuta. Thërrmoni dhe vendosni pak kripë. Vendoseni përzierjen në një leckë të pastër dhe vendoseni në veshin e infektuar. Konsumoni 2-3 thelpinj hudhër çdo ditë për të përshpejtuar procesin e shërimit.

Ju gjithashtu mund të gatuani dy thelpinj hudhër në mustardë ose vaj susami derisa të marrin ngjyrë kafe për të marrë vaj hudhre. Lëreni të ftohet në mënyrë që të mos jetë shumë i nxehtë dhe shtoni katër pika në veshin e lënduar.

Uthull molle

Nëse keni një infeksion të veshit të shkaktuar nga një kërpudhat, atëherë uthulla e mollës është alternativa më e mirë për ju.

Përgatitni një kombinim të uthullës së mollës me të njëjtën sasi uji ose alkooli. Thithni topin e pambukut në tretësirë ​​dhe vendoseni në vesh për pesë minuta.

Pasi të jetë hequr pambuku, shtrihuni në veshin e lënduar në mënyrë që tretësira të dalë nga veshi. Ju gjithashtu mund të përdorni një tharëse flokësh për të tharë veshin tuaj.

Vaj ulliri

Vaji i ullirit është një mënyrë shumë efektive për pastrimin e tubave të bllokuar Eustachian nga dylli.

Hidhni pak vaj ulliri të ngrohtë në veshin tuaj të infektuar. Kur dylli të jetë i butë, nxirreni atë nga veshi i lënduar. Vaji i mustardës mund të përdoret si një alternativë ndaj vajit të ullirit.

Borziloku

Borziloku parandalon me sukses shqetësimet dhe ul infeksionin.

Kombinoni disa pika vaj borziloku me pak vaj kokosi ose vaj bartës. Fshijeni pjesën e brendshme të veshit përgjatë skajit të jashtëm dhe pas veshit me një copë pambuku të njomur më parë në përzierje. Përsëriteni procedurën dy herë në ditë.

Mund të bëni edhe 5 gjethe borziloku me lëng borziloku. Aplikojeni rreth qafës, por bëni kujdes që të mos vendosni lëng brenda qafës.

Qepë

E pjekim qepën për gjysmë ore, e presim në dy pjesë dhe gjysmën e saj e vendosim në një leckë të trashë pambuku. Mbajeni leckën në vesh për 5 minuta. Më pas bëni një pushim 10-minutësh dhe përsëritni të gjithë procesin.

Ju gjithashtu mund të copëtoni qepën dhe ta vendosni në mikrovalë për 1-2 minuta. Prisni të ftohet dhe përgatisni lëngun e qepës. Aplikoni 2-3 pika lëng në veshin e lënduar, prisni pak dhe më pas vendoseni kokën në pozicionin e duhur në mënyrë që lëngu të dalë nga veshi.

Lëng nga gjethet e mangos

Ekstrakti që merrni nga gjethet e mangos është shumë i fuqishëm dhe është një kurë e lehtë për infeksionet e veshit.

Përgatitni gjethet e mangos me lëng duke shtypur ose bluar dy ose tre gjethe. Më pas ngrohni pak lëngun. Duke përdorur një pikatore për të vendosur 3-4 pika në veshin e lënduar. Dhimbja do të zhduket brenda pak minutash. Përsëriteni këtë procedurë 2-3 herë në ditë nëse dëshironi të kapërceni plotësisht një infeksion të veshit.

The post 8 “ilacet” shtëpiake për të kuruar infeksionet e veshit appeared first on Albeu.com.

Rritet interesi për vajin e ullirit në Shqipëri
Shtrenjtimi i çmimit të vajit ushqimor që pas fillimit të luftës në Ukrainë ka rritur në Shqipëri interesin për vajin e ullirit.

Në disa qarqe si në Fier dhe në Vlorë sapo ka nisur vjelja e ullinjve dhe prodhimi i vajit. Sektori përballet me vështirësi për shkak të mungesës së punëtorëve, rritjes së kostove për fabrikat e vajit dhe tregut.

Në kodrat e buta të Panajasë në Vlorë të kultivuara gjerësisht me ullinj specialisti bujqësisë Adhurim Lazaj dhe kolegu i tij Ramo Merkohitaj po ndjekin procesin e vjeljes.

