ushtrime fizike Archives - Albeu.com

Tonifikim muskujsh pa ushtrime fizike? Po, është e mundur
Mjekët në Kaliforni po reklamojnë një procedurë të re që thonë se rrit masën muskulore dhe ul përqindjen e dhjamit në trup pa nevojën e ushtrimeve fizike.

Procedura mbështetet në teknologji që stimulojnë nervat thellë në muskuj, përmes impulseve elektronike. Por dietologët paralajmërojnë se procedura nuk u shërben pacientëve me obezitet, apo probleme të mbipeshës së theksuar:

Për ata që duan një trup më të tonifikuar, qoftë muskulor, apo eliminimin e dhjamit tek pjesa e barkut, kompania “BTL Aesthetics” ka prezantuar Emsculpt, një procedure të re, novatore.

Pajisja, që operon programe 30-minutëshe për të tonifikuar trupin duke vënë në shënjestër muskujt e këmbëve, barkut, apo vitheve, është miratuar për përdorim nga Administrata për Ushqimin dhe Ilaçet.

Dr. Michael J. Persky e përdor këtë pajisje në klinikën e tij në qytetin Encino:

“Ja si funksionon: një helikë emeton valë elektromagnetike me frekuencë të lartë që stimulojnë nervat thellë në muskul. Kjo është teknologjia e parë e miratuar nga qeveria federale që e realizon këtë, pra që stimulon muskujt që nuk stimulohen gjatë ushtrimeve të rregullta fizike,” thotë Dr. Michael Persky.

Pajisjet për stimulimin elektrik të muskujve ka vite që janë në qarkullim, por kompania thotë se ka bërë shtatë studime në klinika të ndryshme në SHBA dhe se rezultatet që jep kjo procedurë janë të papara deri tani:

“Kur e filluan studimin, po përpiqeshin thjesht të arrinin formimin e muskujve, por kur bënë kontrollin me skaner dhe MRI zbuluan se jo vetëm ishte shtuar masa muskulore me 16% brenda 1-3 muajsh, por ishte reduktuar 19% masa e dhjamit. Pra kishte një përfitim shtesë,” thotë Dr. Persky.

Kompania thotë se fusha elektromanjetike i detyron muskujt të kontraktohen dhe rezulton në reduktim të masës së dhjamit, njësoj sikur personi të ketë bërë ushtrime fizike. Klientja e Dr Perskyt, Marci Freed shprehet e kënaqur:

“Nuk shkakton dhimbje, nuk ka intensitet. Ngjan me masazhin e muskujve; ka vibracione. Kur fillon duhet të mësohesh pak, por nga fundi është një ndjesi e këndshme,” thotë klientja Marci Freed.

Klientët që kanë përdorur pajisjen në klinikën e Dr. Perskyt nuk janë individë pasivë. Shumë prej tyre frekuentojnë rregullisht palestrat. Një përfaqësues i kompanisë thotë se shpikja e tyre u shërben si personave që nuk bëjnë ushtrime fizike, ashtu edhe atyre që janë aktivë:

“Pacientët na thonë se po përjetojnë diçka që nuk e kanë hasur kurrë më parë. Rezultatet janë dramatike, sidomos pas katër orë trajtimi; ata ndejnë tonifikim të muskujve; në pjesën e barkut kanë vërejtur ulje të masës dhjamore. Kjo procedurë është ideale edhe për pacientët që shkojnë çdo ditë në palestër dhe punojnë fort për shëndetin fizik. Me këtë procedurë ata arrijnë edhe më shumë,” thotë nënpresidenti për shitjet në kompaninë “BLT Aesthetics”.

Kompania “BTL Aesthetics” paralajmëron se Emsculpt nuk është për këdo. Personat që kanë implante metalike në kokë, apo valvola metalike në trup, si dhe pacemakers ose stimulantë elektronikë nuk mund ta përdorin Emsculptin pasi rryma elektrike e procedurës për tonifikim muskujsh do të ndërhynte me funksionimin normal të pajisjeve që ata kanë në trup.