Dy specialistët që punojnë në Qendrën e Transferimit të Teknologjive Bujqësore që mbulon në nivel kombëtar ullirin janë optimist për prodhimin e këtij viti, ndonëse kushtet klimaterike nuk kanë qenë shumë favorizuese.

“Kushtet klimaterike në momentin e lulëzimit bënë që një pjesë e kultivarëve të mos lidhin aq sa duhet kokërr. Megjithatë prodhimi i ullirit këtë vit në shkallë kombëtare duhet të shkojë diku tek 120 mijë tonë”, thotë zoti Lazaj.

Vjelja e ulliirt këtë vit ka si sfidë fuqinë punëtore, mungesa e së cilës po del çdo ditë e më tepër në pah në Shqipëri në shumë sektorë prej emigrimit të lartë të të rinjve.

Sipas specialsitti Adhurim Lazaj “ulliri ka një nga kostot më të mëdha procesin e vjeljes.

“Duke qenë në sezonin e vjeljes shumica e fermerëve e vuajnë mungesën e fuqisë punëtore. Shumica e sipërfaqeve të mbjella me ullinj janë edhe në terrene kodrinore dhe nuk mund të përdoret vjelja e mekanizuar, por vetëm me krah pune kështu që kërkohen punëtorë.”

Specialisti i bujqësisë Adhurim Lazaj flet edhe për sfidat të tjera të kultivuesve të ullirit.

“Prodhuesit janë në sfidë me kohën, me ndryshimet klimaterike, me ndryshimet e tregut dhe sfida kryesore është me shtijen e prodhimit”.

Pjesa më e madhe e prodhimit të ullirit në Shqipëri shkon për vaj, për të cilin është rritur interesi konsumatorëve pas rritjes së çmimit të vajit ushqimor prej luftës në Ukrainë.

Mesin e këtij viti çmimi i një litër vaji ushqimor luledielli shkoi mbi 4 dollarë dhe vajrat e tjerë bimorë shënuan rritje te ndjeshme ndërkrohë që një litër vaj ulliri shitet në rreth 5 dollarë.

Në Shqipëri sipas të dhënave zyrtare varietet e ullirit për vaj zënë 87,6 % dhe varietetet e ullirit për tavolinë zënë 12,4 %. Sipas të dhënave të ministrisë së Bujqësisë Shqipëria ka rreth 350 përpunues të ullirit për vaj ndërsa konsumi vjetor i vajit të ullirit për frymë është afro 7.1 litra.

Në zonën e fshatit Oshëtimë në Vlorë familja Xhaferaj ka ngritur një fabrikë moderne vaji me teknologjinë që përdoret sot gjerësisht në Europë për prodhimin e vajit.

Enrik Xhaferaj thotë se familja e nisi 30 vite më parë me rreth 100 rrënjë ullinj dhe tani ata kanë mbi pesë mijë rrënjë dhe po investojnë edhe për përpunimin.

“E nisëm diku tek 120 rrënjë dhe tani kemi mbi 5000 rrënjë ullinj. Në vitin 2021 menduam me vëllain tim Fatjon Xhaferaj të invesotnim në prodhimin e vajit me një fabrikë moderne me një kapacitet 35 kuintalë për orë. Është një nga linjat më të mëdha që ka Piralisi për vende si Shqipëria me një prodhim dhe treg të vogël”.

Aktualisht fabrika përpunon prodhimin e fermerëve të zonës të njësive Novoselë dhe Qendër. Zoti Xhaferaj thotë se synimi është eksporti i vajit dhe shtimi i sipërfaqes me ullinj por ai thotë se hasin vëvshtirësi për gjetjen e punëtorëve për ta zgjeruar aktivitetin.

“Pretendojmë dhe duam të vazhdojmë akoma më shumë në shtimin e aktivitetit si kultivues dhe prodhues. Vitin tjetër synojmë paketimin e vajit dhe daljen për eksport. Por hasim vështirës për punëtorë. Vendi është shumë i përshtatshëm për të shtuar ullinjtë pasi janë toka pjellore dhe afër detit me klimë favorizuese për ullirin, thotë Enrik Xhaferaj .

Edhe rritja e parashikuar e çmimit të energjisë në nëntor pritet të ndikojnë në rritjen e kostove të përpunimit për fabrikat e vajit pasi në dy muajt e fundit të vitit ato punojnë me kapacitet të plotë.

Viti i shkuar ishte më i vështirë për prodhimin e ullirit me rreth 110, 2 mijë tonë nga 131,9 mijë tonë që kishte qenë në vitin 2020.

Shqipëria ka konsumuar dy vitet e funsit sipas specialistëve sasitë e mbiprodhimit të vajit të ullrit sidomos të vitit 2020 por edhe sasi që vijnë nga importi të cilat mbi bazë të të dhënave zyrtare janë rritur këtë vit me rreth 40% për vajin e ullirit ekstra i virgjër krahasur me vitin 2021.

Vetëm për periudhën janar – gusht të vitit 2022 u importuan rreth 177.6 ton vaj ulliri ekstra i virgjër, me një vlerë rreth 868 mijë dollarë.

Sipas Ministrisë së Bujqësisë ulliri është një nga produktet që ka pasur një ecuri mjaft të mirë 10 vitet fundit me rreth 11 milionë rrënjë të regjistruara nga të cilat rreth 8milionë janë në prodhim.

Vlera e prodhimit të ullirit u rrit nga 36 milionë dollarë në vitin 2006 në 134 milionë dollarë në 2016 dhe në gati 147 milionë USD në vitin 2020,vlerëson Minstria e Bujqësisë.

Shqipëria prodhon mbi 20 mijë tonë vaj ulliri në vit por mungesa e çertifikimit të prodhimit dhe e rafinerive përpunuese bën që eksportet të jenë ende në shifra të papërfillshme./VOA

The post Rritet interesi për vajin e ullirit në Shqipëri appeared first on Albeu.com.

6 ushqime me kalori, por që janë të shëndetshme
Ushqimet me kalori zakonisht nuk janë të shëndetshme, më poshtë gjeni 6 ushqime që mund t’i hani pa problem. Kaloritë e tyre nuk janë të dëmshme, por fitimprurëse për trupin.

Arrat dhe gjalpi i arrës

Arrat janë të pasura me yndyrë dhe kanë tendencë të jenë të larta në kalori. Por ju nuk duhet të shqetësoheni pasi janë të shëndetshme. Arrat dhe gjalpi i tyre janë të pasura me proteina, fibra dhe yndyra të shëndetshme. Ato ulin rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare dhe mund t’ju ndihmojnë të humbni peshë.

Avokadot

Avokadoja është e lartë në kalori. Yndyrat e saj janë të shëndetshme për zemrën dhe më efektive sesa shumica e frutave. Yndyra në avokados shërben si një “ushqyese përforcuese” që ndihmon trupin të absorbojë lëndë ushqyese të tretshme.

Farat Chia

Farat Chia janë të larta në kalori dhe lëndë ushqyese. Ato janë të larta në fibra, kalcium, proteina, acide yndyrore omega-3 dhe zink. Fara Chia ul presionin e gjakut dhe ka efekte antiinflamatore.

Vaji i ullirit

Vaji i ulliri është një burim i shkëlqyer i yndyrave të shëndetshme dhe ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Përfitimet shëndetësore të vajit të ullirit janë të pafundme për shkak të përmbajtjes së lartë të omega-6, omega-3, vitaminës E dhe K. Përmirëson funksionin e trurit dhe menaxhon peshën trupore.

Bulmeti

Bulmeti është i pasur me proteina, kalcium, vitaminë D, kalium dhe “bakteret e mira” që përmirësojnë shëndetin e tretjes. Yndyra e produkteve të bulmetit ndihmon në humbjen e peshës.

Çokollata e zezë

Çokollata e zezë është e mbushur me antioksidantë dhe ushqyes të shëndetshëm. Ajo është e pasur me fibra, hekur, magnez, bakër, dhe disa minerale të tjera. Pra, çokollata e zezë përmirëson trurin, zvogëlon rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe përmirëson presionin e gjakut.

The post 6 ushqime me kalori, por që janë të shëndetshme appeared first on Albeu.com.