Dr. Adrienne Youdim, drejtoreshë e Qendrës për Humbjen në Peshë dhe Dietën në Beverly Hills thotë se megjithëse procedura rezulton në humbje peshe, ajo nuk i ndihmon personat me probleme të theksuara të mbipeshës. Ajo shton se rënia në peshë nuk duhet të varet vetëm tek pajisja, por duhet të shoqërohet me një stil jetese të shëndetshëm, që mbështetet tek një dietë e rregullt dhe ushtrimet fizike.

The post Tonifikim muskujsh pa ushtrime fizike? Po, është e mundur appeared first on Albeu.com.

3 shenja që tregojnë se keni nevojë urgjente për stërvitje
Është vërtetuar shkencërisht se ushtrimet fizike ndikojnë jo vetëm në shëndetin fizik por edhe atë mendor. Në të njëjtën kohë, ato veprojnë në mënyrë parandaluese ose terapeutike kundër sëmundjeve kronike të trupit të njeriut.

Nuk keni nevojë të shpenzoni shumë orë në ditë për të përfituar nga përfitimet e stërvitjes. Në fakt, ka disa shenja që trupi ynë na dërgon kur kemi nevojë urgjente për stërvitje.

Cilat janë këto shenja? Albeu.com jua zbulon më poshtë:

Nuk keni fare energji

Nëse kafja nuk ju bën mirë dhe zvarriteni çdo mëngjes, është koha për pak djersë dhe disa endorfina. Ata ju kthejnë energjinë tuaj të humbur, ju zgjojnë për mirë dhe përmirësojnë ndjeshëm gjendjen shpirtërore. Filloni ditën me vallëzim ose joga.

Nuk mund të përqendroheni në asgjë

Arsyeja kryesore që mjegulla mbizotëron në mendjen tuaj, është sepse uleni për orë të pafundme para kompjuterit dhe nuk ngriheni as edhe për pak shtrirje. Ecja, vrapimi ose çiklizmi do të aktivizojnë receptorët e dopaminës, një hormon që është thelbësor për mësimin dhe përqendrimin. Ushtrimi është gjithashtu thelbësor për mendjen tuaj.

S’keni fleksibilitet

Kur ndjeni dhimbje gjatë përkuljes për të kapur diçka ose çdo lëvizje juaj, atëherë është e domosdoshme të filloni stërvitjen. Çfarëdo që të zgjidhni, do t’ju sjellë po aq përfitim në planin afatgjatë. Gjëja e rëndësishme është që të mbani një rutinë në palestër, pa ekzagjerim dhe me pushime për të rikthyer muskujt. Zgjidhni atë që ju përshtatet më shumë, në mënyrë që të mos sforcoheni./albeu.com

The post 3 shenja që tregojnë se keni nevojë urgjente për stërvitje appeared first on Albeu.com.

Çfarë duhet të bëni çdo natë para se të shkoni në shtrat?
Ndiheni i lodhur, por në të njëjtën kohë as nuk ju zë gjumi? Ekzistojnë tri zgjidhje themelore që do të garantojnë gjumin tuaj çdo natë.

1. Krijoni atmosferë

Krijoni atmosferën e përsosur për një udhëtim të qetë në vendin e ëndrrave, duke ndezur disa qirinj aromatik. Aromat më të zakonshme të rekomanduara për një gjumë të mirë janë livando dhe vanilje.

2. Ushtrime fizike

Zgjidhja e dytë është të ushtroni në natyrë të paktën tre orë para gjumit. Një nga arsyet që përfundojmë duke analizuar mbi pothuajse gjithçka që ka ndodhur gjatë ditës sonë është mungesa e oksigjenimit të trurit tonë dhe mungesa e çlodhjes fizike. Një alternativë tjetër është të kaloni ca kohë duke mësuar disa teknika të thjeshta meditimi.  Zakonet që duhet të përvetësoni për një gjumë të mirë dhe një zgjim të lehtë në mëngjes.

3. Shkëputuni nga teknologjia – Lidhuni me realitetin

Zgjidhja e tretë është një libër fizik. Ekspozimi ndaj dritës blu të një ekrani brenda një ore nga koha kur do të flemë e mban trurin tonë zgjuar. Pra, sipas hulumtimeve, zgjedhja e një libri në formë fizike dhe shfletimi i faqeve të tij është provuar se ju qetëson mendjen si me magji./albeu.com

The post Çfarë duhet të bëni çdo natë para se të shkoni në shtrat? appeared first on Albeu.com.